aksioni opozitar

MBULIM-BASHA-TE-UNAZA.mpg_snapshot_00.05-1280x720.jpg
ent ela12:36 | 02/11/2019

Ashtu si paralajmëroi dy ditë më parë, kreu demokrat do nisë aksionin opozitar me një tur takimesh në të gjithë vendin.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvillon takim me kryetarët e degëve në selinë blu.

Burime nga mbledhja mes Bashës e kryetarëve të degëve bëjnë të ditur se Rama u ka kërkuar atyre qe që mbajnë kontakte me strukturat dhe të verifikojnë listat e zgjedhësve.

“Mbani kontakte me strukturat, verifikoni listat e zgjedhësve”.

Nga e hëna do të nisin edhe takimet e kryetarit të PD, Lulzim Basha në rrethe, duke filluar nga Elbasani, të martën në Korçë, të mërkurën në Shkodër, të enjten në Vlorë dhe të premten në Krujë.

Basha do të zhvillojë çdo pasdite dëgjesa me strukturat e Partisë Demokratike. /abcnews.al

policia-para-parlamentit.jpg
ad min12:03 | 18/04/2019

Kuvendi ka vazhduar seancën e radhës plenare si çdo të enjte. Por ndryshe nga herët e tjera, ajo nuk është shoqëruar me protesta nga ana e opozitës.

Megjithatë edhe pse jashtë oborrit të Kuvendit nuk ka protestues, policia ka marrë masat e saj. Ndërkohë opozita pritet të vendosë sot për vazhdimësinë e protestave të saj. Mësohet se në mesditë në selinë blu do të mblidhen kryesia e PD dhe grupi i ish-deputetëve.

Sipas një njoftimi, në fokus të kësaj mbledhje do të jenë një vlerësim i situatës politike dhe vijimi i aksionit politik opozitar. Po ashtu është vendosur që në orët e  pasdites së sotme të zhvillohet edhe mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së./abcnews.al

12667d88-3205-4b76-821c-0ef1eb7d64aa-1280x853.jpg
ent ela14:23 | 19/01/2019

Partia Demokratike ka mbledhur që prej orës 11:00 të ditës së sotme Këshillin Kombëtar, ku anëtarët e rinj të këtij forumi zgjedhin ekipin e ri me të cilin kryetari i kësaj force politike Lulzim Basha do të përgatitet për zgjedhjet e këtij viti. Që në nisje të punimeve të këtij Këshilli, kreu demokrat Basha theksoi se 4 shtyllat e alternativës së PD do te kthejnë shpresën dhe besimin e qytetarëve, duke pasur si pikënisje pikërisht nisjen e protestave qytetare deri në largimin e kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, viti 2019 është viti i betejës. Ndërsa pritet zgjedhja e anëtarëve të rinj të kryesisë së Partisë Demokratike, Këshilli Kombëtar zgjodhi Bujar Nishanin Kryetar të këtij forumi. Gjithashtu, të gjitha propozimet e bëra dje publike nga kreu demokrat Basha janë pranuar nga Këshilli Kombëtar. Kështu Halim Kosova zgjidhet kreu i Komisionit të Integritetit Etikës në PD; Jemin Gjana zgjidhet kryetar i Komisionit Zgjedhor; Arben Ristani zgjidhet kreu i Komisionit të Apelimit; Alfred Rushaj zgjidhet kreu i Bordit Financiar. Ndërsa, Edi Paloka dhe Edmond Spaho u rikonfirmuan në postin e nënkryetarit të Partisë Demokratike. Por, duke u ndalur pikerisht në ekipin e ri drejtues të kësaj force politike, Basha nënvizoi se qëllimi kryesor i demokratëve do të jetë largimi i Edi Ramës dhe ndërtimi i alternatives fituese të PD. /abcnews.al

KESHILLI-KOMBETAR-I-PD-CFARE-PRITET.mpg_snapshot_00.05-1280x720.jpg
ent ela16:31 | 18/01/2019

Partia Demokratike mbledh ditën e shtunë këshillin kombëtar i cili pritet të zgjedhë një numër funksionarësh të rëndësishëm politik dhe funksional të kësaj force politike si dhe zbardhjen e asaj që pritet nga aksioni opozitar në vijim.

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike pritet të votojë ditën e shtunë ekipin e ri me të cilin kreu i kësaj force politike Lulzim Basha do të përgatitet për zgjedhjet e këtij viti.

Në orën 11 të së shtunës, selia blu do të presë përbërjen e re të Këshillit Kombëtar të demokratëve, të ripërtërirë pas zgjedhjeve të dhjetorit kur Kuvendi Kombëtar zgjodhi 150 delegatët e saj. Pjesë e këtij këshilli janë edhe ata që konsiderohen si kundërshtarë të kreut të kësaj force politike si ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe Eduard Selami.

Këshilli do të zgjedhë me votim të fshehtë sekretarin e përgjithshëm, nënkryetarët e Partisë, sekretarët funksionalë, anëtarët e zgjedhur të kryesisë, komisionin e apelimit si dhe kreun e bordit financiar të partisë.

Për herë të parë, pas ndryshimeve statuore të prillit 2018, këshilli kombëtar do të ketë edhe një kryetar, i cili do të zgjidhet nga vetë Këshilli gjatë mbledhjes së tij të parë.

Bazuar në statutin e Partisë Demokratike, katër janë sekretarët funksionalë që do të ndihmojnë sekeretarin e përgjithshëm në ushtrimin e kompetencave, nga 8 që Partia Demokratike ka momentalisht. Propozimet për sekretarët vijnë nga kreu i kësaj force politike, i cili përcakton edhe fushat që do të mbulojnë.

Nuk dihet ende cilët do të jenë katër sekretariatet, krerët e të cilëve do të zgjedhë ky Këshill ditën e shtunë, por burime pranë kësaj force politike thanë për ABC Neës se sekretari i përgjithshëm dhe katër sekretarët funksionalë nuk do të vijnë nga radhët e deputetëve të Partisë Demokratike.

Si ka paralajmëruar vetë kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në përfundim të mbledhjes së Këshillit Kombëtar demokratët do i kenë idetë e qarta lidhur me pjesmarrjen apo jo të deputetëve në parlament, si dhe kohën kur pritet të nisin edhe revoltat popullore që kryedemokrati njoftoi se do të prijë. /abcnews.al

 

DASH-SHEHI-PER-AKSIONIN-OPOZITAR-1280x720.jpg
ent ela15:56 | 21/09/2018

Mungesën e opozitës në seanca plenare, prej ktij sesioni parlamentar edhe për çështje të cilat janë parësore për shqiptarët, Dashamir Shehi, aleat parlamentar i demokratëve e konsideron të domosdoshëm sa kohë parlamentin e konsideron institucion formal. Ky bojkot parlamentar kushtëzohet me përgjigjen që do të marrin propozimet e demorkatëve, por kurrsesi nuk prek pjesmarrjen e opzoitës në zgjedhje sipas tij.

Rasti i ligjit për Teatrin Kombëtar i cili bëri dallimin mes opozitës dje. Dhe sot për aleatin e demokratëve në krye të Lëvizjes pëe Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi  tregon vetëm një anë të medaljes së përshkallëzimit të paralajmëruar të opozitës në këtë session të ri parlamentar.

“Sepse duke qënë aty ne legjitimojmë një proces të paligjshëm që në princip dhe antikushtetues. S igurisht që beteja për teatrin vazhdon, jashtë parlamentit në piazze në media”.

Pjesë e këtij aksioni janë edhe propozimet e institucionalizuara të opozitës, sjellja e mazhorancës karshi të cilave do të përcaktojë edhe nivelin e përshkallëzimit të aksionit opozitar, thekson Shehi.

“I kemi çu propozime si mund të rifusim në shina sistemin e drejtësisë, prokurore e përgjithshme edhe do vazhdojmë të çojmë më shumë, kemi një paketë me 5 ligje konkrete edhe për ekonominë edhe sistemin e ri zgjedhor kësaj torte i kemi vënë këtë qershinë sipër, vettingun në politikë”.

Opozita, në gjendjen kur shteti ka rënë moralisht por edhe institucionalisht, sipas Shehit, është nëj front i hapur, bashkimi me të cilën nuk tregon domosdoshmërisht përkatësi partiake.

“Po bashkohemi të gjithë me shpresën për të rindërtuar shtetin shqiptar, pasi ta vëmë në disa binarë normaliteti hajde ta ndajmë mes të majtëve dhe të djathtëve, por duhet me e bë një copë shteti se sot nuk ka”.

Për këtë, afrimin e një partie si ajo e Shpëtim Idrizit, nuk e sheh në dëm të një tjetër aleati si Vangjel Dule.

“Unë gjykoj që edhe idrizi edhe dule e kanë kuptuar që ktu diçka duhet lëshuar nga tezat ekstreme për të krijuar harkun e madh kombëtar, sigurisht mbrojtja e komuniteteve do vazhdojë si pjesë organike e këtyre partive, por deri më sot jemi bashkë”.

Sa i përket deklaratave të ish kryeminsitrit Berisha se me Edi Ramën kryeministër nuk mund të hyet në zgjedhje.

“Ka të drejtë që situata është rënduar saqë me ktë nuk hyet dhe ktë po mundohemi të bëjmë, ose ta izolojmë në disa binarë kushtetues ose ta largojmë por ne nga zgjehdjet nuk heqim dorë kurrsesi, sepse kjo pastaj është vetvrasje , ditën që fillon që sot për të thënë që neser nuk hyj në zgjedhje është dita kur humbet besimin”.

Është reagimi i intelektualëve dhe qytetarëve ajo që mund të bëj ndryshimin për Dashamir Shehin, i cili prêt nga vetë ata gjykimin e alternativës që opozita ka parashtruar. /abcnews.al

EDMOND-SPAHO-1280x720.jpg
ent ela23:44 | 05/04/2018

Kreu i grupit parlamentar demokrat Edmond Spaho gjatë një interviste në mbrëmje në ABC News ka folur për vendimin më të fundit të opozitës, atë të mosbindjes civile duke nisur nga e marta e ardhshme. Spaho tha se lëvizja e parë do jetë në Kukës, të hiqet taksa 5 euro dhe të lirohen qytetarët, lëvizja tjetër në mbështetje të biznesit të vogël, në lidhje me skemën e TVSH. /abcnews.al

vlcsnap-error026-1280x720.jpg
ent ela15:37 | 12/01/2018

Për nënkryetarin demokrat të parlamentit Edi Paloka, marrëdhënia e grupit parlamentar ku bën pjesë me komisionet dhe  seancën plenare të 15 janarit do të jetë e kushtëzuar. Kjo bazuar në interesin e popullit por edhe qëndrimin e kësaj mazhorance e cila, sipas Palokës, ka treguar se di të shkelë kushtetutën duke e zhbërë mundësinë për aksion opozitar në parlament.

 Të investuar në organizimin e protestës së 27 Janarit, grupi parlamentar i Partisë Demokratike jo zyrtarisht ka konfirmuar pjesmarrjen në seancën plenare të 15 janarit edhe pse kjo pjesmarrje vjen me kusht.

 Për nënkryetarin e Kuvendit Edi Paloka, ky ishte edhe thelbi i kërkesës së një dite më parë për dorëheqje të kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, si drejtues i seancës ku, sipas demokratëve, Kushtetuta u shkel në mënyrë flagrante.

 Ky mosbesim i shtuar ndaj mazhorancës në ndjekjen e procedurave dhe hapave kushtetues dhe ligjor është tashmë fakot edhe për vendimmarrjen e grupit parlamentar ku bën pjesë edhe Edi Paloka.

 Për nënkryetarin e kuvendit, momenti është i bashkimit jo partiak, jo vetëm opozitar por mbarë-qytetar, për të siguruar bazën mbi të cilën funksionon shteti dhe lufta politike./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono