aksidenton

morto-via-casilina-travolto-ubriaco.jpg
Sej rie10:45 | 27/05/2019

Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën Casilina në Romë, ku një makinë ka përplasur një motor në kryqëzimin e Grande Raccordo Anulare.

Për fat të keq, si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë një 32-vjeçar i cili po udhëtonte në motor.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, por policia ka bërë të ditur se shqiptari i cili po ngiste një makinë tip  “Ford Fiesta”, po udhëtonte në drejtim të kundërt.

Pas aksidentit, shqiptari një 49-vjeçar është larguan nga vendi i ngjarjes në këmbë duke lënë automjetin aty.

Stafi i ndërhyrjes së shpejtë ishte njoftuar nga shoferë dhe dëshmitarë të cilët kishin parë ngjarjen e rëndë. Edhe pse ndërhynë shpejt, mjekët nuk mundën të bënin asgjë për shpëtimin e 32-vjeçarit, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Ndërsa shoferi shqiptar u arrestua në zonën e Giardinetti, ku agjentët i bënë testin e alkoolit dhe rezultoi pozitiv. Ai akuzohet për “vrasje në rrugë”./abcnews.al

2324513866_31c4cbe598.jpg
us er15:28 | 27/12/2017

Një pakujdesi  i ka marrë jetën një gruaje në qytetin e Beratit. Mësohet se djali i mitur 5-vjeçar ka aksidentuar me makinë gjyshen e tij. Sipas informacioneve paraprake mjeti ishte i parkuar në oborrin e shtëpisë.

Fëmija ka hyrë brenda në makinë dhe ka hequr frenat e dorës së automjetit. Kjo gjë ka shkaktuar lëvizjen nga vendi të mjetit duke përplasur gjyshen e fëmijës 5-vjeçar./tvklan.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono