aksidentoi te moshuarin

bicikleta.jpg
ent ela10:40 | 22/06/2018

Një 51 vjeçar nga Kuçova është ndaluar nga Policia e Lushnjës pasi aksidentoi një të moshuar i cili udhëtonte me biçkiletë. Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Pushimi i Shoferit – Fier Shegan, ku Haki Lezo duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar 76 vjeçarin Ll.G, 76 vjeç, banues në Lushnje.

Njoftimi i Policisë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, ndaluan shtetasin:

-Haki Lezo, 51 vjeç, banues në Kuçovë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Pushimi i Shoferit – Fier Shegan , duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar shtetasin Ll.G, 76 vjeç, banues në Lushnje, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

Shtetasi Ll.G ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit, pas përplasjes u largua nga vendi i ngjarjes dhe u kap më pas nga shërbimet e policisë rrugore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale ” Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit” parashikuar nga Nenet 290 e 273 të Kodit Penal. /abcnews.al

aksident-1-1.jpg
ent ela16:14 | 16/04/2018

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbremjen e së dielës në Kamëz, ku sipas policisë ka humbur jetën një person i moshuar.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Tokio” dhe i moshuari ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Uniformat blu arrestuan drejtuesin automjetit tip Renault, i cili u mor në pyetje në komisariatin nr.5. Uniformat blu ende nuk kanë bërë të mundur indentifikimin e të moshuarit, që humbi jetën në Kamëz, por dyshohet se mund të jetë rreth 70 vjeç. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono