aksidenti

LEZHE-AKSIDENT-MBULIM_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela15:52 | 16/09/2019

Një aksident i rënde ka ndodhur në hyrje të qytetit të Lezhës. Një betoniere ka përplasur njeh makinë tip benz, e cila më pas është goditur nga një furgon mallrash. Drejtuesi i mjetit është dërguar në spital në gjendje të rënde pas plagëve të marra. Siç duket edhe nga pamjet, përplasja e mjetit ka qenë e fortë sa që makina tip benz është shkatërruar plotësisht. Ekspertët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /ABC News Albania 24/7

 

aksidenti-korce-2-1280x727.jpg
ent ela10:10 | 16/09/2019

Policia e Korçës ka arrestuar drejtuesin e mjetit Daniel Hyka i cili dhe dyshohet se shkaktoi aksidentin me një viktimë dhe katër të plagosur në Leshnicë të Korçes. Hyka sipas ekspertëve ka bërë një parakalim të gabuar dhe për pasojë u përplas me mjetin tip Golf, në të cilin ndodhej familja me 5 anëtarët nga Kamza. Në këtë ngjarje humbi jetën drejtuesi i mjetit tip Golf, u plagosën 3 pasagjerët dy gra dhe një vajzë e mitur, si dhe drejtuesi i mjetit benz.

Përplasja ka qenë e fortë dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë të plagosurit nga mjetet.

Të gjithë janë transportuar në gjendje të rëndë në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. /ABC News Albania 24/7

aksidenti-korce-leshnice-1280x960.jpg
nev ila19:33 | 15/09/2019

Ka ndërruar jetë një person që mbeti i plagosur në një aksident në fshatin Leshnicë të Korçës. Në aksident u përfshinë dy automjete, ndërsa mbetën të plagosur edhe katër persona të tjerë.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 15.09.2019, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Leshnicë, ka ndodhur një aksident automobilistik, ku janë përplasur mjeti tip “Golf”, me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin D.H.

Për pasojë, ka ndërruar jetë, drejtuesi i mjetit tip “Golf” dhe janë transportuar në Spital për mjekim 4 shtetas, ndër të cilët tre pasagjerë të mjetit tip “Golf”, si edhe drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi D.H, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit“./abcnews.al

aksidenti-ne-paskuqan.jpg
G. P.15:41 | 12/09/2019

Dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën në Paskuqan, me pasojë lëndimin e 4 personave. Siç duket edhe nga fotot e siguruara nga ABC Neës, makinat u shkatërruan pothuajse plotësisht.

Një nga të lënduarit mbeti një orë i bllokuar në automjetin tip Mecedez-Benz. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve dhe e banorëve të zonës, për të nxjerrë trupin e plagosur nga makina.

Ekspertët e policisë rrugore dyshojnë se shkak për aksidentin u bë shpejtësia tej normave e lëvizjes dhe manovrimi i gabuar i njërit prej shoferëve, i cili tentoi të shmangte një person, që po nga njëra anë e rrugës në tjetrën./ABC News Albania 24/7

akisdenti.jpg
ent ela22:57 | 11/09/2019

Një makinë e blinduar me targa ruse është aksidentuar mbrëmjen e sotme tek ish-sheshi “Shqiponja” në kryeqytet. Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar jashtë rrezikut për jetën vetë drejtuesi i mjetit i cili po merr mjekim në spital. Mësohet se gjatë kontrollit në makinë nuk janë gjetur armë, ose mjete të palejuara.

Informacioni paraprak i policisë:

Rreth orës 22:00, në afërsi të sheshit “Shqiponja”  një automjet me targa  të huaja me  drejtues shtetasin E. D., 34 vjeç, banues në Shkodër në rrethana ende të paqarta ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar jashtë rrezikut për jetën vetë drejtuesi i mjetit i cili po merr mjekim në spital.

Grupi hetimor ndodhet  në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e pronësisë së mjetit si dhe të shkakut të daljes nga rruga.

/abcnews.al

AKSIDENT-NE-LEZHE-MBULIM.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
G. P.08:47 | 10/09/2019

Një këmbësore është lënduar këtë të martë pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:20 në rrugën “Sulejman Delvina” në kryeqytet.

Sipas informacionit paraprak të uniformave blu, e lënduara, rreth 50 vjeç, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë drejtuesja e mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Gjithashtu është ngritur edhe një grup hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e plota të këtij aksidenti.

Ndërkohë më herët gjatë mëngjesit të së martës pati një tjetër aksident. Kësaj here ngjarja ndodhi në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Mësohet se dy makina u përplasën me njëra-tjetrën tek kryqëzimi i Blinishtit. Për pasojë mbetën të plagosur tre persona.

Edh për këtë rast është ngritur një grup hetimor që po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit./abcnews.al

aksident-2-933x445.jpg
G. P.15:41 | 08/09/2019

Një aksident me pasoja tragjike u regjistrua këtë të diel në Durrës. Mësohet se një këmbësor ka humbur jetën pasi u përplas nga një makinë. Viktima është rreth 40 vjeç, por deri më tani identiteti i tij nuk dihet. Deri më tani nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj./abcnews.al

fia-formula-3-2019-monza-race-1-alexander-peroni-massive-crash-full-speed-replays_5d738e1ec44ea.jpeg
ent ela16:45 | 07/09/2019

Një tjetër aksident i tmerrshëm ndodhi në garat e shpejtësisë këtë fundjavë. Piloti Australian Aleks Peroni shpëtoi mrekullisht, ndërsa një javë më parë humbi jetën francezi, Antuan Hyber.

Ishte një spektakël i tmerrshëm si ata të viteve 70-të.

Një tjetër moment tmerri ndodhi në garat e shpejtësisë, këtë herë në pistën e Monzës në Formula 3, ku piloti australian, Aleks Peroni, arriti të shpëtonte për mrekulli nga vdekja.

Makina e tij doli gjerë në një kthesë, dhe hasi në një gungë të vendosur anës pistës, gjë që e bëri të fluturonte në ajër.

Pasi u rrotullua tri herë rreth vetes, makina e Peronit u përplas me gardhin e jashtëm të pistës, duke u dëmtuar mjaft, por piloti 19-vjeçar qëlloi me shumë fat.

Ai doli nga makina e tij krejtësisht i padëmtuar, por gjithsesi përfundimi mund të kishte qenë fatal.

Aksidenti i australianit ndodhi saktësisht një javë pas përplasjes së tmerrshme që I mori jetën pilotit francez të Formula 2, Antuan Hyber.

Gjithë bota e automobilizmit I bëri homazhe Hyberit, ndërsa piloti tjetër i përplasur në Belgjikë, Huan Manuel Korrea, fillimisht u bë mirë në spital, por së fundmi gjendja e tij u përkeqësua dhe ai ra përsëri në koma.

Menjëherë pas aksidentit të Peronit, pati reagime të fuqishme në rrjetet sociale për të hequr gungat artificiale në bordurat e pistave, dhe kjo gjë do të bëhet që në Monza, këtë fundjavë. /ABC News Albania 24/7

aksidenti-librazhd-1280x708.jpg
G. P.20:56 | 02/09/2019

Katër futbolliste të ekipit të Sopotit kur po ktheheshin nga stërvitja u përfshinë në një aksident mbrëmjen e së hënës. Mjeti i tyre u përplas me një makinë tjetër në aksin Librazhd-Përrenjas, pranë fshatit Qukës.

Sportistët e lënduar janë Ermir Lojku, Klajdi Hoxha, Funel Kushta dhe Orgest Tocka dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Një tjetër aksidenti ndodhi më herët në rrugën Elbasan-Librazhd. Makina me dy shtetas nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut doli nga rruga në afërsi të fshatit Mirakë. Të dëmtuarit nuk kanë rrezik për jetën dhe shkak i aksidentit dyshohet lagështira në rrugë./ABC News Albania 24/7

perplasja-me-makine-ne-fushe-kruje.jpg
G. P.15:19 | 02/09/2019

Katër persona janë plagosur në një aksident të rëndë në rrugën Fushë Krujë-Laç, tek rrethrrotullimi i Thumanës. Sipas policisë, një automjet tip “Ford” është përplasur me një makinë tip “Wolksvagen”.

Për pasojë u plagosën drejtuesit e dy mjeteve dhe dy pasagjerë. Të katër të lënduarit u dërguan me Urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Policia nuk ka përcaktuar akoma shkakun e këtij aksidenti./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono