aksidentet

26853744_1781752878524702_1241996001_o.jpg
us er14:14 | 14/01/2018

Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar punën për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar parandalimit të shpejtësisë sidomos në qendrat e banuara, por edhe në autostradën Tiranë – Durrës e anasjelltas, për parandalimin e drejtimit të automjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe për ata që drejtojmë mjetin pa Leje Drejtimi.

Kontrollet janë përqëndruar edhe në përdorimin e rripit të sigurimit, në përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, në përdorimin e kaskës mbrojtëse për motoçikletat, në automjetetet me xhama të errësuar, parakalimet e gabuara, lëvizjet në sens të kundërt, apo mangësi të tjera.

Në autostradë dhe në qendrat e banuara, Policia Rrugore gjatë 48 orëve të fundit ka evidentuar dhe ndëshkuar:

37 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejura.

Përsa i përket drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 4 drejtues mjetesh, nga këta:

3 drejtues mjetesh që drejtonin automjetet në gjendje të dehur apo tej mase të dehur si dhe 1 drejtues mjeti pa Leje Drejtimi.

Gjithashtu janë pezulluar 15 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Po gjatë 48 orëve të fundit janë vendosur gjithsej 994 masa administrative, nga këto:

68 masa për mos përdorin të rripit të sigurimit;

95 masa për parakalim të gabuar;

107 masa për përdorim celularit gjatë drejtimit të automjetit;

6 masa për mos respektim të sinjalistikës së semaforit;

59 masa për ata që qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse;

659 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor;

Janë bllokuar dhe 10 mjete për mos shlyerje të masave administrative mbi 3 të tilla.

Janë dërguar në komision 14 drejtues mjetesh që drejtonin mjetet me xhama të errësuar.

Policia Rrugore e Tiranës do të vijojë me të njëjtin intensitet kontrollet  me Drager e Radar në të gjithë territorin e qarkut të Tiranës, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, duke bërë më të sigurt rrugën për përdoruesit e saj.

vlcsnap-error255-3-1280x720.jpg
us er14:49 | 19/11/2017

Shifrat e Aksidenteteve rrugore me pasojë vdekjen ose plagosje të rëndë i ngjasojnë një bilanci lufte. ABC News siguron numrin e plotë të vdekshmërisë nga aksidentet, ku në 101 raste drejtuesit e automjeteve janë larguar pas përplasjes, duke shaktuar shumë viktima.

Numri i vdekshmërisë nga aksidentet rrugore ka kapur shifra të frikshme krahasuar me vendet e Bashkimit Europina.

Të udhëtosh me automjet por edhe të kalosh nga njëra anë e rrugës në tjetrën, mund të të kushtojë edhe jetën, pasi mungon ndriçimi, vijëzimi dhe po kështu edhe tabelat orientuese, si ato vertikale dhe horizontale.

ABC News ka siguruar shifrat e aksidenteve rrugore deri në tetor të 2017-s, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kështu, në total numri i aksidenteve për këtë 10-mujor është 1669, ndërsa për 2016 shifra ka qenë 1695. Pra në vitin shkuar ka pasur 26 aksidente më shumë. Por ajo që evidentohet më shumë nga policia rrugore është, se numri i viktimave nga aksidentet me pasojë vdekjen është 42 më pak krahasuar me 2016.

Gjithashtu një nurmër i lartë gjatë aksidenteve rrugorë është plagosja e drejtuesve të mjeteve por edhe personave që udhëtojnë me to. Deri në tetor 2017 janë plagosur rëndë 295 persona, teksa diferenca ka qenë më lartë për 2016 me 374 ose 79 të lënduar më shumë. I njëjti trend paraqitet edhe për plagosjet e lehta gjatë aksidenteve, ku në 2017 ka pasur më pak se në 2016.

Pavarësisht se policia ka marrë fushata të gjera për gjobitjen e drejtuesve të atomjeteve në 2017, kryesisht për drejtim automjeti në gjendje të dehur, apo mos vendosja e rripit të sigurimit dhe për përdorimi i celularit, ndëshkimi ka qenë më pakët krahasuar me 2016. Në total për 2017 janë vendosur masa administrative në të gjithë vendin 423 mijë gjoba, ndërkohë për 2016 kjo shifër ka qenë edhe më lartë pra 451 ndëshkime.

Një fenomen shqetësues për policinë rrugore është largimit i drejtuesve të automjete të përfshire ne aksidente me pasojë vdekje ose në plagosje të rëndë. Për këtë dhjetëmujor, numri i tyre është 101 raste. Më i theksuar ky fenomen është në Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë dhe në Policisë Rrugore Durrës./abcnews.al

 

 

 

vlcsnap-error583-1280x720.jpg
us er14:58 | 18/11/2017

Gropat e krijuara në rrugën e Kombit vënë në rrezik përdoruesit e saj. Drejtuesit e mjeteve thonë për ABC Neës se makinat pësojnë dëmtime sa herë kalojnë në aksin Kukës-Morinë dhe shpesh herë bëhen edhe shkak për aksidente.

Pamjet vijnë nga rruga e Kombit.

Këtu gjendja është përkeqësuar.

Në shtatë urat e papërfunduara gropat sa vijnë dhe zgjerohen.

Drejtuesit e automjeteve detyrohen të devijojnë rrugën për të shmangur dëmtimin e makinave.

Ata thonë se situata është e paprecedentë për një rrugë që kërkon të tjera standarde.

Sipërmarrësit e kontraktuar nga koncesionarët po meren me pastrimin e rrugës dhe përmirësimin e sinjalistikës.

Për mbushjen e gropave nuk eshte koha e pershtatshme.

Deri në pranverë përdoruesit e rrugës duhet t’i ruhen ndonjë aksidenti të mundshëm./abcnews.al

 

 

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono