aksidentet

policia-rrugore-durres.jpg
nev ila23:05 | 20/05/2019

Policia Rrugore e Durrësit, ka  marrë një sërë masash për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Kontrolle të shumta e të pandërprera në drejtim të parandalimit të shpejtësisë tej normave të lejuara, të drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të përdorimit të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për mos përdorimin e kaskës mbrojtëse, apo mos vendosjen e rripit të sigurimit, etj, ku gjatë kontrolleve janë përdor pajisjet e teknologjisë së lartë , si drager, radar, së fundi duke aplikuar edhe gjobën elektronike.

Si rezultat i kontrolleve nga ana e Specialistëve të Qarkullimit Rrugor janë arrestuar në flagrancë dy shtetas të cilët drejtonin mjetin në gjendje të dehur.

Përgjatë javës që lamë pas janë pezulluar 110 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara si dhe 11 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit .

U morën rreth 1703 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, ku 34 prej tyre për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 23 për mos përdorim të rripit të sigurimit, 11 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, etj

Edhe në ditët në vijim Policia Rrugore do të intensifikojë punën me qëllim rritjen e sigurisë rrugore si dhe këshillimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore e Durrësit apelon për më shumë përgjegjësi nga drejtuesit e mjeteve gjatë drejtimit të automjetit si dhe për këmbësorët për më shumë vëmendje gjatë përdorimit të rrugës, duke respektuar rregullat e qarkullimit, pasi vetëm kështu mund të kemi rrugë të sigurta.

aksidente-1280x676.jpg
Sej rie16:56 | 19/04/2019

Një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur në dy aksidente që ndodhen në Maliq dhe Milot.Ngjarja e para u regjistrua gjatë mesditës në afërsi të fshatit Podgorie.

Mësohet se një person qe po udhëtonte me motor humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Për pasoje gjeti vdekjen e menjëhershme. Aksidenti i dyte u shënua pranë vendit të quajtur Ura e Zogut në Milot.

Sipas policisë dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe pesë persona mbetën të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje kritike për jetën. Shkak i aksidentit dyshohet një parakalim i gabuar i njërës nga mjetet./abcnews.al

aksident-2-1280x718.jpg
ent ela17:30 | 21/02/2019

Organizata Boterore e Shëndetesisë e rendit vendin tonë ndër shtetet me nivel të lartë vdekjesh në aksidentet rrugore. Vetëm në muajin janar sipas Institutit të Statistikave 15 persona humbën jetën në rrugë. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grupmoshat 25 deri ne 35 vjeç.

Rrugët në Shqipëri vrasin më tepër se në shumë shtete europiane. Vetëm gjatë muajit janar 15 persona kanë humbur jetën në aksidentet rrugore nga 13 që ishin të njëjtën periudhë të një viti më parë.   Të dhënat raportohen nga Instituti i Statistikave sipas te cilit muajin e parë të vitit u shënuan gjithsej 104 aksidente rreth 30 me pak se janarin e 2018.  Shkaku kryesor i tyre në 86.5%  të rasteve është sjellja e drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhe është kryer nga grupmoshat 25 deri ne 35 vjeç.  Instituti i Statistikave vëren një rritje me 30.4% te aksidenteve rrugore shkaktuar nga kjo grupmosh karahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më parë. Shqipëria renditet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ndër  vendet me nivel të lartë të vdekjeve nga aksidentet rrugore në Europë, 13.7 vdekje për 100 mijë banorë. Raporti i fundit thekson se rrugët me vdekjeprurëse i ka Rusia me 18 vdekje për 100 mijë banorë, ndërsa rrugët me të sigurta janë në Norvegji dhe Zvicër përkatësisht 2.7 dhe 2.8 vdekje për 100 mijë banorë. Përdoruesit e rrugës në këto vende kanë 5 herë më pak të ngjarë që të vriten në një aksident rrugor se në Shqipëri dhe 7 herë më pak se në Rusi./abcnews.al

SEMAFORET-RREZIK-AKSIDENTESH-1280x720.jpg
ent ela16:54 | 08/11/2018

Në Tiranë shumë semaforë në vend që të parandalojnë aksidentet rrugore bëhen shkak për to. Ato janë programuar në mënyrë të tillë që ndërpresin trajektoren e lëvizjes mes këmbësorëve dhe automjeteve. ABC News vëzhgoi situatën në disa prej kryqëzimeve kryesore.

Të kesh të drejtë nuk shpëton nga rreziku! Semaforët në shumë prej kryqëzimeve të Tiranës nuk koordinohen mes njëri-tjetrit duke u bërë burim aksidentesh.

Pershembull;  Automjetet që zbresin nga rruga “Luigj Gurakuqi” kanë të drejtë të kthehen në të djathtë, ndërsa këmbësorët të ngjiten nga sheshi “Skënderbej“ drejt Pazarit të Ri.

Në kryqëzimin e rrugës së “Barrikadave” kalimtarët lejohen të kalojnë në anën tjetër të rrugës njëkohësisht makinave u jepet e drejta të ngjiten drejt rrugës së “Dibrës”.

Në këtë kryqëzim të bulevardit “Dëshmoret e Kombit” automjetet kanë të drejtën e kalimit në të majtë, ndërsa këmbësoret nga trotuari pranë Kryesisë së Kuvendit tek ai pranë Kryeministrisë.

Ndërprerje të trajektores së kalimtareve me mjetet vihet re edhe në kryqëzimin mes shkollës nënte vjeçare “Kosova” dhe Liceut Artistik.

ABC News monitoroi situatën në katër prej kryqëzimeve në kryeqytet, por specialisti i sigurisë rrugore Artur Sulçe na tregon të tjera rrugë problematike në Tiranë.

“Unaza e vogël e cila pas muzeut ka problematikën e vet, ka problematikë kryqëzimi te gjykata e lartë, unaza e mesme, rruga e Elbasanit, ura  emadh e lanës ku ka trafik, ura Vasil Shanto dhe rrethrrotullimi i Zogut të Zi, kurse 21 dhjetori i ka më të zgjidhur këtë element dhe te Farmacia 10 mund të rikualifikohet dhe të ketë zgjidhje më të mirë”.

Semaforët në kryeqytet sipas Sulçes duhet të riprogramohen. Por  kjo nuk është e vetmja zgjidhje që jep eksperti i sigurisë rrugore.

“Do ishte mirë që pjesa më e madhe e kryqzimeve të kihsin semaforë intekigjentë dhe jion naalogë, që duke u kontrolluar nga qendra në fundksion të trafikit të rregullohej dhe ngjyra e semaforëve. Qendra nëse do ishte në efikasitet të plotë nëse do kapnit semaforin me jehsile e gjithë lëvizja do ishte e hapur”.

Derisa kjo të ndodhë, për të shmangur aksidentet këmbësorë e drejtues automjetesh duhet të bëjnë sytë katër pavarësisht asaj që tregon semafori. /abcnews.al

 

 

 

 

 

 

AKSIDENTET-RRUGORE.mpg_snapshot_00.24-1280x720.jpg
G. P.15:30 | 03/09/2018

Gjatë 3 muajve të verës, rrugët e Shqipërisë u përgjakën nga aksidentet rrugore. Sipas shifrave zyrtare të policisë, mbetën të vdekur 53 persona në muajt, qershor, korrik dhe gusht duke shënuar një rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Edhe pse pati një angazhim maksimal të efektivëve të policisë rrugore gjatë sezonit turistik veror, përsëri numri i aksidentet me pasojë vdekjen mbeti i lartë.

Vëtëm gjatë muajit gusht të 2018-s humbën jetën nga përplasjet e automjeteve 22 persona. Një shifër disa herë më lartë krahsuar me vendet e Bashkimit Europian në raport popullsie. Për gushtin e vitit të kaluar numri nga vdekshmëria ishte një më pak. Pjesa më e madhe e viktimave u shënua gjatë akseve kombëtare, veçanërisht në zonat bregdetare, aty ku ishte edhe përqëndrimi më i madh i efektivëve të policisë rrugore.

Po thuajse në të njëjtat shifra kanë mbetur edhe aksidentet rrugore me pasojë plagosje e rëndë dhe plagosje e lehtë, gjatë muajit gusht.
Gjatë muajit që lamë pas u regjistruan180 përplasje, ndërkohë rezulton se numri i personave të lënduar ka qenë më i vogël 5 persona më pak të plagosur se një vit më parë. Muaji gusht ka shënuar rekord edhe për pezullimin e patentave ndaj drejtuesve të automjeteve. 230 leje drejtimi iu morën shoferëve të cilët në shumicën e raste ishin nën efektin e alkoolit dhe tejkalim shpejtësie.

Muaji që ka pasur numrin më të vogël për aksidentet rrugore ka qenë korriku i 2018. Sipas shifrave zyrtare të Policisë, nga 1 deri në 31 korrik kanë vdekur 11 persona. Kjo shifër është 50 për qind më ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në total kanë ndodhur 118 aksidente në një muaj. 12 u plagosën rëndë dhe 129 të tjerë lehtë. Edhe kjo shifër rezulton më mirë krahasuar me korrikun e 2017, pasi ndodhën 199 aksidentete dhe mbetën plagosur rëndë 44 persona dhe 202 u lënduan.

Ndërkohë, qershori i 2018-s, shënoi shifra të larta për vdekshmërinë në aksidentet rrugore. 20 persona humbën jetën nga 12 që ishte një vit më parë. Sipas specialistëve, aksidentet rrugore, në 80 për qind të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e gabimit të drejtuesve të mjeteve, teksa grupmosha që ka kryer më shumë aksidente janë nga 25 deri në 35 vjeç./abcnews.al

BILANCI-VIKTIMAT-GUSHT-ABC-1280x720.jpg
ent ela18:05 | 16/08/2018

Ngjarjet kriminale dhe aksidentet kanë marrë jetën e të paktën 25 personave në Shqipëri gjatë dy javëve të para të muajit gusht. “ABC News”. Shifra e denjë për një bilanc lufte është një këmbane alarmi për institucionet dhe për vetë qytetarët.

Numri i jetëve të humbura gjatë dy javëve të para të muajit gusht në Shqipëri ngjan me një bilanc të vëtetë lufte. Në harkun kohor të 15 ditëve janë shënuar të paktën 25 viktima, pasojë e ngjarjeve kriminale dhe aksidenteve.

Situata kulmoi në 10 gusht. Në Resulaj të Vlorës u shuan në mënyrë tragjike 8 persona anëtarë të dy familjeve, mes të cilëve edhe dy fëmijë të mitur. Sipas prokurorisë së qytetit bregdetar ata u qëlluan me kallashnikov nga 24 vjeçari Ridvan Zykaj, me të cilin kishin edhe lidhje gjaku. Zykaj u arrestua nga policia gati 12 orë pas ngjarjes dhe ishte vetë ai që tregoi armën e krimit, një kallash i mbetur nga viti 1997. Ai tha se ishte akuzuar me patëdrejtë nga një prej viktimave për vjedhje pulash.

Mëngjesin e të njëjtës dite, dora e krimit shkaktoi një viktimë në Shkodër. Fatbardh Lici, 53 vjeç u qëllua me breshëri plumbash teksa ishte duke pirë kafen e mëngjesit në një nga baret e zonës së njohur si ish-Poçeria në lagjen Kiras.

Përtej ngjarjeve kriminale, dhjetra jetë u prenë në mes nga aksidentet rrugore.

Më tragjiku ishte ai i datës 5 gusht në Kamëz. 38 vjeçarja Rozina Koleci humbi kontrollin e mjetit tip “Benz” me të cilin po udhëtonte nga Tirana drejt Kamzës. Ajo përplasi fillimisht një çiklist dhe më tej doli në trotuar duke marrë para një grua dhe dy vajzat e saj të mitra në trotuar. Nga përplasja humbën jetën ciklisti dhe një vajzë 7 vjeçare, ndërsa u plagos motra dhe nëna e saj.

Viktimë e një aksidenti rrugor përfundoi në 11 gusht në Divjakë edhe një fëmijë 6-vjeçar.  Ai u përplas nga një automjet i drejtuar nga një 35 vjeçare nga Tirana.

Veç këtyre dy ngjarjeve në aksidentet të tjera të shënuara në akse rrugore të vendit kanë vdekur tetë persona, drejtues mjetesh dhe këmbësore, si edhe plagosur disa të tjerë.

Në 9 gusht një adoleshent 14 vjeçar u fut të lahej në ujërat e lumit Mat pa mundur të dilte i gjallë nga aty, ndërsa një 58 vjeçar i nisur drejt Italisë me traget humbi jetën pas një komplikacioni shëndetësor.

Bilanci në fjalë është një këmbanë alarmi, jo vetëm për institucionet, por edhe për qytetarët shqiptarë. /abcnews.al

KRONIKE-MITAT-TOLA-PER-AKSIDENTET-ABC-M5-T2.mpg_snapshot_00.26-1280x720.jpg
ent ela18:56 | 10/08/2018

Tejkalimi i normave të lejuara të shpejtësisë është shkaku kryesor i aksidenteve që kanë ndodhur ditët e fundit. Në këtë përfundim ka arritur drejtori i përgjithshëm i policisë rrugore Mitat Tola. Në një deklaratë për mediat, Tola kërkoi të tregohet kujdes jo vetëm nga drejtuesit e mjeteve por edhe nga këmbësorët e drejtuesit e biçikletave.

Shpejtësia vazhdon të marrë jetë njerëzish. Thirrjen ndaj drejtuesëve të mjeteve që të tregojnë kujdes e bën drejtori i përgjitshmëm i policisë rrugore Mitat Tola.
Kujdes duhet të tregojnë edhe përdoruesit e biçikletave, motoçikletave dhe këmbësorëve. Jo në pak raste këta të fundit janë fajtorë.

Nisur nga aksidentet e fundit që kanë ndodhur në korrik dhe gusht ka një numër të evidentuar drejtuesesh femra që janë përfshirë në aksidente rrugore.
Vetëm javën e fundit janë 8 drejtuese mjeti femra të konstatuara në gjendje të dehur për të cilat ka filluar ndjekja penale.
Ndërkohë, policia rrugore vazhdon monitorimin në akset rrugore ku ka fluks lëvizjesh. Drejtori Tola kërkon zbatim të kodit rrugor me qëllim shmangien e aksidenteve./abcnews.al

MBULIM-POLICIA-RRUGORE.mpg_snapshot_00.35-1280x668.jpg
ent ela16:29 | 09/08/2018

Shtimi i aksidenteve rrugore me vdekje që kanë ndodhur këto ditë në kryeqtet, ka detyruar policinë të monitorojë në mënyrë të rreptë sjelljen e drejtuesve të automjeteve. Në ndihmë të policisë rrugore kanë qenë edhe agjentë me veshje civile, të cilët vëzhguan gjatë ditës dhe natës, disa nga rrugët me rrezik të shtuar në Tiranë. Nga kontrollet u konstatuan 95 drejtues mjetesh për përdorim celulari. 15 shoferë për gara me shpejtësi kryesisht në zonën e Unazës së Madhe. Ndërkohë, 8 drejtuesve të mjeteve u është pezulluar leja e drejtimit për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit./abcnews.al

MITAT-TOLA-ABC-1280x720.jpg
ent ela17:51 | 03/08/2018

Pas pesë aksidenteve të ndodhura një ditë më parë me pasojë vdekjen e 4 personave, 3 prej të cilëve ishin kalimtarë, ka reaguar edhe drejtori i Policisë Rrugore Mitat Tola. Ai u bëri apel drejtuesve të automjeteve, motorëve dhe këmbësorëve që të respektojnë shpejtësinë, të përdorin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit, të evitojnë sjelljet e rrezikshme në rrugë si parakalimet e gabuara dhe manovrat e papërshtatshme, ndërsa drejtuesit e motomjeteve të përdorin kaskën mbrojtëse.

Deklarata e plotë e Drejtor i Policisë Rrugore, Mithat Tola

“Policia Rrugore, masa shtesë për menaxhimin e trafikut në sezonin e verës dhe parandalimin e aksidenteve – 3 Korrik 2018

Në vijim të masave të marra nga ana e Policisë së Shtetit për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik veror 2018, Drejtoria e Policisë Rrugore kërkon të tërheqë vëmendjen e përdoruesve të rrugës për ditët në vijim:

Pavarërisht të dhënave pozitive në tërësi të periudhës së deritanishme, për ngjarjet me pasoja në rrugë, nisur nga ngjarjet e tre ditëve të fundit, nisur edhe nga shkaqet e evidentuara të këtyre aksidenteve, kërkojmë të adresojmë shqetësimin tonë sa më poshtë: 

– Drejtoria e Policisë Rrugore tërheq vëmendjen e drejtuesve të mjeteve të rritin kujdesin në drejtimin e mjeteve në rrugë. Të moderojnë shpejtësinë, të evitojnë sjelljet e rrezikshme në rrugë si parakalimet e gabuara dhe manovrat e papërshtatshme;

– Bashkëatdhetarëve turistë që ndodhen me pushime në vendin tonë të marrin kohën e duhur për pushim dhe udhëtim, sidomos kur janë familjarisht në udhëtim me mjetet e tyre, të evitojnë përdorimin e pijeve alkoolike;

Policia Rrugore ka evidentuar faktin së në aksidentet me pasojë të evidentuara ditët e fundit, janë përfshirë këmbësorë – ndaj apelojmë këmbësorët:

– të respektojë me korrektësi rregullat e qarkullimit;

– të kalojnë në vijat e baradha dhe mbikalimet, pasi edhe nga vëzhgimet e patrullave të Policisë Rrugore në rrugë urbane dhe interurbane, shumica e këmbesoreve nuk i respektojnë ose i respektojnë pjesërisht normat e sjelljes në rrugë.

– Në qendrat e banuara dhe në zonat rurale një tjetër kategori drejtuesish mjetesh të përfshirë në aksidente, janë edhe drejtuesit e çiklomotoreve. Shërbimet e Policisë Rrugore po vazhdojnë kontrollet për këtë kategori mjetesh, me synim evidentimin e atyre shtetasve që i drejtojnë pa lejedrejtimi përkatëse, që nuk vendosin kaskon mbrojtëse.

Tërheqim vëmendjen e grupit të çiklomotoreve që janë të punësuar për llogari të bareve dhe restoranteve – duke kërkuar nga pronarët e subjektve, plotësimin e kushteve për këta drejtues, kasko dhe veshje reflektuese të personalizuara konform kërkesave të legjislacionit shqiptar;

Në të gjitha Drejtoritë e Qarqeve dhe veçanërisht në zonat bregdetare, Policia Rrugore është duke kryer shërbime me orë të shtuara, me qëllim përballimin e fluksit të madh të automjeteve që qarkullojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë gjatë sezonit veror.

Gjatë muajit Korrik 2018, Policia Rrugore ka arrestuar 101 drejtues mjeti për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 164 drejtues automjetesh për drejtim pa leje drejtimi.

Ndërkohë, janë ndëshkuar rreth 7 mijë drejtues mjetesh për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit etj.

Policia Rrugore apelon të gjithë drejtuesit e automjeteve që gjatë fundjavës, ku fluksi i lëvizjes do të vazhdojë të jetë më i shtuar në disa akse rrugore, kryesisht ato që të çojnë drejt zonave bregdetare të tregojnë kujdes, të respektojnë shpejtësinë, të përdorin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimt të automjetit, dërsa drejtuesit e motomjeteve të përdorin kaskën mbrojtëse.

Policia Rrugore do të vijojë bashkëpunimin me radiot me shtirje kombëtare, përmes së cilave shpërdahen njoftime të vlefshme për drejtuesit e mjeteve, gjatë kohës që udhëtojnë, duke i këshilluar dhe orientuar ata për akset me më tepër trafik”. /abcnews.al

 

 

RRUGA-E-KOMBIT-AKSIDENTET-1280x720.jpg
ent ela12:46 | 08/05/2018

Në Rrugën e Kombit, segmenti Fushë Dukagjin- Kolsh cilësohet më i rrezikshmi dhe në pesë vjet kanë humbur jetën 14 persona. Aksidentet kryesisht janë bërë me makinat e tonazhit të rëndë. Po cilat janë problemet në këtë rrugë sipas inxhinierëve?

Luleve që kujtojnë pesë viktimat në aksidentet e të njëjtin vend, do ju shtohet edhe një tufë tjetër nga familja e Nikoll Gjonit.

42 vjeçari humbi jetën kur trajleri me të cilin po udhëtonte u përmbys këtu në Rrugën e Kombit, pranë fshatit Kolsh në Kukës.

Inxhinier Feti Gjici ishte projektuesi i njërit prej varianteve të autostradës, por që nuk u përzgjodh  fitues.

Njohës i mirë i terrenit tregon mangësitë dhe problemet teknike të rrugës, të cilat bëhen shkak për aksidente me humbje jete.

“Nga Fushë Dukagjini e deri te tuneli janë 22 kthesa, një kthesë duhet në një km, sepse rrezja është në të dyja anët”

Në një distancë 1.7 kilometër të segmentit janë pesë kthesa të rrezikshme.

Mesatarja e rrezes së tyre nuk i kalon 100 metra nga 400 që është norma e lejuar.

Pjerrësia e rrugës është mbi çdo lloj norme të lejuar në autostradë. Në këtë distancë prej 1.7 km  kuota nga pika fundore e segmentit deri në pikën më të lartë në Fushë Dukagjin është rreth 130 metër.

“Nga pjerrësia e madhe dhe mosrespketimi i kthesave sforcohet makina, motori dhe nuk funksionon”.

Inxhinieri Feti Gjici thotë se ky problem nuk ka zgjidhje.  Nuk mund të bëhet asnjë investim, por nëse ndonje ditë do mendohet për të shmangur rrezikun duhet zgjedhur varianti i segmentit në krahun tjetër të kodrës, ashtu siç ishte kërkuar nga grupi i inxhinierëve që mbrojtën atë variant.

“Duhet rikonstruksion i plotë ose të kalojë në variantin bazë që ka qenë”.

Aksidentet këtu janë bërë me mjetet e tonazhit të rëndë. Për shkak të ngarkesave dhe sforcimit të mjetit në zbritje humb funksionimi i sistemit të frenimit edhe kontrolli i drejtuesit mbi mjetin./abcnews.al

Gazetar i ABC News në Kukës: Bujar Muçmata

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono