aksidentet rrugore

AKSIDENTET-RRUGORE.mpg_snapshot_00.07-1280x720.jpg
ent ela15:15 | 22/08/2019

Bilanc lufte kanë regjistruar aksidentet rrugore në vendin tonë. 1188 persona kanë mbetur të plagosur dhe 115 kanë humbur jetën në to në shtatë muajt e parë të vitit. Institutit i Statistikave vëren rënie të numrit të aksidenteve rrugore gjatë korrikut mirëpo shifrat mbeten të larta.

Të paktën katër aksidente rrugore ndodhin çdo ditë në vendin tonë. Kjo duke iu referuar të dhënave të fundit publikuar nga Instituti i Statistikave.

148 aksidente kanë ndodhur vetëm gjatë korrikut ku 13 persona kanë humbur jetën. Ne gati 90% të rasteve ato kanë ndodhur si pasojë së sjelljes së drejtuesit të mjetit. Ky i fundit në afro 30% të rasteve ka qenë i moshës 25 deri në 35 vjeç.

Tirana është qarku me numrin më të madhe të aksidenteve gjatë këtij muaj, ndiqet nga Korça, Fieri dhe Vlora.

Shifrat mbeten të larta ndonëse INSTAT vëren rënie të numrit të aksidenteve me 10.8%, dhe të personave që kanë humbur jetën në to, pesë më pak, krahasuar me korrikun e vitit të shkuar.

Ndonëse numri i njerëzve të përfshirë e që kanë mbetur të plagosur është rritur me 8.6% ashtu  si dhe numri i aksidenteve shkaktuar nga drejtues në moshë të re me 15.4%.

Po sipas Insitutit të Statistikave në shtatë muajt e parë të këtij viti në Shqipëri janë regjistruar 862 aksidentet rrugore në të cilat 1188 persona janë plagosur dhe 115 persona kanë humbur jetën. /ABC News Albania 24/7

AKSIDENTET-ME-VDEKJE-FLASIN-EKSPERTET.mpg_snapshot_00.20-1280x720.jpg
ent ela16:15 | 21/07/2019

Aksidentet rrugore me vdekje në Shqipëri vijojnë të mbeten disa herë më të larta krahasuar me vendet e Bashkimit Europian. Ekspertët e sigurisë Rrugore theksojnë se, në vendet ku ka përsëritje të aksidenteve fatale, policia duhet të dislokojë shërbime 24 orë në ditë.

Edhe pse zyrtarisht në listat e policisë Rrugore numri i aksidenteve me vdekje ka ardhur në ulje nga viti në vit përsëri, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për eleminimin e njollave të zeza në rrugë.

I tillë është edhe rreth rrotullimi i Saukut.

Tabelat horizontele, vertikale, orientuese dhe sinjalizuese janë, por eksperti i sigurisë rrugore Islam Qibini, thekson se, për të ulur vdekshmërinë nga aksidentet duhet edhe një patrullë policie e stacionuar 24 orë, siç ka qenë dikur, para hapjes së autostradës, Tiranës-Elbasan.

Situata paraqitet më probleme edhe në menaxhimin e trafikut në zonat bregdetare, sidomos në rivierën e Jugut.

Sipas Qibinit, rezultatet nuk jepen në fushata peridoke gjobash, ndaj duhet ashpërsuar dënimi i drejutesve të automjeteve që shkelin Kodin Rrugor.

Gjatë 6 muajve parë të 2019, aksidentet rrugore janë ulur me 11 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gazetar, ABC News: Andi Qosja

aksidente-1280x714.jpg
nev ila15:39 | 22/06/2019

Numri i të aksidentuarve në rrugë në muajin maj të këtij viti janë 115, ku 14 prej tyre kanë mbetur viktimë. Instat publikon shifrat, ndërsa vihet re se ka një ulje me 3 viktima më pak nga maji i një viti më parë. Ndërsa, viktimat në 5 mujorin e parë të këtij viti, janë 2 më pak, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

14 persona kanë humbur jetën nga aksidentet rrugore vetëm në muajin maj, 3 më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Statistikat u bënë me dije nga INSTAT. Nga ana tjetër, Instituti i Statisktikave saktësoi se nuk ka ndryshim të madh nga numri i vdekjeve në 5 mujorin e parë të 2019 me po të njëjtën përiudhë të 2018, ku numërohen 2 më pak.

Sipas statistikave, në maj të këtij viti, 13 vdekje u shkaktuan nga drejtuesi i mjetit, nga 14 të vdekur që ishin vitin e shkuar. Ndërsa viktimat nga sjellja e këmbësorëve ishte 1, nga 3 që u regjistruan në maj të një viti më parë.

Ndërsa vdekjet nga drejtuesit e makinave, të grupmoshës  25- 35 vjeç, janë më të larta, por në krahasim me 5 mujorin e një vit më parë, numërohen 21 persona më pak.

Numrin më të madh të viktimave nga aksidenteve e mban Tirana, me 14, më pas vjen Durrësi, Shkodra, Elbasani dhe Fieri./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono