Aksident

aksident-pogradec-1280x691.jpg
Sej rie08:28 | 26/04/2019

Një 34 vjeçar ka humbur jetën në një aksident në Rremenj të Pogradecit. Sipas policisë, mësohet se një makinë ka humbur kontrollin e dhe ka dalë jashtë rruge dhe është përplasur me një banese.  Si pasojë  ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit me iniciale M.T., 34 vjeç, banues në Pogradec.  Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë policia ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj./abcnews.al

Edjoni-makina-810x445.jpg
Sej rie09:48 | 25/04/2019

Identifikohet i riu shqiptar që ndërroi jetë në një aksident mes të martës dhe të mërkurës të ndodhur në Pianvallico të Firences. Ai është Edjon Kapllani, 26 vjeç, i cili ndodhej në bordin e një mjeti që drejtohej nga një shok i tij, edhe ai 26-vjeç. Në automjet bashkë me dy të rinjtë ishte edhe vëllai i Kapllanit, 19-vjeçarit.

Sipas mediave italiane i riu jetonte në Borgo San Lorenzo bashkë me familjen dhe po udhëtonte për në Scarperia, pasi do të shkonte për të takuar të fejuarën. Por sikundër edhe shkruajnë mediat e vendit fqinj, një kthesë e ‘mallkuar’ ndoshta edhe shpejtësia e lartë, bëri që automjeti të humbte kontrollin dhe të rinjtë të përplaseshin me një pemë.

Për pasojë aksidenti ishte fatal për 26-vjeçarin, ndërsa vëllai i tij i vogël dhe miku i tij mbetën të plagosur rëndë. Ata u dërguan në spital dhe janë nën kujdesin e mjekëve. Sipas bluzave të bardha vëllai i Kapllanit fatmirësisht  është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa drejtuesi i makinës, mësohet se ka marrë dëmtime të rënda në pjesën e poshtme të trupit. Ndërsa hetimet për aksidenti vijojnë nga karabinierët e Borgo San Lorenzo./abcnews.al

aksidenti-ne-Qafe-Buall-1280x710.jpg
Sej rie08:49 | 25/04/2019

Katër persona u plagosen në një aksident në Qafën e Buallit. Dy nga të dëmtuarit u dërguan me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë kurse dy të tjerë në spitalin e Bulqizës jashtë rrezikut për jetën. Shoferi dhe tre pasagjeret punonjës të një firme në minierë po udhëtonin me furistardë, por në momentin që tentuan të parakalonin një kamion, makina doli nga rruga./abcnews.al

aksidenti-tepelene-1280x691.jpg
Sej rie08:29 | 24/04/2019

Një person humbi jetën në një aksident mëngjesin e sotëm. Ngjarja ndodhi në orën 06:20, në segmentin rrugor ku punohet për Bypass-in e Tepelenës. Mjeti tip “Benz”, që drejtohej nga Ylli Ruçi rreth 50 vjeç, banues në Memaliaj doli nga rruga dhe përfundoi poshtë në anë të saj. 50 vjeçari i cili ishte roje i mjeteve të firmës se punimeve humbi jetën në vend kurse policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes. Sipas gazetarit të ABC News Orges Sako, i aksidentuari për vdekje është babai i personit që grabiti me armë një bankë të nivelit të dytë në Tepelenë disa muaj më parë, Kristo Ruçi./abcnews.al

peqin-aksidenti.mp4_snapshot_00.14-1280x720.jpg
ent ela10:12 | 23/04/2019

Vdekja e të riut në rrugën Elbasan – Peqin ka nxitur reagimin e babait të tij në Elbasan. Rexhep Veliraj, babai i Sokol Velirajt thotë se djali i tij është vrarë dhe nuk është aksidentuar.  Sipas tij, djali kishte çarje në fytyrë dhe kishte thyerje të nofullave, gjymtyrëve dhe kockave që nuk mund të jenë shkaktuar nga aksidenti. Ai ka kërkuar që të zbardhet e vërteta e kësaj ngjarjeje. Ndërkohë sipas policisë 26-vjeçari Sokol Veliraj është aksidentuar nga një motoçikletë, e cila është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, pa i dhënë ndihmën e parë viktimës, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital. Sokol Veliraj ishte i martuar dy herë dhe është baba i një vajze. Ata banojnë në Elbasan në kushte të vështira ekonomike./abcnews.al

portugal-1280x720.jpg
G. P.14:09 | 18/04/2019

Bilanci zyrtar i viktimave nga aksidenti automobilistik në Portugali shkon në 29. Autoritetet portugeze konfirmuan se të gjitha viktimat janë shtetas gjermanë të moshës 40 deri në 50 vjeç, ndërkohë që kanë nisur hetimet për rrethanat e incidentit.

Shkon në 29 numri i viktimave i aksidentit automobilistik në Portugali, ku u përfshi një autobus që transportonte një grup turistësh në ishullin portugez të Madeirës. Në bordin e autobusit ndodheshin 57 persona nga Santa Kruz drejt Funkal. Viktimat janë turistë gjermanë 11 burra dhe 18 gra.

Presidenti portugez, Marselo Rebelo de Souza, para se bilanci i viktimave të zyrtarizohej, konfirmoi se viktimat ishin shtetas gjermanë. Ai shprehu ngushëllimet për momentin tragjik dhe për dhimbjen e familjarëve. Kreu i shtetit portugez i bëri këto deklarata nga vendngjarja.

Sipas informacioneve të para, autobusi u përplas në orën 18:30 të së mërkurës. Për arsye që ende nuk dihen, shoferi i autobusit humbi kontrollin e automjetit në një kthesë dhe u përmbys për disa metra, duke përfunduar në një shtëpi të ndërtuar në një kodër.

Viktimat ishin të moshës 40 deri në 50 vjeç. Autoritetet portugeze u shprehën për mediat se është ende herët për të konfirmuar shkakun e aksidentit, por u vërtetua se autobusi kishte vetëm pesë vjet që ishte vënë në përdorim dhe se kishte kaluar të gjitha kontrollet. Autoritetet kanë nisur hetimet për rrethanat e aksidentit./abcnews.al

foto-ilustruese-3.jpg
G. P.20:56 | 11/04/2019

Katër persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor në autostradën Elbasan-Tiranë. Në ngjarje janë përfshirë 3 automjete. Për pasojë katër persona kanë mbetur të dëmtuar.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Elbasanit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështira në rrugë./abcnews.al

shkodra.jpg
ent ela15:45 | 10/04/2019

Dy gra humbën jetën dhe 5 persona të tjerë mbetën të plagosur pas përplasjes së dy mjeteve në aksin rrugor Shkodër-Lezhë. Shkak i aksidentit dyshohet një parakalim i gabuar dhe shpejtësia tej normave të lejuara, me të cilën po udhëtonte njëra prej mjeteve.

Përplasja e dy makinave në Kryebushat të Shkodrës ka shkaktuar dy viktima dhe pesë persona të plagosur. Mjeti tip “Nissan”, në tentativë për të parakaluar dhe që udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara ka goditur nga pas makinën “Audi”.

Në sediljen e pasme të këtij mjeti ndodheshin dy gra, të cilat mbetën viktima të aksidentit tragjik. Nga ngjarja që ndodhi në aksin Shkodër-Lezhë u dëmtuan edhe pesë persona.

Të plagosurit që po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e qytetit verior janë Lutfi Kubaci, 55 vjeç; Emanuel Perjaku, 23 vjeç; Jak Perjaku 28 vjeç; Beta Mata, 32 vjeçe dhe Pjeter Zefi, 66 vjeç.

Ndërkohë vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik./abcnews.al

aksident-1280x715.jpg
ent ela17:00 | 07/04/2019

Një burrë dhe një grua me nënshtetësi shqiptare dhe banues në rajonin e Emilia Romanjës në Itali, kanë humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur gjatë natës në Bari. Sipas raportimeve të mediave italiane, nga aksidenti ka mbetur i plagosur një person i tretë, i cili është dërguar nga ekipet e ndërhyrjes së shpejtë në një poliklinikë të afërt me vendin e ngjarjes.

Viktimat po udhëtonin me një makinë të tipit “Reno Klio” në drejtim të qytetit të Barit, kur për motive ende të paqarta mjeti është përplasur me një “Ford Kuga”, ku udhëtonte personi që mbeti i plagosur. Aksidenti bëri që segmenti rrugor të bllokohej nga njësitë e policisë dhe zjarrfikësve dhe të hapej për qarkullimin pas rreth 3 orësh./abcnews.al

makina-ne-korce-1280x593.jpg
G. P.15:00 | 02/04/2019

Një makinë u shkatërrua plotësisht pasi doli nga rruga dhe përfundoi në pemëtore, ndërsa u plagos rëndë drejtuesi i saj. Aksidenti rrugor ndodhi pranë fshatit Vashtmi të Korçës.

I plagosuri u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit. Nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje dhe pse paraprakisht policia thotë se mjeti ishte me shpejtësi të lartë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono