Aksident

aksidenti.jpg
G. P.17:48 | 25/08/2019

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin rrugor rural Klos-Dars. Mësohet se një person, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri 33-vjeçar Q.V. Sipas njoftimit të uniformave blu, i riu ishte banues në fshatin Xibër.

Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit për veprime të mëtejshme. Gjithashtu është ngritur një grup hetimor, i cili po vazhdon punën për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë./abcnews.al

AKSIDENTI-LEVAN-MBULIM_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.04-1280x720.jpg
ent ela11:02 | 24/08/2019

Sot rreth orës 10:15 në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kafaraj”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasi K.Z, është përplasur me një motorçikletë.

Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës, i cili është, shtetasi F.T, 24 vjeç, nga Gorishova.

Policia po punon për kapjen e drejtuesit të mjetit i cili ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarje. /abcnews.al

policia-rrugore.jpg
nev ila21:49 | 23/08/2019

Një aksident me pasojë vdekjen e një 55 vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Unazës së Re, në Tiranë.

Mësohet se 55 vjeçari ka qenë një kalimtar i rastit i cili është ende i pa identifikuar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti të rëndë ndërkohë që me anë të një informacioni paraprak bëhet me dije se drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi paraprak i policisë:

“Rreth orës 21:15, në rrugën “Teodor Keko”, automjeti me drejtues E. S., 32 vjeç ka goditur një këmbësor rreth 55 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, këmbësori ende i pa identifikuar ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit shtetasi E. S është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit, si dhe identifikimin e 55 vjeçarit që ndërroi jetë”./abcnews.al

policia-e-kosoves.jpg
G. P.16:14 | 23/08/2019

Në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i rëndë, ku një kamion i kompanisë së mbeturinave është përplasur me nëntë automjete. Sipas dëshmitarëve thuhet se shkaktari i këtij aksidenti ka qenë kamioni i pastrimit i kompanisë rajonale “Pastrimi”.

Dyshohet se kamionit nuk i ka funksionuar sistemi i frenimit, derisa zyrtarë të kompanisë Pastrimi thonë se servisi i makinave të tyre bëhet me rregull. Në aksident sipas policisë janë lënduar 3 persona, ndërsa janë përfshirë 9 vetura./ABC News Albania 24/7

AKSIDENT-NE-LEZHE-MBULIM.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela08:45 | 22/08/2019

Përplasja e tre makinave sot në mëngjes në rrugën Lezhë- Shkodër, pranë fshatit Balldre ka shkaktuar plagosjen e katër personave. Kurse në një aksident të dytë në rrugën Milot- Lezhë u plagosën tre vetë.

Shtatë persona u plagosën në dy aksidente  mëngjesin e kësaj të enjteje në Lezhë.

Aksidenti i parë u regjistrua në afërsi të fshatit Markatomaj përgjatë superstradës Lezhë – Milot. Nga  përplasja e dy automjeve mbetën të lënduar dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer i tyre, të cilët pasi morën ndihmën e parë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pak minuta më vonë, një aksident i trefishtë ndodhi në fshatin Balldren në superstradën Lezhë- Shkodër ku u plagosen 4 persona, por jashtë rrezikut për jetën.

Humbja e kontrollit të mjetit nga njëri prej drejtuesve, i cili edhe u arrestua nga policia për shkak se rezultoi me konsum alkooli mbi normat e lejuara, u përplas me dy automjete të tjera, por fatmirësisht pati vetëm të lënduar.

Policia po kryen të gjitha hetimet e saj për të dy aksidentet e regjistruara, ndërsa po punon edhe për zbardhjen e plote të tyre.

/ABC News Albania 24/7

troxaio_voula1-1280x960.jpg
G. P.17:37 | 21/08/2019

Një i ri shqiptar humbi tragjikisht jetën pas një aksidenti të rëndë në Greqi. 27-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat greke, po udhëtonte me një motor kur u përplas me një kamion. Ngjarja ndodhi në një kryqëzim në Voula.

Sipas asaj që mësohet, i riu shqiptar po udhëtonte me një shpejtësi tej normave të lejuara para momentit të aksidentit. Gjithashtu ai nuk ishte i pajisur me kokore. Paraprakisht dyshohet se 27-vjeçari ka kaluar semaforin me të kuqe.

Nga ana tjetër, shoferi i kamionit që u përfshi në aksident është në shok. Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes./abcnews.al

aksidenti-lushnje.mp4_snapshot_00.05-1280x720.jpg
ent ela08:58 | 21/08/2019

Dy vetë humbën jetën në një aksident të rëndë në Savër, në rrugën Lushnje –Fier. Sipas policisë, makina me të cilën po udhëtonin viktimat, Idajet Toshkallari 64 vjeç nga Rrapeza e Lushnjes, dhe një pasagjere akoma e paidentifikuar, u godit nga pas një tjetër makinë që drejtohej nga 29 vjeçari Edi Gjini banor i fshatit Pirre. I riu që rezulton të jetë kushëri me viktimën, pasi ka parë që makina ka përfunduar në kanal, është larguar në shtëpinë e tij, atje ku dhe e arrestoi policia. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje, nëse goditja ka qenë e qëllimshme apo aksidentale. Ndërkohë policia po punon për të identifikuar viktimën femër e cila nuk kishte me vetë asnjë dokument. /ABC News Albania 24/7

AKSIDENT-1280x718.jpg
G. P.17:19 | 18/08/2019

Një 60-vjeçar ka humbur jetën këtë të dielë pas një aksidenti tragjik në aksin rrugor Kotë-Vlorë. Siç njoftojnë uniformat blu, një automjet tip “Mitsubishi” që drejtohej nga një 55-vjeçar ka dalë nga rruga.

Për pasojë u dëmtua rëndë Z.L. 60 vjeç. Ky i fundit u transportua rëndë në spitalin e Vlorës. Fatkeqësisht plagët ishin të rënda për 60-vjeçarin, i cili ndërroi jetë në spital.

Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Vlorës drejtuesin e mjetit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ABC News Albania 24/7

 

aksidenti-ne-patok.jpg
G. P.08:24 | 16/08/2019

Një aksident me pasoja tragjike ndodhi mëngjesin e kësaj të premteje në superstradën Lezhë-Tiranë. Sipas informacionit paraprak të uniformave blu, një mjet tip “Volkswagen” përplasi një 54-vjeçare në afërsi të Mbikalimit të Patokut.

Plagët ishin të rënda për A. Memën , e cila ndërroi jetë rrugës për në spital. Mësohet se viktima në momentin e aksidentit ka qenë duke tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës, përmes superstradës.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit, një banues në Kosovë është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime procedurale. Një grup hetimor është ngritur dhe po vazhdon punën për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të këtij aksidenti të rëndë./abcnews.al

aksidenti-levan-tepelene-1280x716.jpg
nev ila18:14 | 11/08/2019

Një 35 vjeçare është përplasur për vdekje nga një makinë, ndërsa ishte duke ecur në rruge.

Njoftimi paraprak i policisë:

Sot rreth orës 17:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Varibop, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E.A, 46 vjeç, banues në Tiranë, ka aksidentuar me pasojë vdekje 35 vjeçaren E.K.(këmbësore).

Eshtë bërë shoqërimi në Komisariatin e Policisë Fier i shtetasit E.A dhe po kryen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit“./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono