AKEP

protestaaa.jpg
G. P.12:28 | 21/02/2019

Si masë për ruajtjen e sigurisë gjatë protestës së opozitës, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka udhëzuar operatorët e telefonisë celulare që t’u ndërpresin shërbimet abonentëve në disa zona, nga ora 11:00 deri në orën 16:00 të ditës së sotme.

Vendimi është marrë pas kërkesës që policia e Shtetit i ka bërë këtij autoriteti, me qëllim ruajtjen e sigurisë publike. Shërbimet e telefonisë celulare janë ndërprerë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Sheshin “Skënderbej”, në sheshin “Avni Rustemi”, në zonën pranë Ministrisë së Mjedisit”, si dhe në zonën e Piramidës.

Në njoftimin e tij, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare u  kërkon ndjesë qytetarëve lidhur me kufizimet e përkohshme të shërbimeve, duke shpresuar që situata të tilla të mos jenë të nevojshme në të ardhmen./abcnews.al

clr.jpg
ent ela17:10 | 03/12/2018

Nga data 1 Dhjetor 2018 kanë hyrë në fuqi, ulja me 17.5% e tarifave ekzistuese të thirrjeve nga tre kompanitë celulare në vend. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka arritur të finalizojë kështu një vendim që duhej të ishte marrë që në vitin 2016. Vetëm pas ndryshimeve në strukturat drejtuese dhe menaxheriale të AKEP, u mundësua realizimi i analizave të tregut nga Bordi i AKEP.

Pas konsultimit publik të tarifave ekzistuese, AKEP vendosi tarifa simetrike për të tre operatorët, sipas nivelit maksimal të vlerave dhe afateve të përcaktuara. Sipas AKEP tarifa maksimale e thirrjeve për telefoninë celulare do të jetë 1.48 lekë. Tarifat e reja të miratuara do reflektohen tek pagesat e thirrjeve hyrëse dhe dalëse me shumicë, drejt një operatori tjetër që në muajin Dhjetor./abcnews.al

vlcsnap-error251-1280x720.jpg
us er15:33 | 08/01/2018

Rrjetet sociale marrin kohën e shumë të rinjve në vendin tonë. Sipas një vëzhgimi të ABC News këta përdorues të internetit shpënzojnë deri në 15 orë në botën virtuale.

Zgjohen nga gjumi hapin internetin.

Shkojnë në tualet përsëri hapin internetin.

E deri sa të dalin nga shtëpia kanë informuar të gjithë shoqërinë në rrjetet sociale se ç’kanë bërë, kuptohet me gjithçka të kuruar.

Varësia nga interneti e veçanërisht nga rrjetet sociale reflektohet edhe në statistikat e publikuara nga Autoriteti Shqiptar i Komunikimeve Elektronike dhe Postare sipas të cilit  rrjetet e internetit mobile 3G dhe 4G aktualisht përdoren nga 2.16 milionë përdorues.

Të rinjtë që shpenzojnë nga dy deri në 15 orë në faqje të ndryshme të internetit.

Ata që shpenzojnë më pak kohë në internet thonë se janë të angazhuar në punë ndërsa të rinjtë që qëndrojnë më gjatë pjesën tjetër të kohës e kanë përsëri të lirë.

Interneti në Shqipëri ka hyrë për herë të parë në vitin 1991. Por shpërndarja masive e këtij shërbimi erdhi në vitin 1998. 20 vjet më pas duket se ka ikur moda e hapjes së sallave të internetit pothuajse cdo 10 metra.

Statistikat zyrtare tregojnë se vëtëm nëb tremujorin e tretë të vitit të kaluar numri I përdoruesëve të internetit celular është rritur me 18. 4 përqind. Shtim ka pësuar edhe kategoria e njerëzve të cilët paguajnë për shërbime të integruara të internetit (televizion, shërbime telefonike dhe interneti në një paketë). Këta përdorues kanë  kanë arritur në 98,000, duke u rritur me 23% në vitin 2017, krahasuar me vitin 2016.

Sot celulari është shndërruar në mjetin që ka krijuar vartësit më të shumtë edhe në Shqipëri./abcnews.al

 

vlcsnap-error108-3-1280x720.jpg
us er15:31 | 27/12/2017

Përdorimi i telefonisë fikse në vendin tonë ka rënë ndjeshëm. Këtë e pasqyron dhe raporti i fundit i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, sipas të cilit një nga arsyet kryesore pse kërkohet telefonia fikse është përfitimi i internetit.

Nuk e ndajnë celularin nga duart.

E përdorin për foto, internet apo komunikim.

Kjo mënyrë komunikimi vazhdon edhe në shtëpi duke mënjanuar përdorimin e telefonisë fikse.Këtë e refleton edhe Raporti i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare sipas të cilit numri i pajtimtarëve të linjave të telefonisë fikse në fund të tremujorit të tretë 2017 ishte rreth 246 mijë, që përbën një rënie me 0.03% në krahasim me tremujorin e dytë të këtij viti dhe një rënime akoma më të madhe me 3.4% në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2016.

Edhe ata që kanë një telefon fiks e kanë pranuar me kushtin që të përfitojnë nga lidhja e internetit përmes tij. Autoriteti i komunikimeve elektronike dhe postare tregon se janë rritur pajtimarët që kanë akes në shërbime të integruara sic janë telefon-internet-televizor. Në fund të tre mujorit të dytë janë shënuar 288 mijë, 2.9 përqind më shumë në krahasim me tre mujorin e mëparshëm.

Kjo prirje drejt internetit vazhdon të jetë në rritje në Shqipëri./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono