Akademia e Shkencave

1547103616_skendergjinushi.jpg
ent ela12:08 | 24/05/2019

Skënder Gjinushi është shpallur kryetar i Akademisë së Shkencave pas zgjedhjeve që u kryen paraditen e së premtes. Gjinushi mori 35 vota pro dhe 6 kundër.

Ish-kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi ishte kandidati i vetëm për kryetar në zgjedhjet pë Akademinë e Shkencave. Ai është gjithashtu drejtues i grupit të punës për reformimin e Akademisë. Projektligji i dalë prej tij është në proces diskutimi në komisionin parlamentar të edukimit dhe mjeteve të informimit publik.

Për herë të parë pas ndryshimeve ligjore të 2008-s votoi edhe shkrimtari i njohur Ismail Kadare, përmes postës elektronike. Ndërsa akademiku Artan Fuga nuk ishte i pranishëm, pasi sipas tij këto zgjedhje janë në kundërshtim të plotë me rregulloren që parashikon akademia.

Kreu i ri i Akademisë së Shkencav, në platformën e tij i ka mëshuar reformimit të institucionit në të gjitha drejtimet, veçanërisht në fushën e kërkimit shkencor. Dy ditë më parë, Fatjona Dhimitri, kryetare e këtij komisioni, i bëri thirrje të tërhiqet nga gara pasi sipas saj, zgjedhjet në Akademinë e Shkencave janë të jashtëligjshme.

Gjithashtu Dhimitri, u bëri thirrje akademikëve që t’i bojkotojnë ato. Zgjedhjet në Akademinë e Shkencave vijnë dy vjet pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për ta reformuar këtë institucion. Të drejtë vote për të zgjedhur strukturat drejtues të saj patën 44 akademikë./abcnews.al

 

SINKRON-SPAHO-PER-AKADEMINE.mpg_snapshot_00.05-1280x720.jpg
ent ela11:16 | 24/05/2019

Partia Demokratike ka reaguar me anë të ish-deputetit Edmond Spaho në lidhje me zgjedhjet që mbahen sot në Akademinë e Shkencave duke i konsideruar si ato si farsë. Spaho tha se zgjedhje të tilla farsë kërkon që të bëje kryeministri Rama edhe me 30 qershor. 

“Zgjedhjet farsë në Akademinë e Shkencave janë një atentat kriminal ndaj çdo vlere demokratike, qytetare, intelektuale dhe institucionale, të mishëruara nga shpirti i vetëdijes kombëtare që përfaqëson ky institucion. Kjo është një tjetër dëshmi sesi pushteti i injorancës dhe i krimit kërkon të sundojë me çdo çmim mbi elitën dhe ndërgjegjen më të lartë të dijes shqiptare.

Farsa e zgjedhjeve në Akademinë e Shkencave është paralajmërimi i asaj çka Edi Rama ka planifikuar më 30 qershor. Në Shqipëri nuk ka më demokraci. Autoritarizmi është kudo, në çdo institucion dhe në çdo nivel.

Partia Demokratike shpreh sot angazhimin publik ndaj të gjithë rrethit akademik shqiptar, ndaj intelektualëve dhe çdo qytetari se :

Do të angazhohet me vullnet të plotë politik për të garantuar që organet kompetente të hetojnë çdo abuzim financiar, administrativ dhe statutor në Akademinë e Shkencave deri më tani dhe në vazhdim;

Do të angazhohet për refuzim në bllok të procesit fals dhe kriminal zgjedhor aktual duke e konsideruar një uzurpim ilegjitim të institucionit publik;

Do të angazhohet për të zhbërë ilegjitimitetin dhe paligjshmërinë e çdo Kryetari dhe të çdo Kryesie të zgjedhur në kundërshtim me ligjin sikurse po ndodh, siç ka ndodhur apo mund të ndodhë edhe më pas, duke iu imponuar anëtarëve të Akademisë dhe rrethit të intelektualëve;

Do të angazhohet, sapo të ketë përgjegjësinë qeverisëse, që organet e specializuara dhe Kuvendi i Shqipërisë, të çliruar nga krimi, të fillojnë një proces reformimi të vërtetë të Akademisë së Shkencave dhe jo mashtrues si ky i sotmi, duke mos e njohur projektligjin aktual, të formuluar nga grupi uzurpator në Akademinë e Shkencave.  Ai është hartuar pa asnjë profesionalizëm, kundër frymës europiane dhe perëndimore, në mungesë të plotë konsultimi dhe transparence, si edhe përmes censurës qeveritare të mendimit të gjere universitar.

Manipulimi kriminal me zgjedhjet në Akademinë e Shkencave është simbol tragjik i emergjencës demokratike me të cilën përballet vendi ynë. Partia Demokratike nuk mund të pranojë kurrsesi farsën zgjedhore në Akademinë e Shkencave, manipulimin e shkencës dhe të vërtetës intelektuale, abuzimin me çdo vlerë e ambicie për Shqipërinë si gjithë Europa.

U bëjmë thirrje të gjithë intelektualëve dhe përfaqësuesve me dinjitet të shkencës dhe dijes të kontribuojnë fuqishëm në lëvizjen e pandalshme të shqiptarëve të bashkuar për standarde europiane, për liri, demokraci dhe shtet të së drejtës, për kufizimin dhe ndarjen e pushteteve, për votën e lirë dhe zgjedhje demokratike, për Shqipërinë si gjithë Europa”./ ABC News Albania 24/7

aa-1280x720.jpg
G. P.16:10 | 22/05/2019

Dy ditë nga zgjedhjet në Akademinë e Shkencave, kryetarja e komisionit parlamentar të medias dhe mjeteve të informimit publik i bën thirrje kandidatit të vetëm për kryetar, Skënder Gjinushit të tërhiqet nga gara. Sipas Fatjona Dhimitrit, zgjedhjet janë të jashtëligjshme dhe akademikët duhet ‘ti bojkotojnë.

Në prag të zgjedhjeve për kryesinë e Akademisë së Shkencave, kryetarja e komisionit parlamentar të edukimit dhe mjeteve të informimit publik i bën thirrje akademikëve t’i bojkotojnë ato.

“Ju bëj thirrje të gjithë akademikëve për të mos hyrë në aventurën e zgjedhjeve të 24 Majit sa kohë ligjërisht duhet të presin përpilimin dhe hyrjen në fuqi të kuadrit të ri ligjor, të mospërfshihen në procese të parregullta ligjore, të cilat kompromentojnë të ardhmen e Akademisë, pengojnë marrëdhënien e bashkëpunimit me Kuvendin, e vendosin ligjvënësin përpara faktit të kryer, duke i hequr kështu kompetencat e sovranit”, tha Fatjona Dhimitri.

Më 24 Maj, Akademia e Shkencave shkon në zgjedhje me një kandidat të vetëm për kryetar. Ish-kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, gjithashtu drejtues i grupit të punës për reformimin e Akademisë. Projektligji i dalë prej tij është në proces diskutimi në komisionin parlamentar të edukimit dhe mjeteve të informimit publik. Kryetarja e këtij komisioni i bën thirrje të tërhiqet.

“Mendimi shkencor nuk mund të jetë pjesë e skemës politike. Edhe kandidati për kryetar i akademisë së shkencave është pikërisht një ish-kryetar partie në koalicionin qeveritar, i cili ka dhënë dorëheqjen katër ditë më parë. Është një ish-kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe më parë akoma, ish-ministër në periudhën e komunizmit dhe diktaturës. Edhe shkencën, ne politikanët e partive politike do ta drejtomë zoti Skënder Gjinushi? Zoti Gjinushi, tëhiquni nga zgjedhjet në Akademië e Shkencave! Mos censuroni kornizën e mendimit shkencor në Shqipëri”, tha ajo.

Sipas Dhimitrit, zgjedhjet në Akademinë e Shkencave nuk duhet të mbahen pasi janë të jashtëligjshme.

“Zgjedhjet e pretenduara janë të pagjetura me boshllëqe në legjitimitetin e tyre ligjor, të nxituara, vënë komisionin dhe Kuvendin përpara faktit të kryer, të padobishme për reformimin e Akademisë së Shkencave, paradoksale pasi zgjedhin drejtues me ligjin që vetë Akademia do të ndryshohet. Jo serioze dhe të paprecedenta në historinë e kësaj Akademie qysh prej krijimit të saj”, tha Dhimitri.

Zgjedhjet në Akademinë e Shkencave vijnë dy vjet pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për ta reformuar këtë institucion. Të drejte vote për të zgjedhur strukturat drejtues të saj kanë 44 akademikë./ABC News Albania 24/7

kadare-corriere.jpg
ent ela15:47 | 28/01/2019

Akademia  e Shkencave dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përmes rrjeteve sociale i kanë uruar 83 vjetorin e lindjes shkrimtarit të shquar Ismail Kadare. Ai është nderuar me një sërë çmimesh të rëndësishme ku veçohet  “Kryqi i Legjionit të Nderit” dhe për të disatën herë ka qenë  kandidat për çmimin më të madh të Letërsisë atë Nobel.

Shkrimtari i shquar Ismail Kadare edhe në këtë 83 vjetor të lindjes ndodhet në Paris sëbashku me familjen e tij. Akademia e Shkencave në faqen e saj zyrtare i uron jetë të gjatë kryeakademikut.

Me tej  Akademia e cilëson Shkrimtarin, publicist, eseist dhe  anëtarin  e saj si Personalitet qendror të kulturës shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit XX, protagonist i zhvillimeve më të përparuara në letërsinë shqipe gjatë kësaj periudhe.

Edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i ka uruar ditëlindjen në rrjetet sociale. Ai e cilëson si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë bashkëkohore.

Ismail kadare ka ka lindur në Gjirokastër, ku kreu studimet e mesme. U diplomua për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në USHT (1958). Në vijim studioi në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” në Moskë (1958-1960).

Në parathënien e vëllimit të tij “Lirika” me poezi të përkthyera rusisht (Moskë, 1961), vihej në dukje se në to herë-herë vëreheshin gjurmë të modernizmit perëndimor.

Fillimet letrare të Ismail Kadaresë janë kryesisht në poezi.

Veprat e tij janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të huaja. Ai është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë. Ndër veprat më të njohura të Kadaresë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar janë: Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Kështjella, Kronikë në gur, Dimri i madh, Ura me tri harqe, Prilli i thyer, Dosja H, Piramida, Pallati i ëndrrave, Darka e gabuar.

Ismail Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. Që nga viti 1994 është anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës dhe anëtar i jashtëm i ASHAK. Ka qenë delegat në Kongresin eDrejtshkrimit (1972). Në vitin 2005 fitoi çmimin “The Booker Prize Man”. Në vitin 2010 Ismail Kadare nderohet në Itali me ç mimin “Lerici Pea” dhe në vitin 2009 u nderua me çmimin Princi Asturias e një sërë të tjerësh”, shkruan ndër të tjera Rama, në rrjete sociale.

Në vitin 2015 fiton çmimin “Jerusalem Priz”, (Izrael). Ismail Kadare është dekoruar me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”, si dhe me mirënjohje të tjera.

Deputet në Kuvendin Popullor në tri legjislatura. /abcnews.al

ismalil-mqemali.jpg
G. P.18:28 | 12/01/2019

Akademia e Shkencave ngre një grup pune për të nderuar themeluesin e shtetit shqiptar Ismail Qemalin për 100-vjetorin e vdekjes. Anëtari i Akademisë, Myzafer Korkuti, thotë se përgjatë këtij viti do të zhvillohen një sërë aktivitetesh për Ismail Qemalin.

Asambleja e Akademisë së Shkencave në mbledhjen e saj ka marrë vendimin për ngritjen e një grupi pune, për të realizuar disa aktivitete për nderimin e figurës së Ismail Qemalit në kuadër të 100-vjetorit të vdekjes së tij. Anëtari i Akademisë dhe ish-kryetari i këtij institucioni, Myzafer Korkuti thotë se Akademia do të bashkëpunojë me institucionet e tjera për realizimin e një konference shkencore, ku do të pasqyrohet e plotë figura e themeluesit të shtetit shqiptar në këtë përvjetor.

Korkuti është i mendimit se në këtë vit duhet të realizuar edhe një konkurs për realizimin e një shtatorje  për Ismail Qemalin, por kujtojmë se edhe për festimet e 100-vjetorit të pavarësisë u organizua një konkurs dhe veprat e paraqitura u vlerësuan si të parealizuara nga juria, ndaj u vendos që shtatorja e Ismail Qemalit, e cila ndodhej në muzeun Historik Komëbtar të vendosej në sheshin afër presidencës.

Krahas Akademisë së Shkencave edhe Muzeu Historik Kombëtar ka deklaruar më herët se ky vit do t’i kushtohet figurës së Ismail Qemalit, i cili ka qenë firmëtari i parë i aktit të pavarësisë. /abcnews.al

akademia-e-shkencave.jpg
ent ela17:29 | 10/01/2019

Njëzet akademikë të pranishëm nga 30 me të drejtë vote miratuan ngritjen e komisionit të zgjedhjeve në Akademinë e Shkencave, në mbledhjen e parë të Asamblesë së këtij institucioni. Sekretari i Përgjithshëm zoti Vaso Tole thotë se gara për postin e kryetarit, nënkryetarit dhe sekretarit të përgjithshëm, do të hapet pas miratimit të projektligjit nga qeveria.

Mbledhja e Asamblesë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë  në mbledhjen e parë të këtij viti miratoi ngritjen e komisionit të zgjedhjeve  të Akademisë së Shkencave që përbëhet nga 3 anëtarë akademikët  Neki Frashëri, Shaban Sinani dhe Jani Vangjeli anëtarët vendosën si kryetare Jani Vangjelin.

Skënder Gjinushi konfirmon se projektligji do të reformojë Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, sipas tij ky do të përkojë edhe me zgjedhjet e reja, pasi institucioni prej më shumë se një viti nuk ka pasur, as kryetar, as nënkryetar dhe në fund të shkurtit i mbaron mandati i të vetmit anëtar të kryesisë dhe njëherësh i të vetmit funksionar me fuqi juridike sekretarit të përgjithshëm zotit Vaso Tole.

Vetë Tole i pyetur nëse do të kandidojë për këtë post, jep këtë përgjigje. Gjinushi  lidhur me platformën e akademikut Artan Fuga thotë se ajo është kthim prapa në vitin 2008. Grupi i punës me kryetar Skënder Gjinushin  ka hartuar 2 projektligje, një për Akademinë e një për Kodin e Etikës, të cilat janë mbështetur edhe nga grupet e interesit, dhe ministritë përkatëse. Dhe tashmë presin miratimin në Kuvendin e Shqipërisë.

kadare-corriere.jpg
G. P.17:49 | 21/12/2018

Akademia e  Shkencave të Shqipërisë përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije se akademiku Ismail Kadare është zgjedhur anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Malit të Zi. Akademia publikoi letrën që Presidenti i Akademisë, Akademiku Dragan Vukčević, i ka dërguar Kadares ku shkruan se “asambleja ju ka zgjedhur anëtar të huaj të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi”.

Anëtarët janë të bindur se autoriteti dhe puna profesionale e shkrimtarit të njohur shqiptar Ismail Kadare do të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm dhe reputacionin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi./abcnews.al

RAMA-PER-AKADEMINE-ABC-1280x720.jpg
ent ela16:26 | 20/09/2018

Aurel Plasari është shpallur autori më i mirë vendas, ndërsa Lucia Nadin autorja më e mirë e huaj në konkursin Shkencor Ndërkombëtar me rastin e vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut. Kryeministri Edi Ramja ishte i pranishëm në ceremoni, ku shprehu mirënjohje për studiuesit, pasi shkenca sipas tij vitet e fundit ka rënie të theksuar. Nga ana tjetër ai tha se Akademia e Shkencave duket në rrugën e duhur të reformimit.

“Më vjen shumë mirë që Viti Mbarëkombëtar i Skënderbeut u bë një lloj sebepi për t’i nxjerrë në pah veprat dhe autorët e tyre dhe për të dhënë një shenjë kuptimplotë se, pavarësisht varfërisë që ka pllakosur në të gjithë terrenin e veprimtarisë shkencore të të gjithë viteve pas shthurjes së kësaj Akademie, mbetet shpresë.

Nga ana tjetër, unë ju kërkoj ndjesë dhe leje që të mos bëj kurrsesi njeriun që shfrytëzon mundësinë e postit të lartë, për të predikuar mbi veprat dhe mbi cilësitë e tyre, pasi s’është kjo as detyra, po, mbi të gjitha, as aftësia ime, por ta shfrytëzoj këtë moment komunikimi për të shprehur një lloj kënaqësie të moderuar lidhur me faktin që sot jemi në një fazë kur mund të shikojmë dritë në fund të tunelit përsa i përket reformimit të Akademisë së Shkencave”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono



TE FUNDIT