ajror

763.jpg
ent ela21:10 | 14/03/2019

Një 30-vjeçar shqiptar është dënuar me 30 muaj burg në Bryzh, pasi akuzohet se shiste kokainë. Bëhet fjalë për Endri. K, i cili në vendin tonë punonte si kontrollues i trafikut ajror, por në Holandë përfundoi duke punuar si shitës droge. Dënimi 30-vjeçarit i është dhënë nga një gjykatë në Bryzh të Holandës, shkruajnë mediat e huaj.

Ai kishte mbaruar studimet universitare në Shqipëri dhe kishte filluar punë si kontrollues i trafikut ajror. “Ai sigurisht ka një të ardhme”, argumentoi avokatja e tij Nadia Lorenzetti.

“Më 1 Mars të vitit të kaluar klienti im dha dorëheqjen nga puna. Nëna e tij në atë kohë vuante nga kanceri i mitrës. Ai kishte marrë një hua për të paguar për trajtimin e saj, por për shkak të humbjes së punës së tij, ai ishte në vështirësi financiare. Endri K. erdhi në Holandë ku filloi të punonte për një firmë ndërtimi. Më pas ai mori një propozim nga një bandë për të shitur drogë dhe kështu u përfshi në atë mjedis”, tha më tej avokatja e tij. 

“Ne sapo kemi goditur një bandë shqiptare që shiste drogë kur morëm informacione se një tjetër tregtar shqiptar po punonte. Si bashkatdhetarët e tij, i pandehuri shiste drogë me biçikletë. Kur u arrestua, ai kishte jo më pak se 54 pako kokainë në xhepin e tij. Ai deklaroi se punonte në emër të “Mohamed Molenbeek”, por nuk ishte e vërtetë. Tregtia e kakaos rezulton të ishte shumë fitimprurëse për atë. Ne nuk i nxjerrim ata nga Bruges”, tha prokurori./abcnews.al

2857802e-f733-4053-bc2e-bdb5d42f6d2c.jpg
ent ela18:08 | 14/03/2019

Hetuesit në Francë kanë marrë në dorëzim kutitë e zeza të avionit etiopian që u rrëzua 4 ditë më parë në vendin afrikan. Përmes analizës së të dhënave të dy objekteve, ekspertët do të mundohen të hedhin dritë mbi shkaqet e rrëzimit të “BOINGUT 737 MAKS 8”.

Kutitë e zeza të avionit të linjës ajrore etiopiane që u rrëzua ditën e diel në Adis Ababa janë dërguar në Paris për t’u analizuar. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kompania ajrore, një ditë pas refuzimit të Gjermanisë për t’i pranuar ato. Enti federal gjerman për incidentet ajrore deklaroi se nuk mund t’i pranonte objektet për shkak të mungesës së softuerit të duhur për të bërë analizën.

Dy kutitë, që regjistrojnë aktivitetin e fluturimit të avionit, në këtë rast një “Boeing 737 Max 8”, janë dëmtuar si pasojë e rrëzimit dhe hapja e tyre rezultoi një proces kompleks për autoritetet etiopiane. Rrjedhimisht, vendi afrikan shprehu dëshirën për t’i dërguar në Europë, pasi nuk dispononte teknologjinë e duhur për leximin e të dhënave. Ndërkohë, një ditë më parë edhe Shtetet e Bashkuara vendosën të ndërpresin përdorimin e modelit “737 Max” dhe vetë “Boeing” konfirmoi se do të mbajë në tokë të gjithë flotën e avionëve.

Incidenti i së dielës ndodhi fare pak momente pasi avioni ishte ngritur në ajër nga aeroporti i kryeqytetit Adis Ababa dhe i mori jetën 157 personave të 35 kombësive të ndryshme që ndodheshin në bord. Ai ishte aksidenti i dytë brenda 5 muajsh që përfshinte një avion të modelit “737 Max” dhe disa agjenci aviacioni kanë konstatuar ngjashmëri mes dy rasteve./abcnews.al

makina.jpg
G. P.19:04 | 15/01/2018

Një aksident aspak i zakonshëm rrugor është verifikuar në Kaliforni, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në katin e dytë të një ndërtese.
Mjeti ishte duke lëvizur me shpejtësi të lartë, kur papritur është përplasur me një bordurë, që e ka ngritur atë deri në 3 metra lartësi, duke e futur direkt në klinikën e një dentisti.

Për pasojë, një pasagjer ka mbetur i bllokuar për rreth një orë, ndërsa personat e tjerë që ndodheshin në bord kanë mundur të dalin pa pritur ndihmën e skuadrave të shpëtimit.

Këto të fundit, me të mbërritur në vendngjarje, fillimisht kanë shuar një zjarr të vogël që kishte rënë si pasojë e impaktit, kanë ndihmuar pasagjerin e bllokuar të dalë nga mjeti dhe kanë punuar deri në mëngjes për të siguruar zonën./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono