air force one

vlcsnap-error103-2-1280x720.jpg
G. P.15:53 | 28/01/2018

Ndërrimi i dy frigoriferëve në avionin personal të presidentit amerikan, Donald Trump, do të kushtojë 24 milionë dollarë. Kërkesa është bërë nga administrata e tij pasi duan të shmangin furnizimin me ushqime jashtë Shteteve të Bashkuara.

“Air Force One”, avioni i presidentit amerikan, Donald Trump, do të rinovojë frigoriferët që gjenden në bord. Por ky ndryshim do t’i kushtojë 24 milionë dollar taksapaguesve në Shtetet e Bashkuara, sipas Uashington Post. Në bazë të një kontrate të re të firmosur nga qeveria me kompaninë Boeing, Aeronautika amerikane do të paguajë shumën e madhe vetëm për ndërrimin e dy nga 5 frigoriferët, që ndodhen në mjetin fluturues më të sigurtë në botë, që aktualisht përdoret nga Donald Trump.

“Dy njësitë për të ruajtur ushqimin janë instaluar në 1990, vit i dorëzimit të ‘Air Force One’ dhe nuk janë më të mjaftueshme për shkak se aeroplani presidencial ka nevojë për hapësirë shtesë për ushqim për personelin në bord për një periudhë të zgjatur kohe, në mënyrë që të shmanget furnizimi jashtë vendit”, tha zëdhënësja e Forcave Ajrore Ann Stefanek në një email për Uashington Post.

Ajo shton më tej se frigoriferët e vjetër kanë teknologjinë e epokës së vjetër dhe shërbejnë vetëm për të ruajtur ushqimin në kohë të shkurtër. Kostoja 24 milion dollarë do të mbulojnë gjithashtu testet dhe certifikatat për frigoriferët e rinj që do të dorëzohen deri në fund të tetorit 2019. Hapësira e kërkuar është 3.000 vakte./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono