air albania

Kukesi.jpg
Veronik Istrefaj16:58 | 17/02/2020

Klubi i Kukësit ka publikuar çmimet e biletave për ndeshjen që do të luhet në Air Albania, përballë Tiranës. Kjo sfidë, vë përballë kryesuesit e Superiores dhe vendin e dytë, që ndahen nga vetëm një pikë. Biletat në Air Albania, variojnë nga 30 mijë lekë (të vjetra), deri në 5 mijë lekë, ndërsa tifozeria e Tiranës, do të akomodohet në tribunën “Vasillaq Zëri”.

Njoftimi i klubit të Kukësit:

“Nga dita e nesërme, do të nisë shitja e biletave për ndeshjen që skuadra jonë luan kundër Tiranës në stadiumin “Air Albania”, në datën 21 shkurt, ora 18:00. Biletat do të shiten edhe në Kukës e Kamzë dhe për pikat e shitjes do të ketë një njoftim të dytë!

Çmimet e biletave janë këto:
W104 – 3000 lekë (përfshirë edhe katering)
W101, W102, W103, W105, W106, W107 – 2000 lekë
E1, E2, E3 – 1000 lekë
N1, N2, N3, S1, S2, V1 – 500 lekë
-Tifozeria mike do të akomodohet në tribunat W105, W106, W107 dhe S1, S2, V1 (Tribuna “Vasillaq Zëri”)

Biletat mund t’i blini në këto pika:
-Dyqani i FSHF, rruga e Elbasanit. 9:00 – 19:00
-Dyqani te stadiumi Selman Stermasi. 9:00 – 18:00
-Dyqani te 9-katëshet, ngjitur me Neptun! 8:00 – 21:00
-“All In One ltd” Godina 14-15, Ish Fusha e Aviacionit Civil. 9:00 – 20:00.”/abcnews.al

Shqiperi-U16.jpg
Veronik Istrefaj17:54 | 11/02/2020

Shqipëria e femrave U-16 ka fituar sot sfidën kundër Lituanisë, që u luajt në “Air Albania Stadium”. Futbollistët e drejtuara nga Agustin Kola triumfuan 3-1 ndaj rivalëve të tyre, në ndeshjen e parë të UEFA Development Tournament.

Golat për Shqipërinë u shënuan nga Iliadhi në minutën e 31-të dhe Qosja shënoi një dopietë, në minutat 39-të dhe 51′. Ndeshja e radhës për 16 vjeçaret kuqezi është ndaj Gjeorgjisë, që do të luhet me datë 13 shkurt në orën 14:00./abcnews.al

 

Qosja gjen golin dhe Shqipëria feston!
tirana-1.jpg
Vladimir Prenga17:19 | 03/02/2020

“Air Albania Stadium” ka hapur dyert edhe ditën e djeshme, teksa në të u zhvillua ndeshja Tirana-Teuta. Më parë në të njëjtin impiant janë luajtur dhe dy takime të tjera të Superiores, derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana dhe përballja Kukësi-Partizani.

Në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport u diskutua mbi të ardhurat e grumbulluara nga klubet prej shitjes së biletave. Rekordin e mban derbi, teksa janë shitur më shumë se 18 mijë bileta dhe në total janë arkëtuar 190 milion lekë të vjetra.

Takimi i djeshëm, mes Tiranës dhe Teutës, ka pasur rreth 5600 spektatorë dhe prej shitjes së biletave u mblodhën 40 milion të vjetra. Gjashtë milionë më pak u arkëtuan në takimin Kukësi-Partizani, ku u shitën rreth 4500 bileta. Të dhënat janë ofruar nga “Blinibileta.com”, që edhe merret me menaxhimin e biletave për këto klube. /abcnews.al

 

Të ardhurat prej biletave në ndeshjet e luajtura në “Air Albania” | Foto: Supersport
Fanatics-Brace.jpg
Veronik Istrefaj20:13 | 02/02/2020

Ndeshja mes Tiranës dhe Teutës, që u luajt në “Air Albania Stadium”, u mbyll pak çaste më parë me fitoren 2-1 me përmbysje të bardhebluve kryeqytetas.

Në tribunat e stadiumit kombëtar, tifozët ishin të shumtë, sidomos ata të Tiranës, që panë skuadrën e tyre të marrin fitoren e gjashtë radhazi në Superiore.

Përveçse ndihmuan skuadrën e tyre me kore mbështetëse, “Fanatics” nuk ngurruan as të ofendonin zv. Kryeministrin e Shqipërisë, Erion Braçen, i cili është tifoz i Partizanit. Koret e tifo-grupit bardheblu, u dëgjuan disa herë në tribunat e stadiumit./abcnews.al

Fanatics-2.jpg
Veronik Istrefaj17:58 | 29/01/2020

“Tirona Fanatics” dolën kundër klubit të Tiranës, pasi këta të fundit e pamë të arsyeshme që stadiumin se ku do të luhej sfida me Teutën, të zgjidhej nga tifozët. “Fanatics” menjëherë reaguan, duke thënë se shtëpia e tyre është “Selman Stermasi”, dhe se nuk kanë nevojë për kushtet luksoze në “Air Albania”.

Megjithatë, Tirana vendosi që sfidën me Teutën ta luajë në stadiumin e ri kombëtar. Tifo-grupi bardheblu premtoi se do të jetë në stadium për të mbështetur skuadrën e tyre, por vetëm për emrin e Tiranës!

Reagimi i “Tirona Fanatics”:

“Ne e thamë fjalën tonë…

Stadiumi jon quhet “Selman Stermasi”, e tifozët e Tironës nuk kanë nevojë as për prozhektor luksi, e as për tribuna te mbuluara. Ne jena Tirona, dikush aty nuk ka qenë nuk është dhe kurrë nuk do të jetë.

Pavarësisht zgjedhjes së pakuptimtë për të ndërruar stadiumin, ne do të jemi aty!

GJITHMONE VETEM PER EMRIN E TIRONES, për asgjë dhe për askënd tjetër…

Forca Tirona, Forca Çunat e Kryeqytetit!”/abcnews.al

air-albania-stadium.png
Veronik Istrefaj19:27 | 03/01/2020

Ish-futbollisti i kombëtares, Andi Lila, ka marrë përsipër organizimin e një ndeshje “All Star”, ku do të marrin pjesë disa nga yjet e futbollit shqiptar dhe jo vetëm. Biletat që do të shiten në këtë takim, do të shkojnë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti.

Sot, Lila ka poshtuar në faqen e tij zyrtare në Instagram një njoftim për biletat, duke treguar edhe çmimin e tyre. Në tribunat N, S dhe V, një biletë do të kushtojë 500 lekë, ndërsa në tribunën E, 1000 lekë.

Biletat janë nxjerrë në shitje në tre pika: Në dyqanin zyrtar të FSHF-së, Rruga e Elbasanit, në biletarinë e stadiumit “Selman Stermasi” dhe në dyqanin Joma, ETC./abcnews.al

 

 

View this post on Instagram

 

“All Stars Game” 🇦🇱🇮🇹🇬🇷🇹🇷 Tag shoket/shoqet qe do ju shoqerojne ne stadium 🏟

A post shared by Andi Lila (@andilila) on

Air-1280x851.jpg
Veronik Istrefaj21:30 | 18/11/2019

Ditën e djeshme, u luajt takimi mes Shqipërisë dhe Francës, sfidë që inaguroi dhe stadiumin e ri kombëtar, “Air Albania”. Rreth 22 mijë tifozë ishin të pranishëm në stadium dhe disa problematika, nuk munguan. Një prej tyre ishte dhe mbetja jashtë e personave me aftësi të kufizuar, të cilët ishin thirrur nga vetë FSHF.

Arsyeja ishte se ashensorët nuk punonin dhe tifozët me aftësi të kufizuar janë transportuar nga vullnetarë dhe nga stafi i FSHF-së. Për këtë problematikë, reagoi dhe FSHF, duke shkruar sqarimin e mëposhtëm:

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të sqarojë të gjithë opinionin publik në lidhje me problematikën e ndeshur ditën e djeshme me rastin e ndeshjes Shqipëri-Francë, me personat para dhe tetraplegjik.

Të gjithë personat para dhe tetraplegjik si dhe shoqëruesit e tyre, të cilët vijnë në çdo ndeshje ndërkombëtare pas listës që sjell Shoqata e drejtuar nga Ndrek Ismajli, kanë marrë badge-in përkatës për të hyrë në stadium. Në Air Albania Stadium janë vendet për këtë kategori dhe shoqëruesit e tyre, tualetet përkatëse dhe çdo facilitet i kërkuar nga standardet ndërkombëtare.

Ditën e djeshme për shkak të një defekti teknik, ashensorët e tyre nuk kanë funksionuar dhe të gjithë personat janë ngjitur në stadium nga vullnetarët, kompania e sigurisë e kontraktuar nga FSHF dhe stafi jonë, duke i mundësuar ndjekjen e ndeshjes në vendet e tyre./abcnews.al

air-albania-1280x821.jpg
nev ila22:30 | 17/11/2019

Ditë historike për stadiumin e ri të kombëtares së Shqipërisë, ndërsa për kryeministrin Edi Rama është një ditë mesazhesh. Ndërkohë që fliste në inaugurimin e impiantit të ri sportiv “Air Albania” një tjetër mesazh iu dërgua nga një pjesë e tifozëve brenda stadiumit.

Nuk dihet nëse këto thirrje kanë mbërritur në veshin e kryeministrit pasi ky i fundit ishte zënë me falënderime për ata që e bënë të mundur realizimin e ëndrrës së tij. Aq i kënaqur shprehet kryeministri Rama sa e krahason me kryeveprat botërore.

Në të njëjtën linjë me të u shpreh edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka.

E së bashku me kryeministrin Rama dhe Presidenti i UEFA-s Aleksander Çeferin hodhën firmat në këtë 17 nëntor që do të mbahet mend jo vetëm si Çlirimi i Tiranës në 1944 por edhe si moment historik për futbollin shqiptar.

Pjesë e ceremonisë së hapjes u bënë nga emra të njohur të muzikës shqiptare ku nuk munguan edhe numrat koreografikë./abcnews.al

stadiumi-1280x719.jpg
nev ila20:30 | 17/11/2019

Shënohet incidenti i parë në Arenën Kombëtare “Air Albania”. Burime për abcnews.al kanë njoftuar se i gjithë stadiumi ka filluar të thërrasin në kor “Rama IK”. Kjo ndodhi gjatë ceremonisë së inaugurimit të stadiumit të ri kombëtar, që në fakt ka pasur debate që në fillim kur u miratua projekti.

Sikurse mund të dëgjohet edhe në video, në kor, tifozët thërrasin “Rama ik”, në momentin kur në stadium fiken dritat dhe ndizen dritat e celularëve, një simbolikë kjo e përdorur edhe gjatë protestave të PD-së, ku protestues te shumte, ndriçuan bulevardin me dritat e celulareve.

Kryeministri Rama ishte i pranishëm në ceremoninë e hapjes së stadiumit së bashku me familjen e tij, bashkëshorten Linda Rama dhe djalin Zaho. Në fjalën e tij, Rama e quajti ditën e sotme “ditë historike për sportin shqiptar”.

Gjithashtu edhe për emrin ka pasur shumë kundërshti, por tani të gjithë shqiptarët janë para një fakti të kryer dhe kanë një stadium të ri modern.

RAPORTIMI NGA GAZETARI I ABC NEWS– Pa nisur ndeshja me Francën, gazetari i ABC News, Bledar Kuka, në një lidhje direkte foli për atmosferën në “Air Albania Stadium” dhe praninë e tifozëve. “Atmosfera është mjaft e mirë, ndeshja ndiqet nga një numër i madh tifozësh. Në tre tribuna tifozët kanë ardhur shpejt, kurse në tribunën VIP tifozët kanë ardhur me nge.

Opinionet e tifozëve kanë qenë të mira për stadiumin. Ata manë ardhur për kombëtaren, jo vetëm për stadiumin e ri. Francezët janë vendosur në tribunën lart, në zonën e tyre të izoluar. Një pjesë e madhe e tifozëve nuk kanë marrë bileta, pasi ka pasur ndarje me mik, sicc e kemi thënë”, tha mes të tjerash.

Lajmi në përditësim…/abcnews.al

Tifozet.jpg
Veronik Istrefaj17:41 | 17/11/2019

Shpeshherë në Shqipëri, në ambientet rreth e rrotull stadiumi shiten bileta nga persona të paautorizuar, sidomos në evenimente madhore. Sot, është ndoshta evenimenti më madhor në historinë e futbollit shqiptar, pasi kuqezinjtë tanë luajë kundër kampionëve të botës, Francën, në ndeshjen e parë zyrtare të stadiumit të ri kombëtar, “Air Albania”.

Interesimi për këtë sfidë, ka qenë i jashtëzakonshëm dhe 22 mijë biletat janë shitur menjëherë. Shumë tifozë kanë mbetur pa biletë dhe janë afruar rreth e rrotull stadiumit, me shpresën se do të gjejnë ndonjë biletë të fundit në tregun e zi, madje dhe duke paguar një shumë më të madhe se ajo fillestare.

Megjithatë, tregu i zi nuk do të funksionojë për këtë sfidë, pasi në “Air Albania”, hyrja do të jetë me mjet identifikimi. Çdo person që ka blerë biletë për Shqipëri-Francë,  ka shkruar emrin dhe mbiemrin e tij, çka e bën të pamundur rishitjen e kësaj bilete./abcnews.al

Dita e parë e shitjes së biletave, radhët shumë të gjata në biletashitëset e autorizuara


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono