Ahmetaj

KRONIKE-KRITIKAT-E-AHMETAJ-PER-BUXHETIN.mpg_snapshot_00.03-1280x720.jpg
ent ela14:47 | 13/11/2019

Ish-Ministri i Financave Arben Ahmetaj kritikoi sot buxhetin e vitit të ardhshëm të paraqitur nga qeveria, duke thënë se ai nuk mund të veçohet për asgjë, pasi nuk ka rritje pagash e pensionesh, e as ndërtim rrugësh të reja. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë tha se investimet publike janë ulur ndjeshëm dhe se ministria e infrastrukturës duhet të paguajë borxhet që ka.

Tashmë një vit jashtë qeverisë, Arben Ahmetaj, nuk i kursen asnjë kritikë pasardhëses së tij, Anila Denaj. Projektbuxheti 2020 për kryetarin e komisionit të ekonomisë, nuk mund të veçohet për asgjë.

Ahmetaj ngre shqetësimin se qeveria nuk do ta ndihmojë ekonominë përmes punëve publike. Sipas ish ministrit, edhe rrugët në ndërtim, po shtyhen.

Porosi urgjente për qeverinë është shlyerja e borxheve. Ahmetaj tha se për herë të parë, vendet e reja të punës në sektorin jo bujqësor, nuk e kanë kaluar më shumë se 5000 të tilla, duke mos arritur objektivat. /abcnews.al

LAJMET-5-KORRIK-ORA-19.mpg_snapshot_07.12-1280x720.jpg
ent ela20:00 | 05/07/2019

“Jam i bindur se ka vend për dialog, ndoshta jo herët, por jo edhe aq vonë, do ketë dialog”. Është kjo përgjigjia e ish ministrit të Financave Arben Ahmetaj në studion e Mirela Milorit në ABC News, i pyetur për mundësinë e dialogut në këtë situatë politike. Sipas tij nëse Basha nuk bën dialog me Kryeministrin legjitim, Rama nuk ikën se do Lulzim Basha, por kur të duan shqiptarët.

“Jam i bindur se ka vend për dialog, ndoshta jo herët, por jo edhe aq vonë, do ketë dialog. Po t’i kthehmi Bashës me akuza të bazuara në dokumennta, Bashaa nuk duhet të ishte asgjëkund. Nëse Basha nuk bën dialog me Kryeministrin legjitim, Rama nuk ikën. Duke folur krimi, droga, i bën krim partisë së vet do gjunjëzojë një popull me dhunë, nuk bën vaki, nuk ikën Rama se do Lul Basha. Kryeministri ynë i ka ftuar nuk i ka fyer as njërin as tjetrin, Basha vetëm akuza dh fyerje. Kryeministri ka bërë debat dhe ironi politike, ama është lutur për dialog dhe lutje të sinqerta madje dhe direkt tha jam gati të dialogoj për të ardhmen e vendit. Në 18 tetor është Këshilli I Ministrave Evropianë do kënaqet, apo do hidhërohet Basha? Të kontribuojë që situata të kthehet në normalitet”.

Meritën që  zgjedhjet e 30 qershorit shkuan paqësisht, ish ministri i Finacave Arben Ahmetaj ia faturon ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, e cila bëri që bëri që opozita të tërhiqej nga dhuna, e cila do të kishte pasoja në të gjithë vendin.

“Më vjen mirë që 30 qershori kaloi mirë, falenderoj dhe ambasadën e SHBA që bëri që opozita të tërhiqej nga dhuna e cila do kishte reaksion zinxhir për gjithë vendin.

PD është kërcënuar nga SHBA që të quhet organizatë e dhunshme në atë logjikë nuk ëhstë thjesht presion që nga dalja e sistemit dhe sekuestrim asetesh deri në vendet ku SHBA kanë marrëveshje, përfshi Hollandën. 30 qershori shkoi qetësisht, shqiptarët dolën dhe votuan”.

Ndërsa videon e nxjerrë Partia Demokratike ku tregohet komisioneri duke votuar, Ahmetaj e konsideron qesharake, pasi është detyra e komisionerit të votojë në vendin ku kryen detyrën.

Milori: Ka akuza nga PD se KQZ ka shtuar votat?

Ahmetaj: “Po i referohem videos qesharake, në bazë të nenit 58 të kodit zgjedhor komisioneri ka të drejtë të votojë atje ku kryen detyrën. Çfarë bën ai? Shkon dhe hedh votën e tij në bazë të nenit 58”.

Lidhur me protestën e së hënës të opozitës, deputeti socialist shprehet se PD është në korsi të gabuar dhe dalja jashtë sistemit e saj ëhstë gabim fatal për një aprti me traditë politike të plotë.

“Gjithë reagimi që bën PD është konseguencë e gabimit fatal që ka bërë duke dalë në rrugë, ka përdorur molotov, kërcënoi shqiptarët me dhunë. Nëse nuk njeh zgjedhjet është e drejta jote, nëse nuk merr pjesë në zgjedhje është e drejta jote, por në këndëvështrimin tim bën gafë të rëndë. Unë mendoj që është në korsi të gabuar, dalja jashtë sistemit e një partie shumë të rëndësishme me traditë politike të plotë. Ajo që po bën PD është gabim fatal dhe nuk meritojnë ata që kanë votuar PD-në dhe shqiptarët këtë sjellje”.

Pozicionin e Presidentit e shikon të shfaqur me dekret, që në këndvështrimin e Ahmetajt është antikushtetues.

“Presidenti ka një pozicion të shfaqur me dekret. Në këndvështrimin tim është antikushtetues në një kohë aspak të kalkuluar politikisht, por në një kohë kaotike. Presidenti ka bërë një veprim politik aspak të duhur”.

I pyetur nëse do votojë për shkarkimin e Metës ai thotë: “Do votoj për komisionin dhe nëse komisioni vërteton shkeje të kushtetutës patjetër që do votoj”. /abcnews.al

ahmetaj.jpg
ent ela19:30 | 05/07/2019

Një trillim i ka konsideruar Ish ministri i Financave Arben Ahmetaj akuzat që Soros ka kapur drejtësinë. I ftuar në studion e Mbrëmje në ABC News, deputeti socialist tha se kjo është tendencë e të djathtëve për të gjetur armiq të jashtëm, kurse PS e ka në genetikë për të gjetur armiq të brendshëm.

“Këto janë janë ca invencione artificiale të grupimeve për të gjetur armiq, edhe në PS ka pasur reminishencë për të gjetur armik të brendshëm, në variantin e së djathës gjejnë armik të jashtëm.

Ne socialistët gjejmë armiq të brendshëm, është në genetikën tonë, kur s’kemi armiq të fortë përballë gjejmë brenda”.

Sipas tij nuk ka asnjë iniciativë të Soros për të kapur drejtësinë, pasi Shqipëria është i vendi vend që monitorohet nga SHBA dhe BE.

“Iinfluenca e Soros është invencion. Po e keni pyetur veten pse Soros do të ndikojë në Shqipëri. E kapin me idenë që të asciohen më idenë e Trump, nuk janë teori konspirative. Nuk ka asnjë iniciativë të Soros për të kapur drejtësinë. Ne jemi vendi i parë që kemi futur SHBA e BE në monitorim të drejtësisë. Si e kap Soros?”.

Por i pyetur nëse ka pakënaqësi brenda PS-së, kur flet për armiqtë e brendshëm, Ahmetaj i përjashton në mënyrë kategorike dhe thotë se trupa e PS është e shëndetëshme dhe ngelet partia më e iluminuar. /abancews.al

425A4697.jpg
ent ela15:54 | 24/12/2018

Opozita ka zgjeruar sot rrethin e akuzave lidhur me skandalin sipas saj të zhvendosjes së gjurmës së Unazës së madhe për të mos cënuar një kompleks rezidencial të Edmond Begos. PD bëri të ditur se edhe Ministri i Financave Arben Ahmetaj kishte dijeni për privatizimin e ish-serave nga Bego.

Denoncimin e projektit të Unazës së Madhe Partia Demokratike e vijoi përmes dokumentave publike.

“Arben Ahmetaj, mashtroi qytetarët, kur tha se ministria e drejtuar prej tij nuk ka patur asnjë lidhje me Edmond Begon gjatë procesit të privatizimit të zonës”.

Janë katër transaksione të firmës në pronësi të Edmond Begos, Inerte Ekspres depozituar në llogarinë e Ministrisë së Financave nga muaji nëntor 2015 në mars të 2016-ës, për të cilat demokratët publikojnë faturat bankare, ku figurojnë 1.5 milionë euro pas të cilave sipas selisë blu Minsitria e Financave ka lidhur kontratën për privatizimin e rreth 31 mijë metrave katrorë tek ish-Serat.

“Ndryshe nga sa mashtron Arben Ahmetaj, dokumentat zyrtare provojnë se shitja është kryer për llogari të mikut trafikant droge të Taulant Ballës”. 

Por Ahmetaj nuk është i vetmi.

“Erion Veliaj mashtroi, kur deklaroi se projekti nuk ekziston dhe se nuk ka leje ndërtimi për të. Ne kemi paraqitur dokumentat zyrtarë se projekti 60 milionë euro i trafikantit ndërkombëtar të drogës e ka kaluar fazën e parë të miratimit për leje ndërtimi. Tani leja është vetëm një formalitet”.

Jo vetëm kaq, por kreu i bashkisë Erion Veliaj dhe ai i qeverisë Edi Rama janë përgjegjës për ndryshimin e planit urbanistik të Tiranës për të shpëtuar pronën dhe  njëkohësisht kontratën që Edmond Bego kishte lidhur për ndërtimin e kompleksit rezidencial me vlerë 60 milionë euro, theksojnë demokratët.

“Me firmën e Erion Veliajt dhe të Edi Ramës, Plani ndryshoi dhe Lumi Lanë u zhvendos duke mos prekur asnjë centimëtr nga toka ku do të ndërtojë trafikanti i drogës, miku i Taulant Ballës”.

Është ky projekt ai që bën bashkë kreun e qeverisë, atë të bashkisë Tiranë dhe shefin e dikasterit të Ekonomisë dhe Financave sipas demokratëve, në privatizimin e tokës, dhënien e lejes për ndërtim të kompleksit, si dhe ndryshimin e projektit të lumit të Lanës për të shpëtuar këtë investim të ish trafikantit të drogës Edmond Bego. /abcnews.al

AHMETAJ-PER-BUXHETIN.mpg_snapshot_00.22-1280x720.jpg
ent ela08:59 | 04/12/2018

Ministri i Financave Arben Ahmetaj hedh poshtë akuzat e opozitës për buxhetin dhe paketën fiskale 2019. Sipas tij, shumë tregues i japin këtij buxheti një fytyrë sociale.

Akuzave të Lulzim Bashës se qeveria ka hartuar një buxhet që grabit shqiptarët dhe pasuron oligarkët, ministri i Financave iu përgjigj me shifra teksa bëri një krahasim mes skemës që aplikon qeveria për tatimin e pagave dhe asaj që propozon opozita.

“Është materializuar paguan me shumë kush fiton më shumë. Me taksën 9% duan t’u ngarkojnë shqiptarëve 75 milionë dollarë që do t’ua hiqnin oligarkeve, filozofia jonë kush fiton më shumëe paguan më shumë”.

Pas renditi sektorët ku vitin e ardhshëm do të ketë rritje të pagave, Ahmetaj njoftoi  rritjen e pragut për pagën minimale nga 24 mijë në 26 mijë lekë dhe masa te tjera  që sipas tij i japin këtij buxheti një fytyrë sociale.

“5 mijë lekë për pensionistet, rimbursim për barnat”.

Si ndërhyrje kurajoze në paketën fiskale me efekt të drejtëpërdrejt në ekonominë e venmdit ministri i Financave përmendi zerimin e TVSH-së për inputet bujqësore.

“Bujqësia sot nuk paguan me asnjë taksë, TVSH zero për nënkotraktorët e fasoneve”.

I pyetur për taksën e qarkullimit Ahmetaj e bëri të qartë se ajo nuk do të preket. Kreu i Financave u ktheu përgjigje edhe akuzave për investimet sipas formulës së Partneritetit Publik Privat.

“Çfarë do bëjmë me PPP? Do bëjmë Rrugën e Arbrit. Ne bëjmë PPP në favor të konektivitetit”.

Ahmetaj tha se investimet publike në buxhetin e 2019 janë mbi 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto duke përmendur si vepra të rëndësishme rrugën Kardhiq-Delvinë, linjën hekurudhore Tiranë –Durrës apo zgjerimin e Unazës së Madhe. /abcnews.al

selia-e-ps.jpg
ent ela10:52 | 03/12/2018

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur para nisjes së seancës plenare.  Buxheti për vitin 2019 dhe ndryshimet në paketën fiskale janë bërë objekt debati midis deputetëve socialistë. Kryetari i komisionit të ekonomisë Erjon Braçe ka kërkuar të mos votohet neni që taton pagat deri në 40 mijë lekë. Por ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj ka këmbëngulur që ndryshimet e propozuara prej tij të miratohen në seancën e sotme plenare.

Ky debat ka nisur më herët, gjatë shqyrtimit të projekt buxhetit në komisionin parlamentar të ekonomisë. Të dy deputetët socialistë nuk janë tërhequr nga qëndrimet e tyre. Vendimi do të merret sot nga mazhoranca në parlament./abcnews.al

 

FMN-AHMETAJ-SEJKO-1280x720.jpg
ent ela21:27 | 20/11/2018

Në mbyllje të misionit dyjavor në Shqipëri, Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkon që qeveria të ketë kudjes me kontratat partneritet public- privat pasi mund të krijojnë vështirësi financiare në buxhet. Po ashtu FMN sugjeroi të shpejtohet me uljen e borxhit publik dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura.

Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkon qeverisë që të bëjë kujdes me risqet që mund të implikojnë buxhetin, duke vëne theksin te projektet në partneritet publik-privat.  Për shefin e misionit të fondit në Shqipëri, shumë vende që kanë përdorur praktika të ngjashme janë gjendur në vështirësi për të paguar faturat ndaj kompanive që janë angazhuar. Jan Kkes Martijn ishte i drejtpërdrejtë kur kërkoi procedura konkurruese dhe zhdukje të ofertave të pakërkuara.

“Në shumë vende projektet PPP kanë çuar në probleme fiannciare nga garancitë e vëna. Prandaj qeveria duhet të jetë shumë e kujdesshme nëse buxheti është i ekspozuar ndaj risqeve.”

Fondi sheh po ashtu risqe edhe në krijimin e detyrimeve të prapambetura, të cilat duhet të shlyhen, pasi kanë shkuar në 0.6 % të prodhimit kombëtar.

“Ne do të rekomandonim një përshpejtim të uljes së borxhit më të madh se është i programuar. Për të arritur nivelin e e programuar 60% të borxhit publik do të nevojiten korrigjime të tjera fiskale. Mosarritja e këtij objektivi do të cënonte besimin e tregjeve financiare.”

Por kësaj çështje, ministri Ahmetaj i parapriu në fjalën e tij hapëse për konferencën.

“Nuk kemi divergjenca me FMN por diskutime për skenarë të ndryshëm dhe si do të përballohen këto skenarë.Shumë shpejt do të ndajmë strategjinë e re që përfshin dhe zhdukjen e detyrimeve të prapambetura në 2019 që janë në TVSH dhe pushtetit lokal.”

Njësoj si FMN, që e sheh të ardhmen e ekonomisë dhe zbatimin e reformave e të shtetit ligjor si një rrugë që të hap derën në Bashkimin Europian, edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë ndan të njëjtin mendim, por për të gjithë spektrin politik.

“Çelja e negociatave me BE duhet parë si element parësor. I gjithë spektri politik të ketë në vëmendje integrimin në Bashkimin Europian.”

Por FMN la disa porosi edhe për bankën: zvogëlim të kredive të këqija, rritjen e mbikëqyrjes në tregun bankar, tashmë që një pjesë e bankave nuk janë në pronësi nga Bashkimi Europian, ndërprerje të ndërhyrjeve në kursin e këmbimit dhe vijimin e luftës kundër pastrimit të parave të pista./abcnews.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KRONIKE-AHMETAJ-BUSHATI-PER-JORIDEN-PPP-1280x720.jpg
ent ela13:53 | 15/11/2018

Edhe pse buxheti 2019 nuk ishte pjesë e parashikuar e diskutimeve në parlament, ministri Ahmetaj edhe deputeti Ervin Bushati, kohën e rezervuar për diskutim të rendit të ditës, e shfrytëzuan për t’i dhënë një përgjigje demokratëve që përmes Jorida Tabakut vetëm një ditë më parë denoncuan skemën e partenriteti publik privat në kuadër të diskutimit të buxhetit 2019.

Deklarata e një dite më parë e nënkryetares së Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku e cila denoncoi buxhetin 2019 dhe koncesionet e partneritetit publik privat si në favor të oligarkëve, solli jo një, por dy reagime nga foltorja e parlamentit.

Bushati: Është e papërgjegjshe mënyra se si opozita del e mban deklarata,

Ahmetaj: Është çështja e projekteve PPP

Bushati: Opozita nuk ka qënë e pranishme. Jep opinione për ligje që as nuk i ka lexuar.

Ahmetaj: Ju referua një shifre për koncesionet e PPP tha është mbi 2 miliardë euro dhe këto rëndojnë mbi qytetarët, tani unë po i marr një për një.

Përgjigjen Ministri i Ekonomisë dhe Financave e artikuloi në formë pyetjesh.

Ahmetaj: Çfarë keni me dibranët që nuk doni t’i bëhet Rruga? Çfarë keni me kuksianët, me shkodranët që nuk doni t’u bëhet Rruga? Kë urreni? Shkodrën që nuk ju dha 7 vota? Lezhën që nuk ju dha 5 vota. Nuk i meritonit. Çfarë keni me të sëmurët e dializës që doni t’i bëni të vuajnë përtej vuajtjes që kanë. Çfarë keni ju të opozitës?.

Kur populizmi u davarit, Ahmetaj iu referua problemit të denoncuar nga demokratët.

“Keni probleme të procedurës dhe kostos, aty i keni letrat, do shihen sot, nesër dhe ndër vite. Një procedurë totalisht transparente. Rruga e Arbrit është PPP, do bëhet, me paratë e buxhetit do bëhej pas 20 viteve”.

Konçesionet e Partneritetit Publik-Privat janë investime publike në favor të qytetarëve, pa shpenzuar asnjë lek nga buxheti i shtetit, thekson Ahmetaj.

“Po do ta paguajë buxheti për 13 vjet, patjetër”.

Për një gjë bien dakort mazhorancë – opozitë, dokumentat e procedurave transparente sipas rilindjes, korruptive sipas demokratëve, janë aty dhe mund të kontrollohen ndër vite. /abcnews.al

 

 

 

AHMETAJ-BORXHI-PUBLIK-2018-1280x720.jpg
ent ela16:25 | 14/11/2018

Ministri Ahmetaj ka vijuar raportimin në Komisionin e Ekonomisë ku po shqyrtohet buxheti për vitin e ardhshëm, me parashikimet për borxhin publik dhe defiçitin buxhetor të 2019-ës. Borxhi publik do të vijojë uljen si parashikohet në ligj, duke u shoqëruar me vijimin e investimeve sipas Ministrit të Financave.

Parashikimet për borxhin publik dhe defiçitin buxhetor për vitin 2019, janë më optimalet historike sipas deklaratave të ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, i cili gjatë raportimit në kuadër të buxhetit të vitit të ardhshëm në komisionin e ekonomisë theksoi synimin e uljes së borxhit me 2 pikë % për vitin e ardhshëm dhe arritjen e shifrës 60% të PBB në fundin e mandatit në 2021-shin nga 69.1% që shënon sot.

“Një nga prioritetet kryesore të buxhetit të ardhshëm janë investimet publike, ndërkohë që reduktojmë borxhin me 2 pikë % njëkohësisht programojmë investime publike në nivelin 5% të PBB”.

5% i të ardhurave buxhetore është edhe tavani i vlerës së pagesave koncesionare për kontratat e partneritetit publik privat sipas ligjit, shifra e të cilave sot nuk llogaritet si pjesë e borxhit publik. I pyetur sa do të shkonte niveli i borxhit nëse pagesat ndaj PPP-ve do të përfshiheshin në të, Ahmetaj preferoi të mos jepte një shifër, por të referojë standartin europian dhe bindjen personale.

“Për PPP ato janë detyrime vjetore dhe janë të kontabilizuara si të tilla kjo është arsyeja pse kemi vendosur që pagesat e PPP nuk kalojnë 5% të totalit të të ardhurave tatimore të vitit paraardhës”. Stoku i detyrimeve të prapambetura është rreth 2.4 miliardë”.

Një krahasim të mandatit të parë të Rilindjes, ministri Ahmetaj e bëri me dy mandate të demokratëve.

“Në çdo vit të periudhës 2006 – 2013 nga 100 lekë borxh janë investuar 118 lekë ndërsa 2014-2017 nga 100 eke borxh janë investuar 195 lekë”.

Pas kësaj këshille që i dha mediave, Ahmetaj, synimit për arritjen e shifrës 65.5% të PBB për boxhin publik të 2017-ës, të shtyrë për vitin 2019, ia faturoi uljes së taksave, si dhe zerimit e përjashtimit të qytetarëve, apo sipërmarrjes nga tatimet, të gërshetuar me nevojën për investime. /abcnews.al

AHMETAJ-PER-SHPENZIMET-E-BUXHETIT-1280x720.jpg
ent ela13:42 | 13/11/2018

Infrastruktura, arsimi, shëndetësia, arsimi e bujqësia janë sektorët që do të marrin më shumë para nga buxheti i shtetit për vitin 2019. Përzgjedhja nuk është kuturu sipas Ministrit të Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj i cili para komisionit të ekonomisë deklaroi se pritshmëritë janë për rritje ekonomike dhe numër më të madh të të punësuarve. Dhe ky buxhet shënon rekord me shumën e vënë në dispozicion.

Kjo do të thotë se është 5,9 përqind më shumë se shpezmet buxhetore të vitit 2018 sqaroi ministri Ahmetaj. Rekord duket edhe shifra që do të përdoret për mirëmbajtjen e rrugëve.

“Në bashkëpunim me projektin e BB për mirëmbajtjen e rrugëve do të ofrojmë mbështetje financiare për këtë sektor si asnjë herë më parë që kap shifrën e gati 4.4 miliardë lekëve”.

Viti 2019 do të rrisë edhe pagat. Në arsim e shëndetësi deri në masën 7 përqind, në Ministrinë e Mbrojtjes nga 10 deri në 19 përqind dhe diplomatëve në 20 përqind.

“Shpenzimet totale për pagat në Administratën Publike janë planifikuar  në masën 80.6 miliardë lekë ose 4.6% e PBB”.

Falë performancës në rritje të shërbimit në arsimin parashkollor, fondet për pagat e edukatoreve do të rriten me 9.1% në raport me 2018 dhe ndarja e fondeve për çdo bashki, shpjegon ministri Ahmetaj do bëhet me një formulë që mbështetet kryesisht në numrin e nxënësve përfitues. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono