Ahmataj

Ahmataj-Julian.png
Veronik Istrefaj20:19 | 08/11/2019

Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj, foli pas ndeshjes 0-0 ndaj Vllaznisë. Në fjalën e tij, tekniku bardheblu analizoi sfidën, momentin që po kalon Tirana dhe disa probleme në organizimin e lojës. Në fjalën e tij për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, Ahmataj tha:

NDESHJA – “Është e vërtetë që në momente të caktuar, skuadra nuk funksionoi. E ndjejnë presionin e rezultatit dhe kjo e nxjerr skuadrën nga ato që ne kemi punuar. Po e vuajmë në ndeshjet brenda. Edhe pse nuk kishim tifozë, kishin presion. Presioni do të rritet edhe më shumë kur të kemi tifozë. Duhet të punojmë për këtë gjë, në të kundërt, po mundohemi kot. Kam unë detyrën të rregulloj këtë gjë, që t’i bëj lojtarët që të japin atë që duhet”.

OBJEKTIVAT – “Tirana ka të njëjta pretendime. Edhe në fazën e parë, u mblodhën 15 pikë. Në këtë fazë, në 3 ndeshje janë mbledhur 5 pikë. Duhet të marrim sa më shumë tre pikësha dhe të ndërtojmë lojën më mirë. Nuk kemi pësuar gola, kemi pësuar vetëm një gol në tre ndeshje, edhe ai me devijim. Kjo gjë është pozitive”.

ZËVENDËSIMET – “Është e vërtetë që ne duhet të rregullonim diçka. Është një dilemë që e kisha unë, pasi lojtarët kanë luajtur dy ndeshje radhazi dhe kanë ngarkesë fizike dhe psikologjike. Këtë ndeshje, patëm vështirësi në organizimin e lojës. Çelhakës nuk i vendos asnjë përgjegjësi, pasi unë duhet ta kisha parashikuar. Ne u kthyem me tre mbrojtës dhe Ismajgeci doli jashtë, pasi donim tre qendërmbrojtës. Osmani është i shpejtë, Imami është shumë pozicional. Ekuilibrin duhet ta kishim rregulluar më përpara, por në kaq pak ditë, është e vështirë. E kam aktivizuar Dokën në krahun e majtë për t’u futur brenda në qendër dhe të shërbente për sulmuesit”.

QARKULLIMI – “Kishim problem qarkullimin e topit. Duhet të spostoheshim në zona ku krijonim superioritet numerik. Lojtarët kishin shumë pak ditë për të krijuar atë që ne kërkojmë. Duhet më shumë punë që të rregullojmë këtë problem.

GODITJET STANDARTE – “Në këto ditë që ka pasur shi, goditjet standarte kanë qenë të pamundura për t’u stërvitur. Ne i kemi përdorur vetëm duke i parë nëpër video, por është shumë e vështirë që të praktikohet në fushë. Shiu nuk na ka lejuar të përgatisim goditjet standarte. Shiu ka qenë i vazhdueshëm dhe e kemi pasur të vështirë, pasi nuk duam të ftohim lojtarët”, përfundoi Ahmataj./abcnews.al

starova-1-1280x612.jpg
Veronik Istrefaj23:17 | 28/10/2019

Starova, i ftuar në emisionin “Pressing”, ka analizuar dhe ekipin e Tiranës. Për situatën te bardheblutë, trajneri tha:

TIRANA – “Ka filluar epoka Ahmataj. Ai tregoi aftësitë e tij kundër Luftëtarit. Ka dhe muajin janar përpara, mund të bëjë merkato të mirë. Tirana është një superfuqi në shënimin e golave, madje u përforcuan sërish me blerje të reja.

Kishte mundësinë të bënte dhe më mirë, por fakti është se Tirana ka probleme në mbrojtje. Gjithsesi, difektet në mbrojtje janë më të lehta për t’u rikuperuar se problemet në sulm. Mundësitë janë për t’u rregulluar në prapavijë. Mund të fillojnë që tani të mendojnë për merkaton.

Tirana është një pikë mbrapa dhe i ka të gjitha mundësitë të dalë kampion. Ka një sulm potencial, janë shumë gola që ka shënuar. Kjo është situata te Tirana.

Hoxhallari në qendër? Ishte një tentativë për të rregulluar problemet në qendër të mbrojtjes. Është bërë kjo lëvizje dhe vjet, por Hoxhallari gaboi disa herë. Kështu që, sa i përket të rinjve, i riu duhet ta kapë vendin vetë (referuar Çelhakës dhe Ismajgecit)./abcnews.al

Osmani-1.jpg
Veronik Istrefaj23:19 | 15/10/2019

Tefik Osmani është një ndër futbollistët më të njohur në Shqipëri, jo vetëm për atë që ka fituar brenda fushës së lojës, por dhe për personalitetin e tij në rrjetet sociale. Mbrojtësi i Tiranës është bërë sërish personazh sot, pasi ka postuar një foto në Instagramin e tij zyrtar, ku shihen Rezart Dabulla, Devi Muka, Julian Ahmataj dhe Bledar Devolli.

“Luajmë me skemën 3-1-1, portën e lëmë bosh”, shkroi Osmani mbi foto, duke ‘ndërtuar’ kështu ekipin e tij ideal. Osmani, Dabulla dhe Ahmataj në mbrojtje e më përpara Devolli me Mukën. Në foto, shihet se Osmani dhe katër ish-futbollistët janë në shoqërinë e alkoolit dhe purove./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono