Agron Tufa

PROVOKACIJA-30-PRILL-MONOLOGU-AGRON-TUFA-PJESA-1.mpg_snapshot_25.54-1280x720.jpg
ent ela21:07 | 30/04/2019

Duke iu referuar fakteve dhe dokumenteve, Tufa thekson se edhe lufta antifashiste si koncept dhe realitet duhet të zgjerohet dhe të mos mbahet peng i Partisë Komuniste.

“Edhe lufta antifashiste si koncept dhe realitet duhet të zgjerohet të mos mbahet peng i Partisë Komuniste, ka pas dhe të rënë dhe është e padrejtë që t’i përjashtosh këta.

Jam sulmuar fashist, ballist. Gjyshi im ka qenë partizan deri në ‘45 deri në Vashigrad, unë pra në këtë rast jam kolaboracionisti. Im gjysh ka qenë partizan po edhe po të kishte qenë ballist e legalist do isha kaq krenar, por ja mjafton që të ketë luftuar okupatorin, unë kështu e shoh nga viti 2019 kur po bisedojmë.

Ndjenja patriotike nuk është një gjë e re. Është e çdo populli për të luftuar pushtuesin dhe unë besoj se ato 70 mijë partizanë nga kjo ndjenjë kanë dalë të luftojnë okupatorin. Frytet e kësaj lufte dihen”.

Ndërsa përmend disa nga krimet, ai shprehet se brenda luftës çlirimtare kishte edhe përplasje civile që përgatiti terrenin e sundimit.

“Po si të bëjmë? të mbyllim sytë përballë këtyre krimeve, është djegia e shtëpive, konfiskimi i produkteve, ushqimeve që sipas ligjit të luftës janë të dënueshëm dhe hyjnë te kategoria e krimeve prandaj ishte e detyrueshme të lexohej libri”.

Nano: Luftë çlirimtare apo civile?

Tufa: Ishte çlirimtare, por kishte edhe përplasje civile. Pas prishjes së marrëveshjes së Mukjes vendosen përpjekjet e konfrontimit civil, ndeshja me Ballin, Legalitetin për të përgatitur terrenin e sundimit”.

Tufa përjashton bashkëpunimin e Mit’hat Frashërit me pushtuesit pasi nuk ka asnjë fakt, apo dokument bindës për këtë.

“Mit’hat Frashëri nuk ka bahskëpunuar me ushtritë pushtuese dhe nuk më ka bindur asnjëherë. Ku ta gjeja unë të kishte dokument dhe fakte bindëse”.

Ai foli gjithashtu edhe për masakrën e Tivarit për të cilën sipas tij janë përgjegjës Ramiz Alia, Gafurr Çuçi dhe Rrahman Parllaku.

“Janë kabllogramet e luftës, terreni në Kosovë, tre persona  përgjegjës, Ramiz Alia, Gafurr Cuci, Rrahman Parllaku atyre u dorëzohen dhe nga tërë informacioni ata shkojnë të dorëzohen të vëllezërit e tyre shqiptarë. I çohet kabllogram Enver Hoxhës kontingjenti prej 1500 ushtarësh t’i dorëzohet brigadës së 52 serbe që është brigadë ekzekutimi. Kabllogramet janë të sakta. Në këtë rast ç’na mbetet ne të diskutojmë”. /abcnews.al

PROVOKACIJA-30-PRILL-MONOLOGU-AGRON-TUFA-PJESA-1.mpg_snapshot_14.47-1280x720.jpg
ent ela20:58 | 30/04/2019

Drejtori i Institutit të krimeve të Komunizmit Agron Tufa ka sqaruar në studion e Provokacijas se i është drejtuar studios ligjore për të gjitha fyerjet, ofendimet, shpifjet dhe kërcënimet kundrejt grupit të PS dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Nano: Polemika, ti ke berë dhe padi?

Tufa: I jam drejtuar studios ligjore për të më përfaqësuar për fyerjet dhe ofendimet, shpifjet, kërcënimet dhe fryma  e linçimit publik.

Nano: Polemika erdhi nga të dy anët.

Tufa: “Historian enverist nuk është fyerje, reagimi im është gjithnjë mbrojtës. Unë nuk kam sulmuar asnjëherë edhe këtë herë u sulmova nga salla e parlamentit dhe 26 herë shpërpjestimi ishte i llahtarshëm dhe mua për t’u dhënë përgjigje atyre mu desh të mos merresha me asgjë dhe t’u jepja përgjigje gjithë asaj trasheje të kuqe, e rubrika me letra të popullit. Unë një kriminel gjakatar i burgjeve të komunizmit dhe i lejon një faqësh, dy dhe lodheshin e fusnin  intermexo Edmond Cajën dhe kjo mu duke e pamerituar se gjithçka ishte gënjeshtër dhe kjo është yshtje popullore. Pra kemi një psikozë masive ndaj një personi, i cili nuk është anatër i asnjë partie, sheh punën e vet me përdisshmëri të ngarkuar. Unë nuk i kam fyer, por kur shoh që sulen me shpifje  shumë të ulëta më nxitin duke i dhënë dokumentin kresë”.

Tufa theksoi se sot është dërguar ankesa te komisionieri i diskriminimit kundrejt grupit të PS dhe Kuvendit të Shqipërisë për mbrojtje dhe respektim standardi.

“Unë tani kam një përfaqësim ligjor jam qetësuar dhe sot sa është dërguar ankesa te komisionieri i diskriminimit kundrejt grupit të PS dhe Kuvendit të Shqipërisë dhe kam kërkuar mbrojtje dhe të zbatohet me përpikmëri standardi meqë po na kërkojnë standardet e duhura për në BE, të na garantojnë një farë standardi. E kërkova dhe nuk ma ofruan. por gjithsesi”.

Sipas tij dy tumoret që ka Shqipëria st janë enveristët dhe ish oficerët e sigurimit të shtetit.

“E kam fjalën për segmentin enverist që s’ka lidhje me socialistët. Unë përdor vetëm termin enverist për ata që janë të pandryshueshëm. Enveristët kërcënojnë demkracinë, bëjnë trysni dhe parlamentit dhe kryeministri po e ha presionin e tyre dhe s’kanë asgjë të përbashkët me anëtarët e partisë. Dy tumoret e shqipërisë sot: enveristët 1 dhe ish-oficerët e siguimit të shtetit të montuar në mënyrë të dendur”. /abcnews.al

 

PROVOKACIJA-30-PRILL-MONOLOGU-AGRON-TUFA-PJESA-1.mpg_snapshot_06.52-1280x720.jpg
ent ela20:42 | 30/04/2019

“Mua më kanë shpallur me vdekje, gjyqi popullor është bërë mungon vetëm ekzekutimi. I doli tim biri një prind. Ka qenë një numër i gazetës “Dita” me uniformën fashiste time dhe i doli dikush djalit tim dhe i thoshte: E pe tët atë fashist”.

I ftuar në studion e Provokacijas në ABC News drejtori i Institutit të Krimeve të Komunizimit Agron Tufa ka shpjeguar atë që fshihet pas debatit publik dhe sulmet e akuzat ndaj tij.

“A kërkohet respektimi i standardeve evropiane në çdo gjë që bëjmë do zbatojmë atë ligj. Është bërë propagandë shkatërrimtare lidhur me të drejtat që na jep ligji me Institutin e studimeve për Krimet e komunizmit. Thuhet dhe kjo është e gënjeshtërt, që Instituti e ka që nga 1945. Krimet e komunizmit quhet periudha nga 1944-1990, si dhe periudha para 28 nëntorit deri në themelimin e Partisë Komuniste. Ne jemi marrë 90% me krimet  e kominizmit gjatë diktaturës dhe kemi bërë studime për publikun në maksimum dhe nuk jemi përqëndruar në emra dhe 1% jemi marrë me luftën”.

Tufa sqaron se debati bëhet për 265 emrat e librit studimor të Çelo Hoxhës, për të cilin ai sulmohet për shkak se drejton Institutin.

“Kemi një libër 350 faqe, studimor dhe origjinal i Çelo Hoxhës. 265 emra na faturohen. Ne që i quajmë kriminelë, nuk është është kështu. Janë përgjegjës për krimet e kryera në Shqipëri e Kosovë.

Libri i Çelo Hoxhës dhe sulmohet Agron Tufa se ai është përgjegjës, se ai është drejtor dhe pjesa dërrmuese është që kanë qenë të pranishëm në skenën e krimit dhe partizanë të rangjeve të larta nuk e kanë denoncuar asnjëherë.

Psh kur dënohet Kadri Hazbiu dalin 30 dëshmitarë për krimet e luftës të Kadri Hazbiut, pra ata i dinin dhe i thanë 30 vite më pas dhe shumica dërmuese i kemi pajisur me dokument origjinal”.

Për Tufën të gjitha këto sulme në media dhe Parlament janë një abuzim dhe yshtje e një segmenti fanatik popullor.

“Agron Tufa i ka quajtur kriminelë-ky është abuzimi i parë se një libër shkencor mund të hidhet poshtë nga një studim tjetër shkencor, por ti nuk e hedh dot në opinion. Gjërat janë të qarta dhe mund të ketë interpretime. Vetëm një specialist mund ta hedhë librin poshtë, por gjyqe masive popullore.

Ti po ysht një popull ose një segment të fanatizmit popullor dhe pasojat a i merr parasysh se ti po gënjen mashtron, po shfaq një situatë që nuk ka lidhje. Unë mbaj përgjegjësi për çdo akt që bëj, por jo të shfaqësh atë që nuk është e vërtetë. 26 ditë pa ndërprerje gazeta hapej me sulm ndaj një personi”. /abcnews.al

 

tarifa.jpg
G. P.20:50 | 26/04/2019

Profesori i njohur, Fatos Tarifa, i ftuar në emisionin “Provokacija” i është përgjigjur drejtorit të Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa. Ky i fundit para pak ditësh hodhi padi mbi të dhe mbi disa intelektualë të tjerë për fyerje për shkak të detyrës.

Ish-ambasadori Tarifa tha se i konsideron gjërat që ka thënë si angazhim për të kryer detyrën e tij si intelektual. Tarifa e konsideron të drejtë e tij që të kritikojë diçka që ka pikëpamje të gabuar.

“Unë i përgjigjem dhe i përgjigjem kudo që të jem që nëse ai e quan këtë fyerje për shkak të detyrës zyrtare që ai ka, unë e quaj një angazhim për të kryer detyrën time intelektuale. Kjo është detyra ime, të kritikoj atë që shoh që shpreh një pikëpamje të gabuar, për të informuar opinionin publik dhe për të sjellë një pikëpamje tjetër. Nuk i trembem asnjë polemike, asnjë debati, asnjë akuze pse bëj detyrën time si intelektual”, tha Tarifa./abcnews.al

tufa.jpg
G. P.17:15 | 21/02/2019

Instituti i Studimeve të Krimeve të Komunizmit boton kolanën prej 11 veprash me memuarët, kujtime dhe dëshmi mbi të shkuaën komuniste. Drejtori Agron Tufa thotë se kësaj here me mjaft rëndësi është edhe albumi i retushimit, ku shuheshin fotot e protagonistëve dhe vendosej gjithnjë si kryepersonazh Enver Hoxha. 

Instituti i Krimeve të Komunizmit promovi kolanën prej 11 veprash. Drejtori i i këtij institucioni, Agron Tufa, thotë se kësaj herë dominojnë rrëfimet e dëshmitarëve okularë të rrëfyera në vetë të parë.

Me mjaft interes është edhe botimi i një albumi fotografie, ku dëshmohet qartë retushimi i personazheve dhe mbivendosja e personave të tjerë, të cilët nuk kanë patur rëndësi në momente kyçe të historisë, kjo sipas Tufës vihet re që në periudhën e luftës dhe më tepër me instalimin e pushtetit komunist në Shqipëri.

Rrëfimi i së shkuarës përmes këtyre librave është njëra anë, ndërsa shpërndarja e këtyre librave në Shqipëri është shumë i rëndësishëm për t’u bërë e njohur kjo periudhë e historisë tek brezat. Tufa thotë se libri shpërndahet anekënd vendit.

Instituti i Krimeve të Komunizmit për botimin e kolanës vjetore ka një buxhet prej 3 milionë lekësh./abcnews.al

KUJTIMET-E-KOLEC-TOPALLIT.mpg_snapshot_05.49-1280x720.jpg
ent ela15:52 | 28/12/2018

Në fund të jetës gjuhëtari i njohur Kolec Topalli shkroi kujtimet e tij që tashmë janë përmbledhur në librin “Një jetë me brenga”. Kjo vepër pasqyron jetën e gjuhëtarit të njohur që në fëmijëri plot vuajtje në kampe të përqendrimit duke e përvijuar deri në arritjet më të mëdha që ai pati në shkencën e gjuhësisë.

Insituti i krimeve të komunizmit botoi kujtimet gjuhëtarit të njohur Kolec Topalli, disa muaj pas ndarjes së tij nga jeta dhe në 80 vjetorin e tij të lindjes. Drejtori i këtij institucioni Agron Tufa, ka qenë një prej nxitësve që Topalli të hidhte në letër kujtimet.

“Profesor Koleci e kishte pak me ngurim shkrimin e kujtimeve të jetës së tij, por duke pas një njohje të trajektores së jetës së tij personale unë gjithmonë jam përpjekur që ti ngjall interesim të përshkrimit të memuareve. Për memuaret çdokush nguron, se u duket sikur me to çdo gjë është vulos psikologjikisht. Pas promovimit të fjalorit etimiologjik të shqipes kemi bërë bisedën e fundit dhe tha tani po dhe arriti. Një kuriozitet që më ka thënë ishte: fill pas mbarimit të rreshtit të fundit, të nesërmen më kishin ngrirë duart dhe nuk mund të shkruaja”.

Në këtë vepër pasqyrohet jeta e tij që në  fëmijëri, ku  familja e tij internohet në kampe të ndryshme të përqëndrimit nga regjimi komunist.

“Kaloi në kampet e njohura me tela me gjemba, Tepelenë, Porto Palermo dhe të tjera. Ka një moment kritik kur janë në Porto Palermo dhe asokohe 9 vjeç duke u endur mes jetës se vdekjes në spitalet e Himarës dhe kur kthehet nga spitali i dalin përpara Bardha Gjokmarkaj dhe vajza të tjera që e marrin në krahë. E bija Xhoana Topalli ka fotografuar në tarracën e kalasë emrat, të gdhendura me gozhdë dhe aty është emri i vëllait të profesorit Ferdinand Topallit”.

Ashtu siç ishte në jetë i buzëqeshur dhe me nota optimizmi edhe në kohë të vështira, këto nota lexohen edhe në faqet e këtij libri edhe pse persekutimi ndaj kësaj familjeje është ç’njerëzor.

“Thelbi i individualitetit të tij ka qenë gjithmonë optimist, ai me përvojën jetësore të hidhur u rrit me vështirësi dhe gjithmonë i ka tejkaluar në moshë të vogël”.

Megjithëse nuk ka mbajtur kurrë ditar libri vjen i shkruar në formë kronologjike.

“Renditje kronologjike e kujtimeve nga fëmijëria  e hidhur deri tek triumfi i ngadaltë, deri te ajo aureolë e ndrithsme që e shoqëron në fushën e gjuhësisë”.

Këto kujtime në pikëpamjen e parë janë një dëshmi për brezat  e rinj për të njohur më shumë nga e kaluara e hidhur komuniste rreth persekutimit të intelektualëve thekson Tufa.

“Është një libër edukativ duke patur parasysh edhe karakterin e dëshmuesit. Është rasti më fatlum se për vetë natyrën e atyre ata janë alergjikë ndaj ekzagjerimit dhe trillimit. Kemi mbi 100 faqe memuaristikë që i provon faktet, i krahason dhe dëshmon atë që është e palëkundshme. Përcjell një të vërtetë të paekzagjeruar te brezat”.

Libri pasqyron punën e një njeriu që punoi në heshtje dhe që arriti ta ndërtojë vetë fatin e tij, ku në fund të jetës arriti të përmblidhte përmes fjalorit etimiologjik punën e tij kërkimore mbi 40 vjeçare. /abcnews.al

PROVOKACIJA-17.04.2018-1280x720.jpg
ent ela08:52 | 18/04/2018

Në episodin e radhës të “Provokacija” nga Mustafa Nano të ftuar ishin:

Agron Tufa, i përfshirë në diskutimin për kampin e Tepelenës dhe qëndrimin e komunizimit. Ai ka folur për torturat ç’njerëzore në këtë kamp.

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, ka folur për protestën e Rrugës së Kombit dhe raportin e institucionit që ajo drejton lidhur me këtë ngjarje.

Klementin Mile, pedagog i UET, i ftuar në emision foli për shkrimin e tij “Pse nuk ka agjitatorë liberalë në qytet?” dhe pikëpamjet e tij liberale.

Enkel Demi i ftuar sërish në emision foli për qëndrimet e tij dhe zhvillimet në vend. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono