Agron Shehaj

agron-shehaj.jpg
nev ila19:41 | 07/12/2019

“Nuk e anuloi qeveria, por denoncimet e opozitës”, kështu shkruan ish-deputeti demokrat, Agron Shehaj, pasi Qeveria ngriu rrugën Milot-Balldren.

Në Facebook, Shehaj shkruan se kontrata për rrugën Milot-Balldren ishte një mashtrim, të cilin PD e ka paralajmëruar që prej më shumë se 6 muajsh.

Sipas ish-deputetit, janë denoncimet e PD dhe distancimi i bankave, nga ajo që ai e quan “skemat mashtruese të korrupsionit”, që anuluan projektin.

Postimi i plotë:

“Mashtrimi i paralajmeruar i Milot-Balldren

Qeveria pranoi nje dite me pare se kompania koncesionare e rruges Milot-Balldrene nuk i plotesoi kushtet e kontrates koncesionare, pasi arriti te siguroje parate per ta ndertuar rrugen.

Ky eshte nje mashtrim qe Partia Demokratike e ka paralajmeruar me shume se 6 muaj me pare, qe kur Ministria e Infrastruktures e dorezoi per miratim ne Kuvend kontraten se bashku me shtojcat financiare.

Qe ne ate kohe denoncuam se Milot-Balldren ishte nje kontratë mashtruese, ku kompania ANK merrte përsipër të paguante 52 milionë euro nga kapitali i saj, kur ne bilanc kishte gjithsej vetëm 4 milionë euro kapital.

Qe ne fillim thame se e gjithe skema financiare e kontrates ishte nje mashtrim i madh, i ngritur per te tentuar nje afere gjigande korrupsioni. Por sot farmiresisht kjo mega afere ka deshtuar. Sepse edhe bankat e pane qarte qe kontrata e koncesionit kishte pasaktesi dhe tregues te falsifikuar financiar.

Kjo eshte arsyeja se pse kontrata korruptive me vlere 360 milione euro u zhbe, per fatin e mire te te gjithe qytetareve shqiptare. Nuk e anulloi qeveria por denoncimet e opozites dhe distancimi i bankave nga skemat mashtruese te korrupsionit”.

Në fakt anulimin e kontratës me ANK për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren e njoftoi Zëvendëskryeministri Erion Braçe në Provokacija i cili tha se ishte një nga kontratat më kontroverse koncesionare të qeverisë së tij.

Sipas Braçes, qeveria e ka bërë të ditur këtë që para një muaji “kur i pa se kompania nuk i përgjigjet dot kontratës”. E ndërsa Ndue Kola, drejtor i kompanisë ANK që ka fituar koncesionin, i tha BIRN, se ishte informuar mbi deklaratën e Braçes vetëm të shtunën në mëngjes,  dhe se ai ishte duke vijuar punën normalisht për zbatimin e kësaj kontrate./abcnews.al

agron-shehaj123.jpg
ad min22:03 | 29/10/2019

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, deklaroi këtë të martë se shqiptarët o ikin nga vendi për shkak se nuk shohin ytë ardhme.

Gjatë një interviste në emisionin “Provokacija”, Shehaj u shpreh se investitorët e huaj me të cilët ai flet, e shohin situatën e ekonomisë shumë keq. Sipas tyre niveli i korrupsionit është shumë i lartë dhe nuk ka asnjë përmirësim.

Shehaj i sheh oligarkët si një organizatë kriminale.

“Unë mendoj se nuk janë biznesmenë. Këta janë organizatë kriminale. Kjo nuk është ekonomia e Shqipërisë. Nuk është se po ikën këta dhe shembet ekonomia. Këta ikin dhe ekonomia përfiton. Në tregtinë e naftës, ti mendon se po iku njëri prej tyre nuk do ketë më naftë në treg? Nuk ka asnjë. Flasim për njerëz që nuk prodhojnë asgjë. Ekonomia është që ti të sjellësh këtë dhe bllokun dhe shuma e të dyjave të jetë më e vogël se vlera që është në treg duke i vënë të dyja bashkë. Kjo është vlera e shtua. Këta nuk prodhojnë asgjë. Pjesa më e madhe punojnë me leje, nga qeveria. Mund të jenë leje ndërtimi, koncesione. Problemi është a ka konkurrencë mes këtyre të dyve. Është një frikë e pavend fakti që obobo këta 5 po 6 oligarkë ikin dhe shuhet ekonomia. Është e kundërta ikin këta dhe përfiton ekonomia”, tha Shehaj.

Sipas ish-deputetit shkatërrimi i oligarkëve do të thotë çlirim i ekonomisë./abcnews.al

agron-shehaj.jpg
ad min21:46 | 29/10/2019

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ishte i ftuar këtë të martë në emisionin “Provokacija”. Ai tregoi se si u fut në politikë. Shehaj tha se hyri në politikë në një moment që kishte artur sukses në biznes.

Shehaj deklaroi se e ka ndjekur vazhdimisht politikën në Itali dhe Shqipëri. Ish-deputeti mendon se politika është e rëndësishme, sepse vendos për fatet e vendit.

“Mua më ka propozuar kryetari, Basha. Më prezantoi dikush. Ishte prezantim jo me qëllime kandidimi. Gjashtë muaj para zgjedhjeve të 2017-s. Mua më pëlqen të mendoj se më ka parë vlerat jo pasuritë. Më tha “Agron Hajde. Pa kushte, pa asgjë. Je totalisht i lirë”.

Jo nuk jam penduar. Politika është një sfidë e jashtëzakonshme. Në momente dukem naiv, ose vendimi mund të ketë qenë naiv kur e kam marrë. Edhe kur e kam hapur biznesin më dukej naive me synimet që kisha dhe me qëllimin që kisha, por mendoj se nuk ka gjë më të bukur se sa të punosh për vendin tënd dhe jo vetëm për vete. Kam një përfitim. Përfitimi i të bërit një punë të mirë”, tregoi Shehaj, sipas të cili politika është shumë e ngjashme me biznesin./abcnews.al

basha-deklata-e-jahstezakonshme-1280x608.jpg
ent ela19:14 | 18/09/2018

Në një deklaratë të jashtëzakonhsme për mediat kreu demokrat Lulzim Basha paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se do të mbajë përgjegjësi me kokën e tij nëse i preket qoftë edhe një fije floku përfaqësuesve të opozitës në Jalë.

“Një fije floku po iu prek çdo deputeti apo përfaqësuesi të opozitës nga banditi yt Fatmir Meta përgjegjësinë do ta mbash ti dhe vetëm ti Edi Rama në kokën tënde”.

Reagimi i kreut demokrat erdhi pas shembjes së banesave të banorëve në Jalë, ku ishin të pranishëm edhe deputetët e opozitës  Meçorapja dhe Agron Shehu, të cilët sipas Bashës iu bashkuan banorëve pasi shpërtheu konflikti. Basha akuzoi kryeinspektorin Fatmir Meta për dhunën e ushtruar ndaj banorëve dhe kërcënimin ndaj deputetit demokrat Shehaj. Ai tha se Partia Demokratike depozitoi kallëzim penal ndaj tij.

Sipas Bashës prania policore në Jalë ka vetëm një qëllim për të grabitur trojet e çmuara të Jalë.

“Prania policore në Jalë ka vetëm një qëllim për të grabitur trojet e çmuara të Jalës. Kjo ishte e dhunshme, akte të rënda si shoqërimi i të miturve. Dëshmitarët kanë dëshmuar se toka do i kalojë Ministrisë së Mbrojtjes për t’u shndërruar në pasuri të miqve të Ramës.

Shembja e banesave është bërë pa paralajmërim, ndërkohë që kompleksi i Xhillarit, mirëbërësit e donatorit të Ramës që ka zaptuar bregdetin e Jalës nuk e preku fare ku operacion.

Deputetë tanë u nisën pasi shëprtheu konflikti. Policia dhe IKV janë sjellë si banditë me banorët e përfaqësuesit tanë

Kryeinspektori Fatmir Meta kërcënoi deputetin e PD Agron Shehaj, ndërsa ai ishte në detyrë duke i kërkuar llogari inspektori”.

Basha solli në vëmendje se Fatmir Meta, ka qenë ish-shefi i Komisariatit të Tropojës periudhën më të errët . Me makinën e tij udhëtoi banda që ekzekutoi Azem Hajdarin.

“Për ata që nuke njohim Fatmiri i Nasibesë është ish- shefi i komisariatit të Tropojës në periudhën më të errët. Me makinën e tij udhëtoi banda që ekzekutoi Azem Hajdarin”.

Kreu demokrat akuzoi kryeministri Rama dhe ministrin Xhafa se e kanë hedhur policinë në sulm për të mbrojtur grabitjen dhe kriminelët, ndërsa vendi nuk ka siguri.

“Rama e Xhafaj e kanë hedhur policinë në sulm për të mbrojtur grabitjen, kriminelët, për të ndarë paratë. Nga Kukësi në Jalë e gjithë  Shqipërinë po ushtrojnë dhunë. Policia është kthyer në bandë pa tru, nuk ka siguri për askënd përveç krimineleve që bëjnë ligjin me bekimin e Edi Ramës”. /abcnews.al

makina-fier1.jpg
ad min08:23 | 15/05/2018

Një makinë brenda të cilës udhëtonin tre vetë përfunoi në kanal orëve të para të mëngjesit. Njëri nga ta humbi jetën në vend, kurse dy të tjerë u dërguan në spital në gjendje të rëndë. Aksidenti rrugor ndodhi në rrugën Fier-Rroskovec në vendin e quajtur “Kthesa e Verbasit”.

Pasi qëndruan gjatë në lokal nate, kthimi për në shtëpi ishte fatal. Makina me të cilën po udhëtonin, përfundoi në kanal.

Njëri nga tre personat në Benz humbi jetën në vend, kurse dy të tjerët janë në gjendje të rendë në spitalin e Fierit.

Aksidenti rrugor ndodhi në vendin e quajtur “Kthesa e Verbasit” në rrugën Fier-Rroskovec.

Viktima është Agron Shehaj, 52 vjeç dhe dy të dëmtuarit janë Marsel Shamataj, 25 vjeç dhe Elton Çobaj, 26 vjeç, të gjithë nga Patosi.

Njëri nga të dëmtuarit thanë mjekët e spitalit të Fierit ka nisur të reagojë pas ndërhyrjeve kirurgjikale, kurse i plagosuri i dyte është më rëndë.

Sipas policise vendore, makina drejtohej nga Elton Çobaj, i cili rezultoi në gjendje të dehur në masën 1.08 mg /l

Ekspertët supozojnë se drejtuesi i dehur ka humbur kontrollin e makinës, e cila ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara.

Megjithatë hetuesit po merren me zbardhjen e rrethanve dhe shkaqeve të ngjarjes së rëndë./abcnews.al

vlcsnap-error349-1280x720.jpg
ad min19:33 | 05/12/2017

Deputetë të Partisë Demokratike, Agron Shehaj dhe Nada Meçorapaj shpërndanë ndihma për banorët e përmbytur në fshatrat Bishan dhe Fitore nga ku edhe bënë apel për ndihmë dhe solidaritet me ta. Deputetët deklarojnë se banorët i kanë informuar se nuk kanë marrë asnjë ndihmë ndërsa ende nuk ka filluar procesi i verifikimit të dëmeve. Agron Shehaj i ka kërkuar qeverisë të ndërhyjë në infrastrukturë që përmbytja të mos përsëritet, ndërsa banorët e prekur ende nuk kanë marrë dëmshpërblimin për përmbytjet e vitit 2015./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono