agron duka

DUKA-PER-AKSIONIN-OPOZITAR-1280x720.jpg
G. P.16:18 | 25/09/2018

Aleati i demokratëve në krye të PAA-së Agron Duka në një intervistë për ABC News ka theksuar se aksioni i opozitës do të përshkallëzohet pas këshillimit të kësaj të fundit me qytetarët. Kjo pritet të ndodhë në takimet që opozita i ka zëvendësuar me ato në sallën e parlamentit, të cilin e bojkotojnë prej nisjes së sesionit të ri.

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, aleat i demokratëve në opozitë, vendimin e ksaj të fundit për të qëndruar jashtë parlamentit e sheh si reagim të nevojshëm ndaj gjendjes emergjente ku vendi ndodhet sipas tij.

Agron Duka: “Ka një lidhje të fortë të mazhorancës me krimin, në këtë gjendje opozita mori këtë masë ekstreme për tu shkëputur dhe denoncuar nga qytetet ku lidhja është më porblematike. Ky lloj mesazhi është dhënë ndaj opozita ka vendosur të vazhdojë jo më denoncime por të shkojë drejt e tek njerëzit, takime në qarqe me qytetarët në mënyrë që të marrim nga ata mendim si të veprojmë në të ardhmen”.

Kjo do të përcaktojë dhe nivelin e përshkallëzimit të këtij aksioni opozitar, thekson Duka i cili kushtin e parë vendosur ndaj mazhorancës, atë të pranimit të Vettingut në politikë, e sheh të vështirë nëse nuk bëhen bashkë ato faktorë që mandatin e parë të opozitës mundësuan ligjin e dekriminalizimit.

“Jam, pak skeptik që mund të arrihet ligji për Vettingun duke qënë se mazhoranca e ka në dorë është e vështirë të bëjnë harakiri, ligji kundër vetes së tyre, do nxjerrin pengesa që ta pengojnë, por nëse do të ketë një bashkim të gjithë forcave, mediatike, intelektuale, ndërkombëtarëve mendoj që mund të arrihet”.

Për Dukën braktisja e mazhorancës për t’iu bashkangjitur opozitës, si ishte rasti i Partisë për Drejtësi integrim dhe Unitet e Shpëtim Idrizit është tregues se ka diçka madhore për të cilën duhet luftuar./abcnews.al

DUKA-DURRES-1280x720.jpg
ent ela22:11 | 18/05/2018

Zhvillimet e fundit politike kanë sjelle konflikte, të cilat mund të na çojnë edhe drejt zgjedhjeve të parakohshme. Deklarata u bë në Durrës nga kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka. Ai iu bëri thirrje simpatizantëve të tij që të marrin pjesë në protestën e opozitës në 26 maj në Tiranë.

Kryetari i Partisë Agrare Ambjentaliste Agron Duka në një takim me simpatizantët në Durrës deklaroi se situata politike në vend është e tensionuar dhe po shoqërohet me konflikte. Ndaj nuk është çudi,- thotë ai që vendi të shkojë edhe në zgjedhje të parakohshme.

“Situata politike është e tensionuar, ju e dini që ka pas gjatë gjithë kohë konflikte me grupe interesi, fillo me rrugën e kombit, vazhdo me problemin e teatrit kombëtar, biznesin e vogël dhe ngjarjet e fundit me ministrin e brendshëm. Nuk është çudi që të ketë edhe zgjedhje të parakohshme. Ne si PAA duhet të përgatitëmi që mund të ketë zgjedhje vendore e parlamentare”.

Duka tha se forca që drejton synon të përfaqësohet me të paktën dy anëtarë në keshillat bashkiak.

“Ne duhet të pretendojmë shumë më tepër se në kohën e Xhuveli, të paktën nga dy përfaqësues për këshillin bashkiak”.

Gjatë takimit kreu i PAA-së i beri thirrje simpatizanteve që t’i bashkohen protestës së opozitës, e cila është paralajmëruar se do të mbahet më datë 26 maj. /abcnews.al

BYRO-POLITIKE-02-MAJ-2018-1280x720.jpg
ent ela08:45 | 03/05/2018

Aleatët e Partisë Demokratike Dashamir Shehi kreu i LZHK, Fatmir Mediu kreu i PR, Agron Duka, kreu  i Agraro-Ambjentaliste dhe Nard Ndoka kreu i demokristianëve, të ftuar në studion e “Byro Politike” nga Juli Xhokaxhi në ABC News kanë folur për aksionin opozitar.

Për Shehin këto dy muaj qeveria duhet të qeverisë dhe jo të sundojë dhe të pastrojë ambjentin kriminal në Shqipëri.

“Ne si opozitë kemi për detyrë që ti’i denoncojmë. Jemi para gjërave të mëdha të Shqipërisë”-thotë ai.

Sipas Mediut dështimi më i madh i drejtësisë është kur politika flet për drejtësinë.

Rama kërkon të jetë kryegjyqtar, kryeprokuror dhe kryeministër. Ramës i duket vetja si autoriteti sublim”.

Agron Duka u shpreh se opozita nuk e ka bërë rolin e saj aq sa duhet, sepse së pari PD duhet të tejkalojë problemet e veta të brendshme.

Ndërsa Nard Ndoka tha se politika shqiptare doli e traumatizuar pas zgjedhjeve. Edhe mazhoranca nuk pati shkëlqimin qeverisës dhe u vërtetua që nuk është votuar nga qytetarët, por falë manovrave, përfshirë dhe marrëveshjen e 18 majit. /abcnews.al

paa.jpg
G. P.17:15 | 28/04/2018

Partia Agrare Ambientaliste ka zhvilluar një takim me strukturat e kësaj force politike në Shkodër. Kreu Agron Duka tha se ka nisur organizimi për zgjedhjet lokale të 2019-s dhe kërkoi angazhim maksimal për rritjen e Partisë Agrare Ambientaliste.

 Nga Shkodra, Partia Agrare Ambientaliste ka nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale të 2019-s, në takim me strukturat e kësaj force politike në këtë qark. Kreu Agron Duka tha se zgjedhjet e fundit nuk dhanë rezultatin e pritshëm pasi ato nuk ishin zgjedhje normale dhe u prodhuan si shkak i një marrëveshje.

Duka u shpreh se PAA është një alternativë ndryshe ndaj atyre që përfaqësojnë partitë tradicionale. Në këtë takim u kërkua angazhim maksimal që në zgjedhjet e ardhshme lokale të rritet rezultati i pjesëmarrjes në këshillat bashkiak. Në fund të takimit u shprëndanë edhe kartat për anëtarët e rinjë të PAA-së./abcnews.al

agron-duka.jpg
G. P.20:32 | 09/04/2018

Kryetari i Partisë Agraro-Ambientaliste, Agron Duka, i ftuar në Mbrëmje në ABC News ka folur rreth situatës së krijuar për shkak të protestës për Rrugën e Kombit.

Sipas Dukës, qeveria ka pasur gabim sepse duhet të konsultohej me qytetarët e zonës.

“Mendoj që kanë gabim që në fillim sepse duhet të konsultoheshin me grupin e interesit, qytetarët e zonës”, tha Duka.

Më tej, ai shtoi se ka dy arsye se pse nuk duhet vënë taksë për Rrugën e Kombit.

“Unë gjykoj dy gjëra që nuk duhet të vësh taksë. E para se është një rrugë specifike, është e të gjithë shqiptarëve dhe e dyta nuk mund të vesh taksë sepse nuk është e mbaruar si autostradë”, tha kryetari i PAA-së./abcnews.al

byroja-28-mars.jpg
G. P.19:00 | 29/03/2018

Në “Byro Politike” u diskutua rreth opozitës dhe aksiomit që pritet të ndërmarrë ajo kundër qeverisë.

Të ftuar; Edmond Spaho, kreu i grupit parlamentar të PD-s; Agron Duka, kreu i Partisë Agraro-Ambientaliste; Arjon Sulo, kryeredaktor i MAPO; Enton Abilekaj, drejtor i Fax News.

Mes të ftuarve u diskutua rreth aksionit politik që pritet të ndërmarrë opozita dhe qasjes së saj të re kundër qeverisë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono