agjencite

SHENGJIN-KOSOVARET-PUSHUES_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_01.03-1280x723.jpg
G. P.15:28 | 30/09/2018

Në Shëngjin numri kryesor i pushuesve përbëhet nga shqiptarët e Kosovës. Por operatorët turistikë parashikojnë një ikje graduale të tyre pas liberalizimit të vizave dhe për këtë arsye po kërkojnë tregje të reja.

Të huajt që vizitojnë Lezhën dhe kryesisht bregdetin e Shëngjinit ishin të shumtë këtë sezon. Por sërish i gjithë sektori i turizmit është i varur nga pushuesit kosovarë. Frika e një largimi gradual të tyre nga kjo zonë turistike ka nxitur operatorët turistikë të mendojnë eksplorimin e tregjeve të reja. Operacionet e tyre kanë nisur. Europa lindore dhe Ballkani janë objektivi i parë, ndaj sipas operatorëve po bashkëpunohet me agjenci vendase dhe të huaja.

Helga Ceni, Menaxhere: “Përveç pushuesve nga Kosova kemi bërë përpjekje për të bashkëpunuar me asgjenci të huaja si në Poloni dhe Rusi.”

Eduart Shtjefni, Menaxher: “Kemi marrë pjesë vazhdimisht nëpër panaire, jemi lidh me agjenci të ndryshme si kombëtare edhe ndërkombëtare. Qëllimi jonë është që të afrojmë sa më shumë grupe të ndryshme turistash.”

Marin Nikolli: “Bëmë një lloj turizmi jo më spontan, por paksa të koordinuar.”

Turizmi duhet të jetë më i koordinuar duke rritur mundësitë e eksplorimit për vizitorët dhe të huajt dhe jo thjesht ujë dhe rërë. Kjo kërkon një promovim më të madh të zonës dhe jo vetëm marketing individual.

Marin Nikolli: “Jo në shkallë të biznesit, duhet të bëhet në shkallë zone e rajoni. Ky mendoj se është çelësi.”

Vetëm gjatë këtij viti, turizmi në Lezhë njohu rritje me 20 % të turistëve të huaj që e frekuentuan zonën, por kjo rritje u dedikohet disa operatorëve turistikë dhe jo një mirë organizimi të këtij sektori./abcnews.al

Gazetar: Gjergj Figuri
Operator: Gac Hila

WhatsApp-Image-2018-09-28-at-09.26.23-1280x960.jpeg
G. P.22:59 | 28/09/2018

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, gjatë punimeve të Konventës së Drejtorëve të Policive Evropiane që u zhvillua në Hagë, Holandë, ka zhvilluar një sërë takimesh bilaterale me delegacione të Policive të vendeve evropiane dhe Policisë amerikane.

Përfaqësuesit e delegacioneve gjatë bisedës me Drejtor Veliun, kanë shprehur vlerësimet për punën e Policisë shqiptare, për bashkëpunimin dhe seriozitetin e treguar gjatë operacioneve të përbashkëta për goditjen e grupeve kriminale, apo në drejtim të shkëmbimit të informacionit për hetimin e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit të organizuar, krimeve ndaj personit, si dhe atë të luftës kundër terrorizmit.

Gjithashtu gjatë takimeve u ra dakort që ky bashkëpunim të thellohet më tej, duke përsosur format dhe metodat për të hetuar dhe zhvilluar operacione të përbashkëta për goditjen e krimit të organizuar.

Përfaqësuesi i delegacionit amerikan Ricardo Colon, falenderoi në mënyrë të veçantë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Z.Veliu për bashkëpunimin shumë të mirë në të gjitha fushat me agjencitë ligj zbatuese të SHBA-së.
Veliu ka siguruar homologët se Policia e Shtetit është e orientuar dhe e fokusuar tek operacioni “Forca e Ligjit“ në veprim për goditjen e grupeve kriminale, duke bashkëpunuar me homologët.

Konventa zhvilloi punimet prej dy ditësh, ku morën pjesë delegacione nga të gjitha vendet e botës, përfshirë edhe institucionet ligj zbatuese të Bashkimit Europian EUROPOL, FRONTEX, EUROJUST, por edhe agjensitë e tjera ligj zbatuese si INTERPOL, DEA etj.

PUSHIMET-JASHTE-ME-TE-SHTRENJTA-1280x720.jpg
ent ela15:07 | 06/07/2018

Të pushosh jashtë vendit këtë sezon veror kushton më shtrenjtë. Përfaqësuesit e agjencive turistike shprehen për zgjerim të ofertës turistike, ndërsa çmimet sipas tyre janë më të larta se vitin e shkuar.

Avionët nga Rinasi drejt Turqisë apo të tjera destinacioneve turistike nuk po fluturojnë më plot. Sezoni veror ka nisur ndërkohë agjencite turistike po vërejnë një stepje të shqiptarëve për të pushuar jashtë. Arsyet sipas tyre janë disa.

“Destinacioni kryesor,  Antalya në Turqi ka çmime më të larta se vjet. Nëse vjet kishte oferta që shkonin 40-50% këtë vit çmimet e kontratuara  me oferta janë 10-15%. Ndoshta janë frenuar edhe nga periudha e sportit.”

Agjencitë turistike kanë zgjeruar ofertën në destinacione, por pranojnë se çmimet në shumë prej tyre për pjesën dërrmuese të shqiptarëve janë të papërballueshme.

“Nuk mund të përballohen me ato çmime.  Nuk mund të shkohet pa 2 mijë euro all inclusive katër veta në një javë në Antalya. Në Greqi ka hotele me dy, tre, katër yje, çmimet variojnë edhe 700 euro një jave, përfshirë transportin. Rimini 1 mijë euro, Costa Brava e Malta rreth 1100 euro.”

Ndërkohë shqiptarët vijojnë të parapëlqejnë aeroportet e Prishtinës, Shkupit e Podgoricës jo vetëm për udhëtimet direkte që ofrojnë, por edhe për çmimet më të lira të biletave.

“Nuk bëhet fjalë për ulje, ndërkohë që nuk ka ndryshuar asnjë nga faktorët që rëndojnë situatën. Rinasi vijon të jetë monopol. Çmimi i karburantit po njësoj. Taksat dhe tarifat për pasagjer po të njëjta.”

Agjencitë turistike nuk mund të parashikojnë nëse trendi i prenotimeve gjatë gushtit do të vijojë të jetë si këtë muaj, por një gjë e kanë të sigurtë, çmimet e paketave turistike do të vijojnë të rriten. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono