agim lami

gjykata-e-krimeve-te-renda-1280x657.jpg
G. P.14:32 | 16/03/2018

Gjykata për Krimet e Rënda caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për 21-vjeçaren Marjana Çmeta, të akuzuar për vrasjen e vjehrrës së saj. E reja nuk ka dhënë asnjë shpjegim në gjyq. Në qeli u la edhe hoxha që regjistroi rrëfimin e 21-vjeçares dhe dy persona të tjerë të akuzuar për “moskallëzim krimi”.

Marjana Çmeta, 21 vjeçarja e akuzuar për vrasjen e vjehrrës së saj, Lirie Lami, në Prill të vitit 2017, do të hetohet në masën e sigurisë “arrest në burg”. E njëjta masë sigurie u caktua nga Krimet e Rënda paraditen e së premtes edhe për Hysen Shehun, hoxhën, ku nusja e re rrëfeu krimin, që fillimisht u konsiderua si vdekje natyrale, si edhe për bashkëshortin e viktimës, Agim Lami dhe Arben Saliun. Hoxha dhe dy të tjerët u lanë në qeli për akuzën e “moskallëzimit të krimit”.

Burime brenda seancës të zhvilluar me dyer të mbyllura për mediat konfirmuan për ABC Neës se 21-vjeçarja Çmeta është shfaqur në
gjendje të rënduar mendore. Ajo nuk ka dhënë asnjë shpjegim. Avokati i saj, Aleksandër Roskopi, ka kërkuar një masë më të butë, duke iu referuar faktit se 21-vjeçarja është nënë e një fëmijë disa muajsh dhe ndalimit ligjor për të lënë në “arrest në burg” nënat më fëmijë nën moshën 3 vjeç. Pretendimi nuk është marrë parasysh nga gjyqtari Ardit Mustafai.

Hoxha Hysen Shehu i vënë në pranga për “moskallëzim krimi” ka mohuar akuzën. Ai është shprehur se kishte vënë në dijeni familjarët e viktimës.

“Nuk kam pasur gjë për të kallëzur. Ajo më tregoi për shkak të funksionit tim si hoxhë. Unë i vura në dijeni familjarët e viktimës. Të kisha pasur ndonjë qëllim e kisha fshirë regjistrimin video”, mësohet të jetë shprehur Hoxha.

Vrasja e Lirie Lamit nga nusja e djalit të saj u zbulua një vit pas ngjarjes, pas një kallëzimit të të birit të viktimës. Ai u drejtua në Prokurorinë për Krimet e Rënda pasi u njoh me një video prej 72 minutash të bërë në zyrën e hoxhës Hysen Shehu. Në këtë video që tashmë është administruar si provë, 21-vjeçarja rrëfente si kishte helmuar me fostokinë vjehrrën dhe më tej e kishte mbytyr me duar./abcnews.al

polcia.jpg
G. P.20:59 | 13/03/2018

Pasi fshehu vrasjen e vjehrrës së saj për gati një vit, një 21-vjeçare përfundoi në pranga sëbashku me 3 shtetas të tjerë. Bëhet fjale për vdekjen e një 48 vjeçareje në Kamëz në 30 Prill të vitit të kaluar, që asokohe u raportua si vdekje natyrale në banesë.

Por pas hetimeve të nisura nga informacionet e grumbulluara dhe provat e administruara, prokuroria arriti në përfundimin se gruaja ishte vrarë nga Marjana Cmeta, bashkëshortja e djalit të saj. Shkak i vrasjes dyshohet të kenë qenë mosmarrëveshjet e shpeshta mes autores së dyshuar dhe vjehrrës së saj.

Në përfundim të operacionit “Heshtja e zgjatur”, bashkë me nusen 21-vjecare, policia vuri në pranga edhe 50-vjeçarin Agim Lami, bashkëshorti i viktimës, kushëririn e tij, Arben Saliu dhe shtetasin Hysen Shehu.

Të tre këta shtetas akuzohen për moskallëzim krimi, ndërsa Marjana Cmeta akuzohet për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono