Agim Canaj

vllaznia.jpg
G. P.14:26 | 04/04/2019

Dy ditë pas kërcënimit të trajnerit Agim Canaj, klubi i Vllaznisë, doli me deklaratë për shtyp lidhur me ngjarjen. Në deklaratën e shkurtër, botuar në faqen zyrtare online, klubi informoi se është njohur nga stafi teknik për veprime antisportive në skuadër.

“Po e shqyrtojmë ngjarjen me përgjegjësinë e duhur, – shkruhet në deklaratë, – në interesin më të lartë të klubit dhe të tifozëve, do të informoheni kur të ketë vendimmarrje”.

Vllaznia bën me dijë se trajneri Agim Canaj dhe ndihmësit e tij do të vazhdojnë detyrën normalisht.

Dy ditë më parë, lajmet janë që Canaj u kërcënua nga disa lojtarë të cilët kishin pretendime për të luajtur në formacion, dhe u detyrua të ndërpriste stërvitjen. Edhe në të kaluarën, trajnerë të Vllaznisë kanë pasur probleme të tilla, madje edhe janë kërcënuar dhe tentuar për t’u goditur./abcnews.al

canaj.png
G. P.15:00 | 03/04/2019

Sërish presione dhe kërcënime për trajnerin tek Vllaznia. Situata është e tensionuar, ndërsa Agim Canaj nuk është tekniku i parë që provon një problem të tillë.

Duket e pamundur që këtu të ketë qetësi. Agim Canaj u bë trajneri i radhës tek Vllaznia, që ndjen presionin, edhe pse ka vetëm pak ditë në detyrë. Lajmet nga Shkodra janë që seanca stërvitore është braktisur pas debateve të Canajt me disa lojtarë, që kishin pretendime për të luajtur.

Gjithsesi, informacionet janë kontradiktore. Burime në klub pohuan për Abc News-in se ngjarja ndodhi që të martën, ndërsa shtuan se nuk pati kërcënime, dhe se nuk pati ndërprerje të seancës, që përfundoi normalisht.

Po ashtu, burimi i mësipërm deklaroi se për të mërkurën nuk ishte planifikuar seancë stërvitore. Klubi i Vllaznisë nuk ka bërë asnjë koment, por pritet që të ketë një mbledhje mes drejtuesve, stafit teknik dhe lojtarëve për të diskutuar problemet.

Nuk është hera e parë që skuadra shkodrane, më e vjetra në Shqipëri, bëhet lajm për ngjarje të tilla.

Ish-trajneri Ernest Gjoka u kërcënua sezonin e kaluar, po ashtu besohet se presione të forta pati ish-trajnerit tjetër, Cungu, ndërsa një nga drejtuesit e sotëm, Suad Lici, është shprehur se janë kërcënuar me armë.

Vetë kryetarja e Bashkisë, Ademi, i pohoi problemet, në emisionin “Presing” në Abc Neës”. Po ashtu, ish-lojtari dhe trajneri shkodran, Edi Martini./abcnews.al

agim-canaj.jpg
G. P.16:15 | 18/12/2018

Teuta është skuadra më e mirë e momentit në Superligë. Ky është mendimi i trajnerit Agim Canaj, që analizon kampionatin në prag të mbylljes së vitit 2018.

Nuk thonë kot që dardha e ka bishtin prapa. Partizani vërtet kryeson Superligën, një javë para fundit të gjysmës së sezonit, por rruga mbetet e gjatë dhe sfiduesit të shumtë. Një nga trajnrët më të njohur të futbollit shqiptar, Agim Canaj, ka këtë analizë për ecurinë e kryeqytetasve.

“Partizani me lojërat që ka zhvilluar e meriton vendin e parë, por asnjë nuk ka asnjë garanci për të ardhmen sepse në ndeshjet e fundit tregoi që ka limite. Pra në fazën sulmuese ka nevojë për përmirësime”, tha Canaj.

Partizanit të mos i vijë keq, pasi Canaj vlerëson më shumë një skuadër tjetër.

“Teuta nuk është skuadër pa përvojë sepse ndër vite ka treguar që di të fitojë, kupa kampionate. Në futboll ndonjëherë projektet serioze bëjnë që të ndihet dhe futbolli më cilësor. Këtë vit Teuta e ka bërë këtë”, tha ai.

Pasi deklaron se Skënderbeu është një zhgënjim, dhe se kampionët kanë probleme psikologjike dhe të mënyrës së lojës, Canaj ka një konstatim për dyshimet e mëdha për aleancat apo prishjen e garës.

“Mendoj që ky kampionat do jetë më i ngushtë sepse nga vendi i 6 deri te vendi i parëq do luftojnë dhe për Europë dhe për kampion”, tha Canaj.

Klubet e Superligës, ashtu si gjithë të  tjerët në Shqipëri, janë thuajse në prag falimentimi, për pamundësi financiare. Canaj, trajner që ka punuar në 13 skuadra, ka këtë mendim.

“Kam punuar te klubet që nuk ka patur një ekonmist për të bilancet deri te skuadrat shumë të organizuara. Shumë skuadra në kampionatin shqiptar janë me qira si në terrenet sportive ashtu dhe në ambientet ku flenë”, tha Canaj./abcnews.al

agim-canaaj.png
G. P.14:25 | 01/11/2018

Trajnerët shqiptarë janë nën presion nga presidentët dhe të pambrojtur nga ana financiare. Tekniku i njohur, Agim Canaj, ngre alarmin për shkarkimet e shpeshta në Superligë.

Pesë shkarkime në 10 javë nuk mund të quhen normalitet. Klubet e Superligës po e ndjejnë dhe do të vazhdojnë ta ndjejnë dëmin nga vendimet e presidentëve lidhur me trajnerët, ndërsa njëri nga teknikët me më shumë përvojë, Agim Canaj, ngre alarmin.

“Nuk është e mirë sepse ndryshimi i shumë trajnerëve brenda një sezoni për një ekip i bën keq skuadrës dhe ky fenomen, po përsëritet me dekada në Shqipëri”, tha Canaj.

Trajneri me karrierë të gjatë thekson sidomos se raporti trajner-president është shumë delikat.

“Ndonjëherë trajneri mendon më mirë të largohet sesa të punojë në një ambient që situata të ketë dalë jashtë kontrollit. Unë i kam provuar të gjitha situatat në marrëdhënien trajner-president. Kuptohet që tensione do ketë gjatë gjithë kohës sepse kjo është pjesë e kampionatit, e rëndësishme është të menaxhohen situatat negative”, theksoi Canaj.

Canaj gjykon se ka ndryshuar tregu i trajningut në Shqipëri, dhe kjo ka sjellë rënie të vlerës së profesionit.

“Shumë trajnerë të rinj dhe kjo bën që të pranojnë të gjitha kushtet e presidentëve. Mendoj që gjëja kryesore e një trajneri të vlerësojë vetveten”, u shpreh Canaj.

Problem i madh mbetet informaliteti në pagesat, që e bën më të lehtë që klubet t’i shkarkojnë trajnerët.

“Trajnerët shqiptarë nuk janë të mbrojtur me kontratat dhe bëhen shumë të thjeshta. Trajneri ka pagesa shumë të vogël”, tha Canaj./abcnews.al

agim-canaj.png
G. P.13:30 | 09/10/2018

Partizani dhe Skënderbeu do të jenë rivalët kryesorë për titull në Superligë. Kështu gjykon trajneri me përvojë, Agim Canaj, i cili gjithashtu komentoi gjendjen e kombëtares, nën drejtimin e Panuçit.

Ka përfunduar thuajse një fazë dhe diçka është qartësuar. Partizani duket për shumëkënd si kandidati numër 1 për titull këtë sezon të Superligës, dhe nuk bën përjashtim as njëri nga trajnerët me më shumë përvojë, Agim Canaj. Njeriu që drejtoi në 14 skuadra, mes të cilave Dinamo, Vllaznia, Flamurtari apo Kukësi, e vlerësoi kështu skuadrën e Gegës pas fitores me Kukësin.

“Partizani ishte më dominant në mesin e fushës ndërmjet gabimeve të Kukësit arriti që ta kapte në 3-4 raste me kundërsulm. Nuk kanë hyrë me bujë, që ne jemi Pratizani dhe do fitojmë të gjitha. Kanë përshtatur shumë mirë psikologjinë e një sistem loje, i cili i vjen për shtat grupit. Me të drejtë, Partizani ka shprehur një futboll cilësor, të thjeshtë dhe rezultativ”, tha Canaj.

Kukësi humbi dhe duket se po mbetet prapa.

“Kukësi ka diçka ndryshe nga vitet e tjera. Rexhinaldo nuk pati hapësira dhe u tërhoq shumë. Unë i jap të drejtë trajnerit që foli pas ndeshjes për largësinë e lojtarit kryesor”, u shpreh Canaj.

Canaj, gjithsesi, mendon se Partizani do ta ketë një rival kryesor, Skënderbeun.

“Unë e kam vlerësuar gjithmonë klubin e Skënderbeut, sepse është një nga klubet më të mirëmenaxhuara në këto vitet e fundit”, theksoi ai.

Nuk mund të mos flitet për rekordmenen e titujve, Tiranën.

“Mosnjohja e Superiores nga trajneri, stafi teknik, duke pasur shumë lojtarë me ngjyrë të ardhur nga menaxherë të ndryshëm, prishi ekuilibrat. Trajnerit i ka dalë çdo gjë nga dora”, tha Canaj.

Kombëtarja luan me Jordaninë në mesjavë dhe pastaj ndaj Izraelit në Ligën e Kombeve. Canaj e sheh Panuçin shumë nervoz, duke akuzuar lojtarë dhe njerëz të jashtëm.

“Ai e ndërtoi grupin dhe ai duhet të mbajë përgjegjësitë e veta. Nga ajo që unë nuhas si trajner shoh puna në skuadër ka qenë problematike në marrëdhëniet me lojtarët, ambientindhe pastaj vijnë gjithë këto situata negative. Panuçi do ta ketë të vështirë për të marrë rezultat”, nënvizoi ai./abcnews.al

download.jpg
us er14:09 | 20/09/2017

Superliga shqiptare vuan nga ndryshimet e shumta edhe në klubet e saj kryesore. Kështu mendon trajneri I njohur, Agim Canaj, i cili veçon Partizanin si rastin tipik të sezoneve të fundit

Edhe pse shpesh i paparashikueshëm, futbolli ka ligjet e tij.
Të papriturat e Partizanit apo Skënderbeut dhe fakti që Kukësi nuk bind, nuk janë edhe aq surpriza, sipas njërit prej trajnerëve më të njohur shqiptarë, Agim Canajt.
Ish-tekniku I Dinamos, Vllaznisë apo Kukësit, aktualisht në pozicionin e një vëzhguesi të jashtëm, bën këtë analizë.
Canaj veçon një klub mbi të gjithë, për problemet që ka.
Deri edhe Skënderbeu që duket I plotfuqishëm nuk ia doli dot të fitonte në Kamzë.
Sa të vështirë do ta kenë korçarët?
Një nga temat më të diskutuara në Superligë ka qenë ajo e disiplinës.
Mos vallë vetëm trajnerët e huaj mund të veprojnë me dorën e hekurt?
Canaj beson se përveç skuadrave kryesore, mund të veçohen të tjera si Teuta apo Flamurtari, që mund të jenë në pretendime, ndërsa gjykon se edhe Lushnja do ta marrë veten pasi të kalojë emocionet e para, pas shumë vitesh larg Superligës.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono