afati

koalicionet-kosove-1280x713.jpg
nev ila15:24 | 30/08/2019

 

Në Kosovë ende asnjë parti politike apo koalicion parazgjedhor nuk është paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për t’u certifikuar për zgjedhjet e 6 tetorit. Afati skadon mesnatën e sotme.

Kanë mbetur edhe 8 orë kur partitë politike e koalicionet parazgjedhore të certifikohen në KQZ për zgjedhjet e  parakohshme të 6 tetorit.

Sipas zëdhënësit të këtij komisioni Valmir Elezi deri më tash asnjë parti politike apo koalicion parazgjedhor  nuk është paraqitur në KQZ për certifikim.

Pazaret për koalicione parazgjedhore si duket kanë mbetur për minutat e fundit, sikurse edhe në zgjedhjet e kaluara.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se ende nuk ka diçka konkrete sa i përket koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, derisa ka shtuar se pozita e kryeministrit është ajo që po e pamundëson marrëveshjen.

Ai ka thënë se akoma nuk ka ndonjë përgjigje, por se ata janë të përcaktuar që koalicioni të jetë i mundshëm.

Partia Demokratike ka paralajmëruar befasi. Zakonisht deri më tash kjo parti ka mbledhur rreth vetes shumë parti të vogla, por kësaj radhe është në pikëpyetje nëse do tëbashkohen edhe me koalicionin e Nismës dhe AKR-së.

Ndërsa AAK-ja që tashmë është në koalicion me PSD-në mbetet e hapur për Nismën e AKR=në por ka përjashtuar mundësinë për koalicione parazgjedhore me parti tjera të mëdha.

Mbetet të shihet deri në mesnatë nëse do të ketë ndonjë befasi./ABC News Albania 24/7

 

FSHF-KLUBET-QEVERIA-ABC-M3-T1.mpg_snapshot_00.27-1280x720.jpg
ent ela15:50 | 27/06/2019

Është shkelur afati i premtuar nga qeveria për paketën ligjore për sportin. Disa nga kërkesat e klubeve ende nuk janë pranuar, ndërsa vonesa ka sjellë edhe gjendja e acaruar politike.

Duhej të ishte gjetur një zgjidhje deri në 8 qershor. Atë ditë plotësohej afati 100-ditor i premtuar nga kryeministri Rama për paketën ligjore për sportin, diçka e thënë në Tryezën “Siguri-Reformim-Modernizim”.

Atë ditë, në një takim të gjerë mes përfaqësuesve të qeverisë, parlamentit, Federatës Shqiptare të Futbollit dhe klubeve po të futbollit, u krijua një besim i madh, por për momentin gjithçka ka ngecur.

Burime në Federatë pohojnë për ABC News se nuk është rënë ende dakord me përfaqësuesit e shtetit për disa nga kërkesat kryesore të klubeve.

Konkretisht, për ligjin e ri të sponsorizimeve, ku kërkohet që Shqipëria të bëjë si Kosova, që njeh 30 për qind zbritje të tatimeve, kur investohet në sport.

Së dyti, për faljen e borxheve në tatime deri në 2017, si dhe për heqjen e tatimit mbi pagat, për një periudhë të paktën 5 vjet.

Gatishmëria nga shteti, deri tani ka qenë për të dënuar dhunën në stadiume, me afate burgime.

Në tryezën me kryeministrin u diskutua edhe ndihma e shtetit për ndërtimin e infrastrukturës në bazë të një bashkëpunimi publik-privat, dhe të dhënies në përdorim të objekteve sportive me sistemin “1 euro”.

Po ashtu u diskutua për heqjen e taksave për materialet sportive që importohen.

Besohet se Ministria e Financave ka qenë kundër disa prej kërkesave, por vonesat për marrëveshjen janë ndikuar, me shumë gjasë, edhe nga acarimi i situatës politike në prag të zgjedhjeve vendore. /ABC news Albania 24/7

OK-KRONIKE-AFATI-I-REGJISTRIMIT-KQZ-E-MARTE_ABC-M4-T2.mpg_snapshot_00.03-1280x720.jpg
ent ela21:59 | 21/04/2019

Shkon drejt përfundimit afati për regjistrim të partive politike pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet vendore të qershorit. Ditën e martë KQZ regjistron 9 parti të reja dhe mbyll afatin për dorëzimin e dokumentacionit për t’u regjistruar në zgjedhje.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ditën e martë do të zhvillojë mbledhjen e rradhës në funksion jo vetëm të plotësimit të vakancave në parlamentin e Shqipërisë, por edhe regjistrimin e partive politike në zgjedhjet e qershorit.

Afati i ksaj të fundit, sipas përcaktimit të nenit 64 të Kodit Zgjedhor, përfundon 70 ditë përpara datës së zgjedhjeve, të dekretuara nga Presidenti për t’u zhvilluar më 30 qershor. Llogaritja kalendarike e këtij afati përkon me mesnatën e 21 Prillit, por aplikimet për regjistrim në zgjedhje do të pranohen deri ditën e martë për shkak të pushimeve zyrtare, duke i krijuar kështu mundësinë më shumë partive të regjistrohen në zgjedhje.

Pas 25 të tillave të regjistruara derimë tani… dhe 9 të tjerave në pritje për t’u shpallur të regjistruara ditën e martë, qëndron edhe dëshira e shprehur publikisht e grupimit më të ri partiak të deputetes Rudina Hajdari nën siglën “Bindja Demokratike”.

Pavarësisht konfuzionit të fillimit, kur deputetja u vetshpall kryetare e grupit të dorëhequr të Partisë Demokratike, duket se Rudina Hajdari, do të regjistrohet në Gjykatë dhe më pas në KQZ nën siglën më të re, të grupimit të djathtë, “Bindja Demokratike”.

Mbetet për t’u parë rruga që kjo e fundit do të ndjekë për të garuar në zgjedhjet e 30 qershorit, me afatin përfundimtar të regjistrimit të partive politike që skandon të martën.

Por Kodi Zgjedhor krijon një hapsirë për kandidatë të pavarur, të porpozuar nga zgjedhësit e zonës, afati për regjistrim it ë cilëve përfundon 50 ditë nga data e zgjedhjeve, ose 13 Maj.

Ndërkohë nga partitë që e marta zyrtarizon në garën e 30 qershorit, bie në sy “Lista e Barabartë” e Ben Blushit, Partia Demokracia Sociale e Paskal Milos, “Zgjidhja” e Koço Kokdhimës, “Partia Ligj dhe Drejtësi” e Spartak Ngjelës, si dhe “Fryma e Re demokratike” e Bamir Topit.

Njëkohësisht nuk ka asnjë shenjë për regjistrim në zgjedhje të partive kryesore të opozitës së bashkuar.

Të martën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të votojë njëkohësisht edhe dhënien e mandatit të deputetit për tre kandidatë të rradhës të dalë nga lista shumë-emërore e Partisë Demokratike për qarqet Tiranë dhe Shkodër. Erjon Piciri, Nikolin Staka dhe Zef Shtjefni do të votohen në KQZ për marrjen e mandatit, për ta çuar në 105 numrin e deputetëve të parlamentit. /abcnews.al

balluku-1-1280x753.jpg
ent ela15:24 | 27/02/2019

Ministrja  e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka vendosur të shtyjë deri në 31 Dhjetor hyrjen në fuqi të vendimit të qeverisë që ndalon hyrjen e makinave të prodhuara para vitit 2009. Ky ndryshim është bërë që t’i mundësojë tregëtarëve zhdoganimin e të gjitha automjeteve që hyjnë në territorin e Shqipërisë deri në fund të këtij viti.

Rreth dy javë pasi i mbajti shënim ankesat e tregtarëve të automjeteve doli me një vendim.

“Shtyrjen e afatit të hyrjes në fuqi të kësaj vendimmarrje. Nga data 28 Shkurt 2019 që ishte në VKM 633, afati shkon në datën 31 Dhjetor 2019”, deklaroi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ligji i miratuar në Tetorin e vitit të kaluar vendoste kufizime lidhur me importet e makinave të përdorura me vjetërsi mbi 10 vjet. Ky ndryshim i ri i qeverisë i jep mundësi tregtarëve të zhdoganojnë automjetet e blera deri në 31 Dhjetor të vitit të shkuar. Ministrja Balluku njoftoi dhe vendosjen e standardeve të reja për emetimin e gazrave.

“Automjetet e përdorura që do të futen në territorin e Republikës së Shqipërisë duhet të përmbushin kushtet teknike Euro 4, ndërkohë që automjetet me kilometrazh 0 duhet të përmbushin kushtet Euro 5 dhe Euro 6”, tha ajo.

Kërkesat për ndryshime në ligjin për makinat e importuara kanë ardhur fillimisht nga qytetarët përmes platformës së bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al./abcnews.al

spak-1280x695.jpg
ent ela15:43 | 06/02/2019

Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi të shtojë me dy javë afatin kohor të pranimit  e aplikimeve nga Prokurorët kandidatë për Strukturën e Posaccme Anti-Korrupsion, SPAK. Vendimi për shtyrjen e afatit deri më datën 21 shkurt 2019 u mor me 10 vota pro dhe një kundër në një mbledhje të zhvilluar të mërkurën. Në të njëjtën mbledhje Këshilli i bëri thirrje prokurorëve të shfrytëzojnë këtë afat për të paraqitur aplikimet e tyre. Afati një mujor i vendosur më herët nga KLP për aplikimet e 15 anëtarëve që do të ketë struktura e SPAK skadonte në 7 shkurt. Por një ditë para kësaj date, numri i aplikantëve ka shkuar në 15. Aplikimi më i fundit i përket prokurorit të Shkodrës, Vate Stakaj./abcnews.al

studentet-3-1280x733.jpg
ent ela16:45 | 31/01/2019

Brenda orës 16:00 të së premtes qeveria duhet të japë një përgjigje për kërkesat e pedagogëve të Universitetit të Tiranës të cilët kanë paralajmëruar grevë pa afat. Ndërkohë ABC News ka mësuar se nesër në mëngjes një grup pedagogësh do të takojë ministren e Arsimit Besa Shahini.

Në kufij të skadimit të afatit që i vendosen qeverisë një grup pedagogësh nga Universiteti i Tiranës do të zhvillojnë një takim me ministren e Arsimit Sportit dhe Rinisë Besa Shahini.Konfirmimi vjen për ABC News nga personeli akademik dhe nga Ministria e Arsimit.

Dhurata Shehri: “Është kontakruar për të diskutuar dhe deri nesër në orën 16:00  qeveria duhet të reagojë për 4 kërkesat që kemi bërë. Ajo që na intereson për momentin është shprehja e vullnetit për rishikimin e ligjit total”.  

Nëse qeveria nuk reagon për këto kërkesa brenda orës 16:00 të së premtes pegagogët kanë paralajmeruar grevë pa afat. Ndërkohë përgjigjen që Ministria e Arsimit do t’u japë pedagogëve po e presin dhe studentët të cilët në Fakultetin e Historisë dhe Filologjise vijojnë t’i lënë auditoret bosh.

Diskutimet në korridor vijojnë të zëvendesojnë leksionet e seminaret dhe në Fakultetin e Shkencave Sociale në Tiranë. Pas një Shkurtit shprehen se do të vendosin për qëndrimin që do të mbajnë dhe studentët që vijojnë ngujimin në mjediset e Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë./abcnews.al

ramma-1280x658.jpg
ent ela13:42 | 30/01/2019

Është shtyrë afati i aplikimit për punësimin në zyrat e administrates, të studentëve me master dhe Bachelor. Njoftimin e ka dhënë kryeministri Edi Rama në takimin e përjavshëm me koordinatorët e Bashkëqeverisjes.

Kanë ende kohë për të aplikuar për një vend pune në administratë studentët që kanë mbaruar shkëlqyeshëm. Njoftimin për shtyrjen e afatit të aplikimeve e bëri kryeministri Edi Rama.

Rama: “Do të bëjmë edhe një shtyrje të këtij afati për t’u dhënë mundësinë të gjithëve të aplikojnë në grupin e parë të vendeve të punës që janë shpallur dhe janë 800 vende me master dhe bachelor, për ata që kanë mbaruar vjet me 9-10 dhe për ata që mbarojnë sivjet, do të ketë përsëri shpallje të tjera të vendeve të lira të punës”.

Shtyrje të afatit do të ketë edhe për listat e disbursimit të tarifave.

Rama: “Për të disbursuar të gjithë studentët për tarifat, ne kemi nevojë për lista të sakta studentësh, lidhur me rezultatet e tyre, me situatën e tyre sociale dhe ekonomike, e kjo ka marrë pak kohë për sekretaritë e universiteteve”.

Platforma e bashkëqeverisjes ka hapur një rubrikë të posacme : “Jam student dhe kam një pyetje” ku deri më tani janë adresuar rreth 900 pyetje nga studentët lidhur mbi Paktin për Universitetin.

Rama: “Dhe vetëm 20 prej tyre ende nuk kanë marrë përgjigje sepse ato procedohen me vëmendje nga Ministria e Arsimit dhe marrin përgjigje në kohë reale dhe të gjitha do të marrin përgjigje”.

E  mërkura sjell nga kjo sallë e kryeministrisë edhe dëshmi të qytetarëve që kanë zgjidhur brenda 10 ditëve probleme që nuk kanë marrë përgjigje prej vitesh.

Qytetari: “Kam që në 2005 që zvarritem. Shkova aplikova dhe më kishin çuar në Kashar, banues në Kashar. Unë vendali në Tiranë. Ia certefikata, vetëm falë këtij burri këtu”.

Ankesat e drejtuara në platformën e bashkëqeverisjes kanë ndëshkuar 643  punonjës të administratës shtetërore, 300 prej të cilëve janë larguar nga puna./abcnews.al

studentet111.jpg
ent ela16:07 | 11/12/2018

Ka përfunduar afati i lënë nga studentet deri në orën 16.00 për qeverinë për plotësimin e kërkesave të tyre, por ende nuk është mësuar sesi do të vijojë protesta. Aktualisht studentët vijojnë të qendrojnë përpara ministrisë së Arsimit, ndërkohë që disa prej tyre janë grumbulluar në zonën e Zogut të Zi, duke bllokuar njërën prej arterieve kryesore të hyrjes në kryeqytet.

Më të shumtë në numër se ditët e mëparshme studentët e Universiteteve Publike prej orës 10:00 të mëngjesit të sotëm vijojnë protestën përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Ata kundërshtojnë dialogun me kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Arsimit Lindita Nikolla dhe i kërkojnë qeverisë të vendosë për tetë kërkesat e tyre, tashmë publike prej një jave. Në ditën e shtatë të qendresës së tyre studentëve të universiteteve publike në kryeqytet i janë bashkuar dhe studente të universiteteve private, por dhe nga rrethet. Në mbështetje të tyre në protestë kanë dalë gjithashtu qytetarë dhe gjimnazistë.

Një student nga Kosova që studion në Tiranë thotë se protesta do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Një pjesë e studentëve protestues kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve te Zogu i Zi. Studentët janë të vendosur për të vijuar protestën.

“Tetë kërkesat tona janë të qarta do qëndrojmë këtu do protestojmë ndoshta mund të shkojmë drejt Kryeministrisë, po ende nuk e kemi vendosur protesta do të vazhdojë”.

Për shkak se protesta nuk ka përfaqësi studentët janën të paqartë sesi do vijojë protesta e tyre.

Studente: Do qëndroj deri sa të qëndrojnë kolegët e miqtë e mi, po diskutojmë për dy zgjidhje, njëra të qëndrojmë këtu dhe tjetra të bllokojmë rrugën te zogu i zi. Kjo gjendje e dyzimit mes nesh është se ne nuk jemi të ndikuar politikisht.

/abcnews.al

KUVENDI-GRUEVSKI-1280x720.jpg
ent ela12:11 | 10/11/2018

Ish-kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski nuk është paraqitur në burgun e Shutkës, ku do të vuajë dhe dënimin me burg pasi u shpall fajtor në çështjen “Titanik”. Autoritetet po kërkojnë në Shkup për t’i dorëzuar vendimin për nisjen e dënimit, por ish-kryeministri nuk gjendet. Gruevski ka kohë deri të hënën për tu vetë paraqitur në rast të kundërt do të arrestohet.

Nikolla Gruevski, ish kryeministri maqedonas, nuk është paraqitur në burgun e “Shutkës”, ku duhet të fillojë vuajtjen e dënimit me burg. Mbrëmjen e së premtes para burgut, ekipet e gazetarëve pothuajse nga të gjithë mediat kanë qenë në pritje të Gruevskit. Edhe pse nuk ka pasur njoftim zyrtar nëse i është dorëzuar vendimi, por jozyrtarisht, janë bërë tri përpjekje për t’i dërguar vendimin në shtëpinë e tij.

Gruevski pasi të marrë në dorëzim vendimin, duhet të paraqitet menjëherë në burg për vuajtjen e dënimit. Ai u shpall fajtor për korrupsion në çështjen “Titanik” për blerjen e një automjeti luksoz të tipit mercedes. Vendimi, Gruevskit, mund t’i dërgohet ditën e hënë, pasi ish-kryeministri duhet të paraqitet në Gjykatë për seancën e lëndës “Titanik”.

Nëse Gjykata vërteton se Gruevski po largohet dhe po shmang pranimin e vendimit, ish-kryeministri maqedonas do të arrestohet. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono