adriatik

plaze-1280x722.jpg
ent ela15:50 | 22/07/2019

Në Darzezë të Fierit Ministrit Blendi Klosi tha se sot plazhet publike po u kthehen njerëzve të zakonshëm. Kurse në një të ardhme do të ketë investime edhe më të mëdha.

Këtë të hënë aksioni për lirimin e plazheve publike u përqendrua në Darzezë të Fierit. Ministri i Turizmit Blendi Klosi tha se po sigurohen hapësira për njerëz të zakonshëm dhe se Bashkia e Fierit ka bërë një punë të mirë në organizimin dhe menaxhimin e kësaj pjesë bregdetare.

Kemi ardhur për të kontrolluar problematikat e një stacioni plazhi sa më efikas.

“Mund të themi që ky qark ka bërë tani një punë të shkëlqyer pasi  10 ditë më parë kur ne bëmë inspektimin , situata ishte pothuajse me 0 kontrata dhe sot jemi në përmbyllje të të gjitha kontratave përsa i përket stacioneve të plazhit”.

Ministri Klosi tha se hapja e by passit të Fierit, është një mundësi më shumë për të lehtësuar aksesueshmërinë e pushuesve, për të shfrytëzuar pasuritë natyrore të Semanit dhe Darëzezës.

“E gjithë sipërfaqja është e populluar me operatorë turistikë dhe kjo tregon jo vetëm që ata duan të bëjnë biznes, por që edhe shumë qytetarë vijnë dhe e shfrytëzojnë këtë pasuri të madhe të qarkut. është një plazh i ri që po popullohet gjithmonë e më shumë”.

Sipas Klosit, në planet e ministrisë është edhe një masterplan për zhvillimin e strukturave hoteliere në zonën e Adriatikut duke shfrytëzuar një pasuri të madhe që ka bregdeti shqiptar që është plazhi i rërës kaq cilësor dhe i pastër. /ABC News Albania 24/7

PLAZHI-ME-ZETOR-DIVJAKE_aBC-M2-T1.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ent ela14:30 | 13/07/2019

Në Adriatik të Divjakës familjaret gjejnë hapësirat dhe plazhin që duan për fundjava. Madje nuk ia përtojnë të shkojnë aty me mjetet e bujqësisë.

Pranë bregut të detit kanë parkuar edhe zetorë. Rrallë ndodh të shohesh mjete bujqësore në plazh, por në Adriatik të Divjakës, kjo është e zakonshme.

Familja prej 10 anëtarësh nga fshati Karavasta e Re, prej vitesh shkon në plazh me zetor. Të gjithë bashkë, burra gra dhe fëmijë, kanë marrë nga shtëpia dyshekët dhe çarçafet, si aksesorë plazhi.

“Po i kemi marrë masat, çarcaf, dyshek dopio. I marrim me vete dhe zetorin që mos na kapë dielli”.

“Mbrapa vëmë çarçafin mos na kapë dielli”

Është bregdeti më i populluar në Divjakë. Plazhi i njohur me emrin Adriatik, konsiderohet parajsë për vendasit. Pushuesit janë nga zonat e afërta me bregdetin, ku fshati më pranë është Bedati, vetëm 5 km larg detit.

“I sjellim këtu, bëjmë plazh dhe qetësohemi”.

Plazhi është i virgjër, pasi nëpër të gjithë vijën bregdetare të Adriatikut, nuk ka asnjë investim. Pushuesit vijnë ose në këmbë, ose me çfarëdo lloj mjeti motorik, për rërën e pastër dhe të jodizuar, ujin e ngrohtë dhe për të ngrenë peshk deti të sapo zënë nga peshkatarët amatorë. /ABC news Albania 24/7

gotulla-adriatik-1280x700.jpg
ent ela13:40 | 12/06/2019

Plazhi i Gotullës në Adriatik të Kurbinit është nga bregdetet me të virgjëra në vend. Por e gjithë vija bregdtare është mbuluar me plehra e mbetje të lumenjve, kurse pushuesit e kanë braktisur përgjithmonë.

Pas kësaj ure në të cilën mund të kalojnë vetëm delet, hapet një lesë thurur me kallam. Vendasit e quajnë llajk. Dikush e ka vendosur si portë hyrëse për në plazhin e Gotullës në Adriatik të Kurbinit.

Më tej pamja është më shumë dramatike. Dy km rrugë kalon përmes një moçali. Duhen çizme për të shkuar në bregdet.

40 km larg metropolit me një vijë ranore prej gjashtë km është plazhi më skandal ndoshta se në çdo vend të botës.

Rëra kurative dhe e virgjër është mbuluar nga mbetjet e dy lumenjve Ishëm dhe Droje. Katastrofë ekologjike dhe askush nuk di të tregojë pse ka ndodhur kështu.

Plazhi i Gotullës është kthyer në një landfill, kurse pushuesit janë larguar përfundimisht. Këtë mrekulli të natyrës e vizitojnë vetëm lopët ose ndonjë kafshë tjetër.

Ndonjë varkë është braktisur në breg të detit. Dhe kasollet e braktisura të peshkatarëve janë dëshmia e fundit e atij mëkati të bërë me këtë zonë. /ABC News Albania 24/7

moti-i-keq-1280x699.jpg
ent ela11:24 | 08/04/2019

Moti me shi shoqëruar edhe me erë, që prej mbrëmjes të së dielës, ka ndikuar në aktivitetin detar të portit të Durrësit. Deti i dallgëzuar deri në 6 ballë mban të pezulluar lundrimin e anijeve të tonazhit të mesëm e të ulët në portin e Durrësit.

Ndërsa vështirësi në lundrim sipas kapitenerisë kanë edhe anijet e peshkimit, duke rekomanduar pezullim të aktivitetit.

Ndërkaq në kalatat e përpunimit të mallrave dhe atyre të ngarkim shkarkimit puna është ndërprerë pas mesnatës së kaluar.

Reshjet me intensitet dhe era e fortë e bën të pafavorshëm zhvillimin e punës në këto sektorë. Gjithashtu si pasojë e reshjeve të shiut dhe erës së fortë, vija bregdetare e plazheve të Durrësit, është mbushur nga leshterikët./abcnews.al

detii.jpg
G. P.09:49 | 20/11/2018

Përkeqësimi i motit shoqëruar me erë dhe reshje intesive shiu ka ndikuar në punën e portit të Durrësit dhe në atë të Vlorës. Forca e detit, e cila arrin deri në 6 ballë ka sjellë vonesa prej dy orësh në mbërritjen e trageteve të udhëtarëve në Durrës. Kurse në Vlorë zbarkimi i pasagjerëve nga trageti Vlorë–Brindisi është bërë me vështirësi për shkak të dallgëve.

Në të dy portet është dhënë urdhëri për pezullimin e mjeteve të lundrimit deri në një urdhër të ri. Probleme ka edhe në përpunimin e anijeve tregtare, ku puna e ngarkim-shkarkimit është bllokuar përkohësisht./abcnews.al

adriatik.jpg
G. P.15:07 | 22/07/2018

Një nga zonat bregdetare që po frekuentohet shumë kohët e fundit është plazhi Adriatik në Divjakë. Një vend i paeksploruar dhe ku mund të kalosh disa ditë pushimi me një kosto shumë të ulët.

Ndodhemi në plazhin Adriatik, pranë fshatit që mban të njëjtin emër, pjesë e Bashkisë Divjakë. Këtu gjithçka është si para viteve ’90. Mjafton të hapësh një grop në rërë, të ngulësh çadren dhe i gjithë plazhi është i yti. Hapësira bregdetare prej dy kilometra është plazh publik. Kosto për të kaluar një ditë pushimi është e papërfillshme. Ndaj po frekuentohet gjithnjë e më shumë.

“Në një ditë pushimi më pëlqen një vend i qetë”.

“Për ne nuk ka kosto se jetojmë afër”.

Ushqimet pjesa më e madhe e pushuesve i marrin nga shtëpia.

“Është pa kosto sepse marrim nga shtëpia”.

Të tjerët mund të drekojnë në restorantet e thjeshta të ngritura pranë bregdetit nga banorët e zonës.

“Më tepër porosisin peshk”.

Argëtimi i vetëm për fëmijët është loja me top. Rëra kurative,dhe uji i pastër i detit janë resurset që natyra i ka falur këtij plazhi./abcnews.al

makina-ne-adriatik-1.jpg
G. P.11:31 | 16/05/2018

Dy javë pas ngjarjes se rëndë ku tre të rinj humbën jetën në një aksident në Adriatik të Kurbinit, vendorët po ngrenë një argjinaturë. Ajo do të shërbejë si mbrojtje për drejtuesit e mjeteve, të cilët qarkullojnë në këtë rrugë.

Bashkia ka vënë mjetet në punë për të përfunduar këtë mur mbrojtës pranë urës pranë së cilës janë bërë disa aksidente me vdekje. Kur ndodhi ngjarja e rëndë vetëm dy javë më parë, banorët treguan se ky vend ishte mjaft i rrezikshëm dhe pushteti lokal duhet të merrte masa për rregullimin e rrugës./abcnews.al

margjini1-e1525256389706-537x445-2.jpg
G. P.12:45 | 02/05/2018

“Ike në lule të rinisë” dhe “u prefsh në paqe” janë fjalitë që kanë shoqëruar thuajse çdo postim në rrjetet sociale nga të afërm dhe miq të 22-vjeçarit Juli Margjini. Reagimet kanë qenë të panumërta.

I riu nga Tirana ishte brenda makinës Lancia, e cila të martën doli nga rruga dhe u përmbys në kanal në fshatin Adriatik të Kurbinit.

Në këtë aksident tragjik, bashkë me Juli Margjinin humbën jetën edhe dy të rinjtë Simon Kaza, 20 vjeç dhe Bert Marku, 17 vjeç, të dy nga fshati Adriatik.

Ata dyshohet se kishin konsumuar alkool në një lokal në zonën e Kurbinit, para se të ndodhte aksidenti. Përveç se në gjendje të dehur, dyshohet se të rinjtë ishin duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara.

Para se të devijonte drejtim makina ku udhëtonin 3 të rinjtë u përplas më një zetor. U desh ndërhyrja e një vinçi për të nxjerrë pas një ore makinën nga kanali, bashkë me trupat e tre viktimave.

Edhe para një viti në të njëjtin aks rrugor janë shënuar 2 aksidente me humbje jete. Banorët thonë se kjo zonë është e rrezikshme për shkak të gropave dhe bordurave të ngritura në rrugë.

“Të vish nga Laçi deri këtu, gropat një dhe bordurat e ngritura dy, tregojnë që edhe me pak shpejtësi mund të ketë aksidente”, tha një banor./tvklan.al

aksidenti-adriatik.jpg
G. P.15:08 | 01/05/2018

Një aksident i rëndë ndodhi sot rreth orës 15.00, në një fshat në Adriatik të Kurbinit. Një makinë doli nga rruga e pasi u përplas me një zetor, u përmbys në  kanal.

Policia shkoi në vendngjarje dhe me anë të një vinçi, nxorri makinën, bashkë me personat që ishin brenda. Një orë më vonë u konfirmua vdekja e tre të rinjve, Simon Kaza, 20 vjeç, nga Adriatiku, Jul Maxhni, 22 vjeç, nga Tirana, Bert Marku, 17 vjeç, nga Adriatiku.

Sipas policisë,  mjeti tip Lancia me targë AA 389 MO , ka dalë nga rruga, duke u përmbysur në kanalin anësor të rrugës. Grupi hetimor po vazhdon hetimet, për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se të rinjtë që udhëtonin në makinë, kanë pirë në një lokal në zonën e Adriatikut të Kurbinit, para se të ndodhte aksidenti.

Informacioni i policisë

Më datë 01.05.2018, rreth orës 14:30, është marrë njoftim se në Adriatik -Kurbin, ka ndodhur një aksident automobilistik.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar mjetin tip “Lancia” me targë AA 389 MO , i cili kishte dalë nga rruga duke u përmbysur në kanalin anësor të rrugës.

Për pasojë kanë humbur jetën të 3 shtetasit që ndodheshin në mjet, J.M. 22 vjeç banues në Kombinat – Tiranë , S.K. 20 vjeç banues në Adriatik – Kurbin dhe B.M. 17 vjeç banues në Adriatik – Kurbin.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

/abcnews.al

droga-2.jpg
G. P.13:29 | 30/04/2018

Ujërat e Adriatikut konfirmohen dhe një herë tjetër si urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Italisë për trafikun e drogës.

Katër shqiptarë të arrestuar, 2 ton drogë e llojit marijuanë e sekuestruar dhe një kallashnikov është bilanci i një operacioni të gjerë policie të drejtuar nga Guardia di Finanza e Otrantos në ujërat ndërkombëtare mes Salentos dhe Shqipërisë.

Agjentët e policisë sinjalizuan një gomone gjatë një kontrolli në det. Pas një ndjekjeje prej disa minutash në det u arrestuan katër personat në bord të gjithë shtetas shqiptarë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono