adriatik cama

adriatik-cama.jpg
G. P.10:18 | 12/07/2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra prokurorin e Prokurorisë së Tiranës, Adriatik Cama. Vendimi i trupës gjykuese u komunikua sot në mëngjes nga kryesuesja Genta Tafa Bungo.

Një ditë më parë komisioni zhvilloi një seancë dëgjimore me prokurorin e Tiranës, duke përmbyllur hetimin për të, në kuadër të procesit të rivleresimit kalimtar. Dje, trupa relatoi raportin e DSIK, që ngrinte dyshime për përfshirjen e Camës në një aferë korruptive në vitin 2005, kohë kur ai drejtonte Prokurorinë e Lushnjës.

Sipas KPK, bashkë me një prokuror tjetër, Cama ka marrë para nga familjarët e një personi të proceduar për “kontrabandë” për të pushuar hetimet ndaj tij. Në raport thuhej se Cama kishte zëvendësuar prokurorin e çështjes me një tjetër, i cili në 2 Qershor 2005 kishte pushuar çështjen.

Sipas trupës së KPK, Adriatik Cama është person i mundshëm për t’u vënë nën presionin e personave të inkriminuar, sepse ka pasur kontakte të papërshtatshme duke shkëmbyer dhurata apo favore me persona të përshirë në krimin e organizuar. Por ky pretendim u kundërshtua me forcë nga ana e prokurorit Cama.

Edhe kontrolli i pasurisë kishte vërejtur disa probleme në pasuritë e prokurorit. Pas bilanceve financiare, KPK vlerësoi se ka mungesë burimesh të ligjshme për një përqindje të tyre. Sot pas dhënies së vendimit prokurori Cama u shpreh se do të ankimojë këtë vendim.

“Unë kam besim te drejtësia. Drejtësia është e vfërteta në veprim. Drejtësia nuk është një projektvendim i KPK-së. Drejtësia vazhdon në të gjitha shkallët dhe unë do ta ndjek në të gjitha shkallët për të takuar të drejtën time e cila më takon”./abcnews.al

vetting.jpg
G. P.11:20 | 11/07/2018

Vettingu rrezikon të nxjerrë jashtë sistemit prokurorin e Prokurorisë së Tiranës, Adriatik Cama. Gjatë seancës dëgjimore me të, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit paraqiti të dhëna për përfshirjen e tij në korrupsion dhe për kontakte të papërshtatshme me persona të inkriminuar.

Për herë të parë që nga nisja e procesit të vettingut një njeri i drejtësisë rrezikon të “digjet” për shkak të problemeve me figurën. Raporti negativ për kontakte të përshtatshme me të inkriminuar i përcjellë nga ana e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar tek institucioni që po filtron drejtësinë i përkiste prokurorit të Tiranës, Adriatik Cama.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të mërkurën, trupa relatoi raportin e DSIK, që ngrintë dyshime për përfshirjen e Camës në një aferë korruptive në vitin 2005, kohë kur ai drejtonte Prokurorinë e Lushnjës. Sipas KPK, bashkë me një prokuror tjetër Cama ka marrë para nga familjarët e një personi të proceduar për “kontrabandë” për të pushuar hetimet ndaj tij. Në raport thuhej se Cama kishte zëendësuar prokurorin e çështjes me një tjetër, i cili në 2 Qershor 2005 kishte pushuar çështjen.

“Subjekti i rivlerësimit Adriatik Cama është person i mundshëm për t’u vënë nën presionin e personave të inkriminuar. Ai ka pasur kontakte të papërshtatshme, duke shkëmbyer dhurata apo favore me persona të përshirë në krimin e organizuar”, citoi relatorja.

Ky pretendim u kundërshtua me forcë deri në kufinjtë e përbuzjes nga ana e vetë prokurorit Cama.

“Kam kërkuar ballafaqim. Nuk mund të bëhem pre dhe objekt nga persona pas të cilëve mund të fshihen qëllime te tjera. Për rastin në fjalë une e kam zëvendësuar prokuroren pasi jam informuar konfidencialisht nga policia gjyqësore se masa e sigurisë po kërkohej për t’i bërë presion personit te proceduar. Për këtë arsye bëra zevendesimin duke ia kaluar çështjen një magjistrati. Në vitin 1997 kam qenë prokuror në Delvinë. Kam bërë punën e prokurorit, kur shteti kishtë rënë. Kam proceduar banda. Kam marrë kallëzime në shtëpinë time dhe nuk jam tutur nga presionet e bandave kriminale. Në vitin 2011 hetova dosjen e “21 Janarit”. Zbatova detyrën dhe e kam bërë mirë. Në punën që bëj, ne nuk mund të bëjmë miq. Nuk ka sesi njerëzit të mos reagojnë. Duhej hetuar më thellë prej jush për personin që ka bërë kallëzimin. Nuk ia pranoj vetes që të vihem nën presionin e grupeve kriminale. Nuk ia kam pranuar në ditë më të vështira e jo më sot”, tha me tone të larta Cama.

Prokurori kishte kërkuar marrjen e dëshmisë së personit subjekt i atij procedimi, kërkesë e refuzuar nga KPK. Edhe kontrolli i pasurisë kishte vërejtur disa probleme në pasuritë e prokurorit. Ai rezultonte të ishte bashkëpronar me të shoqen në masën 50% secili në një apartament 76.7 m2 në Tiranë, një ambient ish-parking 45.6 m2 në kryeqytet, dy automjete, dy llogari bankare me 600 dhe 500 mijë lekë dhe një gjendje cash 1.4 milionë. Në shpjegimet e tij Cama pohonte se pasuritë ishin krijuar nga paga e tij dhe bashkëshortes ndër vite. Pas bilanceve financiare KPK vlerësoi se ka mungesë burimesh të ligjshme për një përqindje të tyre.

Adriatik Cama këmbënguli të kundërtën duke pohuar se ishte ndihmuar financiarisht nga prindërit dhe se i kishte kursyer vetes shpenzime si pushimet jashtë vendit. Në përfundim, Cama kërkoi konfirmim në detyrë.

“Më lejoni të jem qen besnik i ligjit si kam qenë deri më sot. Më lejoni të vazhdoj detyrën time”, tha Cama.

Vendimi për të pritet të shpallët të enjten./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono