adoleshenti

adoleshenti.jpg
G. P.19:16 | 22/08/2019

Autoritetet britanike janë vënë në kërkim të një të adoleshenti shqiptar. Daniel Gjinaj, 16 vjeç, është parë për herë të fundit më 13 Gusht. Ai jeton në Bognor, ndërsa para se të largohej ka thënë se do të takonte disa miq.

Mësohet se shqiptari shpesh shoqërohej me bashkatdhetarë në Brighton dhe Hove, vende ku policia dyshon se mund të jetë Gjinaj. Autoritetet thonë se mundet që Danieli të ketë udhëtuar drejt Worthing, Lancing ose Croydon.

Ata kërkojnë ndihmën e çdokujt që mund të ketë dijeni për vendndodhjen e shqiptarit./abcnews.al

berisha-per-dhermiun.jpg
nev ila13:01 | 03/07/2019

Ish kryeministri Berisha, përmes një postimi në rrjetet sociale, bën me dije se, një mesazh i qytetarit dixhital, ka njoftuar për dhunimin deri në gjendje kome, të një adoleshenti në Ishëm të Durrësit. Sipas Berishës, ky është një krim tjetër i fshehur dhe i shëmtuar.

Nje krim tjeter i shemtuar dhe i fshehur!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Doktor, uroj shendet per ju!! Turp i madh per ne! Ne Ishem te Durresit ne mengjes gjendet adoleshenti i dhunuar per vdekje dhe i hedhur ne germadhe prane shkolles se mesme. Pika gjaku kudo dhe me andej gjaku pellg nga plaget e djaloshit. Ka qe te premten ne gjendje kome ne Tirane dhe askush nuk ka reaguar. Ju lutem publikojeni pasi ky fenomen ngjall panik ne komunitet dhe tregon qe ne jemi te pambrojtur. ABlerim Likmeta, nga lagja Likmetaj e Ishmit cdo gje eshte misterioze. Ka ardhur e ka marre por policia ska bere asnje hetim djali eshte tek ushtaraku me pak shpresa per jeten. Ka qe te Premten ne mengjes qe eshte gjetur dhe kjo pjese eshte e dyshimte pasi djali ka qene ne mes te nje ferre qe veshtire te gjendet rastrsisht. Jemi te shokuar.Kjo nuk eshte policia qe duam doktor, asnje ekspertize ne vendngjarje nderkohe qe djali ka qene mbuluar ne gjak, kafka e tij ka qene e demtuar nga goditjet sipas babait te tij ne baze te asaj qe i kane thene mjeket ne Tirane djali eshte goditur me mjete te forta ne koke duke i demtuar kafken.anonim ju lutem. Faleminderit”, shkruan Berisha./abcnews.al

hero.jpg
Sej rie11:00 | 27/06/2019

Algjeriani Feuzi Zabaat, 17 vjeç, u quajt hero pasi ka arritur të shpëtojë një vajzë dy vjeçare.

Foshnja siriane Doha Muhammedi kishte ngecur në një dritare në katin e dytë, ndërsa nëna e saj po gatuante.

Për fat të mirë, Zabaat e pa atë nga rruga dhe ishte në gjendje ta kapte vogëlushen, e cila nuk ka pësuar asnjë lëndim.

Incidenti ndodhi në Stamboll, Turqi./abcnews.al

policia-ne-fier.jpg
Sej rie18:45 | 23/05/2019

Tre adoleshentë kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor në Fier, pranë vendit të quajtur Gjorgos.

Njëri prej tre rinjve i cili i kishte marrë mjetin babait të tij humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Për pasojë mbeten të plagosur tre persona.

Të dëmtuarit janë transportuar menjëherë në spitali e Fierit. Adoleshentet e moshës 14 dhe 15 vjeç ndodhen jashtë rrezikut për jetën./ABC News Albania 24/7

 

 

630x356-1.jpg
ent ela19:33 | 20/01/2019

Adoleshenti shqiptar në Vjenë është ylli më i ri në botën e muzikës, ku videot e tij po bëjnë xhiron e YouTube. Ai deri më tani numëron 130,000 fansa nga e gjithë bota.

Muzika është jeta e tij, pasi ai me atë identifikohet. Erion Hoti tashmë është kthyer në një yll. Ai tashmë ka një një numër të madh ndjekësish në YouTube. Nxënësi i shkollës së mesme në Vjenë këndon këngë në shqip, anglisht dhe gjermanisht. Shfaqjet e tij në video janë të një profesionalizmi mbresëlënës.

“Unë u jam mirënjohës se kam dy prindër që më përkrahin”, thotë Erioni.  Mami Florije dhe babi Sabi e mbështesin djalin e tyre.  I riu flet rrjedhshëm në tre gjuhë – shqip, gjermanisht dhe maqedonisht.

I ngazëllyer i riu tregon se ka 130.000 fansa  në Facebook, dhe kënga e tij  ” Peace & Love ” është parë nga 26,000 përdorues në YouTube. Ai gjithashtu thekson se rrënjët i ka nga Shqipëria.

“Unë e bëj sepse më pëlqen”, thotë më tej i riu.  Pavarësisht suksesit të tij, djali ka qëndruar me këmbë në tokë: “E bëj sepse më kënaq, jo sepse dua të fitoj para me të”. Në shkollë, muzika dhe gjimnastika janë lëndët e tij të preferuara. Në kohën e tij të lirë, Erioni luan futboll, ski dhe pëlqen të shkojë në kinema./abcnews.la

AUTORI-VRASJA-FIER_ABC-M1-T1.mpg_snapshot_00.14-1280x720.jpg
G. P.11:24 | 19/10/2018

17 vjeçari që vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij në Fier ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje se sherri nisi pas një konflikti të çastit. Adoleshenti është shprehur i penduar për krimin. Nga burime të ABC News mësohet se gjatë debatit mes dy adoleshënteve ka qenë i pranishëm edhe një shok i viktimës.

“Gjithçka ndodhi pas një konflikti të çastit”.

Ky ka qenë rrëfimi i autorit që vrau me thikë një adoleshent në Fier. Ai ka shprehur pendesë për krimin gjatë marrjes në pyetje. Burime nga policia thanë për ABC News se 16 vjeçari me inicialet D.V ndodhej bashkë me një shokun e tij pranë kryqëzimit të Zogut të Zi kur është konfliktuar me autorin me iniciale F.G. Ky i fundit ka qenë i vetëm dhe i armatosur me thikë. Ai fillimisht ka debatuar me viktimën dhe më pas janë përplasur fizikisht. Në përleshje e sipër autori nxjerr thikën dhe e godet 16 vjeçarin në kraharor.

Shoku i viktimës është larguar nga vendi i ngjarjes pasi ka njoftuar policinë dhe urgjencën e spitalit. Plaga ka qenë e rëndë duke bërë që adoleshenti të ndërrojë jetë në spital. Ndërsa autori i krimit u dorëzua pas disa orë negociatash të policisë. Kjo e fundit zbuloi vendin ku ai fshihej në një banesë të të afërmëve në Fier dhe e bindi të dorëzohej. Policia tha se viktima bashkë me disa shokë të tij ishin parë para dy javësh pranë vendit ku ndodhi ngjarja. Autori dhe viktima ishin nxënës të së njëjtës shkollë, por nuk shoqëroheshin bashkë./abcnews.al

ADOLESHENTI-TRUMP-ABCM4T1.mpg_snapshot_00.41-1280x720.jpg
G. P.20:35 | 09/09/2018

Tajler Linfesti është 17 vjeçari amerikan që është bërë i famshëm në rrjetet sociale, pasi përqeshte gjatë gjithë kohës presidentin amerikan Trump gjatë fjalës që ky i fundit mbajti në një takim elektoral në Montana.

I mundur në fushën e tij, pikërisht në atë të mimikës së fytyrës. Presidenti amerikan Donald Trump nuk e ka pritur aspak mirë popullaritetin e papritur të Tajler Linfesti, një student 17-vjeçar i cili ndodhej pas krahëve të presidentit në një takim elektoral në Montana.

Teksa kreu i Shtëpisë së Bardhë fliste adoleshenti shprehte aprovimin apo kundërshtimin e tij me anë të mimikave të fytyrës që nuk i kanë shpëtuar telekamerave të shumta të pranishme që po ndiqnin eventin.

Në rrjetin social Twitter kanë qenë të shumtë ata që kërkonin të dinin identitetin e djaloshit me këmishë me kutia. Ai më pas u identifikua dhe u intervistua nga media të ndryshme. Për shkak të sjelljes së tij Tajler është përzënë nga salla nga një grua e stafit të Trump./abcnews.al

vrasja.jpg
G. P.09:22 | 17/04/2018

Një adoleshent humbi jetën mbrëmjen e së hënës në Londër, pasi u godit me thikë. Mediat bëjnë të ditur se ai ishte 18 vjeç dhe është i treti person që theret me thikë në Londër brenda 48 orëve.

Ai u gjet me disa plagë në Forest Gate rreth orës 22:50 të natës të së hënës. Mjekët munduan t’i shpëtojnë jetën, por 18-vjeçari mësohet se ka vdekur në vendngjarje.

Autoritetet janë duke hetuar ngjarjen, ndërsa The Mirror shkruan se nëse do të hetohet si vrasje, atëherë do të jetë rasti i 60 në kryeqytetin britanik për këtë vit.

Një dëshmitar, i cili banonte afër vendit të ngjarje, tha në Twitter se nuk u lejua të dilte jashtë, për shkak se policët i thanë se kishte gjak në të gjithë rrugën.

Të dielën, një femër, rreth 30 vjeçe, u ther me thikë në Brixton, në jug të Londrës. Polica arrestoi si të dyshuar një 20-vjeçar, i cili ndodhej në vendin e ngjarjes dhe besohet se e njihte viktimën.

Ndërsa një orë më parë, 26-vjeçari Raul Nicolaie u ther me thikë në Colindale, në veri të Londrës. Miqtë e tij thanë për mediat, se viktima, me kombësi romune, që kishte ardhur në Britani pesë vite më parë, la pas një fëmijë 6-muajsh. Në vendin e ngjarjes u arrestua një 34-vjeçare. Viktima dhe autorja e dyshuar njiheshin më parë, njoftoi policia.

Vrasjet janë kthyer në një “virus” për Londrën. Numri i paprecedentë i vrasjeve dhe akteve të dhunës që nga fillimi i vitit e ka kthyer atë në kryeqytetin e krimit./abcnews.al

vlcsnap-error100.jpg
us er20:50 | 10/11/2017

Një konflikt mes disa të rinjve në Kukës ka përfunduar me një të vrarë.

Krimi ka ndodhur të premten ne darkë në qendër të qytetit.

Viktima mësohet se është një 16 vjeçar me inicialet E.M nga Kukësi. Policia ka kapur autorin, një 17 vjeçar me inicialet R.M. Ai është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime te mëtejshme. Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar thika që dyshohet se është përdorur  nga autori. Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono