ADN-ja

ekspertiza.jpg
nev ila15:22 | 20/04/2019

Policia e Shtetit kërkon ndihmë  edhe nga homologët e tyre grek për të identifikuar disa nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Admir Murtaj në supergrabitjen e fundit të ndodhur në aeroportin e Rinasit. Në shtetin helen u dërguan për ekzaminim prova materiale si doreza, maska, shenja gishtërinj, nga ku pritet të përftohen edhe profilet e ADN-së, me shpresë se mund të zbulohet edhe identiteti i tyre.

Përveç policisë së Kosovës, Policia e Shtetit ka kërkuar edhe ndihmën e homologëve të saj grek, për identifikimin e grabitësve së 9 prillit në Rinas.

Disa nga provat materiale të gjetura në fugonin me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” që  nuk u arrit të digjej nga grabitësit, si gjurmë gishtash, fije floku, maskë por edhe disa doreza, u dërguan për ekzaminim në laboratorin e Policisë Shkencore të Athinës.

E njëjta procedurë, por në mënyrë të përshpejtuar, u krye edhe për identifikimin e Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë gjatë përplasjes me armë me uniformat blu në fshatin Tapizë.

Ishin autoritete greke që konfirmuan fillimisht nëpërmjet profilit të ADN-së, se trupi i pajetë i përkiste pikërisht 46-vjeçarit Murataj. Ky i fundit ishte një emër i njohur për autoritet helene.

Por Admir Murataj dyshohet se ka pasur si bashkëpunëtor edhe disa nga miqtë e tij të ngushtë me të cilët u arratis nga burgu i Trikallas të Greqisë, në vitin 2013.

Një ndër ta është edhe Klement Çala. 31-vjeçari u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 25 vite burg.  Çala akuzohet për dy grabitje të autoblindave me para, të ndodhura në aksin, Qafe Kashar-Rinas, në vitet 2015-2017.

Për të vërtetur nëse Çala dhe disa nga miqtë e tjerë te ngushtë të Admir Murataj, kanë qenë të përfshirë në supergrabitjen e fundit të Rinasit, organi i akuzës është në pritje nga autoritet greke, të përgjigjeve për profilet e tyre ADN-së.

Më herët policia ka kërkuar bashkëpunim edhe nga autoritet kosovare. Dyshohet se, dy furgonët e djegur, një në Bathore e tjetri në fshatin Dritas, të kenë ardhur nga Kosova. Të dy mjeteve iu ishte fshirë numri i shasisë, për të bërë të vështirë identifikimin e tyre.

Ndërkohë burime nga grupi hetimor konfirmojnë se mjetet e përdorura në grabitjen e 9 prillit, nuk janë denoncuar të humbura në polici nga pronarët e tyre./abcnews.al

223520577-7727e44f-b398-4551-a66b-56883281a2e7.jpg
ent ela19:45 | 25/01/2019

Dy hajdutë shqiptarë janë kthyer në makthin e drejtësisë italiane, e cila nuk është në gjendje t’i dënojë ata për vjedhjet e shumta. Shkak për këtë dështim të autoriteteve të vendit fqinj është bërë fakti se vëllezërit Trushi, përveç se binjakë në pamje kanë edhe një ADN identike.

Eduard dhe Edmond Trushi, vëllezërit shqiptarë të njohur edhe si “binjakët Lypen”, i kanë shpëtuar sërish ndëshkimit të drejtësisë italiane. Në procesin e fundit të mbajtur ndaj tyre në Gjykatën e Veronës historia është përsëritur, të dy ata janë shpallur të pafajshëm për mungesë faktesh. Shkak për shfajësimin e radhës nuk është bërë paaftësia e autoriteteve italiane, por trashëgimia gjenetike e dy vëllezërve. Binjakët Trushi kanë një kurrikulum të gjatë bëmash kriminale në veri të Italisë, ku kanë kryer një seri grabitjesh të suksesshme, për shkak të të cilave janë pagëzuar me emrin e hajdutit të famshëm. Gjurmët e ADN-ve të rekuperuara në vendngjarje të ndryshme nuk kanë shërbyer kurrë për t’i futur në grackë, pasi hemozigotët e tyre janë identikë. Sipas hetuesve italianë, ajo që mund t’i dallojë dy 33-vjeçarët janë karakteristika thuajse të padukshme, që mund të zbulohen vetëm përmes analizave të thella dhe të vështira. Deri atëherë, se cili e kreu vjedhjen, Eduardi apo Edmondi, do të mbetet një mister edhe për faktin se as gjurmët e gishtave, që dy vëllezërit i kanë të ndryshme, nuk kanë shërbyer për të hedhur dritë mbi krimet e tyre. Në çdo vjedhje ata janë treguar të kujdesshëm duke përdorur doreza./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono