admir murataj

Admir-Murataj-1280x749.jpg
ad min12:00 | 14/05/2019

Gjykata për Krimet e Rënda pushoi çështjen ndaj Murataj, duke konfirmuar zyrtarisht vdekjen e tij. Të martën, prokuroria dorëzoi certifikatën e vdekjes, aktin daktiloskopik dhe këqyrjen e kufomës. Sipas këtyre materialeve, kufoma është identifikuar nga krahasimi i shenjave të gishtave nga ato të ardhura nga Greqia. Gjatë seancës, Gjykata për Krimet e Rënda caktoi një avokat kryesisht për të përfaqësuar interesat e viktimës. Admir Murataj mbeti  i vrarë gjatë grabitjes së 6 milionë eurove  më 9 Prill në Rinas. Ai akuzohej  nga prokuroria si organizatori i 3 grabitjeve të blindave me para në harkun kohor të 2015-2017./ABC News Albania 24/7

kallzim-penal-per-policet.jpg
nev ila14:24 | 02/05/2019

Ndërkohë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda është regjistruar një tjetër padi lidhur me këtë çështje. Familja Murataj akuzon Policinë e Shtetit se ndaj Admirit ka qëlluar enkas për ta vrarë dhe jo në kushtet e vetëmbrojtjes.

Familja e Admir Muratajt kallëzon penalisht  Policinë e Shtetit, për vrasjen e tij më 9 Prill në Rinas. Padia e ngritur nga vajza e viktimës, u dorëzua paraditen e të enjtes në Prokurorin e Krimeve të Rënda nga avokati Arbër Hoxhaj. Familja Murataj pretendon se viktima është qëlluar për t’u vrarë dhe se efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë nuk kanë vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes.

Këtë të enjte në Gjykatën e Krimeve të Rënda ishte parashikuar edhe seanca për pushimin e hetimeve ndaj Muratajt për grabitjen e blindave me para në rrugën Kashar-Rinas 2 vjet më parë.

Por kjo seancë u shty për në datën 14 Maj, pasi në gjykatë nuk është paraqitur akti i vdekjes së Admir Muratajt.

Prokuroria kërkoi dy javë kohë që të marrë akt ekspertimet dhe certifikaten e vdekjes së viktimës.

Murataj u vra nga forcat e ndërhyrjes së Shpejtë pasditen e 9 Prillit, gjatë grabitjes së 6 milionë eurove në pistën e aeroportit të Rinasit./ABC News Albania 24/7

ragip-hajdini-1280x613.jpg
ad min15:22 | 28/04/2019

Ragip Hajdini i arrestuari i gjashtë për grabitjen e disa milionave euro në Rinas dyshohet që të jetë personi që ka siguruar furgonin që u modifikua dhe gjithashtu ka dyshime se Hajdini i njohur me pseudonimin “Daja” ka qenë një nga ideatorët e grabitjes. Polica e Shtetit ka kryer një sërë kontrollesh për gjetjen e parave, por pa mundur të bjerë në gjurmët e tyre.

I arrestuari i gjashtë i supergrabitjes së Rinasit më 9 Prill 2019, Ragip Hajdini i njohur me pseudonimin “Daja”, është marrë në pyetje nga grupi hetimor. Burime bëjnë të ditur për ABC News se kosovari nuk ka pranuar që të flasë para oficerëve të policisë dhe ka qëndruar i heshtur.

Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe policia ranë në gjurmët e tij pasi bashkëpunëtori i drejtësisë Alkond Bengasi rrëfeu se e kishte takuar “dajën” së bashku me Admir Muratajn dhe një tjetër shtetas nga Kosova të njohur për grupin e hetimit si “Tani”.

Ragip Hajdini dyshohet të jetë personi që ka siguruar furgonin që u modifikua në Elbasan me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”. Gjithashtu sipas burimeve, kosovari sëbashku me Admir Muratjan dyshohen që të jenë edhe ata që kanë iniciuar grabitjen.

Burime nga grupi i hetimit bëjnë të ditur se gjurmët e parave janë ndjekur deri tek varrezat e Tapizës, ndërsa më pas janë zhdukur pa lënë gjurmë pasi rrugët nuk kanë kamera sigurie.

Pavarësisht kontrolleve të shumta që ka kryer policia nuk ka mundur që të bjerë në gjurmët e parave. Grupi i hetimit po insiston që të bindë Oltion Veselin që të tregojë se ku mund të kenë shkuar paratë pasi dyshohet se ai ka qenë në pistë së bashku me Admir Muratjn dhe të dyshuarin tjetër Klement Çalën.

Të dyshuar për grabitje  e Rinasit janë 17 presona midis tyre edhe një femër, e cila dyshohet të ketë djegur furgonin në Kamëz për të humbur gjurmët e ngatërruar policinë.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë ndaluar 6 dhe në kërkim janë vëllezërit Eldi dhe Klement Çala. Të arrestuarit e kanë mohuar përfshirjen e tyre në grabitje, por organi i akuzës disponon prova të shumta ku një pjesë prej tyre u gjendën në furgonin që u tentua të digjej nga viktima Admir Murataj.

Pas provave të mbledhura nga Prokuroria janë gjurmë gishtash, fije flokësh dhe përgjimet telefonike midis familjarëve të të dyshuarve dhe të arrestuarve me njëri-tjetrin. /abcnews.al

policia-kontrolle.jpg
ad min21:27 | 25/04/2019

Policia ka zhvilluar një aksion policor gjatë ditës së sotme në qytetin e Krujës në lidhje me grabitjen e Rinasit. Sipas burimeve, janë ushtruar kontrolle në banesën e Elton Piklit dhe Oltion Veselit, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në grabitjen e bujshme të miliona eurove në aeroport.

Efektivet e policisë kanë kontrolluar edhe në zonat e thella malore dhe në zonën e Niklës me qëllim arrestimin e personave të tjerë që janë në kërkim për këtë ngjarje.  Nuk dihet nëse janë gjetur sende, para apo prova të tjera gjatë këtij kontrolli blic. Kujtojmë që Elton Pikli është arrestuar teksa tentonte të largohej drejt Bullgarisë./abcnews.al

tia.jpg
ad min15:49 | 17/04/2019

Dy zyrtarë të Aeroportit të Tiranës kanë deklaruar para grupit hetimor për grabitjen në Rinas se kanë zbatuar rregullat e sigurisë. Por grabitësit, sipas tyre, kanë përdorur dyert që janë në dispozicion të zjarrfikësve, të cilat nuk janë të fortifikuara.

Zyrtarë të sigurisë së aeroportit të Rinasit, të marrë në pyetje pas grabitjes së parave në 9 Prill, u kanë sqaruar hetuesve se kanë zbatuar rregullat e sigurisë dhe se grabitësit përdorën ato që quhen “crash doors”.

Sipas deklarimeve të këtyre zyrtarëve, këto dyer, të cilat u përdorën edhe nga grabitësit për të hyrë në aeroport, nuk janë të fortifikuara, pasi në raste avarie të rrëzimit të një avioni, makina e zjarrfikëses duhet të depërtojë në pistë, duke i shkatërruar këto dyer.

Nisur nga ky sqarim i zyrtarëve të TIA-s gjatë marrjes në pyetje, ngrihen dyshime të forta së grupi kriminal që realizoi grabitjen e dispononte një informacion të tillë. Admir Murataj së bashku me grupin e tij kanë shfrytëzuar pikërisht këtë mënyre për të realizuar grabitjen.

Prokurorët e Krimeve të Rënda Arenc Çela, Besnik Miçi dhe Klodian Braho kanë sekuestruar të gjitha konventat apo marrëveshjet pranë zyrave të këtij institucioni, atij të Autoritetit të Acionit Civil apo kompanisë “ICTS”, të cilat do të analizohen në përputhje me faktet e rrethanat konkrete të ngjarjes.

Zyrtarët e aeroportit pretendojnë se kanë njoftuar policinë, sapo konstatuan çarjen e derës dhe panë furgonin t’i afrohej avionit të linjës Tiranë-Vjenë. Ndërse policia nga ana tjetër ka deklaruar se informacionin e ka marrë nga burime të tjera dhe jo nga punonjësit e TIA-s.

Organi i akuzës po heton edhe mbi origjinën e jelekëve antiplumb dhe veshjeve ushtarake të përdorura nga grabitësit. Sipas burimeve në Tiranë janë vetëm 3 dyqane që mund të tregtojnë pajisje të tilla.

Në bazë të verifikimeve dhe pamjeve të kamerave të sigurisë nuk ka rezultuar që të kenë blerë persona të dyshimtë. Pavarësisht hetimeve intensive, prokuroria ende nuk ka mundur të identifikojë bashkëpunëtorët e tjerë të Admir Muratajt./abcnews.al

artan-hoxha-2-1280x726.jpg
ad min21:56 | 16/04/2019

Të tjera detaje në lidhje me organizatorin e grabitjes së Rinasit ka bërë të ditura gazetari Artan Hoxha. Ai është shprehur se Admir Murataj ka jetuar në Shqipëri, në zonë e Freskut në Tiranë. Ndër të tjera gazetari tha se Murataj e strukturonte vetë grupin dhe madje ai punonte me komando dhe personel të kualifikuar.

“Grupi në vetvete Muçi që ka realizuar këtë grabitje më datë 26 Mars gjykata ka dhënë dënimin për atë. Ndërsa më 9 Prill ka ndodh ngjarja. I ka dënuar për tre grabitjet e mëparshme. Admir Muratajn nuk e dënoi sepse ligji ka ndryshuar dhe nuk dënohesh me në mungesë. Admir Murataj ka qenë në Shqipëri dhe ka jetuar në zonën e Freskut, ka pasur një bazë aty. Ka jetuar në zonën e Kamzës, ka qenë i lirë sikur jemi ne. Ka qenë në zonën e Tropojës në verë. Gjatë dimrit atje nuk jetohet, në fshatin ku u bë edhe ceremonia e varrimit. Varrimi u bë në Çerem, është një zonë e thellë dhe e pabanuar. Gjysmë ore nga fshati Çerem je tek Piramida 23 në ish-kufirin me Jogusllavinë. Je në zonën që është dy orë larg nga Plava në këmbë. Unë nuk e kuptova pse e çuan në Çerem në fakt. Në botën a vet ai ka bërë emër. Mua më kanë ardhur shumë mesazhe në fakt dhe ka njerëz që dyshojnë dhe pyesin se: A vërtet është vrarë ky? Më duket e çuditshme që policia nuk e identifikon dot. Qoftë edhe fizikisht. Është grup që ka luftuar me policinë greke me ushtrinë greke. Është grup që ka luftuar edhe me RENEA-n. Nuk është një grup që doli nga hiçi.

Në fakt në fakt ajo që kam kërkuar unë është se autopsia do duhej të kishte filluar më shumë. Në fakt duhet të provohet se nga ka ardhur vrasja. Dhe çuditërisht sot që e konfirmova para se të vija këtu nga mjekësia ligjore më thonë se nuk e konfirmojmë dot se nga ka ardhur. Nuk dihet nëse e ka vrarë policia apo nëse e kanë vranë të vetët gabimisht ose qëllimisht. Unë nuk e kam parë vete se po ta shikoja do e njihja, por familjarët thonë se është ai. Por për raste të tilla dalin foto. Por këtë herë nuk jam publikuar foto. Unë besoj që njeriu i vrarë është ky. Ky e organizonte vete grupi dhe ky nuk ka përdorur dy herë të njëjtin grup. Ky e strukturonte vetë grupin dhe merrte pjesëtarë të forcave komando, të forcave speciale të policisë, njerëz që kishin përgatitje të lartë luftarake. Grabitja në vetvete është 90 sekonda. Ushtrime të tilla mund t’i bëjë vetëm RENEA. Personi që duket në foto dhe ka maskën është Admir Nikaj. Ndërsa personi që ka veshur uniformë të forcave speciale dhe që duket me shpinë vetëm nga mënyra se si mban automatiken mua më tremb. Sepse e di shumë mirë se kush e mban automatikun në atë mënyrë”./abcnews.al

CEN-MURATAJ-FLET-PER-ADMIRIN-ABC-M5-T2.mpg_snapshot_00.33-1280x720.jpg
ent ela18:03 | 16/04/2019

Cen Murataj, vëllai i Admir Muratajt, përjashton mundësinë që të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë për të zbardhur grabitjet ku dyshohet se ka qenë i përfshirë 46-vjeçari i ekzekutuar nga policia. Gjatë një deklarate për mediat, Ceni tregon sesi familja e tij u terrorizua nga policia, ndërsa pohoi se edhe ndaj vëllait tjetër që është në burg, prokuroria nuk ka asnjë provë.

Një vëlla iu ekzekutua gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, pas supergrabitjes së disa miliona eurove në aeroportin e Rinasit më 9 prill, ndërsa vëllai tjetër është në burg nga 2017 po për grabitje të parave të një autoblindi në të njëjtën zonë.

Kjo është historia e dy djemve të familjes Murataj. Më i vogli prej tyre, Cen Murataj gjatë një rrëfimi për mediat thekson se edhe ai ka qenë pjesë e hetime të prokurorisë.

Cen Murataj, vëllai i Admir Murataj: “Unë flas gjithmonë për hetime që i kam ndjek, i kam pa. Kam qenë person në hetim, kam qenë në dijeni të dosjes. Kam pa të gjitha seancat gjyqësore për grupin e  grabitjes, por asnjeherë nuk kam pa një detaj ku ta gjej veten një akuzë”.

Pas vrasjes së Admir Murataj familjarët e tij u terrorizuan gjatë kontrolleve që kryente policia e shtetit.

Cen Murataj, vëllai i Admir Murataj: “Biznes, shtëpi, familje, arrestime, bujë, televizora, nuk e imagjinoja as vetë. E tashmja çik afër realitetit. E shohim një vëlla të gjithë flasin për një vëlla u vra, e vranë, e hodhën e bënë. Jemi mundu të mbajmë ritmin e qetësisë, kurse te policia kam kërkuar sqarime që nga data 14 shkurt 2017 në përplasje të përbashkët me policinë”.

Në fund Cen Murataj tregon se kurrë nuk do të bëhët bashkëpunëtor i drejtësisë, ndërsa tregon edhe karakterin e vëllait të tij Admir Murataj që u vra pasditën  e 9 prillit në fashtin Tapizë.

Cen Murataj, vëllai i Admir Murataj: “Kurrë nuk jam bashkëpunëtor i Prokurorisë, kurrë. Qajmë hallet por jo bashkëpunëtorë. Zemrën e kishte sa peshonte trupi, kurse çështjen ushtarake, as ushtrinë se  kishte mbaruar”. /abcnews.al

Admir-Murataj-1.jpg
ad min15:11 | 16/04/2019

Gjykata për Krime të Rënda i dha 2 javë kohë prokurorisë që të vërtetojë vdekjen e Admir Muratajt, procesi ndaj të cilit pritej të niste këtë të martë.

Gjykata i kërkoi prokurorisë që përpos certifikatës së vdekjes, të paraqesë edhe prova të tjera, si akt ekspertime të vendit të ngjarjes dhe viktimës. Seanca e ardhës do të mbahet në 2 Maj ora 9:00.

Murataj mbeti i vrarë pasditen e 9 Prillit, pas grabitjes së miliona eurove brenda aeroportit të Rinasit. Ai ishte në kërkim si organizatori i 3 grabitjeve me blinda në harkun kohor të 2015-2017.

Grupi i tij u dënua në fund të marsit me më shumë se një shekull burg, ndër ta edhe vëllai i Admir Muratajt, Aleksandër Murataj. Ky i fundit nuk u lejuar nga drejtoria e Burgjeve që të merrte pjesë në varrim për arsye sigurie./abcnews.al

Admir-Murataj-1280x749.jpg
nev ila22:21 | 11/04/2019

Detaje të tjera lidhur me “grupin e kallashnikovit” që udhëhiqej nga Admir Murataj kanë dalë në dritë mbrëmjen e kësaj të enjte në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Gazetari Spartak Koka, tha se grupi kriminal akuzohet dhe për dy ngjarje të ndodhura në Janar të vitit 2019 dhe më konkretisht e para në 4 Janar ku një sasi tritoli shpërtheu në një bankomat të një banke në qendër të Urës Vajgurore. Gjithashtu po i njëjti grup në 8 Janar dyshohet se ka vendosur një sasi tritoli që shpërtheu në një bankomat të një banke në kryeqytet.

Të njëjtën skemë të grabitjes ë bankomateve me eksplozivë Admir Murataj përdorte edhe në Greqi. Ai ka qenë i përfshirë në grabitjen e 9 bandave në shtetin greku ku ka marrë 2 milion Euro. 6 bankomate në Athinë janë shpërthyer me eksploziv nga banda e Admir Muratit./tvklan.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono