abuzimet seksuale

viktimat.jpg
ent ela23:53 | 15/08/2018

Skandali i cili ka shpërthyer në një kishë katolike në Pensilvani ka shkaktuar reagime të shumta në Shtetet e Bashkuar atë Amerikë. Sipas të dhënave të publikuara nga Gjykata Supreme e Pensilvanisë më shumë se 300 priftërinj rezulton të kenë abuzuar me 1000 të mitur.

Gjykatësit vendosën të publikonin në mënyrë të detajuar emrat dhe detajet e të gjitha ngjarjeve, edhe pse kjo gjë u kundërshtua nga klerikë katolikë të cilët pretendonin se po i shkeleshin të drejtat kushtetuese.

Mediat e huaja kanë publikuar historitë e tre personave të cilat janë abuzuar seksualisht.

Viktimat e akuzimeve të tmerrshme seksuale kanë gjetur guximin dhe kanë rrëfyer tmerrin që kanë përjetuar. Ata kanë thënë se jeta e tyre është shkatërruar.

“E gjithë jeta ime ka qenë një gënjeshtër” .

Shaun Dougherty, tani 48 vjeç, u abuzua kur ishte në klasën e tetë.

Shaun Dougherty

Abuzimi e ndaloi atë të pasurit një familje dhe i ‘shkatërroi’ jetën e tij.

“Nuk kam për ta harruar kurrë, abuzimi më ka lënë një shenjë të tmerrshme në jetën time, më ka shkatërruar plotësisht. Nuk kam pasur asnjëherë dëshirë për të pasur një fëmijë.  As sot nuk kam një fëmijë, pasi e kam pasur të pamundur kur kujtoj tmerrin që kam përjetuar.Unë kam pritur një kohë të gjatë që kjo që ndodhtë”, ka thënë ai.

Carolyn Fortney, 37 vjeç, u abuzua  kur ajo ishte vetëm 18 muajshe.

Carolyn Fortney

“Sot ndihem shumë mirë që më në fund dolën në dritë këto krime. Më në fund do të lirohem nga ndjenja e keqe që kam pasur prej vitesh. Më ka shkatërruar tërësisht. Nuk kisha dëshirë të kisha fëmijë”, është shprehur ajo.

Tre motrat e saj u abuzuan seksualisht nga prifti i tyre, Ati Augustine Giella, i cili vdiq në pritje të gjykimit në vitin 1992, pasi u arrestua më në fund për krimet e tij.

Robert Corby, tani 83, ishte ‘në shënjestër’ nga priftërinjtë në vitin 1947, sepse ai ishte jetim.

Robert Corby

Ai tha se askush nuk do t’i kishte besuar atij nëse ai do të fliste në atë kohë.

“Askush nuk do të më dëgjonte fjalën në atë kohë, prandaj vendosa të hesht”.

Viktima të tjera treguan historitë e tyre në një konferencë shtypi në Pensilvani të martën.

Raporti përshkruan keqpërdorimet e tmerrshme që bëheshin ndaj fëmijëve, duke i droguar, përdhunuar, rrahur dhe detyruar të ushtronin prostitucionin.

Nga hetimet që zgjatën afro 18 muaj ku u përfshinë 6 nga tetë dioqeza u identifikuan se 300 priftërinjtë kishin abuzuar seksualisht me të mitur.

Ky skandal vjen pas dorëheqjes së kardinalit Teodor Mekerik, një figurë e rëndësishme e kishës amerikane, i akuzuar se ka abuzuar me fëmije dhe të rritur prej dekadash./tvklan.al

vlcsnap-error310-2-1280x720.jpg
ent ela12:45 | 16/02/2018

Organizata humanitare OXFAM ka njoftuar për nisjen e një komisioni hetimor për rastet e abuzimeve seksuale në mbarë botën. Drejtoresha ndërkombëtare e OJQ-së theksoi se komisioni do të ketë akses të plotë në dokumentet e brendshme.

Oxfam njoftoi një plan veprimi të gjerë për t’u përballur dhe parandaluar në mënyrë efektive çdo abuzim apo sjellje të keqe të mundshme brenda organizatës në mbarë botën. Për këtë do të krijohet një panel i pavarur i nivelit të lartë, i përbërë nga disa prej figurave më të lartë në mbrojtjen e të drejtave të grave në mbarë botën, me fuqinë shqyrtimin e praktikave të miratuara nga Oxfam, duke përfshirë edhe rastet e sjelljes së pahijshme seksuale që kanë ndodhur në të kaluarën.

Plani u dakordësua nga drejtoresha ekzekutive e “Oxfam International” Ëinnie Byanyima së bashku me Bordin Ekzekutiv të 22 filialeve, të cilat përbëjnë Oxfam. Komisioni do të veprojë në autonomi absolute edhe në lidhje me fushëveprimin dhe kohëzgjatjen e mandatit të tij. Oxfam do të sigurojë burimet e nevojshme për auditimet në të gjitha vendet e botës ku veprojmë, duke përfshirë aksesin e plotë në dokumentet e brendshme, të dhënat e stafit dhe dokumentacionin mbi partnerët dhe komunitetet të mbështetura nga organizata.

“Për më tepër, si pjesë e punës së tij, komisioni do të krijojë një arkiv, sa më të plotë të jetë e mundur, për çdo rast të sjelljes së pahijshme seksuale dhe abuzimit të pushtetit që mund të ketë ndodhur në të kaluarën, e cila do të bëhet publike”, theksoi Byanyima. Ndërsa më tej nënvizoi dy prioritete për Oxfam: të vazhdojë të japë mbështetje për miliona njerëz në nevojë në gjithë botën, dhe të mësohet nga gabimet e kaluara, në mënyrë që abuzimi dhe shfrytëzimi i këtij lloji të mos përsëriten. Gjithashtu theksoi se për zgjidhjen e këtyre problemeve duhet edhe bashkëpunimi me qeveritë, rregullatorët dhe organizatat e të drejtave të grave./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono