ABC Story

Anijet-e-Mbytura-1280x812.jpg
ad min14:09 | 12/12/2017

Dokumentari sjell një historik, sigurisht të paplotë, të katastrofave më të mëdha detare të ndodhura në ujërat tona territoriale. Bëhet fjalë për mbytjen gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore të një numri anijesh civile apo luftarake italiane apo edhe austriake, reliktet e të cilave janë zbuluar këto 15 vitet e fundit. Deri tashmë të panjohura, duhet pohuar se nëndeti shqiptar, në thëllësi jo të mëdha, fsheh pjesë të disa prej katastrofave më të mëdha të njerëzimit. Kështu, në afërsi të Karaburunit gjendet relikti i anijes së pasagjerëve “Principe Umberto”. E siluruar nga një nëndetëse austro-hungareze, në qershor të vitit 1916, anija mori me vete rreth 1900 njerëz, pra shkaktoi më tepër viktima se anija e famshme Titanik.

Por cilat janë anijet e tjera të njohura, në çfarë rrethanash u mbytën dhe në çfarë gjendje ruhen në fund të detit? Pikërisht këto rrëfen edhe dokumentari në vijim./abcnews.al

 

Untitled-6.png
ad min14:36 | 19/09/2017

Në këtë pjesë të dytë të dokumentarit zbardhen pjesët e errëta dhe të fshehura të Incidentit të vitit 1946 që shkatërroi përfundimisht marrëdhëniet shqiptaro-britanike.
Në vitet ’80 arkivat britanike deklsaifikuan urdhërat e lundrimit të anijeve që ndeshën në mina më 22 tetor të vitit 1946. Të dhënat në këto dokumente ishin përvëluese. Sipas historianëve, nëse gjykata e Hagës do i kishte pasur në kohën kur i kërkoi, ngjarjet mund të kishin pasur një tjetër rrjedhë. Po kështu një provë e fortë u gjet në vitin 2008 nga një ekspeditë amerikane, që zbuloi, fare pranë brigjeve të Sarandës, mbetjet e bashit të destrojerit VOLAGE. Ky zbulim vërtetonte se ditën e incidentit luftanijet britanike ishin futur pashpjegueshmërisht thellë në ujërat tona territoriale…

Untitled-8.png
ad min16:23 | 11/09/2017

Më 22 tetor të vitit 1946 dy kryqzorë britanikë, që ishin duke kaluar në pjesën veriore të Kanalit të Korfuzit, në brendësi të ujërave tona territoriale, hasën në mina detare dhe u dëmtuan. Britanikët akuzuan shqiptarët për vendosjen e minave, ndërsa Tirana zyrtare nuk pranoi asnjë akuzë, duke argumentuar se nuk kishte as mina as mjete për ti vendosur ato. Incidenti që shkatërroi marrëdhëniet shqiptaro- britanike përfundoi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, e cila në vitin 1949 penalizoi shqiptarët.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono