ABC Story

KAHREMAN-YLLI-1280x720.jpg
ent ela23:03 | 29/09/2018

Emisioni i përjavshëm ABC Story nga Ferdinand Dervishi vjen këtë të shtunë me profilin e një funksionari komunist të cilin duhet ta respektojmë. Bëhet fjalë për Kahreman Yllin, ish-ambasadori i parë i Shqipërisë në Francë pas Luftës së Dytë Botërore dhe njeriu që dha kontributin e tij në Konferencën e Paqes ku u mbrojt edhe integriteti territorial i Shqipërisë.

Por Kahreman Ylli do të kujtohet edhe si diplomati që mbrojti me dinjitet interesat e Shqipërisë në gjyqin e Hagës, për incidentin e kanalit të Korfuzit dhe më tej pas kthimit në Shqipëri ky njeri do të vlerësohet për kontributin e tij sidomos në fushën e arsimit. Kahreman Ylli vërtetëohet të ketë qenë pas çdo zhvillimi të madh në arsim e shkencë. Ai ishte pas zhdukjes së analfabetizimit, pas ngritjes së rrjetit të sistemit arsimor, pas ngritjes e themelimit të Akademisë së Shkencave, pas Kongresit të Drejtshkrimit dhe pas çdo eventi të Albanologjisë.

Duhet pranuar se gjatë periudhës së errët të komunizmit shqiptar, ka patur pak njerëz që meritojnë respekt të plotë për punën dhe kontributin e tyre. Duhet pranuar se Kahereman Ylli është ndër më të spikaturit. /abcnews.al

Turizmi-Abc-Story-foto.jpg
ent ela12:47 | 18/09/2018

Të gjithë jemi dëshmitarë se për turizmin shqiptar këto vite të fundit po flitet me shifra milionash. Por si erdhëm në këtë kohë, cila është e shkuara e turizmit shqiptar? Në këtë dokumentar bëhet një përmbledhje e ecurisë së turizmit në dy kohë, në kohën e Mbretërisë, kur edhe ka startuar turizmi i organizuar dhe gjatë kohës së diktaturës.

Interesant është fakti se gjatë kohës së Mbretërisë të huajt më së shumti preferonin turizmin për gjueti dhe se, pas pushtimit të Shqipërisë, italianët vënë në lëvizje një plan shumë ambicioz, filluar nga ndërtimi i hoteleve që eksizojnë edhe sot si Dajti, Vollga apo hoteli i Gjuetisë në Lezhë.

Por për fat të keq turizmi gjatë kohës së diktaturës komuniste nuk llogatitet si degë e ekonomisë, por si pjesë e propagandës. Për këtë arsye pak të huaj lejoheshin të vinin në Shqipëri, kështu që turizmi dominohej kryesisht nga anëtarë të grupeve marksiste – leniniste. /abcnews.al

LUFTA-II-HISTORI-SPIUNAZHI-NE-KARABURUN-FOTO-1280x893.jpg
G. P.15:51 | 16/06/2018

Të shtunën, në orën 22:15 në televizionin Abc News në emisionin Abc Story do të transmetohet premierë një dokumentar historik që fokusohet në ngjarjet e ndodhura në zonën e Karaburunit, në fshatrat Dukat e Tragjas gjatë Luftës së Dytë Botërore pas mbërritjes aty të misioneve britanike e amerikane të ngarkuara për të ngritur rrjeta spiunazhi pas linjave të pushtimit gjerman.

Instalimi i celulave amerikane e britanike në këto zona të Vlorës bënë që informacioni të kishte rëndësi të dorës së parë dhe rrjetet e spiunazhit lulëzuan.

Gjermanët, që ruanin regjimin e pushtimit, ishin të interesuar që të kishin informacion për qëllimin e misioneve anglo-amerikane. Por në lojën e madhe të spiunazhit dhe sigurimit të informacioneve ishin në të njëjtën kohë edhe xhandarmëria e qeverisë kuislinge të Tiranës, komunistët si dhe ballistët, të cilët në zonën e Vlorës dëshmohet të kenë qenë dominantë.

Pikërisht këtë situatë të tendosur, veprimtarinë e celulave të Aleatëve, ndihmën dhe sakrificën e agjentëve shqiptarë që ata rekrutuan dhe fatet e gjithsecilit do të sjellë ky dokumentar./abcnews.al

TIVARRI-per-web-1.jpg
ent ela15:49 | 07/05/2018

Në prill të vitit 1945, në përfundim të Luftës së Dytë Botërore në qytetin e Tivarit, në Mal të Zi, u regjistrua një nga krimet më barbare ndaj shqiptarëve të Kosovës, njohur gjerësisht si “Masakra e Tivarit”. Disa qindra shqiptarë të Kosovës, një shifër që llogaritet nga 600 deri në 1500, të rekrutuar forcërisht nga armatat e ushtrisë së Titos për të luftuar në front me nazistët gjermanë, u pushkatuan dhe me tej kufomat u zhdukën. Sot e kesaj dite ngjarja ka mbetur e pahetuar, e pazbardhur, pa përgjegjës e përgjegjësi, por edhe e pazhdëmtuar, pa ndjesë publike, pa varre, madje pa asnjë pllakat, qoftë të rëndomtë, përkujtimor. Pikërisht këtë ngjarje shumë domethenëse për marrëdhëniet e mëtejme mes kombeve në Ballkan tenton të zbardhë ky dokumentar. /abcnews.al

Bomba-ne-ambasaden-sovjetike-foto-1280x888.jpg
ent ela12:39 | 26/03/2018

Më 19 shkurt të vitit 1951 një i panjohur arriti të hidhte një sasi dinamiti në oborrin e ambasadës sovjetike në Tiranë.
Kundërpërgjigjia e kastës komuniste të Tiranës ishte e egër. U arrestuan 170 njerëz që nuk kishin lidhje fare me ngjarjen, 22 nga të cilët u pushkatuan pa gjyq.

Pikërisht këtë faqe të errët të historisë së komunizmit shqiptar përpiqet të zbardhë dokumentari, materialet e të cilit i japin fund edhe dilemës nëse kjo ngjarje, pra hedhja e dinamitit, ishte e vërtetë, apo gjithçka ishte një kombinacion i komunistëve për të goditur kundërshtarët politikë. abcnews.al

Anijet-e-Mbytura-1280x812.jpg
us er14:09 | 12/12/2017

Dokumentari sjell një historik, sigurisht të paplotë, të katastrofave më të mëdha detare të ndodhura në ujërat tona territoriale. Bëhet fjalë për mbytjen gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore të një numri anijesh civile apo luftarake italiane apo edhe austriake, reliktet e të cilave janë zbuluar këto 15 vitet e fundit. Deri tashmë të panjohura, duhet pohuar se nëndeti shqiptar, në thëllësi jo të mëdha, fsheh pjesë të disa prej katastrofave më të mëdha të njerëzimit. Kështu, në afërsi të Karaburunit gjendet relikti i anijes së pasagjerëve “Principe Umberto”. E siluruar nga një nëndetëse austro-hungareze, në qershor të vitit 1916, anija mori me vete rreth 1900 njerëz, pra shkaktoi më tepër viktima se anija e famshme Titanik.

Por cilat janë anijet e tjera të njohura, në çfarë rrethanash u mbytën dhe në çfarë gjendje ruhen në fund të detit? Pikërisht këto rrëfen edhe dokumentari në vijim./abcnews.al

 

Untitled-6.png
us er14:36 | 19/09/2017

Në këtë pjesë të dytë të dokumentarit zbardhen pjesët e errëta dhe të fshehura të Incidentit të vitit 1946 që shkatërroi përfundimisht marrëdhëniet shqiptaro-britanike.
Në vitet ’80 arkivat britanike deklsaifikuan urdhërat e lundrimit të anijeve që ndeshën në mina më 22 tetor të vitit 1946. Të dhënat në këto dokumente ishin përvëluese. Sipas historianëve, nëse gjykata e Hagës do i kishte pasur në kohën kur i kërkoi, ngjarjet mund të kishin pasur një tjetër rrjedhë. Po kështu një provë e fortë u gjet në vitin 2008 nga një ekspeditë amerikane, që zbuloi, fare pranë brigjeve të Sarandës, mbetjet e bashit të destrojerit VOLAGE. Ky zbulim vërtetonte se ditën e incidentit luftanijet britanike ishin futur pashpjegueshmërisht thellë në ujërat tona territoriale…

Untitled-8.png
us er16:23 | 11/09/2017

Më 22 tetor të vitit 1946 dy kryqzorë britanikë, që ishin duke kaluar në pjesën veriore të Kanalit të Korfuzit, në brendësi të ujërave tona territoriale, hasën në mina detare dhe u dëmtuan. Britanikët akuzuan shqiptarët për vendosjen e minave, ndërsa Tirana zyrtare nuk pranoi asnjë akuzë, duke argumentuar se nuk kishte as mina as mjete për ti vendosur ato. Incidenti që shkatërroi marrëdhëniet shqiptaro- britanike përfundoi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, e cila në vitin 1949 penalizoi shqiptarët.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono