a ofensive

dash.jpg
G. P.09:17 | 17/11/2018

Agjencitë amerikane të inteligjencës kanë dhënë alarmin se hakerat rusë kanë rinisur ofensivat kundër institucioneve amerikane, rreth 1 javë pas zgjedhjeve të mesmandatit. Ajo çfarë ka shqetësuar autoritetet në Uashington është vjedhja e identiteteve të zyrtarëve të Departamentit të Shtetit.

Hakera të lidhur me qeverinë ruse kanë nisur një ofensivë të re për të infektuar me viruse sistemet elektronike të institucioneve amerikane, por edhe ato të bizneseve dhe kompanive përgjegjëse për sigurinë kibernetike. Sipas agjencive amerikane të inteligjencës, hakerat kanë vjedhur dhe kanë keqpërdorur identitetet e zyrtarëve të Departamentit amerikan të Shtetit për të shpërndarë email-e të infektuara tek punonjësit e thjeshtë.

Përdorimi i identitetit të shefave të seksioneve të ndryshme të Departamentit të Shtetit ka shtyrë punonjësit të hapin email-et dhe të shkarkojnë dokumente të infektuara me viruse. Më pas, hakerat kanë instaluar softuerë që u kanë mundësuar atyre një akses më të gjerë në sistemin e informacioneve të institucioneve amerikane.

Autoritetet e inteligjencës kanë deklaruar se sulmi i ri ka nisur të mërkurën, rreth një javë pas zgjedhjeve të mesmandatit që i dhanë demokratëve kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve. Deri tani, mes identiteteve VIP të keqpërdorura rezultojnë ai i Suzan Stivenson, specialiste për marrëdhëniet publike në Departamentin e Shtetit, si dhe Hedher Nojert, zëdhënëse e Departamentit, që presidenti Trump ka deklaruar se do ta emërojë ambasadore në OKB.

Deri tani sulmet informatike kanë prekur 20 agjenci të forcave të armatosura, organeve ligjzbatuese, kontraktorëve ushtarakë dhe kompanive farmaceutike. Hakerat janë pjesë e një grupi të njohur si “APT 29”, që sipas shërbimeve holandeze të inteligjencës punojnë për shërbimin sekret rus që vepron jashtë vendit, SVR./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono