5 të plagosur

FLORIDA-SULMI-MBULIM_ABC-M4-T2.mpg_snapshot_00.04-1280x720.jpg
ent ela20:45 | 11/09/2019

Pesë persona mbetën të plagosur në një sulm më armë të ftohtë të verifikuar të mërkurën në Florida të Shteteve të Bashkuara. Sipas raportimeve të mediave amerikane, të lënduarit janë dërguar në spitalin e qytetit Tollahesi, ku një prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë. Autori i sulmit, një 41-vjeçar, u arrestua nga forcat e policisë. Ngjarja ndodhi pak pas orës 8 e 30 me orën lokale në ambjentet e një biznesi. Kur policia dhe ambulanca mbërritën në vendin e ngjarjes gjetën të plagosurit të shtrirë në tokë. Autoritetet policore deklaruan se për momentin nuk dihen motivet e këtij krimi, por po hetohet për zbardhjen e tyre. Ato vlerësuan kurajën e treguar nga disa punonjësve të kompanisë të cilët e kapën agresorin dhe e mbajtën atë të bllokuar derisa mbërritën uniformat blu. /ABC News Albania 24/7

aksidentet-mbulim.mp4_snapshot_00.10-1280x720.jpg
ent ela14:53 | 12/04/2019

Pesë persona kanë mbetur të plagosur në dy aksidente që kanë ndodhur gjatë orëve të fundit në Fushë Krujë dhe Këlcyrë.

Një automjet doli nga rruga paraditen e sotme në Fushë Krujë dhe për pasojë shoferi dhe pasagjeri mbetën të dëmtuar.

Tëe plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa gjatë drekës në fshatin Malshovë të Këlcyrës një automjet tjetër doli nga rruga dhe tre persona u plagosën. Drejtuesi i makinës tip JEEP ndodhet në gjendje kritike për jetën. /abcnews.al

vlcsnap-error997-1280x720.jpg
ent ela10:21 | 26/01/2018

Pesë persona u plagosën dhe u dërguan në spitalin rajonal të Kukësit pas një aksidenti automobilistik në Rrugën e Kombit. Mes tyre edhe një fëmijë 5 vjeç, por që kishte marrë plagë të lehta.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Fushë Dukagjinit, njofton policia vendore.

Një mjet tip Benz që drejtohej nga një banor i Kalimashit dhe që lëvizte bashkë me familjen e tij, fillimisht u godit me rrotën e një kamioni nga Kosova.

Më pas makina është rrotulluar në krah të kundërtën dhe u përplas me trafikandarësen e rrugës.

Të dëmtuarit morën mjekimin në spital dhe u larguan, kurse një grua që ishte aksidentuar më rëndë u shtrua për mjekim të mëtejshëm.

Të dy drejtuesit e mjeteve u shoqëruan në polici për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.abcnews.al

Foto nga aksidenti:


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono