5-0

mancester-city-1280x720.jpg
nev ila18:34 | 10/08/2019

Skuadra e Manchester City ka fituar me goleade ndeshjen e parë për këtë edicion ndaj West Hem. Të besuarit e trajnerit Pep Guardiola shënuan plot 5 gola ndaj skuadrës londineze.

Manchester City i kundërpërgjigjet fitores së Liverpool me një goleade përballë West Hem. Kampionet në fuqi të Anglisë fituan në transfertën londineze me rezultatin e thelle 5-0. Sterling ishte heroi i takimit për Cityn me tre gola të shënuar.

Gabriel Jesus hapi serinë e  golave për Manchester City në minutën e 25. Braziliani asistohet nga Woker dhe tregohet i saktë përballë gardianit kundërshtar. Pjesa e parë përfundon me fitoren minimale të Manchesterit. Në fraksionin e dytë të besuarit e trajnerit Pep Guardiola shënojnë edhe katër gola të tjerë.

Goli i dyte u shënua nga Sterling. Sulmuesi anglez asistohet nga De Brujn dhe vendos për shifrat 2-0. Është sërish i njëjti autor që realizoi edhe golin e tretë.

Nuk mund të mungonte Aguero i cili realizoi golin e parë për këtë sezon nga pika e bardhë e 11 metërshit ndërkohë që në fundin e takimit Sterling vulos fitoren 5-0 të Manchester Cityt. Kampionet e Anglisë tregojnë se janë sërish ata skuadra që duhen mundur./ABC News Albania 24/7

RUSI-5-GOAL.mpg_snapshot_01.22-1280x720.jpg
ent ela19:33 | 14/06/2018

Botërori “Rusi 2018” ka nisur me një festival golash nga vendasit, të cilët shënuan plot 5 gola në ndeshjen e parë me Arabinë Saudite.

Ekipi rus shënoi 2 herë me Cheryshev, ndërsa tre golat e tjerë u shënuan nga Gazinsky, Dzyuba dhe Golovin në minutën e 94. Rusët marrin në këtë mënyrë 3 pikët e para në grupin A.

Nesër do luhen tre ndeshje, Egjipt-Uruguaj në orën 14.00, Marok-Iran në orën 17.00 dhe Portugali- Spanjë në orën 20.00. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono