4 persona

OK-PENGMARRJE-ELBASAN-MBULIM_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.21-1280x720.jpg
ent ela10:57 | 06/09/2019

Katër persona kanë përfunduar në pranga pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin morën peng një taksisit dhe i grabiten atij 2 mijë euro. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në fshatin Katundi i Ri në afërsi të Elbasanit. Taksisti Aldo Vushkam kushëri me gjyqtaren Zamira Vyshka, ishte ulur në lokal për të pushuar. Të arrestuar janë Thanas Bejko 33 vjeç përgjegjes lokali dhe shoku i tij Ertis Skilja 42 vjeç. Ata fillimisht ia kanë marrë paratë e më pas e kanë mbajtur peng për ta bindur që të mos bënte kallëzimin në polici. Policia ka arrestuar për deklarim të rremë dhe dy kamarierët e lokalit të cilët nuk kanë treguar atë që ndodhi me taksistin. /abcnews.al

policia-e-shtetit.jpg
nev ila17:00 | 10/08/2019

Katër persona kanë përfunduar në prangat e policisë së shtetit në kuadër të operacionit “DEPARTURE” , “për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit me dokumente të falsifikuara, kundrejt fitimit”. Policia e shtetit bën me dije se u kap ‘koka’ e këtij grupi dhe 3 persona të tjerë.

Njoftimi i Policisë:

“Finalizohet operacioni “DEPARTURE” , për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit me dokumente të falsifikuara , kundrejt fitimit .

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Rinasit.

Në pranga organizatori i grupit, i cili siguronte karta italiane të falsifikuara dhe kundrejt shumave të konsiderueshme në euro, siguronte kalimin për në vendet e BE-së, me destinacion final Anglinë.

Në pranga edhe 3 shtetas të tjerë për falsifikim të dokumenteve, që i kishte marrë përsipër organizatori i grupit.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas ka finalizuar me sukses operacionin “DEPARTURE”, duke parandaluar dhe goditur një tjetër rast në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të ndryshëm për kalim të paligjshëm të kufirit me dokumente të falsifikuara , kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin në vende të BE-së me destinacion final Anglinë.

Organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale janë kapur nga Policia Kufitare me dokumente italiane të falsifikuara dhe konkretisht karta identiteti dhe karta shëndeti, të cilat do t’i përdornin pasi të kalonin kufirin nga Shqipëria në drejtim të BE-së, për të hyrë më pas ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në përfundim të veprimeve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

I. B., 29 vjeç, lindur në Durrës dhe banues në Itali, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale ‘’Ndihma për kalim të paligjshëm’’ dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose i vizave’’ (organizator);

A.C.,19 vjeç, banues në Koplik, Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprave penale ‘’Ndihma për kalim të paligjshëm’’ dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose i vizave’’, (këtij shtetasi iu gjetën në çantë kartat e identitetit italiane dhe kartat e shëndetit italiane të falsifikuara);

F. L., 25 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘’Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose i vizave’’;

K. A., 30 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘’Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose i vizave’’.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 karta identiteti italiane dhe 5 karta shëndeti italiane të dyshuara si të falsifikuara, 4 aparate celulare, 3 pasaporta shqiptare, 1 pasaportë italiane, 1 leje drejtimi italiane, 4 Boarding Pass me destinacion Tiranë – Lubjanë, 4 Boarding Pass me destinacion Lubjanë – Paris.

Operacioni vijon në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Materialet e para procedurale iu përcollën Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale ‘’Ndihma për kalim të paligjshëm’’ dhe ‘’Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose i vizave’’”./abcnews.al

vloree-1280x709.jpg
Sej rie11:30 | 05/08/2019

Policia e Vlorës ka zbardhur dinamikën e ngjarjes ku një person humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosen. E gjitha nisi pas një sherri të pronarit me një burrë që po kalonte me kalë mes përmes plazhistëve. Për këtë ngjarje katër persona janë në kërkim.

Katër persona po kërkohen për sulmin me armë që ndodhi të dielën në një lokal tek Plazhi i Vjetër në Vlorë. Njëri prej tyre, që dyshohet se është dhe autori kryesor, quhet Eduard Xhezo, një emër i njohur për policinë.

Ai ka qenë i dënuar për tentativë vrasje dhe për armëmbajtje pa leje.  Të tjerët janë Ariel Kingji, vëllezërit  Çelik dhe Geno Lena.

Atentati i djeshëm përfundoi me një bilanc të rëndë, 1 të vrarë dhe dy të plagosur.   Arben Beqiraj, i cili mori gjashtë plumba ndërroi jetë në spital një orë pas mesnatës.  Bashkë me të u plagosën edhe djali i tij Egert Beqiraj, nipi Nesim Hodaj të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Nga kryerja e kamerave të sigurisë, doli se konflikti nisi  pasi një kalë kaloi mes plazhistëve në zonën e administruar nga Beqiraj ( babë e bir).

Personi me kalë u largua pas debatit me pronarin dhe nuk ishte i përfshirë në ngjarje. Por një orë më vonë pranë lokalit mbërriti një makinë me katër persona. Dy nga ata u afruan  për të diskutuar dhe dy të tjerë në distancë shtinë në drejtim të Arben Beqiraj  të birit Ergest Beqiraj dhe kushëririt të tyre Nesim Hodaj.

Arben Beqiraj i cili ndërroi jetë në spital nuk rezulton me precedent të më hershëm penal. Kurse djali i tij Ergest Beqiraj një vit më parë ka qenë i përfshire në një ngjarjeje dhe ishte i dyshuar për vendosje tritoli në lokalin e Brikelo Brahimaj, i cili ishte i pari që u shoqërua mes 20 personave të tjerë. Por rezultoi se Brahimaj nuk kishte lidhje me sulmin e së dielës. Ekspertet dyshojnë se mes palëve ka patur pazare dhe shkaku u gjet te konflikti i pronarit me burrin me kalë./ABC News Albania 24/7

korce-bilisht-1280x716.jpg
nev ila16:45 | 16/07/2019

Katër persona u plagoseë në nje një aksident në rrugën Korçë –Bilisht. Mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të fshatit Cangonj. Të plagosurit u dërguan në spitalin e Bilishtit për të marrë ndihmën mjekësore. Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështira në rrugë.

 

Dy aksidente me pasojë plagosjen e katër personave të tjerë ndodhën brenda një ore në akset rrugore Elbasan-Librazhd dhe Elbasan-Peqin. Drejtuesi i mjetit  humbi kontrollin dhe u përplas me bordurën në afërsi të fshatit Papër.  Një tjetër mjet ka dalë nga rruga ne aksin Elbasan-Librazhd . Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi dhe dy pasagjerë të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. /ABC News Albania 24/7

shengjin-1280x724.jpg
Sej rie15:45 | 07/07/2019

Dy automjete janë përplasur në rrugën e Shëngjinit rreth orës 15:00 të ditës së sotme duke shkaktuar plagosjen e të paktën 4 personave.

Në tentativë për të bërë një parakalim të gabuar në hyrje të një kthese, automjeti tip Mercedez që po shkonte në drejtim të Shëngjinit është përplasur me një tjetër automjet me targa të Kosovës që vinte përballe tij.

Për pasojë, dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët e tyre kanë marrë plagë nga përplasja e fortë dhe janë dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës ku bëhet e ditur se i janë nënshtuar ndërhyrjeve të nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, si dhe ata të qarkullimit rrugor, të cilët ndërhynë për të normalizuar trafikun./ABC News Albania 24/7

62546025_2448288602124163_2793055144265121792_o.jpg
Sej rie09:30 | 12/06/2019

Policia e Elbasanit ka finalizuar me sukses operacion e koduar antidrogë “PALESTRA”. Sipas bluve është goditur  një grup që ushtronte veprimtarinë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Në saj të këtij operacionit, policia bën të ditur se janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë.

Gjithashtu gjatë kontrollit është sekuestruar 11 kg lëngë narkotike, një automjet dhe celularë.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, në vijimin të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar mbi informacionet e mara në rrugë operative, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Palestra”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

R., 26 vjeç, B. A., 26 vjeç, D. P., 25 vjeç dhe V. T., 51 vjeç, të gjithë banues në Elbasan. Gjithashtu u shpallën në kërkim policor tre shtetas të tjerë, për të cilët, për arsye hetimi, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.

Gjatë operacionit , në lagjen “Emin Matraxhiu” Elbasan, në automjetin që drejtohej nga shtetasi V. T., u gjet një sasi prej rreth 11 kg Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale bashkë me dy automjete dhe tre aparate celulare. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, sasinë e lëndës narkotike, do ta shpërndanin në qytetin Elbasan. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, e kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

kokaine-ne-tr.jpg
nev ila13:07 | 18/05/2019

Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona, 31, 23, 21 dhe 26- vjeç nga Tirana dhe ka  proceduar 2 të tjerë në gjendje të lirë, të akuzuar për shpërndarje të lëndëve narkotike. Njëri prej të arrestuarve u kap në flagrancë, pasi gjatë kontrollit iu gjet në një sasi lënde narkotike

Sipas burimeve të policisë, për prova material, janë sekuestruar 12 doza të dyshuara kokainë, 4 aparate celular, 1 automjet dhe një shumë lekësh të dyshuara si të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Policia në njoftimin e saj zyrtar tha se të arrestuarit e kryenin aktivitetin e tyre në ambientet e lokaleve që frekuentonin./ABC News Albania 24/7

ARRESTIMET-NE-VERI-1280x720.jpg
ent ela10:12 | 23/11/2018

Katër persona janë arrestuar në veri të Mitrovicës nga policia e Kosovës. Ata dyshohen të jenë të përfshirë në vrasjen e politikanit Oliver Ivanovic. Menjëherë pas arrestimit të tyre në orët e para të mëngjesit serbët e veriut janë mbledhur në shesh, duke kërkuar lirimin e tyre.

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm një aksion në Mitrovicën e Veriut. Mediat në Kosovë dhe ato serbe raportojne se janë arrestuar katër të dyshuar, kurse burime të pakonfirmuara ende zyrtarisht thonë se arrestimet kanë të bëjnë me vrasjen e Ivanoviçit.

Pas këtij aksioni janë lëshuar alarmet në Mitrovicën e Veriut, dhe qytetarët kanë filluar të dalin në rrugë.

Televizioni publik serb RTS citon Igor Simic, udhëheqësin e Listës Serbe i cili konfirmon se janë arrestuar dy persona.

Dragisha Markovic është një nga të arrestuarit. Ai është pjesëtar i Policisë së Kosovës po punonte në hetimet për vrasjen e Ivanovic. Po ashtu, sipas RTS-së, i arrestuari tjetër është Marko Rosic. Dy të tjerët janë Nedeljko Spasojevic, dhe Sasa Curçiç. /abcnews.al

arrestimi.jpg
ent ela10:18 | 08/05/2018

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së kryeqytetit, pasi merreshin me shitblerje të lëndës narkotike të llojit Kokainë në zona të ndryshme të Tiranës. Operacion policor i koduar “Avangarde“ çoi në pranga Gëzim Kovaçin, 46 vjeç, Flobenc Kurtin, 30 vjeç, Artur Nikoçin, 23 vjeç dhe Muharrem Bakallin, 38 vjeç, të katërt banues në Tiranë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe 217 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, 2 automjete, 4 aparate celularë dhe 1 peshore elektronike.

Njoftimi i Policisë Tiranë

Operacion policor i koduar “Avangarde “ nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca e Posaçme e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit pranë D.V.P. Tiranë.

Arrestohet një grup prej 4 personash të cilët merreshin me shitblerje të lëndës narkotike të llojit Kokainë në zona të ndryshme të Tiranës.

Sekuestrohet 217 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, 2 automjete, 4 aparate celularë dhe 1 peshore elektronike.

Më datë 07.05.2018, rreth orës 18:00, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Avangarde”, gjatë të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit :

– Gëzim Kovaçi, 46 vjeç, banues në Tiranë

– Flobenc Kurti, 30 vjeç, banues në Tiranë

– Artur Nikoçi, 23 vjeç, banues në Tiranë

– Muharrem Bakalli, 38 vjeç, banues në Tiranë

Shtetasit e mësipërm ishin në ndjekje nga shërbimet e policisë, pasi për ta disponohej informacion se merreshin me shitblerje të lëndës narkotike të llojit kokainë në zona të ndryshme të kryeqytetit dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, 4 shtetasit e lartpërmendur janë konstatuar nga shërbimet e policisë duke u takuar së bashku në zonën e “Fushës së Aviacionit” dhe gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Golf” me drejtues shtetasin Artur Nikoçi dhe pasagjer Flobenc Kurti është gjetur një paketim i mbështjellë me natriban brenda të cilit kishte lëndë narkotike të dyshuar e llojit kokainë si dhe një peshore elektronike.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

– lënda narkotike e dyshuar e llojit kokainë e cila pas matjes në peshore elektronike rezultoi e peshës 217 gramë

– automjeti tip “Golf” dhe automjeti tip “Mercedez Benz”

– 4 aparate celularë

Materialet proçeduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndës narkotike e kryer në bashkëpunim”, parashikuara nga neni 283/2, i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur. /abcnews.al

vlcsnap-error114-1280x720-1-1280x720.jpg
ent ela13:42 | 13/03/2018

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.1, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

Kristjan Karaxhuku, 21 vjeç, banues në Tiranë, si dhe i shpallur në kërkim për veprën ”Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

  • Sulltan Rrapi, 20 vjeç, banues në Tiranë.
  • Ervis Shehu, 19 vjeç, banues në Tiranë , i dënuar më parë për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” , si dhe i shpallur në kërkim për veprën ”Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
  • Petrit Ndoci, 44 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe ‘’Heqja e paligjshme e lirisë”

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.1 në drejtim të goditjes së veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e narkotikëve, ka rezultuar se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kryenin aktivitetin e kundërligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit “Cannabis Sativa” pranë shkollave të mesme në qytetin e Tiranës.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasve të mësipërm ju janë gjetur dhe sekuestruar 20 doza të dyshuara me lëndë narkotike të llojit “ Cannabis Sativa” e ndarë në porcione gati për t’u shitur.

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Petrit Ndoci, u gjetën e bllokuan 3 doza të dyshuara me lëndë narkotike të llojit “Cannabis Sativa”, 1 patentë italiane e falsifikuar, 1 dokument (tesera sanitaria) dhe 1 kartë identiteti.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të ‘’Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve e kryer në bashkëpunim” dhe “ Falsifikim dokumentash” parashikuar nga neni 283/2 dhe 186 i Kodit Penal.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono