30 shtator

horoscope-1.jpg
ad min08:52 | 30/09/2018

Dashi
Do të jeni shumë të rreptë në lidhje më gjërat që ju përkasin dhe nuk do të keni dëshirë ti ndani. Kjo lloj arrogance ka të bëjë me dikë në veçanti. Çështjet romantike do t’ju ecin mbarë dhe do të lulëzoni financiarisht.

Demi
Sot do të fokusoheni në përmirësimin e pamjes suaj të jashtme. Në vend që të kërkoni kënaqësi së brendshmi, do të nxirrni nga garderoba juaj rrobat më të bukura. Një vizitë në një qendër estetike do t’ju bëjë mirë. Pamja e re do t’ju japë më shumë vetëbesim dhe do ti bëjë të tjerët të shohin një dritë të re tek ju. Mos kini frikë, një ditë e bukur ju pret.

Binjakët
Edhe pse do të jetë në të mirën tuaj, do ta kaloni ditën duke u përkujdesur për ndjenjat e të tjerëve. Pjesën më të madhe do ta kaloni larg nga familja juaj në një udhëtim punë apo argëtimi. Parimi juaj do të jetë fokusimi tek një karrierë e suksesshme.

Gaforrja
Ju jeni njerëz të fiksuar pas punës, por sot do të keni më shumë nga sa mund të përballoni. Do t’ju ngarkojnë kaq shumë sa do ta ndjeni presionin në mënyrë të rëndë. Sugjerohet ta merrni lehtë dhe të filloni të thoni “jo”. Gjithashtu kjo është një fazë e përkohshme, për sa kohë që qëndroni të qetë asgjë nuk do t’ju mposhtë.

Luani
Sot do të habitëni nga aftësitë tuaja. Dita do të nxjerri në pah natyrën tuaj gjithëpërfshirëse, këndvështrime të maturuara dhe mirësjelljen shembullore. Me mendjen drejt harmonisë ndërmjet njerëzve që ju rrethojnë, pritet që sot të keni një ditë të kënaqshme.

Virgjëresha
Do të keni vetëbesim për të ndërmarrë sfida të ndryshme që do të provojnë aftësit tuaja në biznes, duke ndikuar në çështjet e përgjithshme financiare. Do të frymëzoheni me ide të reja për të zgjidhur çështje të lëna peng me kohë.

Peshorja
Sot është një ditë e mbarë për të nisur një punë të re. Do të fitoni zemrat e të gjithëve me sharmin tuaj. Shtëpia juaj dhe dizenjimi i brendshëm do të lënë përshtypje të mira tek të gjithë.

Akrepi
Ju jeni largpamës dhe sot do të mendoni se si të krijoni një të ardhme të susksesshme. Por nuk duhet të prisni rezultate të menjëhershme. Duhet të bëni durim për të pasur këtë ndryshim dinamikash në jetën tuaj. Bëni durim, pasi aspekte pozitiv priten në sfond.

Shigjetari
Duhet të rrisni tolerancën tuaj pasi do të kritikoheni nga njerëzit e zemrës. Megjithatë, nuk është e thënë të kënaqni këdo. Mund të jeni të lumtur vetëm dukë bërë shërbimet bazë për të afërmit tuaj. Sugjerohet të bëni durim.

Bricjapi
Sot do të jetë një ditë ku do të ndiheni shumë të dyzuar. Nuk do të bëni të mundur largimin e ndjenjave negative, por puna e bërë do t’ju japë rezultatet e pritura. Dritë shihet në fund të tunelt, ndaj qëndroni të qetë.

Ujori
Rekomandohet që të bëni një ndryshim të vogël në rutinën tuaj dhe dita do të jetë e mbarë. Gjithashtu do të merrni vlerësime dhe shpërblime për arritjet e mëparshme. Megjithatë qëndroni me këmbë në tokë. Të punuarit fort është e vetmja zgjidhje.

Peshqit
Sot do të ndiheni shpirtërisht të qetë dhe maturia do të jetë pjesë e ditës suaj. Harmonia në familje dhe të qenit pozitiv është diçka që ju e lakmoni shumë dhe sot do të keni mundësinë që ta arrini./abcnews.al

thumbnail_maratona-1-1280x852.jpg
ent ela10:11 | 11/09/2018
Maratona e Tiranës 2018 mirëpret edhe këtë vit vrapues nga e gjithë bota për t’u bërë pjesë e saj. Bashkia e Tiranës e cila është organizatorja e edicionit të tretë të kësaj maratone ka marrë aprovimin e dy itinerarëve të rinj të certifikuar nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës – IAAF. Itinerari përshkruan pikat më atraktive të qytetit duke e kthyer këtë garë jo vetëm në sfidë por edhe në argëtim. Përveç se një ngjarje sportive për garuesit, do të mund të konsiderohet edhe një ditë festive për qytetin, në të cilin do të organizohen shumë aktivitete artisitiko-kulturore në kuadër të këtij eventi. Ndërkohë regjistrimet për t’u bërë pjesë e Maratonës së Tiranës mbyllen me 30 shtator 2018, ora 00:00.

Përshkrimi i itinerarit

Fillimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” më kuriz nga sheshi “Nënë Tereza”

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

Rruga “Abdi Toptani”

Rruga “George W. Bush”

Rruga “Barikadave”

Rruga “Urani Pano”

Rruga “Ded Gjo Luli”

Rruga “Kavajës” deri te kisha katolike dhe kthim

Rruga “Kavajës”

Rruga “Ibrahim Rugova”

Sheshi “Frederik Shopen”

Shëtitorja e Parkut të Madh

Shëtitorja Lasgush Poradeci

Rruga që përshkon Liqenin

Rruga që përshkon Liqenin nga brënda Parkut

Fillimi i Shëtitores së Parkut të Madh

Sheshi “Frederik Shopen”

Rruga “Lek Dukagjini”

Sheshi “Shën Tereza”


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono