3 viktima

tr-6.jpg
eri Ida15:20 | 14/02/2020

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të premte në fshatin Ostren i madh| në Bulqizë. Nëna bashkë me dy fëmijët e saj të mitur dyshohet se kanë humbur jetën nga helmimi i gazit.

Ngjarja ndodhi në familjen e Ylbler Tolës. Policia ka konfirmuar se edhe një pjesëtar tjetër i familjes, po transportohet për në spital në gjendje kritike për jetën.

Siç raporton për abcnews.al gazetari Neki Feta, janë gjetur pa shenja jete gruaja Rajmonda Tola 40 vjeç, dhe dy fëmijët rreth moshës 10 vjeç, pjesëtarë të familjes së  Ylber Tolës.

Burime nga Spitali i Bulqizës kanë konfirmuar vdekjen e 3 personave ndërkohë 1 tjetër ndodhet në gjendje të rëndë.

Kanë qenë banorët e zonës që kanë njoftuar për ngjarjen, ndërkohë që policia tashmë ka mbërritur në vendngjarje.

Po ashtu burimet bëjnë me dije se është kërkuan ndihma e një helikopteri për të dërguar të plagosurin në spital. Por është njoftuar se ata janë transportuar me autoambulancë në spitalin e Bulqizës.

Mësohet se fshati Ostren i Madh është fshati më i largët i qarkut të Dibrës.

Njoftimi i policise:

“Bulqizë / Informacion paraprak

Në Ostren, Bulqizë, është marrë informacion se në banesë janë gjetur pa shenja jete shtetasja R.T, rreth 40 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj (vajza dhe djali), që dyshohet se janë helmuar nga bombola gazit.

Në gjendje të rëndë shëndetësore është dhe një pjestar tjetër i familjes ku po transportohet për në spital.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes”.

vijon…./abcnews.al

paris-flaka.jpg
nev ila13:10 | 22/06/2019

Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri të shpërthyer në një pallat në Paris.

Lajmi është konfirmuar nga e përditshmja Le Parisien. 27 persona mbetën të plagosur, mes të cilëve një në gjendje të rëndë.

Rreth 200 zjarrfikës u imepnjuan për fikjen e zjarrit ndërsa ende nuk dihen shkaqet. Sipas të dhënave të para zjarri është shpërndarë mes kateve nëpërmjet ashensorit. Nga tre viktimat një person humbi jetën pasi u hodh nga dritarja në përpjekje për ti shpëtuar zjarrit, ndërsa dy të tjerët u dogjën.

Përvec apartamenteve në pallat ndodhet dhe një restorant dhe një hamam./ABC News Albania 24/7

aksidenti-sauk-logo-1.jpg
nev ila09:22 | 16/06/2019

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, kur familja Biba nga Mirdita, ka humbur 3 pjesëtarë të saj. Viktimat janë babai, nëna dhe vajza e tyre, ndërsa ka mbetur e plagosur vajza tjetër e çiftit si dhe i fejuari i saj. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia 150-170 kilometra në orë, më të cilën po e ngiste makinën dhëndri i familjes.

Një gëzimi familjar ka rezultuar fatal për tre pjesëtarët e familjes Bibaj me orgjinë nga Mirdita e banues në Tiranë. Ditëlindja e 22-të e Floridës rezultoi edhe e fundit për të. Bashkë me babain e saj, 62-vjeçar Bardhok Bibaj humbi jetën edhe e ëma Valentina 54-vjeçe.

Në drejtim të automjetit BMW X5 ishte Arlintin Alia, i cili është i fejuari i Xhuljana Bibaj, të dy këtë ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.

Të pestë personat ktheheshin nga Elbasani ku kishin darkuar më herët 22-vjetorin e lindjes së Floridës, ndërsa aksidenti fatal ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës ne rrethrrotullimin e një qendre tregtare në zonën e Saukut.

Në pamundësi për të frenuar drejtuesi Alia, ka përshkruar mespërmes rrethin, ku gjurmët janë evidente.  Përplasjet me bordurën nga njëra anë në tjetrën ka vijuar edhe më tej.

Aq e fortë ishte përplasja sa pjesë të makinës të copëtuar u gjetën rreth 200 metra larg vendit nga ku nisi aksidenti.

Sipas ekspertëve të Policisë Rrugore, dyshohet se drejtuesi i mjetit, Arlintin Alia, 32 vjeç nga Puka, ka qenë me shpejtësi 150-170 km/h, ku në rrethrrotullim shpejtësia e lejuar e lëvizjet është deri në 40 km/h.

Ende nuk është përcaktuar nëse Alia ka qenë në gjendje të dehur në momentin e përplasjes apo ngjarja tragjike mund të ketë ndodhur për shkak të përgjumjes ose humbjes së kontrollit nga 32-vjeçari./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono