3 te arrestuar

Vrasesit-e-jurgen-kurtit-1280x707.jpg
ent ela11:27 | 26/03/2019

Tre të rinjtë e arrestuar nga policia e Tiranës, të akuzuar për vrasjen e 26-vjeçarit Jurgen Kurtit, mbrëmjen e 18 marsit, dyshohet se janë vrasës me pagesë.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se ata e kanë kryer krimin për llogari të një personi tjetër, përkundër pagesës.

Policia e Tiranës ka zbardhur ekzekutimin e tipit mafioz të Jurgen Kurtit, duke prangosur 3 persona dhe shpallur në kërkim një tjetër.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 18 marsit, ndërsa u arrestuan, Elsi Levendi, 21 vjeç, lindur në Athinë-Greqi dhe banues në Tiranë, Alesio Berberi, 33 vjeç, banues në Patos, dhe Olsi Qalliu, 22 vjeç, banues në Fier. Ndërsa një shtetas tjetër është shpallur në kërkim.

Uniformat blu sekuestruan, një armë zjarri tip pistoletë, TT, një sasi prej 2470 euro, lëndë narkotike si edhe dy automjete luksoze.

Ndalimi i tre të rinjve, u bë mesditën e së hënës, ndërsa ata nuk kanë pranuar akuzuat e ngritura nga prokuroria, siç është, “vrasje me paramendim” apo “armëmbajtje pa leje”.

Gjatë marrjes në pyetje Levendi, Berberi dhe Qalliu u shprehën se, nuk e njihnin dhe as nuk kishin pasur ndonjëherë konflikt me viktimën Kurti, teksa shtuan se, ata  nuk ishin në Tiranë ditën kur ndodhi vrasja.

Autorët e dyshuar të krimit, sipas uniformave blu janë vrasës me pagesë.

Nga kqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, grupi hetimor pohon se, tre të ndaluarit e kanë ndjekur Kurtin për disa kohë, duke studiuar shumë mirë lëvizjet e tij.

Ndërkohë nuk përjashtohet mundësia që të arrestuarit të kenë pasur informacione për lëvizjet e viktimës, pasi 26-vjeçari u ekzekutua në momentin që kishte mbaruar palestrën, fare pranë shtëpisë së tij në rrugën “Zef Jubani”.

ABC News, ka zbardhur edhe ekspertizën e mjekësisë ligjore, ku Jurgen Kurti u qëllua me 17 plumba dhe arma e krimit ishte një automatik tip “Scorpions”,  9 mm model 56.

Edhe pse të rinj në moshë, Levendi, Berberi dhe Qalliu ekspozonin në rrjete sociale mjete luksoze dhe udhëtime të shtrenjta./abcnews.al

SHPERNDARESIOT-E-HEROINES-BERAT-1-1280x720.jpg
ent ela11:21 | 14/09/2018

Tre persona të cilët dyshohet se shpërndanin heroinë në zona të ndryshme të qytetit të Beratit u vunë në pranga. Ata janë Nikolin Çipi, 42 vjeç, Sokol Shehu, 48 vjeç, dhe Eduart Mino, 40 vjeç, të tre banues në Berat.

Shërbimet e policisë gjatë kontrollit fizik u gjetën këtyre shtetasve 8 doza, lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë dhe 2 doza, lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Operacioni u krye në një lokal në lagjen “Donika Kastrioti”, të Beratit. /abcnews.al

droga-sarande-arrestime.jpg
ent ela12:29 | 05/07/2018

Dy operacione të drogërave të forta janë finalizuar në Vlorë dhe Sarandë. Në pranga ka përfunduar, një 28 vjeçar nga Vlora, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë dy të rinj.

Policia e Vlorës i sekuestroi Dashamir Ademit 59 doza heroine dhe një sasi parash. Ai u kap në flagrancë teksa po ia shiste heroinën dy të rinjve. Ndërsa në Sarandë u arrestuan Silvjo Hoxhallari dhe Jurgen Hoxha. Këta shtetas u kapën në lagjen ”Nr.1”, me 23 doza Kokainë.

Njoftimi i DVP Vlorë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, kanë finalizuar operacionin ”Red”, ku është arrestuar në flagrancë shtetasi:

Dashamir Ademi, 28 vjeç, banues në Vlorë.

Do të procedohen në gjendje të lirë shtetasit D.B., 20 vjeç,  dhe M.L., 30 vjeç, të dy banues në Vlorë.

U krye arrestimi i shtetasit Dashamir Ademi pasi është kapur në flagrancë duke shitur lëndë narkotike të llojit Heroinë, shtetasve D.B., dhe M.L..

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 59 doza Heroinë dhe një sasi lekësh cash.

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin ”Ëhite”, ku kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

Silvjo Hoxhallari, 20 vjeç, banues në Tiranë,

Jurgen Hoxha, 20 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas u kapën në lagjen ”Nr.1”, me 23 doza Kokainë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 e Kodit Penal. /abcnews.al

MAGAZINA-SHKODER-ARRESTIMI-1280x720.jpg
ent ela10:05 | 29/03/2018

Pas sekuestrimit të një magazine ushqimore në Shkodër, policia ka arrestuar tre persona dhe ka shpallur në kërkim një person të katërt. U arrestua pronari i firmës Gëzim Bala 60 vjeç, djali i tij Elis Bala 26 vjeç, dhe Hydajete Elbasani 60 vjeç, e punësuar si merceologe në këtë firmë. Në kërkim është një 40 vjeçar nga Tirana, me detyrë Inxhinier merceolog në firmë.

Arrestimi i tyre personave u bë pasi të mërkurën, u gjetën  në vendin e quajtur Lagjja “Skënderbeg”, zona industriale ish -Fermentimi, në punishten e një firme, ku prodhoheshin produkte të ndryshme ushqimore në kundërshtim me ligjin. /abcnews.al

28033539_1556560441064454_485737377_o.jpg
ent ela09:29 | 13/02/2018

Policia e Tiranës ka goditur një grup që shpërndante lëndë narkotike në afërsi të shkollave. Në pranga kanë rënë 3 persona, ndërsa janë sekuestruar 68 doza më lëndë narkotike “Cannabis Sativa”.

Të rrestuarit janë Isuf Haka, 32 vjeç, Jurdjan Kondili, 19 vjeç dhe Armando Durishti, 26 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Ata akuzohen për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve në bashkëpunim”.

Sipas policisë Jurdjan Kondili dhe Isuf Haka në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së vazhdueshme të lëndëve narkotike të dyshuar të llojit “Cannabis Sativa” pranë shkollave 9- vjeçare dhe të mesme, duke përdorur banesën e shtetasit Armando Durishti.

Ata janë kapur në flagrancë në rrugën “Frederik Shiroka”, në afërsi të një shkolle, ku gjatë kontrollit fizik shtetasit Isuf Haka iu gjet dhe sekuestrua një sasi prej 10 dozash lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sativa”.

Gjithashtu gjatë kontrollit në një banesë të marrë me qira nga shtetasi Armando Durishti në rrugën “Frederik Shiroka”, në afërsi të një shkolle iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 58 (pesëdhjetë  e tetë) doza qese farmaceutike me “Cannabis Sativa”./abcnews.al

 

droge-tirane-927x445.jpg
us er12:51 | 06/12/2017

Tre persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Tiranës, në një operacion antidrogë ku u sekuestruan 65,6 kilogramë kanabis. Bashkim Joca, 46 vjeç, Albi Joca, 19 vjeç dhe Mirel Joca, 18 vjeç, të tre banues në fshatin Shëngjergj u arrestuan të martën rreth orës 20:00 në vendin e quajtur “Gurorja e Kllojkës”.

“Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative që dispononte Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtim të goditjes së veprimtarise së kundraligjshme në fushën e narkotikëve, ka rezultuar se Bashkim Joca, Albi Joca dhe Mirel Joca në bashkëpunim me njeri – tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike në sasi të konsiderueshme, personave të ndryshëm në zonën e Saukut, Berzhitës, Kllojkës, etj”, thuhet një njoftim të policisë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono