28 vjetori

ps123.jpg
G. P.23:03 | 12/06/2019

Socialistët kanë festuar ditëlindjen e 28-të. Në ceremoni mungonte kryeministri dhe kryetari i PS, por figurat e tjera nënvizuan rrugëtimin e partisë më të madhe të majtë dhe modelin e suksesit që i ofrojnë vendit, kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

U mblodhën për të festuar 28 vjetorin e Partisë Socialiste. Në eventin e organizuar tek amfiteatri I liqenit, një nga investimet e fundit të Bashkisë Tiranë, u kujtua historia e 28 viteve dhe rrugëtimi i nisur me Fatos Nanon e emra të tjerë të njohur një pjesë e të cilëve politikanë aktivë e shumë të rinj. Në këtë 28 vjetor bilancin e bën Taulant Balla, sekretari i përgjithshëm, duke evidentuar se socialistët ia kanë dalë të vetëm të bëhen forca udhëheqëse në vend.

“Sa herë që Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë detyrën për të qeverisur vendin e ka nisur nga një pikë tejet e vështirë. E ka marrë Shqipërinë e lënë në humnerë gjithmonë nga Saliu dhe e ka ngritur atë. Sot jemi në një prej momenteve më të rëndësishme! Brenda 5 vite e gjysmë të qeverisjes sonë jo vetëm që morëm statusin e vendit kandidat, por Partia Socialiste sot teksa qeveris e vetme është në momentin e fillimit të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian”, tha ai.

Nuk mungoi një socialist i orëve të para. Pandeli Majko kujtoi sfidën e kalimit nga partia komuniste në atë socialiste, si dhe tiparin e pakënaqësisë mes socialistëve për të arritur më të mirën. Por këtë 28 vjetor, simboli është kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

“Sot jemi mbledhur jo vetëm për të kthyer kokën mbrapa dhe për të parë punën e jashtëzakonshme të atij eksperimenti të pabesueshëm që ktheu partinë më konservatore të lindjes komuniste në partinë më liberale të lindjes evropiane. Duhet me se s’bën të vazhdojmë atë histori të vjetër të socialistëve, të qënit të pakënaqur. Gjithmonë të qenit të pakënaqur me veten, të qenit të pakënaqur me atë që kemi arritur, të etur për më shumë sepse historia na kërkon më shumë, ne socialistëve sidomos. Jam i bindur se ditë më të mira do të vijnë, pa diskutim. Edhe unë jam fans i Erion Velisë. Po jam fans edhe i Taulantit jo i Taulantit nga Librazhdit, por i Taulantit nga Laçi. Është ky këtu. E kërkove tani. Mbaje”, tha Majko.

Edi Rama nuk ishte i pranishëm në këtë 28 vjetor, por rolin e tij e kujton Erion Veliaj, që kërkon një mandat të dytë në krye të bashkisë së kryeqytetit

“Dua të përshëndes të gjithë skuadrën tonë, gjithë qeverinë qendrore, ministrat tonë, ata që drejtojnë me Edi Ramën qeverinë tonë, qeverinë më progresiste që ka parë ndonjëherë Shqipëria. Bashkë me Edi ramin ata janë çdo ditë duke u përpjekur që vizioni ynë, ambicia jonë, për këtë qytet të bëhet realitet dhe mund ta bëjë vetëm një forcë Partia Socialiste e Shqipërisë”, tha Veliaj.

Flamujt kuqezi kishin zëvendësuar ata partiakë edhe në këtë ditëlindje, imazhi simbolik që shoqëron socialistët në këtë fushatë zgjedhjesh vendore./ABC News Albania 24/7

VELIAJ-SINKRON-_ABC-M4-T2.mpg_snapshot_01.26-1280x720.jpg
ent ela10:30 | 12/06/2019

Partia Socialiste feston sot 28-vjetorin e themelimit të saj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj uroi të gjithë socialistët.

Veliaj thotë se PS është e vetmja forcë politike që bën shtet dhe është e qartë në rrugën europiane të vendit, ndaj fton qytetarët që në 30 qershor të votojnë këtë forcë politike.

Gëzuar Ditëlindjen @partiasocialiste_al e vetmja forcë patriotike që ka provuar se nuk tradhëton kurrë vendin, se rimëkëmb ekonominë, se bën shtet 🇦🇱 e qytet si Tirana jonë.

E vetmja forcë qartësisht pro e pro, sot për sot! Në #30Qershor voto PS @ediramaal Nr. 30”, shkruan kryebashkiaku Veliaj. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono