27 janar

425A4902-1280x693.jpg
ent ela13:51 | 20/01/2018

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bëri përgjegjëse qeverinë për varfërinë dhe humbjen e shpresës tek shumica e shqiptarëve, të cilët nuk kanë më mundësi për të paguar faturat e shtrenjta dhe taksat e rritura. Në aktivin e Vaut të Dejës Basha tha se 50 biznese mbyllen çdo ditë, 300 mijë shqiptarë ushqehen vetëm 1 herë në ditë, ndërsa 100 mijë të rinj janë larguar nga Shqipëria në 4 vjet.

“Çfarë është kjo gjendje, çfarë është ky vend ku nga çiftet e reja e deri tek pensionistët, i ka kapluar i njejti mjerim ekonomik?! Problemi vjen nga ata që kemi në krye, nga një aleancë hajdutësh dhe kriminelësh, që mendojnë vetëm për veten e tyre. Shqiptarët bëjnë përpara në Europë, sepse në asnjë vend të Europës nuk ka një kryeministër sharlatan dhe të lidhur me kriminelët siç është Edi Rama dhe banda e tij në pushtet,”- tha kryetari i Partisë Demokratike.

Në Vaun e Dejës, zonën që furnizon me energji Shqipërinë, Basha vizitoi shtëpinë e të moshuarit Jak Vjerdha, që prej disa ditësh jeton në errësirë me bashkëshorten, sepse nuk ka para për faturën e dritave.  Ata treguan se pjesa me e madhe e pensionit të të dyve, 13 mijë lekë, shkon për ilaçe.

 “U ka ardhur një faturë 5 milionë borxh”-tha vajza e shtëpisë, ndërsa Basha vuri në dukje se “fatura 5 milionë është për një shtëpi të varfër që ka një sobë me dru”.

Kreu i opozitës tha se qeveria po përdor dy standarde për shqiptarët, për shumicën taksa dhe fatura më të larta për të paguar, ndërsa për pakicën zero taksa.

“Duhet të ngrihemi të gjithë të shpëtojmë vendin e njëri-tjetrin nga kjo situatë. Sepse taksat janë rritur. Çmimi i energjisë është rritur. Çmimi i ujit do të rritet prapë. Për të varfrit nuk ka asnjë shpresë me këtë qeveri. Ndërkohë, po u heq taksat hoteleve me 5 yje. Hotelet me 5 yje nuk paguajnë taksa, ju paguani ose përndryshe jua heqin dritat. Kjo është padrejtësi. Të bashkohemi të gjithë ta ndryshojmë, s’kemi rrugë tjetër,”– tha Basha.

Në aktivin e Vau të Dejës kreu i opozitës vuri në dukje se protesta e 27 janarit është për të thënë me zë të fortë se shqiptarët nuk pranojnë një qeveri, që nuk e ka fatin të lidhur me fatin e tyre.

“As nuk kanë asnjë ndjeshmëri. Prekin, shihin, ndjejnë që populli është në mjerim, por nuk ua ndjen për popullin. Nuk kanë asnjë ndjeshmëri, as për Jakun dhe zonjën e tij, që nuk kanë me se ta mbajnë frymën gjallë dhe prapë do të jenë në errësirë. Ndaj shpresa e vetme është t’i themi STOP emigrimit, t’i themi STOP dëshpërimit. Të bashkohemi më 27 janar për të marrë fatin tonë në duart tona”-u shpreh Kryetari i Partisë Demokratike./abcnews.al

basha-1-1280x853.jpg
ent ela14:04 | 12/01/2018

Nga Lushnja kreu i opozitës Lulzim Basha u kerkoi shqiptareve t’i bashkohen protestës së 27 Janarit në Tiranë. Sipas Bashes projekti kryesor i kryeministrit eshte kapja e drejtësisë dhe mbyllja e dosjeve të krimit qeveritar.

Në turin përgatitor të protestës së paralajmëruar nga opozita për 27 Janar, kreu i demokratëve Lulzim Basha, mori shembullin e qytetit, për t’i thënë lushnjarëve se aty nuk vendos ligji, por bandat dhe ky ishte investimi më i madh i qeverisë Rama, lidhja me krimin.

“247 biznese  të mbyllura javën e parë të janarit. 13 mijë të mbyllura gjatë vitit të kaluar, po të heqësh të shtunat e të dielat, i bie që janë mbyllur 50 biznese në javë. Edi Rama i ka shpallur luftë njerëzve të thjeshtë të këtij vendi. Rinia është në dëshpërim dhe 70% e atyre që largohen janë të moshës 19 deri në 35 vjeç. Fermerët shqiptarë asnjë kacidhe nuk kanë parë dhe asnjë mbështetje nga shteti.”

Shkatërrimi i reformës në drejtësi edhe përmes kontrollit të prokurorit të përgjithshëm, pa vetting në shkelje flagrante të Kushtetutës është shpresa e fundit e kryeministrit për të mbyllur dosjet e krimit dhe korrupsionit qeveritar.

“Nuk ka për të patur reformë në drejtësi me Edi Ramën Kryeministër. Ndaj protesta e 27 janarit është edhe një thirrje për reformën në drejtësi, për drejtësinë e pakapur. Është një thirrje dhe një bashkim që Saimir Tahiri të shkojë në burg, siç duhet të shkojë në burg çdo ministër, çdo pushtetar vendor apo qëndror i faktuar në lidhje me krimin e organizuar dhe i korruptuar deri në palcë me paratë dhe asetet e shqiptarëve.”

27 janari është dita për të dhënë një mesazh të qartë – tha Basha – dhe ky mesazh vjen me pjesmarrje dhe masivitet të atyre që nuk kanë frikë ti kundërvihen aleancës me krimin.

“Pjesëmarrja masive në protestën e 27 janarit është sinjali më i qartë, treguesi më i drejtpërdrejt për çdo shqiptar, për zullumqarët dhe për miqtë e Shqipërisë, se ora e Edi Ramës në Shqipëri ka marrë fund. Se një orë e re ka nisur të trokasë. Dhe se ky vend dhe qytetarët e këtij vendi nuk e pranojnë më aleancën me krimin dhe janë të vendosur t’i shkojnë deri në fund betejës për Shqipërinë europiane”

Largimi i Edi Ramës dhe hapja e rrugës për një qeveri antimafia e aftë për të zbatuar reformën në drejtësi, e jo të mbrojë politikisht kriminelët, përmbylli kreu i selisë blu Basha./abcnews.al

vlcsnap-error869-1-1280x720.jpg
us er17:00 | 10/01/2018

Analistët Mark Marku dhe Fitim Zekthi kanë komentuar për ABC News aksionin opozitar të thirrur nga Partia Demorkatike prej dhjetorit të vitit të kaluar dhe të paracaktuar të materializohet më 27 Janar në protestën e parë të një vale protestash të paralajmëruara. Por a kthen në kohë ky moment Partinë Demokratike në kohën kur përgatitej të ngrinte çadrën e lirisë?/abcnews.al

vlcsnap-error665-1280x720.jpg
us er12:57 | 09/01/2018

Pas takimeve të njëpasnjëshme me anëtarët e grupit parlamentar të forcës politike që drejtondhe krerët e degëve të PD-së, Lulzim Basha u ndal përpara mediave për të zyrtarizuar datën 27 për protestën e parë të organizuar nga opozita, me qëllim politik krijimin e një qeverie antimafia.

Pas një takimi një orësh me grupin e tij parlametar, kreu i opozitës Lulzim Basha diskutoi edhe me ata të degëve përpara se të zyrtarizonte datën e çeljes së protestave.

“Ftojmë të gjithë shqiptarët të na bashkohen me datën 27 janar, të shtunën në orën 12:00 në një protestë mbarëpopullore kundër varfërisë, krizës ekonomike, kundër padrejtësisë dhe drejtësisë së kapur politikisht”- deklaroi Basha pas mbledhjes.

Edhe pse pa një qëndrim publik mbi faktin, demokratët bëjnë me dije se beteja e parë do të zhvillohet në seancën plenare të datës 15, për të cilën kanë konfirmuar pjesmarrjen. Arsyet e kësaj proteste në shumë fronte janë thuajse ato të një viti më parë.

Edhe qëllimi, në retorikë, i bën eko qeverisë teknike me bazë të gjerë të thirrur prej shkurtit deri në prill 2017.

Aksioni i orkestruar nga opozita sipas Lulzim Bashës ka në thelb komunikimin me qytetarët të filluar prej dhjetorit 2017, por edhe bashkimin e atyre që e refuzojnë këtë paligjshmëri. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono