26 vjeçari
Trashi feston golin ndaj Moldavisë

perndjekja-550x364.jpg
ent ela21:00 | 28/08/2019

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e  policisë së Beratit për përndjekje ndaj një vajze dhe për armëmbajtje pa leje.

I riu me iniciale F.M. përndiqte prej disa kohësh në mënyrë të vazhdueshme një vajzë me iniciale L.T. Kjo e fundit denoncoi në polici 26-vjeçarin, duke e thënë se i riu e përndiqte sistematikisht dhe e kërcënonte me armë.

Grupi hetimor i krimeve të rënda të Policisë së Beratit nisi menjëherë verifikimet dhe arrestoi 26-vjeçarin.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij të fundit, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan një automatik model 56. I riu akuzohet për përndjekje dhe armëmbajtje pa leje. /abcnews.al

droge-1280x720.jpeg
nev ila11:36 | 04/05/2019

Një 26 vjecar është arrestuar nga policia e Tepelenës për droge si dhe është proceduar në gjendje të lirë kryeplaku  fshatit Vasjar për shpërdorim detyre.

I riu, me banim në Sarandë, u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë në vendin e quajtur Liqeni i fshatit Levan, Memaliaj, ku në cilësinë e provës materiale, policia i gjeti disa doza me lëndë të dyshuar Kokainë dhe një sasi të konsiderueshme fara cannabis sativa.

Gjithashtu gjatë një kontrolli të ushtruar në një zonë të pyllëzuar në territorin e fshatit Vasjar u gjetën të hedhura 350 fishekë luftarak, lëndë narkotike canabis sativa dhe kubikë me fara cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./ABC News Albania 24/7

Edjoni-makina-810x445.jpg
Sej rie09:48 | 25/04/2019

Identifikohet i riu shqiptar që ndërroi jetë në një aksident mes të martës dhe të mërkurës të ndodhur në Pianvallico të Firences. Ai është Edjon Kapllani, 26 vjeç, i cili ndodhej në bordin e një mjeti që drejtohej nga një shok i tij, edhe ai 26-vjeç. Në automjet bashkë me dy të rinjtë ishte edhe vëllai i Kapllanit, 19-vjeçarit.

Sipas mediave italiane i riu jetonte në Borgo San Lorenzo bashkë me familjen dhe po udhëtonte për në Scarperia, pasi do të shkonte për të takuar të fejuarën. Por sikundër edhe shkruajnë mediat e vendit fqinj, një kthesë e ‘mallkuar’ ndoshta edhe shpejtësia e lartë, bëri që automjeti të humbte kontrollin dhe të rinjtë të përplaseshin me një pemë.

Për pasojë aksidenti ishte fatal për 26-vjeçarin, ndërsa vëllai i tij i vogël dhe miku i tij mbetën të plagosur rëndë. Ata u dërguan në spital dhe janë nën kujdesin e mjekëve. Sipas bluzave të bardha vëllai i Kapllanit fatmirësisht  është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa drejtuesi i makinës, mësohet se ka marrë dëmtime të rënda në pjesën e poshtme të trupit. Ndërsa hetimet për aksidenti vijojnë nga karabinierët e Borgo San Lorenzo./abcnews.al

aksidenti-itali.jpg
Sej rie12:08 | 24/04/2019

Një tjetër aksident tragjik i ka marrë jetën një shqiptari në Itali, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur rëndë. Ngjarja e rëndë ndodhi orët e para të së mërkurës në rrugën Kennedy, në Pianvallico të Firences.

Viktimë nga kjo ngjarje e rëndë mbeti një 26-vjeçar, të cilin mediat fqinje momentalisht e identifikojnë vetëm me iniciale, K.E. Ndërsa i plagosur mbeti vëllai i tij 19-vjeçar, si dhe një tjetër i ri, 26 vjeç. Këta të fundit u dërguan me urgjencë në spital Borgo San Lorenzo dhe mësohet se janë në gjendje të rëndë.

Në vendin e ngjarjes shkuan 4 ambulanca, karabinierët, si dhe zjarrfikësit, të cilët bënë të mundur nxjerrjen nga automjeti të të plagosurve.

Shkaqet e këtij aksidenti tragjik nuk dihen ende, megjithatë mediat italiane shkruajnë se dyshimet janë që të rinjtë po lëviznin me shpejtësi tej normave të lejuara. Të tre shqiptarët mësohet se jetonin në zonën e Scarperia.

Ky është aksidenti i dytë që i merr jetën të rinjve shqiptarë në rrugët e Italisë në vetëm pak ditë. Të dielën, një 16-vjeçare shqiptare humbi tragjikisht jetën sëbashku me mikun e saj 19-vjeçar, pasi automjeti i tyre doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal në Pordenone./tvklan.al

polici-1280x568.jpg
ent ela22:27 | 19/10/2018

Një 26 vjeçar është plagosur me armë zjarri në këmbë në në lagjen Çole të Vlorës. Policia njofton se i riu me iniciale A.V., është qëlluar nga një person ende i paidentifikuar në një lokal. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta. Grupe të posaçme të Policisë Vlorë janë shpërndarë nëpër qytet, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Vlorë, Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme rreth orës 21:14, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar i plagosur me një plumb në këmbë me armë zjarri një 26-vjeçar.

Menjëherë shërbimet e policisë pas hetimeve paraprake kanë konstatuar se në lagjen “24 Maji” në zonën e Çoles Vlorë, pranë një lokali dyshohet se një person ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A.V., 26 vjeç, banues në Vlorë, i cili sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupe të posaçme të Policisë Vlorë janë shpërndarë nëpër qytet, konkretisht në akset rrugore kryesore me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.

Vazhdojnë hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al

ambulancee-933x445.jpg
ent ela22:19 | 17/05/2018

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Sipas policisë një konflikt për motive të dobëta ka ndodhur në zonën e “Komunës të Parisit”, ku për pasojë është plagosur me thikë 26 vjeçari me iniciale D. L, nga dy persona që janë at e bir. Policia ka shoqëruar shtetasit E. M., dhe E. M., ( at dhe bir), në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme hetimore, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Tiranë, Informacion paraprak

Më datë 17.05.2018, rreth orës 21:20, në një lulishte në zonën e “Komunës të Parisit”, ka patur një konflikt për motive të dobëta midis shtetasve D. L., E. M., dhe E. M., ku për pasojë shetasi D. L rreth 26 vjeç është goditur me mjet prerës (në bark) nga shtetasit E. M., dhe E. M., ( at dhe bir).

Shërbimet e policisë kanë shoqëruar shtetasit E. M., dhe E. M., ( at dhe bir), në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Shtetasi i dëmtuar ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. /abcnews.al

policia-aksident-naten-640x405.jpg
ent ela22:07 | 04/05/2018

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin me iniciale E.T 26 vjeç, banues në fshatin Zhupan. Sipas informacionit paraprak të Policisë 26 vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal të Fierit nën kujdesin e mjekëve. Aksidenti ka ndodhur në orën 21:30, në vendin e quajtur “Q.T.U”,ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit tip benz me iniciale Xh.B, banues në Fier.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Informacion paraprak i Policisë

Në datën 04.05.2018, rreth orë 21:30, në vendin e quajtur “Q.T.U”, Fier, shtetasi Xh.B, banues në Fier, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin E.T, 26 vjeç, banues në Zhupan, Fier.

Shtetasi E.T ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i mjetit, shtetasi Xh.B dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /abcnews/al

Policia-Lac.jpg
ent ela17:11 | 20/04/2018

Një 26 vjeçar është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Laç. Policia njofton se ai është shtetasi me iniziale A.N. 26 vjeç, banues në Mamurras, i cili ndodhet në Spitalin e Laçit , jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar edhe autorin e dyshuar të plagosjes. Ai është 30 vjeçari me iniciale E.M., banues në Krujë.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit dhe vendosjen e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Njoftimi i Policisë

Me datë 20.04.2018 , rreth orës 14:15 ,  është marrë njoftim se në qytet në Laç , është plagosur me armë zjarri shtetasi A.N. 26 vjeç, banues në Mamurras, i cili ndodhet në Spitalin e Laçit , jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore,  ku falë veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore të kryera, u bë i mundur identifikimi i  shtetasit E.M. 30 vjeç, banues në Krujë, i cili dyshohet si autori i plagosjes.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin , vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njëkohësisht, janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit dhe vendosjen e tij përpara përgjegjësisë ligjore. /abcnews.al

 

Allegheny_Ludlum_Steel_Corp_Scrap_Piles.jpg
ent ela15:13 | 06/03/2018

Një 26 vjeçar ka humbur jetën rreth orës 13:00, në Shkozë. Sipas informacionit paraprak të Policisë 26 vjeçari me iniciale A.R., duke gërmuar për të nxjerrë skrap, është shkëputur një masiv dheu e për pasojë e ka zënë poshtë. Ai është transportuar në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për veprimet e mëtejshme.

Informacion paraprak i Policisë:

Sot rreth orës 13:00, në Shkozë, në një masiv inertesh mbetje të ish uzinës së autotraktoreve, pranë punimeve të rrugës për Unazën e Madhe shtetasi A.R., 26 vjeç, duke gërmuar për të nxjerrë skrap, është shkëputur një masiv dheu e për pasojë e ka zënë poshtë.

Ai është transportuar në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për veprimet e mëtejshme./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono