25 vjecarja

ogerta-manastirliu-2.jpg
ad min12:17 | 25/04/2019

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ngritur një grup specialistesh për të verifikuar a është ndjekur protokolli mjekësor në rastin e 25-vjeçares që humbi jetën pas lindjes në spitalin e Elbasanit.

Nga studio e ABC News ministrja Ogerta Manastirliu bëri të ditur se pret rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për të marrë vendim ndaj mjekëve.

Me ndryshimet në Kodin Penal të cilat parashikojnë ndarje të gabimit mjekësor nga neglizhenca ministrja e Shëndetësisë beson se do të rikthehet besimi i qytetarëve tek bluzat e bardha.  Sa i përket ankesave të të sëmurëve për cilësinë e barnave që tregtohen në vendin tonë ministrja Mansatirliu dha këtë përgjigje.

Ndërkohë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh se barnat që hynë në Shqipëri disponojnë të gjitha certifikatat e sigurisë./abcnews.al

protesta-elbasan.mp4_snapshot_00.05-1280x720.jpg
ent ela11:05 | 25/04/2019

Shumë qytetarë u mblodhën paraditen e sotme në hyrjen e maternitetit të Elbasanit, në mbështetje të familjarëve të Rexhina Debroves, vajzës që humbi jetën pas operacionit të lindjes. Ftesës së familjarëve për të protestuar, i janë përgjigjur nënat dhe vajzat e reja të qytetit të Elbasanit. Me pankarta në duar, ato kërkojnë drejtësi dhe dënimin e fajtorëve. “Këtu do mblidhemi çdo ditë derisa drejtësia të vihet në vend”, thonë familjarët. Një ditë më parë dy mjekët e arrestuar, u lanë të lirë dhe do të hetohen në gjendje të lirë sipas vendimit të gjykatës. Familjarët protestuan ditën e djeshme para gjykatës me beben e sapolindur në krahë. /abcnews.al

Gjykata-e-elbasanit-nena-me-foshnje-1280x744.jpg
ent ela11:48 | 24/04/2019

Gjykata e Elbasanit liroi dy mjekët që u arrestuan pas vdekjes së 25-vjeçares Rexhina Debrova. Kardiologu Mehmet Ibaj dhe reanimatori Niko Thana nuk kanë pranuar akuzat për mjekim të pakujdesshëm dhe Gjykata caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Dy mjekët e arrestuar për mjekim te pakujdesshëm ndaj 25-vjeçares që humbi jetën gjate lindjes, shkuan në shtëpi.

Gjykata e Elbasanit në drejtimin e Pajtime Fetahut caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” deri në daljen e ekspertizës përfundimtare.

Këtë kërkese paraqiti dhe prokurori Xhelian Seferi, kurse avokatët e kardiologut Mehmet Ibaj dhe reanimatorit Nikollaq Thano ishin më të ashpër.

Ata kërkuan lirimin e menjëhershëm të klientëve të tyre

Seanca u zhvillua në trysninë e familjarëve të të  ndjerës. Para godinës ata protestuan duke mbajtur në duar foshnjën e sapolindur te Rexhina Debrovës. Shumë të irrituar kërkuan burg për mjekët.

Paraprakisht referuar dhe autopsisë, mjekët në Elbasan kanë përcaktuar se shkak i vdekjes se 25 vjeçares ishte “tromboembolia pulmonare”. Por priten rezultatet e ekspertimit mjeko-ligjor për të  mësuar përfundimisht shkakun e vdekjes, çka do të saktësojë nëse mjekët janë fajtorë apo jo./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono