22 dhjetor

horoscope-1.jpg
ad min09:10 | 22/12/2018

Dashi
Gjatë kësaj kohe jeni kujdesur shumë që të mbroni jetën tuaj private. Ka ardhur koha që të tregoheni më të shkujdesur dhe të shijoni momentet me njerëzit e zemrës. Gjithashtu do të përfundoni disa punë të lëna përgjysme.

Demi
Rehatia juaj do të jetë në vetbesimin që do të keni në pamjen e jashtme. Do të shpenzoni pjesën më të madhe të kohës në garderobën tuaj dhe përpara pasqyrës. Duhet që ti kushtoni rëndësi edhe shëndetit tuaj.

Binjakët
Pjesën e parë të ditës do e kaloni duke mbimenduar çështje që ju shqetësojnë. Nëse keni nevojë për ndihmën e dikujt mos kini frikë të kërkoni mbështetje. Në mbrëmje mund t’ju duhet të gatuani për personat e zemrës.

Gaforrja
Kreativiteti juaj do të jetë në formën më të mirë sot. Në punë do të jeni shumë efektivë dhe eprorët do t’ju përgëzojnë për punënë e bërë. Shijoni ditën e sotme sepse energji të tilla pozitive nuk janë të rralla.

Luani
Mëngjesi do t’ju gjejë shumë të nevrikosur për situata të shkuara dëm në punë. Qëndroni të fokusuar dhe bëjini sytë katër ndaj kolegëve që do të përpiqen të hedhin poshtë mundin tuaj. Pasditja do të jetë më e qetë.

Virgjëresha
Fokusi juaj do të jenë çështjet financiare sot. Do të nënshkruani kontrata që mund t’ju kënaqin për disa kohë. Jini të kujdesshëm që të keni përfitime sa më afatgjata.

Peshorja
Sot do të të jepen përgjegjësi që do t’ju japin doza ankthi. Pasiguria do të jetë pjesë e juaja, por vullneti për t’ja dalë mbanë nuk do ju lejë në baltë.

Akrepi
Dita juaj do të jetë e zënë sot. Do të bëni udhëtime të shkurtra për çështje pune, por edhe për të takuar njerëzit e dashur.

Shigjetari
Do të keni ide të ndryshme për të marrë shtëpi të re sot. Kjo gjë do të bëjë të rimendoni mirë situatën tuaj financiare gërshetuar me nevojat tuaja.

Bricjapi
Do të vuani nga mungesa e shpresës sot pasi do të ndiheni të pafuqishëm për të përfunduar detyrat e lëna përgjysmë. Por fuqia juaj mendorë nuk do ju lejë në baltë. Luftoni fort për të drejtat tuaja.

Ujori
Pjesën e parë të ditës mund të zhgënjeheni nga situata në të cilat ambicia juaj shkëlqente. Por ngjarje të papritura do ti japin një kthesë situatave të ndryshme. Jini vigjilentë ndaj të dhënavë që ju jepen.

Peshqit
Do ta gjeni veten në mes të situatave të vështira në punë sot. Megjithatë mos lejoni që t’ju bëjë pesimistë diçka e tillë. Mbrëmja do të jetë e qetë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono