Gazetari Artan Hoxha ka folur për protestën e opozitës e cila u mbajt sot përpara Kryeministrisë. Ai është shprehur se falë reagimit të Policisë dhe Gardës, sot u shmang një 21 Janar i dytë.
“21 Janari nuk u përsërit sepse reagimi i Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës nuk ishte si ai i 21 Janarit. Ata zgjodhëm të keqen më të vogël sepse dëmet mkatreiale nuk llogarriten në krahasim me jetët njerëzore. Ajo që unë pash ishte se polica që në mëngjes dhe e kam parë me vëmendje nuk ishte e pajisua me shkopinj gome, helmeta etj. Policia ishte e pajisu vetëm me maska kundër gazit.
Së dyti rreshtimi ishte i Policisë së Komisariateve dhe patrullës së “Shqiponjave”. Zakonisht në protesta dalin Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Forcat Speciale. Sot polica nuk e kishte ndërmend të sulmonte. Garda e Republikë nuk ishte në paraqitje fare gjatë protestë.
Polica thjesh kishte krijuar një kordon pa asnjë lloj mase. Policia nuk është e pajusur për të përbaluar përdorimin e lëndëve djekëse dhe ndaj policia hoqi kordonin. Polica është e justifikaur në pjesën që prishi gardhin dhe po të donte ta mbante gardhin nuk do mund ta mbante dot. Unë mendoja se kjo protestë do të vijonte por ndërhyrja e ndërkombëtareve bëri që protesta të mbyllej aq shpejt”./abcnews.al
Superhëna do të shfaqet në orët e para të mëngjesit të 21 janarit. Gjatë eklipsit total do do të jetë e kuqe dhe shumë më e madhe se zakonisht. Eklipsi i radhës do të ndodhë pas 10 vitesh.
Spektakli i parë astronomik i këtij viti pritet të ndodhë në orët e para të mëngjesit të 21 janarit ku do të ndodhë eklipsi i plotë i hënës. Për të riparë një fenomen të tillë duhet pritur dhjetë vite të tjera.
Fenomeni është i dukshëm kur dielli, toka dhe hëna rreshtohen duke fshehur dritën e diellit për hënën, duke projektuar në të një hije në formë koni. Kur hëna do të gjendet plotësisht në brendësi të konit – hije, do të nisë dhe faza e eklipsit total.
Përveç se e kuqe hëna do të jetë dhe më e madhe se zakonisht. /abcnews.al
Sipas MeteoAlb: Vranësirat dominojnë të gjithë territorin duke gjeneruar reshje të pakta shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit.
Pjesa e dytë e ditës mbetet me vranësira dhe reshje shiu e dëborë deri vonë në mbrëmje kur pritet përmirësim i motit në Ultësirën Perëndimore POR reshje dëbore do të ketë në të gjithë zonat malore dhe shumë pranë zonës së ulët. Pas mesnatës pritet kthjellim i motit në pjesën më të madhe të vendit duke lënë kufirin Lindor me reshje të pakta dëbore.
Temperaturat e ajrit do të ulen me 2 – 3°C në të dy ekstremumet termike ditore POR rënia vijon e theksuar edhe në orët vijuese deri mëngjesin e së hënës.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Perëndimor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim 3 ballë./abcnews.al