21 dhjetor

horoscope-1.jpg
G. P.09:19 | 21/12/2018

Dashi
Do të kërkoni liri absolute në veprimtaritë tuaja sot. Aktivitete argëtuese priten në sfond. Familja do të mbizotërojë ditën dhe do të jeni i rrethuar me fëmijë.

Demi
Këndvështrimet tuaja do të nxjerrin shumë përfitime financiare sot. Përdorini mirë burimet tuaja, pasi mundësi të tilla nuk iu ofrohen shpesh. Do të ndjeni nevojën për të bërë ndonjë blerje për veten tuaj.

Binjakët
Do të krijoni reputacionin e një udhëheqësi përparimtar sot. Kjo do të përkedhelë egon tuaj dhe do të bëjë që ti harxhoni të gjithë energjitë për të lënë përshtypje të mirë tek të tjerët. Mendja juaj kreative do të nxjerre disa zgjidhje mbreslënëse sot.

Gaforrja
Do të keni mbarësi në çështjet emocionale sot. Sugjerohet të rrethoheni nga familjarë dhe miq të mirë, pasi mbështetja e tyre do t’ju japë energji pozitive.

Luani
Pjesën më të madhe të ditës do e kaloni në ambientin e punës sot. Do të shkëlqeni në detyrat e dhëna. Disa kolegë mund të ndihen ziliqarë ndaj aftësive tuaja. Ditë e mirë për financat tuaja.

Virgjëresha
Do të shkëlqeni në gjithçka që do të bëni sot. Dëshira juaj për të realizuar një biznes përtej kufijve do të japë frytet e para. Gjithashtu do ti kushtoni shumë rëndësi pamjes fizike.

Peshorja
Ditën e sotme do të nxirrni në pah anën tuaj artistike. Do të ndjeni dëshirën për të bërë ndryshime në dizenjimin e shtëpisë suaj. Do e shikoni këtë hobi edhe si mundësi karriere.

Akrepi
Një projekt i shumëpritur do t’ju mbajë shumë në ankth. Rezultatet e pritura mund të mos jenë në përpjestim të drejtë me punën tuaj, por kjo nuk do të nënkuptojë fundin e gjithçkaje. Të punuarit fort, herët ose vonë, do të nxjerrë përfitimet e veta.

Shigjetari
Do të merrni këshilla të shumta lidhur më situatat në të cilat ndodheni. Mos i ngelizhoni, pasi disa prej tyre mund të jenë vërtet me vlerë. Megjithatë vendimi përfundimtar mbetet vetëm i juaji.

Bricjapi
Do të ndjeni një ndryshim shpirtëror në menyrën se si do ti kryeni punët sot. Motivimi nuk do të jetë pika juaj më e fortë. Por ndryshimet në fund të ditës mund të rezultojnë për mirë. Mbrëmje e këndëshme ju pret nën shoqërinë e njerëzve të dashur.

Ujori
Kolegët në punë do t’ju japin një mbështetje të merituar në punën që do të bëni. Kreativiteti juaj do të shpërblehet përtej pritshmërive tuaja. Ditë pozitive pritet në sfond.

Peshqit
Marrëdhëniet me partnerin do të jenë në nivele të kënaqshme. Është ditë e mirë për të kaluar momente të ngrohta në krahët e partnerëve. Është momenti i duhur për ti kaluar marrëdhëniet emocionale në një nivel tjetër./abcnews.al

vlcsnap-error758-1280x720.jpg
us er13:04 | 20/12/2017

Sipas MeteoAlb: Mot i kthjellët por i ftohtë mbizotëron të gjithë Shqipërinë përjashtuar zonat Verilindore dhe Veriore ku do të ketë vranësira kalimtare dhe mjegull të konsiderueshme.

Edhe pasditja mbetet nën ndikimin e kthjellimeve dhe temperaturave shumë të ulëta në të territorin ndërsa mbrëmja sjell vranësira kalimtare në Veri – Verilindje dhe pjesërisht në zonat Qendrore.

Temperaturat e ajrit kanë pësuar një rënie me 2 – 3°C në orët e mëngjesit por mbeten konstante vlerat e mesditës kur maksimumi ngjitet në 11°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë por mesatare në det, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor ndërsa në det dallgëzimi mbetet 2 – 3 ballë.

Shqipëria

Moti –  E enjte, 21 dhjetor 2017

Sipas MeteoAlb: Kthjellimet dhe temperaturat e ulëta dominojnë pjesën më të madhe të territorit por orët e para të ditës do të kenë mjegull dhe vranësira kalimtare në zonat Jugore dhe Lindore.

Pjesa e dytë e ditës por edhe orët në vijim deri mëngjesin pasardhës, e mbajnë territorin shqiptar nën pushtetin e motit të kthjellët por të ftohtë.

Temperaturat e ajrit nuk sjellin ndryshime gjatë mëngjesit por një rritje të lehtë sjell mesdita duke ngjitur maksimumin në rang vendi në 11 – 12°C.

Era do të fryjë mesatare deri pasdite kur pritet forcim i erës në kanalin e Otrantos duke arritur shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Verior dhe Verilindor ndërsa në det dallgëzimi ngjitet mbi 3 ballë./abcnews.al

 

vlcsnap-error160-1280x720.jpg
us er11:03 | 18/12/2017

Gjykata për Krimet e Rënda shtyn për në 21 dhjetor shqyrtimin e kërkesës së Orest Sotës për ndryshimin e masës së sigurisë së caktuar ndaj tij “arrest në burg” me një masë më të butë. Shkak i shtyrjes së seancës u bë mosprania në gjyq e avokatit Fatmir Braka. Në sallë ishte avokati Julian Mertiri, por Sota, përmes një deklarate të lëshuar nga burgu, kërkonte të përfaqesohej nga Braka.

Orest Sota u arrestua në fillim të muajit nëntor në Elbasan, pasi nuk iu përgjigj thirrjes së policisë për të ndaluar. Më pas policia konstatoi se ai nuk kishte leje drejtimi mjeti, ndërsa gjeti në makinën e tij 863 mijë euro dhe dy patenta  lundrimi në emër të ish ministrit Saimir Tahiri./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono