2019

moti-12-gusht-1280x720.jpg
nev ila11:10 | 12/08/2019

Sipas MeteoAlb, masat ajrore të nxehta dhe të thata që vijnë nga Afrika do të diktojnë në vendin tonë mot  me kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë territorin. Përjashtuar orët e mbrëmjes të cilat do të sjellin vranësira të pakta në zonat malore.

Temperaturat e ajrit janë rritur sërish duke bërë që termometri të ngjitet deri në 39 °C në rang territori.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi  Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë./abcnews.al

moti-7-gusht-1280x712.jpg
nev ila08:00 | 07/08/2019

Sipas MeteoAlb,  kthjellimet mbizotërojnë në të gjithë Shqipërinë gjatë pjesës së parë të ditës. Por pjesa e dytë e ditës sjellë kalime vranësirash në zonat verilindore duke lënë me kthjellime zonat e ultësirës perëndimore.

Temperaturat e ajrit rriten sërisht në vlerat minimale dhe maksimale më të paktën 2°C duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 38°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor-Jug perëndimor duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë./ABC News Albania 24/7

moti-2-1280x704.jpg
nev ila22:41 | 05/08/2019

Sipas MeteoAlb, deri në pasdite do të mbetemi në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta në të gjithë territorin e Shqipërisë, por pasditja sjellë kalime vranësirash në ekstremin verior ndërsa pjesa tjetër e territorit mbetet me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 15°C deri në 36°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veri-perëndimor duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim 2 ballë./abcnews.al

moti-23-korrik-1280x708.jpg
nev ila22:01 | 22/07/2019

Sipas Meteo-Alb, qarkullimi i masave ajrore me origjinë Afrikane do të diktojnë mot të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë Shqipërinë gjatë gjithë ditës, përjashtuar zonat Veri dhe Verilindore ku gjatë orëve të vona të mbrëmjes do të shfaqen vranësira të lehta.

Temperaturat e ajrit vijojnë të larta duke bërë që termometri në mesditë të arrije deri në 39°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë./ABC News Albania 24/7

motti-1280x728.jpg
Sej rie08:00 | 27/06/2019

Evropa Lindore mbetet me rrebeshe afta-shkurtër shiu. Ndërsa kontinenti Evropian vijon në ndikimin e masave ajrore nga Afrika duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta.

Sipas MeteoAlb: Deri në orët e mbrëmjes në vend do të mbizotërojë moti i kthjellët dhe i nxehtë, përjashtuar ekstremin verior dhe zonat juglindore ku pritet shfaqe e vranesirave të lehta.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 16°C deri ne 38°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35  km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë./abcnews.al

 

motiii-1-1280x718.jpg
Sej rie08:00 | 26/06/2019

I nxehti Afrikan përfshin pjesën më të madhe të  kontinentit Evropian, temperaturat pritet të arrijnë deri në 40°C. Më problematike situata paraqitet  në Gadishullin Iberik dhe Evropën Qendrore. Ndërsa vranësira dhe shira të përkohshëm paraqitet Evropa Veriore.

Sipas MeteoAlb: Mbetemi në ndikimin e masave ajrore veriperëndimore duke kushtëzuar mot të kthjellët në zonat bregdetare dhe vranësira të lehta në zonat lindore. Pasditja sjellë shtim të vranësirave në këto zona por shira priten vetëm në zonat juglindore, ndërsa zona e ulët dhe bregdeti vijojnë me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 15°C deri në 37°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke KRIJUAR në det dallgëzim 3 ballë./ABC News Albania 24/7

 

motiii-1280x723.jpg
Sej rie08:00 | 25/06/2019

Evropa në pjesën më të madhe të sajë paraqitet me mot të kthjellët dhe të nxehte. Ndërsa pjesërisht rajoni i Ballkanit paraqitet me vranësira, rrebeshe afta-shkurtër shiu dhe stuhi lokale breshëri.

Sipas MeteoAlb: Qarkullimi i masave ajrore me origjinë veriperëndimore do të kushtëzojë kthjellime dhe vranësira të lehta në zonat Jugperëndimore, por vranësira dhe shira në zonat Verilindore, situatë e cila vijon deri në orët e pasdites. Ndërsa mbrëmja dhe nata përmirësojnë dukshëm kushtet atmosferike.

Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime në vlerat minimale por rritje sjellë mesdita duke u luhatur nga 14°C deri ne 35°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi 45  km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzimi mbi 4 ballë./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono