2018

MOTI-TABELA-8-NENTOR.mpg_snapshot_00.19-1280x720.jpg
ad min11:19 | 08/11/2018

Sipas MeteoAlb, orët e para të ditës mbeten me vranësira të shpeshta dhe shira të dobet në të gjithë vendin, më të dukshme në veri dhe verilindje. Pasditja vijon me vranësira dhe shira në zonat veriore – verilindore, ndërsa pjesa më e madhe e vendit mbetet në kushtet e kthjellimeve me vranësira të shpeshta./abcnews.al

 

MOTI-TABELA-6-NENTOR.mpg_snapshot_00.18-1280x720.jpg
ad min12:15 | 06/11/2018

Sipas MeteoAlb, orët e paradites janë paraqitur me kthjellime dhe vranësira kalimtare në bregdet dhe zonat e ulëta, por vranësira më të dukshme në zonat malore, kryesisht ato veriore. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të vijojne me kthjellime dhe vranësira të shpeshta deri në orët e vona të natës kur pritet dendësim i tyre në veri-verilindje./abcnews.al

 

horoscope-1.jpg
ad min09:04 | 06/11/2018

Dashi
So do të jeni te paduruar. Ka gjëra që do t’ju shqetësojnë dhe kjo do të bëjë që të jeni shumë të kujdeshëm për gjatë gjithë ditës. Sugjerohet që të merrni pjesë në aktivitetet ku jeni të ftuar pasi në mbrëmjë gjërat mund të shkojnë ashtu siç doni ju.

Demi
Do të jetë një ditë që do t’ju bëjë të fokusoheni tek hobit tuaja. Do të ndjeni dëshirën për tu marrë me filozofi dhe meditim.

Binjakët
Sot do të ndjeni nëvojën që të rehatoheni dhe të mbuloheni me luks. Do të jetë një ditë pasive, por do t’ju shijojë koha e shpenzuar me veten tuaj.

Gaforrja
Ditë përgjithësisht dembele shihet në sfond. Kujdesuni për shëndetin tuaj pasi shqetësime në stomak mund të ndodhin. Kini kujdes çfarë konsumoni dhe mos i neglizhoni urdhërat e doktorit.

Luani
Sot do të punoni më shumë se zakonisht për të përmbushur qëllimet tuaja. Do të mbani përgjegjësi më shumë nga se ju takon në çështjet e biznesit tuaj. Një drekë me miqtë do t’ju bëjë të ndiheni mirë.

Virgjëresha
Do të jetë një ditë e frytshmë në ambjentin e punës. Sukes shihet në sfond në paraqitjen e ideve tuaja tek eprorët. Mbrëmja do të jetë e mbushur me ndjenja afeksioni.

Peshorja
Kontrolloni emocionet tuaja, pasi zënka me të afërmit mund të ndodhin. Mund të jeni në mes të një disavantazhi financiar ndaj bëni kujdes në hapat që hidhni.

Akrepi
Ditë e gëzueshme shihet në sfond. Do kaloni momente të bukura pranë njerëzve të zemrës. Përfitoni sa më shumë nga çaste të tilla.

Shigjetari
Sot do të jetë një ditë shumë fitmiprurëse në biznes për ju. Mund të hidhni hapat e parë të të eksploruarit terrene të reja profesionalisht. Në mbremje do të rrethoheni nga miqtë tuaj.

Bricjapi
Duhet të përfundoni punët e lëna përgjysmë. Mospërfundimi i tyre mund të ketë pasoja tek ju. Jeta intime mund të përmirësohet nga aktiviteti fizik.

Ujori
Do të habisni njerëzit përreth me talentet tuaja. Kreativiteti juaj do t’ju vijë në ndihmë për të krijuar një reputacion të mirë. Në mbrëmje mund të ndiheni konfuzë për shkak të disa ngjarjeve të papritura.

Peshqit
Mos merrni vendime të shpejta sot. Mendojini mirë situatat në të cilat ndodheni pasi mund të kenë pasoja tek ju. Do të detyroheni të bëni disa kompromise sot./abcnews.al

horoscope-1.jpg
ad min09:35 | 05/11/2018

Dashi
Sot do të ndiheni bosh dhe me humor të luhatshëm. Kjo gjë do t’ju bëjë që të ndiheni më të frymëzuar shpirtërisht. Sugjerohet të meditoni. Gjithashtu do të keni shumë progres material.

Demi
Në takimet e sotme do të dilni fitmitarë dhe me qëllime të arrira. Temperamenti juaj i qetë do t’ju bëjë që të mos deheni nga suksesi. Jepini kohë vetes që të mposhtni stresin.

Binjakët
Do të ndesheni me sfida të pazakonta. Por aftësitë tuaja do të japin taktika të reja, të cilat do iu nxjerrin nga balta. Shmangni ballafaqimet me njerëzit përreth.

Gaforrja
Sot do të mund të keni ofertë për një punë të re. Do të frymëzoheni për të shpenzuar para për njerëzit e afërt, por sugjerohet që të kotrolloni financat para se ta bëni diçka të tillë.

Luani
Do të ndiheni sikur asgjë nuk shkon siç duhet sot. Do të përpiqeni që të përqëndroheni në gjërat që kanë rëndësi për të ruajtur energjitë tuaja. Kjo fazë konfuzuese do të largohet pas disa ditësh.

Virgjëresha
Duhet të kërkoni paqen e brendshme për të balancuar energjitë shpirtërore. Qëndroni të qetë për të zbuluar thesaret brenda jush. Në mbrëmje do të ndihmoni dikë në nevojë.

Peshorja
Nuk do të jetë një ditë e mirë për tu marrë me çështje qeveritare. Kjo gjë mund të testojë durimin tuaj, por me maturinë që ju keni do të arrini të triumfoni në situatat e vështira.

Akrepi
Në ambjentin e punës do të keni dëshirë që të ndryshoni këndvështrimet se si ju shohin eprorët. Kolegët ju shohin si shembull të suksesit dhe mendimet tuaja do të kenë rëndësi. Por sugjerohet që të mesoni dhe kur duhet të stepeni pasi edhe suksesi duhet me masë.

Shigjetari
Çështjet e punës do t’ju mbajnë të zënë në pjesën më të madhe të ditës. Do të keni bashkëpunim të frytshëm me koleget dhe do të arrini rezultatet e kërkuara.

Bricjapi
Do të jetë një ditë shumë e favorshme për të takuar personin e zemrës. Do të ndjeheni shumë të emocionuar që më në fund do të keni dikë ku mund të shpreheni lirshëm. Për fatin tuaj të mirë, i gjithë afeksioni do të jetë reciprok.

Ujori
Do të merrni shumë justifikime për punë të lëna përgjysmë nga njerëz tek te cilët keni besim. Përfundoni punët tuaja para se të ndihmoni të tjerët.

Peshqit
Do të jeni pjesë e një skuadre ku do të zgjidhni disa probleme shumë të vështira në punë. Ditë shumë e mirë pritet në sfond. Në pjesën e dytë të ditës një ngjarje e papritur do tju lumturojë./abcnews.al

30-tetor-1280x749.png
ad min19:05 | 30/10/2018

Sipas MeteoAlb një sistem i mirë-organizuar eshte vendosur në territorin Shqiptar duke kushtëzuar vranësira dhe shira në të gjithë vendin. Mesdita ka sjellë shtim të intensitetit të shirave ku më problematike situata është paraqitur në veri dhe zonat veriperëndimore. Pjesa e dytë e dites, vijon me vranësira dhe shira me intensitet të lartë në Veri – Veriperëndim të territorit, por intensitet mesatar dhe të ulët në zonat Qendrore dhe Jugore. Dobësimi i shirave pritet gjatë orëve të vona të natës./abcnews.al

 

MOTI-TABELA-28-TETOR.mpg_snapshot_00.19-1280x720.jpg
ad min09:14 | 28/10/2018

Sipas MeteoAlb, kthjellime dhe alternime të shpeshta vranësirash kanë dominuar motin në të gjithë Shqipërinë. Më të dendura vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës kur priten rrebeshe të shkurtra shiu në veri dhe zonat jugore, ndërsa shira të izoluar në zonat qendrore. Kjo situate e motit do të mbetet prezent deri mëngjesin pasardhës./abcnews.al

 

horoscope-1.jpg
ad min08:43 | 28/10/2018

Dashi
Sot do të lakmoni lirinë në gjithçka që do të bëni. Do të keni dëshirën e madhe për të kryer aktivitete çlodhëse me miqtë tuaj. Do të jetë përgjithësisht një ditë e kaluar mirë me familjen.

Demi
Kjo do të jetë një ditë ku do të ndjeni dëshirën për një ndryshim në paraqitje. Një model i ri flokësh apo një mënyrë ndryshe të të veshurit do të jenë ato ç’ka do t’ju mbushin ditën sot.

Binjakët
Dita do të jetë e mbushur më ngjarje emocionuese për ju. Mund të kryeni një udhëtim me anëtarët e familjes. Gjithashtu do të bëni disa investime të frytshme financiare.

Gaforrja
Sugjerohet që sot ti përkushtoheni punës suaj. Nuk është një ditë e mirë për të provuar gjëra të reja, ndaj rutina do t’ju ndihmojë. Ju duhet një rregullmi në sjellje. Gjithashtu do të takoni një mik të vjetër dhe do të reflektoni për të miqësinë e shkuar së bashku.

Luani
Aftësia juaj për të qenë gjithmonë në krye do t’ju ndihmojë edhe në familjen tuaj. Bëni çdo përpjekje që të forconi rrënjët familjare pasi ato janë themeli i çdo suksesi. Ndajini problemet tuaja me ta për një zgjidhje sa më të shpejtë.

Virgjëresha
Do të shkëlqeni në të gjitha punët që do të kryeni sot. Dëshira për të hapur një biznes do t’ju finalizohet me sukses. Do të ndjeni nevojën për të përmirësuar pamjen e jashtme.

Peshorja
Sot do të vihet në pah ana juaj bujare. Do të ktheni nderet që ju janë bërë dhe do të ndiheni mirë teksa kryeni këto veprime bamirëse. Do të jeni të rrethuar nga energji pozitive.

Akrepi
Sot do të jeni të përqëndruar në përmbushjen e kërkesavenë punë. Kjo mund të bëjë që të neglizhoni disa aspekte të jetës personale. Një ndjenjë zhgënjimi mun t’ju pushttojë kur gjërat të mos shkojnë siç doni ju.

Shigjetari
Duhet të merrni parasysh këshillat e vyera që ju jepen nga njerëzit përreth. Keni nevojë për një ndryshim në jetën tuaj. Dëgjoni shumë variante dhe më pas bëni zgjedhjen tuaj.

Bricjapi
Do të jetë një ditë pozitive financiarisht për ju, ndaj sugjerohet që të përfitoni nga ky moment. Kur mundësi të tilla shfaqen në sfond është e rekomandueshme që të eksploroni për të mbajtur të njëjtin nivel sa më gjatë.

Ujori
Ditë produktivepritet në sfond teksa eprorët dhe kolegët tuaj do të mahniten nga ju. kreativiteti juaj do të arrijë kulmin duke rritur reputacionin tuaj të mirë. Dita do të plotësohet më mbrëmjen e këndëshme pranë familjes suaj.

Peshqit
Familja juaj do të reflektojë lumturi të madhe tek ju. me ndihmën e tyre do të mund të përballoni gjithçka. Kur problemet ndahen me të tjerët pesha e tyre lehtësohet./abcnews.al

MOTI-TABELAT-20-21-TETOR.mpg_snapshot_00.18-1280x720.jpg
ad min10:36 | 20/10/2018

Sipas MeteoAlb, vendi ynë dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta deri në mesditë kur vranësirat dendësohen në zonat malore, kryesisht veriore. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të vijojne me kthjellime dhe vranësira të shpeshta deri në orët e vona të natës kur pritet zhvillim i tyre duke gjeneruar shira në veri-verilindje./abcnews.al

Prezantoi: Fioralba Dizdari

 

 

horoscope-1.jpg
ad min08:48 | 20/10/2018

Dashi
Ju ndjeheni thellësisht të lidhur me universin. Por sot në veçanti do të duhet të ndjeheni falenderues për gjithë të mirat që keni. Do tu gëzoheni njerëzve të zemrës dhe do jeni shumë zemërgjerë ndaj tyre.

Demi
Kujtime nostaligjke do t’ju pushtojnë në vendin e punës sot. Të gjitha problemet që jeta ju hedh do të shmangen nga karakteri juaj i fortë dhe aftësia për të përballuar gjithçka. Do të keni përfitime të mëdha.

Binjakët
Do të merni një pushim nga rutina juaj e përditshme. një udhëtim për të karikuar baderitë tuaja shihet në sfond. Përfitime nga seksi i kundërt janë tashmë të natyrshme për ju. Mbrëmja do të ketë kryefjalën tuaj pasi do ti përkushtoheni vetes dhe qetësisë tuaj.

Gaforrja
Pavarësisht detikimit tuaj në punë, zellshmëria juaj nuk do të vlerësohet sot. Por mos lejoni që kjo gje t’ju ndikojë humorin tuaj pasi në fund ju do të fitoni. Situata të tensionuara shihen gjatë mbrëmjes.

Luani
Ditën e sotmë sigurohuni që ta kaloni pranë familjarëve tuaj dhe tu tregoni atyre së sa shumë rëndësi kanë për ju. Mund të jenë veprime të vogla, por që për të tjerët kanë shumë rëndësi. Përpiquni të mbani një balancë ndërmjet jetës personale dhe profesionale.

Virgjëresha
Do të keni një kthesë të papritur në jetën tuaj. Por do të shkëlqeni në gjithçka që do bëni. Çështjet financiare dhe marrëdhënia me personin e zemrës do të jenë prioritetet tuaj.

Peshorja
Sot do të jeni një person ndryshe nga ditët e fundit, plot me energji dhe entuziazëm. Do të keni mundësi që të tregoni aftësitë tuaja kreative, të cilat do t’ju japin shumë përfitime.

Akrepi
Sot dot të mbusheni me komplimenta. Kjo gjë mund t’ju japë kurajo që të punoni më fort dhe ti lini përshtypje të mirë të tjerëve. Megjithatë bëni kujdes që sukesi mos t’ju marrë mendjen.

Shigjetari
Njohuritë tuaja do t’ju vijnë shumë në ndihmë sot. Prsini lajmë të mira në punë lidhur me pagesat apo ngritjen në detyrë. Financat janë në formë të shkëlqyer.

Bricjapi
Mungesa e përgjegjshmërisë do të bëjë që të mos i përfundoni brenda afatit të caktuar detyrat e kërkuara. Ditën e sotme, disa mundësi të mira karriere shihen në sfond, ndaj sigurohuni që të përfitoni përpara se të jetë shumë vonë.

Ujori
Sot do të keni dëshirën për të mësuar gjithçka. Gjithashtu do të provoni se jeni një kundërshtar i denjë. Konkurenca nuk do të jetë problem për ju sepse falë aftësive që keni do të tregoni që nuk mund mposhteni lehtësisht.

Peshqit
Sot do të rrethoheni me njerëz të cilët nuk do t’ju duan të mirën. Sugjerohet që të përdorni maturinë tuaj për të përballuar situata të tilla. Në fund të ditës ju do të përfitoni suksesin e merituar falë punës suaj./abcnews.al

horoscope-1.jpg
ad min09:53 | 19/10/2018

Dashi
Sot do të keni ambicie të madhë për të arritur gjërat që ju dëshironi. Planet që do të bëni do të kryhen me kujdes të madh. Gjithashtu do të keni shumë momente flirtimi sot. Por mos lejoni që këto momente t’ju marrin fokusin kryesor pasi mund t’ju dëmtojnë arsyetimin.

Demi
Do të vazhdoni të keni disa problrmr me shëndetin. Sugjerohet të vizitoni një doktor pa u menduar dy herë. Sot do të keni disa umbje financiare, por duhet të mbani mend se paraja nuk është gjëja më e rëndësishme për të qenë të lumtur.

Binjakët
Ditën e sotme pritet që të keni shpërthime emocionale ndaj disa çështjeve që ju interesojnë. Përmbajtja nuk është një veti që juve ju karakterizon. Gjithashtu do të keni një kimi shumë të mirë me partnerin tuaj.

Gaforrja
Do të bëni shumë shpenzime në të mirën tuaj. Njerëzit përreth mund të habiten nga dëshira juaj për të shpenzuar para. Biznesi po ju shkon mirë, por gjithmonë duhet të mbani parasysh se gjithçka e ka një limit.

Luani
Sot do të keni shumë shpresa dhe pritshmëri të mëdha. Kjo do t’ju bëjë shumë llogaritës dhe kërkues në marrëdhënie me të tjerët. Gjithashtu financat tuaja do të jenë në gjendje shumë të mirë.

Virgjëresha
Mësoni të balanconi emocionet dhe logjikën tuaj. Pasditja do të jetë një mbidozë emocionale për ju. Ndëra në mbrëmje do të tregoheni shumë impulsivë daj situatave të vogla.

Peshorja
Sot është një ditë e mirë për ata që kanë probleme ligjore. Do të kaloni kohë të mbushura me energji pozitive bashkë me miqtë tuaj. Ndëra mbrëmja do jetë e vetmuar, por e kënaqshme.

Akrepi
Lëreni ditën që të rrjedhë sot, pasi mund të ketë gjera që mund t’ju surprizojnë. Pasditë do të keni disa takime punë të rëndësishme. Përgjithësisht do të keni një ditë të suksesshme.

Shigjetari
Imagjinata juaj nuk njeh kufij. Mirësia brenda jush do të jetë e gatshme që të falë të keqen që ju është bërë. Do të ndjeheni shumë pozitivë në marrëdhënie me të tjerët.

Bricjapi
Funizohuni mirë me energji pasi sot do të keni një ditë të mbushur me aktivitete, të cilat do t’ju mbajnë të zënë. Mundësi pozitive shihen në sfond në lidhje me karrierën tuaj. Një ditë argëtuese ju pret.

Ujori
Ju nuk e toleroni pabarazinë dhe diskriminimin. Kjo mund të shkaktojë përplasje në vendin tuaj të punës. Bëni kujdes, kolegët do të përpiqen të hedhin sulmet e tyre ndaj jush. Jepini rëndësi fjalëve të personave të zemrës.

Peshqit
Pjesëtarët e familjes do t’ju shkaktojnë trazira në mëngjes. Megjithatë, me zhvillimin e ditës do të kuproni se vendi i punës do t’ju shkaktojë akoma më shumë trazira se më parë. Dita do të ketë peripeci, por kthimi në shtëpi do t’ju shijoë më shumë se zakonisht./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono