2018

flori-mumajesi-933x445.jpg
ad min00:58 | 09/12/2018

Finales së spektaklit më të madh të muzikës në Shqipëri, “Këngës Magjike” i ka ardhur fundi.

Këngëtari Flori Mumajesi është shpallur fitues i edicionit të 20-të me këngën “Plas”. Ai u votua nga vetë artistët pjesëmarrës si më i miri i këtij jubileu të “Këngës Magjike”.

“Tani është ai momenti kur vërtetë të plas shpirti, fillon dridhesh. Çfarë do thuash një gjë të mençur? Unë do them atë që ndjej, dedikuar muzikës, me ju përkrah që keni qenë mbështetje shumë e madhe. Përfshirja juaj në këtë këngë ma ka bërë jetën edhe më të lumtur, si në ëndërr. Dhe po iu them edhe një gjë, nëse nesër nuk merrem më me muzikë, nuk kam peng asgjë. E kam shijuar shumë. Faleminderit nga zemra dhe ua dedikoj ju këtë këngë”, tha këngëtari pasi fitoi çmimin e madh.

Mbrëmja ka qenë tejet emocionuese në “Pallatin e Kongreseve”, ndërkohë që gara mes artistëve big dhe atyre të rinj ka qenë shumë e vështirë.

“Kënga Magjike” për tre ditë në transmetim live dhuroi tek publiku emocione, surpriza dhe humor.

Në vend të dytë u shpall Aurela Gaçe dhe Eli Fara me këngën “Zemra Rratatata”. Ndërkohë Fifi dhe Mc Kresha fitues të çmimit të tretë me këngën “Psikopatja ime”./tvklan.al

PRAPA-SKENAT-E-KENGES-MAGJIKE.mpg_snapshot_06.22-1280x720.jpg
ad min18:15 | 06/12/2018

Përveç anës vezëllitëse dhe spektaklit të Këngës Magjike 2018, ju ftojmë të shihni anën tjetër atë të prapaskenës. Emocionet, ankthet dhe rrëfimet e artistëve rreth konkurrencës dhe garës. Flori Mumajesi rrëfen për herë të parë se kujt ia dedikon këngën.

Ankthi, emocioni, stresi, dëshira për të vezëlluar, apo për të shkëlqyer live janë më se të natyrshme për çdo pjesmarrës në një festival kaq të rëndësishëm si Kënga Magjike. Ka nga ata të cilët janë edhe sëmurë.

Era Rusi: “Më shumë ethe të skenës se sa të garës. Para se të hipi në skenë bëj vokalica, marr frymë thellë dhe dal.”

Klaudia Pepa: “Shumë e emocionuar jam në ankth.”

Ronela Hajati: “Mos vini re asgjë se çfarë them në këto momente. Kështu e kam gjithmonë para se të dal në skenë, kam shumë stres.”

Flori Mumajesi: “Nuk po plas, mirë jam. Kam ftohtë dhe jam me ilaçe.”

Aurela Gaçe: “Jemi veshur vetë.”

Anxhela Peristeri: “Ndjehem shumë mirë, i uroj të gjithëve suksese, shpresoj që ketë fatin tim.”

Klajdi Haruni: “Dua të këndojmë tani direkt, ja se s’jemi ngrohur tani akoma.”

-Si jeni ndjerë së bashku më kolegen tënde Bora?

Klaudia Pepa: “Ne jemi ndjerë shumë mirë me njëra-tjetrën.”

Bora Zemanie: “Jemi shumë të lumtura që jemi bashkë si fillim.”

Klaudia Pepa: “Dua të them edhe që Bora ka qenë shumë shumë e mirë me mua. Më ka dhënë shumë këshilla dhe ka qenë shumë e drejtë.”

Bora Zemani: “Të gjithë më pyesnin se si ndjehesh tani që Arditi nuk do të ketë vetëm ty në krah, por do të ketë edhe Klaudjan. I thashë që nuk e shoh Klaudjan si partneren e Arditit e shoh edhe si partneren time në këtë rast. Kështu që jemi bashkë të dyja.”

Klaudia Pepa: “Natën e dytë Lady Gaga dhe natën e tretë një këngë shumë të ndjerë italiane.”

Por çfarë ndodh pas kuintave, këngëtarët e natës së parë rrëfejnë emocionet dhe dedikimet e këngëve.

Ardit Cuni: “Nuk ka gjë më të bukur se sa të këndosh live, gjithashtu publiku e ka pritur shumë mirë këngën.”

-Vërtet një garë e fortë sivjet.

Ronela Hajati: “Po por unë jam më e mira.”

Anxhela Peristeri: “Mendoj që ka shumë këngë të bukura dhe sivjet dhe do të jetë një konkurrencë e fortë.”

-Mendon se do të fitojë baladë?

“Nuk e di, ka disa këngë që më pëlqejnë, kështu që nuk e di kujt t’ja ve gishtin.”

Por edhe këngëtarët që do të ngjiten natën e dytë janë prezentë, pasi ata do të vendosin me votën e tyre se kush do të kalojë në natën finale.

-Si u gjetën bashkë në këtë duet. Na pëlqen shumë fakti që dy këngëtare të njohura bashkojnë forcat dhe shpërthejnë skenën.

Aurela Gaçe: “Nuk jemi thjesht të gjetura tani, ne e kemi gjetur njëra-tjetrën.”

Eli Fara: “E kishim në mendje gjithmonë që të bënim një duet dhe qëlloi që ramë dakord dhe menduam që ta sjellim tek Kënga Magjike.”

Aurela Gaçe: “Dhe pikërisht në këtë lloj rryme, që njerëzit t’i mbyllin butonat e mërzisë nja 3 minuta. Imagjino po të kishim vendosur një për të qarë, do merrnin peshqirat në sallë.”

Klajdi Haruni: “Kam një ndjesi shumë shumë të mirë. Kam këngë të preferuar por ato do ti shpreh me votime.”

-Deri tani të kan thënë shumë miq për kë do të votosh?

“Jo jo nuk merrem me atë pjesë hiç. Do votoj me shpirt dhe atë që e meriton vërtet.”

Kantautori Flori Mumajesi sqaron polemikat rreth kujt ia dedikon këngën.

Flori Mumajesi: “I kam kënduar dashurisë, kështu do ti këndoj me mall me dashuri, me shpirt në duar.”

-Kënga jote ka zgjuar shumë kureshtje dhe polemika të pafundme, si do i zgjidhësh këto?

“Ditën e prezantimit të këngës e thashë shumë pastër, shumë sinqerisht që asgjë nga këto polemika që fatkeqësisht janë fake news që dalin lart e poshtë, nuk kanë të bëjnë fare me këngën, nuk kanë të bëjnë fare me mua, nuk kanë të bëjnë fare me shpirtin tim, me atë që unë ndjej, me atë që unë bëj.”

-Megjithatë ti vuan shumë, jo vetëm për vetë, por edhe për të tjerët në krijimet e tua muzikore.

“Jo, përkundrazi, unë mendoj që një copë nga shpirti im buron dhe shkon në dëgjimin e shumë njerëzve që bashkohen me atë shpirt dhe nuk lexojnë vuajtjen, por lexojnë dashurinë kam përshtypjen dhe unë mendoj që jap një pjesë të dashurisë, ndaj një pjesë të dashurisë timen me ta. Madje kam marrë dhe komente të tilla që njerëz që janë të dashururar e kanë ndjerë nevojën që bashkë me këtë këngën të kenë një dashuri dhe kanë vuajtur pa pasur nevojë që të kenë një rast ekstrem, në një ndarje apo një tragjedi në jetën e tyre. Kështu që mendoj se nuk është çështje vuan apo nuk vuan Flori.”

Juria e të rinjve është vënë në vështirësi nga konkurrenca e fortë.

-Ndjehesh i lumtur që ka kaq prurje të mira të zërave të rinj.

Armend Rexhepagiqi: “Pajtohem me konstatimin tënd. Ka prurje të mira ka zëra të mirë.”

Orinda Huta: “Emocioni i skenës së madhe i jep akoma dhe më shumë energji. Presim që të ketë akoma më shumë shpirt në këtë skenë dhe jam e lumtur që ka kaq shumë këngëtarë të rinj që i afrohen skenës së madhe. I uroj të gjithëve shumë suksese.”

Arben Skënderi: “20 vjetori i Këngës Magjike është vërtetë mishërimi i kësaj tribune. Është kthyer vërtetë tribunë të jo vetëm risive në muzikën e lehtë shqiptare, por dhe të promovimit të artistëve.”

Armend Rexhepagiqi kërkon që ata të guxojnë më shumë.

Armend Rexhepagiqi: “Unë do të doja edhe më shumë ta kishin. Unë do të doja të ishin edhe më radikalë edhe më të guximshëm edhe më të eksperimentojnë. Unë gjithmonë dua më shumë”

Por ata na rrëfejnë edhe preferencat.

Armend Rexhepagiqi: “Këtë vit më duket se ka këngë jashtëzakonisht të mira. Fituesi është i pasigurtë dhe kjo mua më kënaq. Me duket se kjo suspancë është gjithmonë e bukur në çdo festival kur ka rivalitete të forta. Por gjithmonë personalitetet e forta krijojnë këngë të mëdha dhe bëjnë festivale të mëdha. Kam përshtypjen se këtë vit kemi disa perla muzikore që do garojnë me njëri-tjetrin.”

-A ke një të preferuar?

Armend Rexhepagiqi: “Po, e kam thënë gjithnjë haptaz, Fifi dhe McKresha. Ndoshta sepse dhe vetë psikopat.”

Arben Skënderi: “Nga këngët e big-ëve më ka befasuar dje në prova, nuk e kisha dëgjuar dje në prova, kënga e Florit. M’u duk sikur ai ka arritur moshën e pjekurisë në krijimtari dhe të të kënduarit si kantautor.”

Armend Rexhepagiqi: “Ishte një interpretim brilant.”

Orinda Huta: “Ja dhanë dhe këta çmimin e parë.”

Armend Rexhepagiqi: “Unë mbes tek Fifi, vetëm lavdërova që ishte një interpretim brilant.”/abcnews.al

KENGA-MAGJIKE.mpg_snapshot_00.24-1280x720.jpg
ad min17:41 | 04/12/2018

Edicioni i 20-të i “Këngës Magjike” 2018, nis mbrëmjen e së mërkurës në Pallatin e Koncerteve. Një garë e fortë dhe plot surpriza do të jetë mes 23 këngëtarëve “big” dhe 26 artistëve në transmetim të drejtpërdrejtë në datat 5 e 6 Dhjetor dhe finales së madhe me 8 Dhjetor. Në krah të Ardit Gjebresë në prezantim do jenë moderatoja Bora Zemani dhe balerina Klaudia Pepa.

Skena e Pallatit të Koncerteve është kthyer në një magji të vërtetë. Këto janë momentet e fundit të provave, për edicionin e 20 të festivalit të muzikës moderne shqiptare Kënga Magjike 2018. Pa dyshim se ky përvjetor do të jetë unik dhe i veçantë thekson Ardit Gjebrea.

Ardit Gjebrea, showman: “Të gjithë artistët po e jetojnë vërtetë si një festë të madhe dhe fakti që ne nuk e themi se çfarë do të ndodhi është sepse thjesht kjo është Kënga Magjike. Ku është Kënga Magjika, pa diskutim që do të ketë gjëra të bukura.”

Tashmë ethet e garës dhe këndimi live kanë ngërthyer konkurentët ato të kategorisë big dhe new artist. Gara është e fortë, emrat më të njohur të skenës me zhanre të ndryshme janë në konkurim, e kjo i bën mirë garës.

Venera Lumani, këngëtare: “Unë uroj dhe i kryqëzoj gishtat vetëm që të dal mirë, të dal vokalisht shumë mirë dhe çdo gjë tjetër pastaj le të ngelet festë. Është 20 vjetori, është festë le ta shijojmë në maksimum edhe le të bëjmë gjëra të bukura.”

Baladat vazhdojnë të jenë të preferuara nga këngëtarët, pasi shumë prej tyre e shohin si mundësinë më të mirë për t’u shprehur vokalisht dhe emocionalisht.

Mentor Haziri, këngëtar: “E ka vrarë e dashura shpirtërisht, emocionalisht, kështu që shpresoj që këtë ndjenjë do e paraqes edhe në netët në vijim. Në jetë jam shumë i lumtur jam më karagjoz, por kënga është kështu, është një baladë e ndjerë. Jam natën e dytë me datë 6 Dhjetor dhe mezi po pres.”

Era Rusi, këngëtare: “Kjo është një nga këngët e mia të preferuara. E kam ruajtur 1 vit në arkivë, mendoj se ishte ideale për Këngën Magjike dhe e meritonte një këngë potente. Është edhe 20 vjetori im në Këngën Magjike.”

Por nuk mungojnë edhe etnofolk, RnB dhe këngët ritmike. Dashuria e humbur dhe dhimbjet e saj përshkojnë shumë këngë.

Rozana Radi, këngëtare: “E kam shkruar edhe në faqen time të Instagramit se nëse të gjitha tekstet e mia do të kishin diçka personale i bie që të jetoja 700 jetë. Personale dramë jo, por dashuri të humbur secila vajzë dhe grua ka përjetuar në jetë. Unë e kam thënë dhe në vende të tjera që nsonjëherë në dashuri nuk kujtohet puthja e parë, por e fundit. E vështirë të dalësh nga një histori , e rëndësishme është që të kujtojmë gjërat e mira jo të këqija në jetë.”

Venera Lumani, këngëtare: “Lindi ndjek nga shtëpia, është thjesht mbështetja ime këtë vit.”

Protagonistët që janë këngëtarët, janë ata që nxjerrin edhe triumfuesin e kësaj gare të këngës, ata thonë se me kalimin e viteve janë më të drejtë në votë.

Rozana Radi, këngëtare: “Ti bëjmë thirrje, në radhë të parë vetes sonë, ndërgjegjes sonë që të votojmë sikur jemi publik dhe jo sikur garojmë. Të gjithë kemi miq e shokë, kemi votuar me miqësira dikur, por mbajm mend se kur unë kam fituar Këngën Magjike mua më kanë votuar dhe këngëtarë që nuk më flisnin.kjo më ka bërë të reflektoj shumë. Duhet të jemi njerëzorë pastaj të jemi artistë.”

Mentor Haziri, këngëtar: “E shoh si festë, për shkak se është 20 vjetori dhe duhet të festojmë të gjithë. Kënga Magjike është një Sanremo shqiptare, prandaj edhe ne duhet ta ofrojmë mundin tonë.”

Era Rusi, këngëtare: “Ka këngë shumë të bukura, ka artistë shumë të mirë. Është shumë e bukur që jemi të gjithë në këtë 20 vjetor në Këngën Magjike edhe nuk e shikoj këtë vit si luftë. E shikoj si festë pasi ka vërtet një harmoni mes artistëve me njëri-tjetrin.”

Ka nga ata që e kanë për herë të parë prekjen e kësaj skene magjike.

Lorenc Hasrama, këngëtar: “Për mua është hera e parë që performoj në skenën e Këngës Magjike. Jo vetëm për 20 vjetor por për mua ka qenë gjithmonë e madhe dhe madhështore. Me emocionet nuk jam keq jam mirë, do ta mbaj veten.”

Krahas këngëtarëve nga hapësira mbarëshqipëtare, këtë vit në garë janë edhe 3 këngëtarë italianë. Surprizat janë të shumta në 3 netët, sipas showman-it Ardit Gjebrea.

Ardit Gjebrea, showman: “Konkurenca është shumë e fortë dhe kjo i bën mirë muzikës shqiptare. Ky festival vjen në më të mirin e tij në edicionin e 20 dhe surpriza pa diskutim që do të ketë në çdo natë. Më vjen keq që nuk mund t’jua zbuloj, por erdhi edhe pak. Kështu që vetëm një ditë e gjysëm ka mbeturka surpriza në prezantim, ka surpriuza me numra të ftuar, ka surpriza me publikun.”

Ai nuk preferon të zbulojë shumë. Por ne mësuam se krah showman-it Ardit Gjebrea do të prezantojnë moderatorja Bora Zemani dhe balerina, Klaudia Pepa, kjo e fundit edhe do të performojë me 12 balerinë meshkuj profesionistë nga Mediaset.

Countdowni i Këngës Magjike ka nisur, nata e parë do të jetë me datë 5, nata e 2 me datë 6 dhe finalja me datë 8 Dhjetor. Për të gjithë ata të cilët kanë siguruar biletata, por edhe për gjithë teleshikuesit gjithçka do të vijë live në televizionin kombëtar Klan dhe këtë 20 vjetor festivali “Kënga Magjike”, sjell një risi teknologjike. Për herë të parë në Shqipëri Livestream. Mund të përjetoni emocionet e skenës edhe nga shtëpia nëpërmjet realitetit virtual./abcnews.al

MOTI-TABELAT-18-19-NENTOR.mpg_snapshot_00.22-1280x720.jpg
ent ela21:44 | 18/11/2018

Sipas MeteoAlb, zhvilimi i një qëndre të presionit të ulët atmosferik në brigjet e Italisë sjell mot të paqëndueshëm ne vendin tone ku vranësirat do të jenë prezente në të gjithë territorin, më të dukshme në zonat jugore dhe pjesërish në qendër duke rrezikuar shira të izoluar. Në zonat juglindore do të ketë flokë dëbore. Pasditja dhe mbrëmja vijojne në të njëjtat kushte të paqëndrueshme atmosferike.

E hënë, 19 nëntor 2018
Sipas MeteoAlb, moti i paqëndrueshme vijon në vendin tonë duke bërë që vranësirat të jenë dominante deri në orët e mesditës ku pritet shtim i tyre duke gjeneruar shira në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa reshje dëbore do të bien në zonat malore verilindore – juglindore. Po ashtu, pasditja dhe mbremja mbeten në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëbores në pjesën më të madhe të vendit./abcnews.al

 

MOTI-TABELA-17-NENTOR.mpg_snapshot_00.18-1280x720.jpg
ad min21:13 | 17/11/2018

Sipas MeteoAlb gjatë paradites, vendi ynë mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta, ndërsa pasditja sjell shtim të vranësirave kryesisht në rajonin verilindor – juglindor duke rrezikuar reshje të dobëta shiu e dëbore. Gjatë natës pritet shtrirje e vranësirave të dendura në të gjithë territorin./abcnews.al

 

horoscope-1.jpg
ad min09:33 | 11/11/2018

Dashi
Sot do të ndjeheni të lirë dhe të çliruar. Do të keni dëshirën për të bërë gjëra që ju rikutjojnë fëmijërinë tuaj. Është moment i mirë për të kaluar kohe më familjen tuaj. Gjithashtu do të frymëzoheni për të bërë pale për të ardhmen.

Demi
Do të jetë një ditë shumë kompetitive sot. Do t’ju lodhë konkurënca, ndaj sugjerohet që të mos mbimendoni për gjëra të parëndësishme.

Binjakët
Dita juaj do të jetë e zënë me çështje familjare edhe sociale. Do t’ju ofrohet ndihmë për të përfunduar punët e lëna përgjysmë. Shqrytëzoni çdo mundësi për tu rritur në detyrë.

Gaforrja
do të jetë një ditë e mbarë që në mëngjes. Evente të rëndësishme në jetën tuaj do të fillojnë të jenë të dukshme sot. Jini optimistë dhe ofroni pozitivitet tek të tjerët.

Luani
Sot fati do të trokasë në derën tuaj. Do të keni sukses në jetën profesionale. Kreativiteti juaj do t’ju vijë në ndihmë në takimet e ndryshmë që do të keni. Jeta sentimentale do të lulëzojë.

Virgjëresha
Do të keni një përzierje emocionesh që do t’ju bëjë konfuzë. Duhet të bëni plane që të rrisni produktivitetin tuaj. Mbajini prioritetet tuaja të pa cënuara.

Peshorja
Do të ndjeni dëshirën për të shpenzuar më shumë kohë më familjen se sa me miqtë tuaj sot. Është ditë e mirë për të shprehur ndjenjat që keni. Njerëzit e zemrës mund të surprizohen nga veprimet tuaja.

Akrepi
Dita juaj sot do të jetë gri. Do të ndiheni të nënvlerësuar dhe pesimistë në atë ç’ka bëni. Maturia juaj do të bëjë që të dilni lehtësisht nga situata. Qëndroni larg problemeve ligjore.

Shigjetari
Sot do të lini një përshtypje shumë pozitive më pamjen tuaj. Do të jeni të kuruar nga koka tek këmbët dhe shumë shikime do t’ju ndjekin. Shijojini momente të tilla pa bërë dëm.

Bricjapi
Bëni kujdes me financat tuaja pasi sot do të keni shumë shpenzime. Pjekuria juaj do të bëjë që investimet të qëndrojnë të palëkundura. Puna ë palodhur do ju japë përfitime.

Ujori
Shi bekimesh sot mbi ju. Rezervoni gjërat që keni dashur të merrni deri më tani, pasi është nje ditë e mirë për ndryshime të reja. Në mbrëmje do të keni paqen shpirtërore të shumëkërkuar.

Peshqit
Sot do të keni dëshirën që të eksploroni gjera të reja. Mund të bëni një udhëtim për të mbledhur energji të reja. Shijoni çdo moment, pasi çaste të tilla nuk janë të shpeshta./abcnews.al

MOTI-TABELA-11-NENTOR.mpg_snapshot_00.19-1280x720.jpg
ad min08:32 | 11/11/2018

Sipas MeteoAlb bregdeti dhe zonat e ulta vijojnë të mbeten me kthjellime dhe vranësira të lehta, por vranësira më të shpeshta shfaqen në zonat malore përgjatë kufirit Lindor. Ky stabilitet i atmosferes do të na shoqerojë deri vonë pasdite, kur vranësirat shtrihen pothuajse në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit mbeten Konstante në mëngjes por rritje të lehtë sjell mesdita duke variuar nga 4 gjatë mëngjesit DERI 24 – 25°C, maksimumi në zonat Perëndimore. ERA do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi permanent Lindor duke krijuar në det dallgëzim 1 ballë./abcnews.al

 

MOTI-TABELAT-9-NENTOR.mpg_snapshot_00.17-1280x720.jpg
ad min10:37 | 09/11/2018

Sipas MeteoAlb, mbetemi nën qarkullimin e masave ajrore me origjinë perëndimore duke ndikuar mot me kthjellime dhe vranësira në të gjithë territorin shqiptar. Pasditja dhe orët vijuese mbeten me mot kryesisht të kthjellët me vranësira të shpeshta në të gjithë vendin./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono