2018

horoscope-1.jpg
G. P.09:05 | 17/10/2018

Dashi
Logjika dhe arsyetimi do t’ju udhëheqin sot, ndërkohë që kreativiteti do të zerë vend në plan të dytë. Do të keni sfida në punë, por vullneti juaj do të bëjë që t’ja dilni mbanë. Të gjitha streset do t’ju largohen nga prania e njerëzve të zemrës.

Demi
Ditën e sotme do të jeni shumë intensivë ne komunikimin e ndjenjave dhe ideve. Pa dyshim që do të keni sukses në lëniën e një përshtypje të mirë tek të tjerët. Sugjerohet që të mos merreni me çështje të pa rëndësishme, por të fokusoheni te ato që kanë vlerë për ju.

Binjakët
Duhet të bëni kujdes që të mos lëndoni ndjenjat e ndokujt për shkak të natyrës suaj të ashpër për të komunikuar. Duhet të ndihmoni të tjerët në problemet e tyre. Mëdohuni të koordinoni zgjidhjen e problemeve tuaja me ato të të tjerëve në mënyrë që njerëzit të shohin anën pozitive tek ju.

Gaforrja
Sot do të keni rreth vetes shumë njerëz, të cilët do të argëtohen me sensin tuaj të humorit. Do të jetë një ditë e mirë për studentët. Priten përfitime shoqërore të mëdha.

Luani
Mendja juaj do të jetë e mbushur me konflikte emocionale. Në fillim të ditës do të ndjeni lumturi ekstreme dhe më pas do të kridheni në mendime depresionuese. Duhet të mundoheni të ruani një balancë emocionale që të keni sukses në punë sot. Gjithashtu priten përfitime financiare.

Virgjëresha
Disiplina mbreslënëse që ju keni në punë do të bëjë që të përfitoni ngritje në detyrë dhe mbështetës të shumtë. Eprorët do e vlerësojnë mundin tuaj. Pritet një mbrëmjë argëtuese.

Peshorja
Do të jetë një ditë e suksesshme për ata që ndodhen në mes të proceseve ligjore. Njerëzit përreth kanë pritshmëri ndaj jush dhe me anë të eksperiencës tuaj, ju do t’ja dilni mbanë që të mos i zhgënjeni.

Akrepi
Sot do të keni të bëni me vendime thelbësorë në punë. Do të duhet të merrni mendimin e miqve të afërt për të mos bërë zgjedhjen e gabuar. Mbajtja e mendimeve negative mund t’ju bëjë dëm në situata të tilla.

Shigjetari
Imagjinata juaj nuk njeh kufij. Zemra juaj e pastër është gati që të harrojë dhe falë të keqen që ju është bërë. Bamirësia dhe ndihmesa e njerëzve në nevojë do t’ju frymëzojnë sot. Pritet një ditë pozitive.

Bricjapi
Sot do të ndjeheni të lodhur nga rutina dhe sugjerohet të bëni diçka ndryshe nga sa jeni mësuar zakonsiht, për t’ju mbajtur në gjendje të mirë psikologjike. Do të bëni disa shpenzime që do t’ju bëjnë të ndiheni mirë.

Ujori
Një situatë romantike ju pret. Do të tregoheni shumë mikëpritës dhe pse eksperiencat e fundit nuk kanë qenë shumë pozitive për ju. Do ti mbani në gjendje të mirë humori njerëzit përreth.

Peshqit
Koha do të kalojë shumë shpejt për jua sot pasi do të jeni të mbushur me punë për të kryer. Do të humbisni disa detaje në punë, për shkak se do të përpiqeni të mbani nja balancim me jetën tuaj personale./abcnews.al

horoscope-1.jpg
G. P.09:26 | 16/10/2018

Dashi
Sot do të jeni më impulsivë se zakonisht dhe kjo gjë mund të sjellë rezultate të paparashikuara. Në një vrull entuziazmi mund të përfundoni punë të lëna pezull, madje do të realizoni dhe disa qëllime që kishin kohë që po ju prisnin. Gjithashtu mund të reflektoni për gabimet e së shkuarës.

Demi
Në pozicionet menaxhuese ju do të impresiononi kolegët tuaj sot. Pritet një ditë ku do të shijoni suksesin e një pune të lodhshme. Sugjerohet që ta organizoni situatën me kujdes, pasi zhelozi të papritura mund t’ju dalin në sfond.

Binjakët
Në ditë e dyzuar ju pret. Sot do i kushtoni më shumë rëndësi familjes suaj se sa karrierës. Kjo do të sjellë bërjen e një bilanci të lënë përgjysmë në punët e shtëpisë. Në mbrëmje një darkë e këndshme më njerëzit e dashur ju pret.

Gaforrja
Për ju dita e sotme është një ditë e mirë për të blerë një shtëpi apo makinë të re. Gjithashtu pritet një shpërngulje në një ambjent tjetër. Do të keni mundësi që të kryeni senaca meditimi që do ju sjellin një energji pozitive dhe paqe shpirtërore.

Luani
Sot do të jeni në një humor vërtetë të mirë. Do të frymëzoni të tjerët për të zgjidhur problemet e tyre. Projekte që deri më tani ju janë dukur të vështira dhe të pazgjithshme, sot do të udhëhiqen nga aftësia juaj për t’ja dalë mbanë.

Virgjëresha
Dita e sotmë do t’ju shtyjë që të reflektoni shumë për brendësinë tuaj. Gjithashtu do të keni shumë përfitime financiare të cilat do ti shpenzoni me njerëzit e dashur. Stresin e kaluar në punë do të keni mundësinë ta reduktoni me shpenzimet materiale që do të bëni.

Peshorja
Dita e sotme do të jetë e mbushur me pozitivitet. Në punë do të jeni më të frymëzuar se kurrë për ti çuar detyrat e marra deri në fund. Suksesi juaj do të marrë shpërblim.

Akrepi
Do të devijoni pak nga punët e rëndësishme për tu marrë me aktivitete kreative si kopshtaria apo gatimi. Sot do të prireni që të bëni punë me mend dhe jo punë fizikisht të vështira. Do të keni dhe një ditë të kënqashme me familjen tuaj.

Shigjetari
Do të gjendeni në mes të kaosit dhe konfuzitetit. Mos harroni drejtimin për nga ku jeni prirur dhe destinacionin ku mund t’ju çojë kjo rrugë. Koha juaj mund të jetë në përfundim ndaj sot nuk do të gjeni një moment qetësie.

Bricjapi
Sot pritet që mendja juaj të pushtohet nga paraja. Por sugjerohet që të mos injoroni xhepat tuaj teksa shpenzoni pasi më vonë mund të vuani pasojat. Dita e sotme nuk do të jetë impulsive dhe mendërisht ju do të ndiheni të qetë.

Ujori
Është koha që të merrni diçka në pronësi. Rezervoni shtëpinë e ëndërrave tuaj ose blini atë makinën që keni dashur gjithmonë. Por sigurisht duhet të udhëhiqeni nga nevoja për të pasur këto dhe jo nga tekat, pasi një ndryshim tërësor pritet së shpejti në jetën tuaj.

Peshqit
Një ditë e mirë për ata që po përjetojnë romanticitet. Do të kërkoni me ngulm praninë e personit të zemrës pranë jush. Ditë e mbushur me bekime për ju./abcnews.al

horoscope-1.jpg
G. P.09:26 | 15/10/2018

Dashi
Puna dhe familja do të konkurojnë njëra-tjetrën për të arritur vëmendjen tuaj. Dhënia e premtimeve do ju duket një ide e mirë gjatë mbrëmjes. Dëshira juaj për të damkosur emrin dhe për të bërë famë do arrijë shumë shpejt, mbase edhe gjatë ditës së sotme. Do të mbusheni me bekime.

Demi
Sot pritet ta shpenzoni shumicën e kohës duke u kujdesur për shëndetin dhe mirëqenien tuaj. Një drekë pune me disa negociata të lëna pezull mund të arrijë sukses. Punët kërkimore do të kenë progres më shpejt nga se e prisnit.

Binjakët
Një ditë me përzierje emocionesh ju pret sot. Jeta personale dhe profesionale do të kenë rëndësi të madhe njëtrajtshmërisht. Për këtë arsye, gjithashtu do të përjetoni momente ankthi teksa përpiqeni të vini një balancim mes tyre. Megjithatë, lajmi i mirë është se do ia dilni mbanë që të vendosni drejtësi në të gjitha detyrat tuaja.

Gaforrja
Aktivitetet tuaja sot do të karakterizohen nga doza optimizmi dhe idealizmi. Mund të përfitoni nga tranzicioni ndërmjet dy terreneve të ndryshme. Pritet që të mbusheni me ide që do të nxjerrin në pah bukurinë tuaj të brendshme.

Luani
Sot do të trajnoni vullnetin tuaj që të jeni në humor të mirë. Por nuk do të keni dëshirë që të dëgjoni ndokënd. Udhëtimet e lidhura me punën do të japin shumë përfitime. Në marrëdhëniet personale bëni kujdes që të mos lini egon t’ju prishë punë.

Virgjëresha
Reflektimi për sukseset e së shkuarës do të bëjë që të mblidhni resurset e nevojshme për suksese të tjera në të ardhmen. Natyra juaj shembullore do të bëjë që të keni marrëdhënie shumë të mira me njerëzit që ju rrethojnë.

Peshorja
Duhet të tregoheni të kujdesshëm në aspektin profesional, pasi kolegët sfidues do të përpiqen që të hedhin poshtë punën tuaj sot. Duhet të bëni kujdes gjithashtu dhe në marrëveshjet dhe negociatat e biznesit tuaj. Do të vini re që njerëzit e zemrës do të distancohen nga ju sot.

Akrepi
Punët e lëna pezull me riparimet brenda shtëpise mund të rifillojnë sot. Madje ju i keni përzgjedhur dhe pjesët dekoruese të cilat keni dëshirë ti shtoni ambjentit tuaj. Një ditë e frytshme pritet në vijim.

Shigjetari
Sot do të jeni në një humor narcizist. Do të bëni përpjekje të mëdha për të rënë në sy me anë të pamjes suaj. Për këtë do të merrni shumë komplimenta nga njerëzit përreth. Ditë më fat parashikohet për ju.

Bricjapi
Do të pendoheni për shpenzimet që keni bërë në disa objekte luksi. Por llogaria juaj bankare pritet të lulëzojë sot. Kjo do t’ju bëjë që të kuptoni dhe vlerësoni akoma më shumë paranë. Vendi i punës do të bëjë që të keni një ditë të rehatshme sot.

Ujori
Sot është dita juaj. Përformanca juaj do ti japë mbresa të mira eprorëve. Do ta filloni ta doni punën tuaj si kurrë më parë. Do t’ju vijë dëshira që të kontaktoni me miq të vjetër dhe ti takoni përsëri.

Peshqit
Një ditë e mirë për ata që presin përfitime romantike. Do të kërkoni shoqërinë e personit të zemrës për të luftuar ndjenjën e mërzitisë dhe vetmisë sot. Për ata që janë vetëm, fati do ju trokasë në derë sot./abcnews.al

MOTI-I-GJATE-11-12-TETOR.mpg_snapshot_01.45-1280x720.jpg
G. P.11:08 | 11/10/2018

Sipas MeteoAlb: Kthjellimet dominojne gjatë paradites në Veri dhe zonat qendrore, ndersa Jugu dhe Juglindja mbeten me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme. Pasditja dhe mbrëmja paraqiten me kthjellime e vranësira kalimtare në zonat Perëndimore, por vranësira më të dukshme kalojnë herë pas here në zonat Lindore. Temperaturat e ajrit do të ruajnë vlera thuajse konstante në mëngjes dhe mesditë ndërsa ekstremet termike variojnë nga 6 në 28°C. Era do fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë./abcnews.al

 

horoscope-1.jpg
G. P.08:52 | 30/09/2018

Dashi
Do të jeni shumë të rreptë në lidhje më gjërat që ju përkasin dhe nuk do të keni dëshirë ti ndani. Kjo lloj arrogance ka të bëjë me dikë në veçanti. Çështjet romantike do t’ju ecin mbarë dhe do të lulëzoni financiarisht.

Demi
Sot do të fokusoheni në përmirësimin e pamjes suaj të jashtme. Në vend që të kërkoni kënaqësi së brendshmi, do të nxirrni nga garderoba juaj rrobat më të bukura. Një vizitë në një qendër estetike do t’ju bëjë mirë. Pamja e re do t’ju japë më shumë vetëbesim dhe do ti bëjë të tjerët të shohin një dritë të re tek ju. Mos kini frikë, një ditë e bukur ju pret.

Binjakët
Edhe pse do të jetë në të mirën tuaj, do ta kaloni ditën duke u përkujdesur për ndjenjat e të tjerëve. Pjesën më të madhe do ta kaloni larg nga familja juaj në një udhëtim punë apo argëtimi. Parimi juaj do të jetë fokusimi tek një karrierë e suksesshme.

Gaforrja
Ju jeni njerëz të fiksuar pas punës, por sot do të keni më shumë nga sa mund të përballoni. Do t’ju ngarkojnë kaq shumë sa do ta ndjeni presionin në mënyrë të rëndë. Sugjerohet ta merrni lehtë dhe të filloni të thoni “jo”. Gjithashtu kjo është një fazë e përkohshme, për sa kohë që qëndroni të qetë asgjë nuk do t’ju mposhtë.

Luani
Sot do të habitëni nga aftësitë tuaja. Dita do të nxjerri në pah natyrën tuaj gjithëpërfshirëse, këndvështrime të maturuara dhe mirësjelljen shembullore. Me mendjen drejt harmonisë ndërmjet njerëzve që ju rrethojnë, pritet që sot të keni një ditë të kënaqshme.

Virgjëresha
Do të keni vetëbesim për të ndërmarrë sfida të ndryshme që do të provojnë aftësit tuaja në biznes, duke ndikuar në çështjet e përgjithshme financiare. Do të frymëzoheni me ide të reja për të zgjidhur çështje të lëna peng me kohë.

Peshorja
Sot është një ditë e mbarë për të nisur një punë të re. Do të fitoni zemrat e të gjithëve me sharmin tuaj. Shtëpia juaj dhe dizenjimi i brendshëm do të lënë përshtypje të mira tek të gjithë.

Akrepi
Ju jeni largpamës dhe sot do të mendoni se si të krijoni një të ardhme të susksesshme. Por nuk duhet të prisni rezultate të menjëhershme. Duhet të bëni durim për të pasur këtë ndryshim dinamikash në jetën tuaj. Bëni durim, pasi aspekte pozitiv priten në sfond.

Shigjetari
Duhet të rrisni tolerancën tuaj pasi do të kritikoheni nga njerëzit e zemrës. Megjithatë, nuk është e thënë të kënaqni këdo. Mund të jeni të lumtur vetëm dukë bërë shërbimet bazë për të afërmit tuaj. Sugjerohet të bëni durim.

Bricjapi
Sot do të jetë një ditë ku do të ndiheni shumë të dyzuar. Nuk do të bëni të mundur largimin e ndjenjave negative, por puna e bërë do t’ju japë rezultatet e pritura. Dritë shihet në fund të tunelt, ndaj qëndroni të qetë.

Ujori
Rekomandohet që të bëni një ndryshim të vogël në rutinën tuaj dhe dita do të jetë e mbarë. Gjithashtu do të merrni vlerësime dhe shpërblime për arritjet e mëparshme. Megjithatë qëndroni me këmbë në tokë. Të punuarit fort është e vetmja zgjidhje.

Peshqit
Sot do të ndiheni shpirtërisht të qetë dhe maturia do të jetë pjesë e ditës suaj. Harmonia në familje dhe të qenit pozitiv është diçka që ju e lakmoni shumë dhe sot do të keni mundësinë që ta arrini./abcnews.al

horoscope-1.jpg
G. P.08:57 | 29/09/2018

Dashi
Sot do të llastoheni me mundësitë e shumta që keni për tu zgjedhur. Po mendoni të ndryshoni punë, biznes apo marrëdhënie? Merrni parasysh implikimet afatgjata përpara se ti përkushtoheni diçkaje. Një mbrëmje romantike pritet në sfond.

Demi
Nëse nuk kontrolloni luhatjet e humorit sot, me shumë gjasa do të lëndoni apo humbni shumë miq. Mendimet dhe ndjenjat tuaja do të jenë padrejtësisht të luhatshme dhe të paparashikueshme. Mund të mos jetë e mundur që gjithmonë të qëndroni të qetë apo në kontroll. Një ndryshim sjelljeje mund të jetë zgjidhja e duhur për të ndryshuar situatën. Një udhëtim apo shëtitje me përsonat e dashur mund t’ju mbajë të lumtur apo t’ju shpërqëndrojë për të kaluar këtë ditë.

Binjakët
Pritët që ditën e sotme ti kushtoni rëndësi aktiviteteve sociale dhe kulturore. Mund të keni një propozim të ri në lidhje me biznesin tuaj gjatë pasdites. Do të merrni në kosideratë investimin e të ardhurave tuaja në politika të ndryshme sigurimi.

Gaforrja
Do të jetë një ditë e bukur për tu shpenzuar me njerëzit e zemrës. Gjithashtu pritet një moment i mirë për të bërë biznes. Sipërmarrësit do të kenë marrëveshje të rëndësishmë në sfond. Do të jeni në kulmin e produktivitetit në punë.

Luani
Pritet një ditë shumë energjike dhe entuziaste për ju. Do të socializoheni akoma më shumë me miqtë, familjen apo kolegët. Do të bëni dhe disa shpenzime në mënyrë që të kënaqni partnerin. Sugjerohet ta shijoni këtë ditë të mbushur me pozitivitet.

Virgjëresha
Kur bëhet fjalë për njerëzit dhe marrëdhëniet e ndryshme, ju keni magjinë për ti ndrequr ato. Gjatë pjesës së dytë të ditës, do përpiqeni që të shmangni disa biseda që mund t’ju prishin humorin. Dita do të jetë e gëzueshme për ju.

Peshorja
Disa çështje të rëndësishme në familje do t’ju shkaktojnë kokëdhembje sot. Në aspektin profesional do të përballeni me disa situata ligjore. Mbrëmja pritet e qetë dhe e kënaqshme.

Akrepi
Sugjerohet që sot të mbyllni disa marrëveshje në lidhje më pronat apo pasuritë tuaja. Në vendin e punës do të merrni më pak përfitime nga sa prisnit. Megjithatë, aftësitë tuaja negociuese do t’ju ndihmojë që të mos mbeteni trokë. Të punuarit fort do të bëjë që të jeni përsëri në majë.

Shigjetari
Planifikimi dhe kryerja e sfidave të ndërrmara do të jenë në perfeksionin e tyre për ju. Nuk do të zhgënjeni pritshmëritë që njerëzit kanë ndaj jush, pasi do të arrini rezultate të mëdha. Inteligjenca juaj mund të impresionojë dikë të seksit të kundërt.

Bricjapi
Sot do të jeni më ambiciozë se kurrë. Në ambjentin e punës do të arrini rezultate të mëdha dhe do të shikoni më imtësi cenet që mund t’ju prishin paraqitjen finale. Gjithashtu, do të jeni të aftë që të vini në zbatim ide të reja dhe të bashkëpunoni me kolegët tuaj.

Ujori
Ngërçe ligjorë të mbartura për shumë kohë pritet të zgjidhen sot. Do të keni dëshirë të kaloni kohë me familjen tuaj pas gjithë ankthit të përjetuar. Sugjerohët të bëni gjëra më emocionuese për të larguar mendjen nga problemet e së shkuarës.

Peshqit
Dita juaj sot do të ndahet ndërmjet të përballurit me ndryshime të reja në profesionin tuaj dhe përkujdesit ndaj familjes. Megjithatë, në fund të ditës do ti bëni ballë shqetësimeve tuaja duke u rigjeneruar./abcnews.al

horoscope-1.jpg
G. P.09:27 | 28/09/2018

Dashi
Ecni me rrymën. Të paktën kjo është ajo ç’ka sugjerohet kur marrëdhëniet krijojnë shqetësim. Mund ta ruani kokëfortësinë tuaj për një moment tjetër. Sot do të ndiheni zemërgjerë dhe me vullnetin për ti përmbushur njerëzve të zemrës dëshirat e tyre. Mbase një propozim është në sfond.

Demi
Sot është një ditë perfekte për tu relaksuar dhe për të shijuar shëndetin tuaj. Megjithatë duhet të bëni kujdes në kontrollin e situatave financiare. Mund të keni interesa të reja në bizhuteri, objekte apo veshje të ndryshme. Darka do të jetë shumë e veçantë për ju.

Binjakët
Është një ditë e mirë për të marrë pjesë në evente kulturore apo aktivitete në grup. Do të jeni pjesë e rëndësishme e një marrëveshje të përbashkët me dikë tjetër, por mos u përfshini shumë në të. Në mbrëmje mund të tregoheni pak më të sofistikuar duke u përfshirë në fushën e artit në pikturë ose në degjimin e muzikës klasike.

Gaforrja
Sot me shumë gjasa do të arrini diçka që e keni ëndërruar për shumë kohë. Do të jeni shumë të ndjeshëm dhe emocionalë në momentin e fitores. Arroganca dhe vetëvlerësimi i tepërt mund t’ju nxjerrin paksa nga shinat. Duhet të ruani një balancë emocionale kur të keni sukses.

Luani
Sot, fëmijët tuaj do të jenë prioritet për ju. Është një ditë e mirë për tu shpenzuar me familjen, ndaj energjitë tuaja shpenzojini me ta. Njerëzit e afërt janë burimi i gëzimit dhe krenarisë tuaj.

Virgjëresha
Pritet që pjesën e parë të ditës të keni përfitime nga kontakte të huaja. Do të shkëlqeni në të gjitha aktivitetet që do të kryeni sot. Nga kontratat e përftuara do të bëni udhëtime të gjata.

Peshorja
Fati do t’ju buzëqeshë sot. Të ardhura të mëdha pritet të vijnë në derën tuaj, sidomos nëse jeni në punë bankare. Bëni kujdes që emocionet tuaja mos të ngadalsojnë suksesin që po vjen.

Akrepi
E njëjta rutinë e vjetër sot. Asgjë e re, asgjë emocionuese. Njerëzit e seksit të kundërt, mund të kenë fuqinë qe t’ju nxjerrin nga kjo situatë dhe të rigjallërojnë shpirtin tuaj.

Shigjetari
Biznesi juaj pritet të zgjerohet me anë të kontakteve përtej detit. Aftësitë tuaja komunikuese do t’ju ndihmojnë që të zgjidhni çështje të ndryshme. Po bëni të gjitha lëvizjet e duhura për tu bërë drejtuesi i “tufës”.

Bricjapi
Suksesi asnjëheë nuk vjen falas, por ky është përjashtim në rastin tuaj. Do të takoheni me suksesi në aspektin social dhe profesional dhe kjo do ta rëndojë kutinë tuaj të thesareve. Në punë pritni që të mbusheni më detyra të reja dhe për pasojë presioni do të jetë më i madh. Megjithatë, nuk do të jetë aq sfilitëse sa ç’duket, rigjenerimi o brendshëm do t’ju përgatisë për ditën tjetër.

Ujori
Sot nuk do të kërkoni asnjë arsye për të festuar. Do të jeni në humor për të festuar gjithçka. Do të keni një ditë përgjithësisht të lumtur. Nëse jeni biznesmenë, sot do të afroheni më pranë qëllimit tuaj.

Peshqit
Fokusi do të jetë tek fëmijët tuaj. Ata mund të jenë shkaku i kokëdhembjeve dhe grindjeve sot. Do të habiteni se sa shumë mund të arrini me pak trajnim dhe disiplinë për ta./abcnews.al

horoscope-1.jpg
G. P.09:26 | 27/09/2018

Dashi
Sot do të keni mundësi ti tregoni të gjithëve se çfarë jeni të aftë të bëni. Do të bëni të mundur që të jepni ide dhe strategji pune të reja, duke ju bërë të ndjeheni produktivë. Megjithatë, nëse vlerësimi nuk ju jepet, sugjerohet që të mësoheni me zhgënjimin.

Demi
Koha që keni shpenzuar më parë në aktivitete të caktuara mund të mos japë rezultatet që prisnit. Mund të mos doni që të udhëtoni sot. Do të keni nevojë për më shumë hapësirë dhe liri për tu shprehur. Një shëtitje më personin e zemërs, mund t’ju përmirësojë ditën.

Binjakët
Sot është momenti qe të bëni takime me personat e afërt, ose me ata që dikur kanë qenë të afërt për ju. Gjithashtu ka ardhur koha që të rigjallëroni miqësi të vjetra, kujtime të bukura dhe të kridheni në nostalgji.

Gaforrja
Sjellja juaj e çuditshme dhe origjinale mund të mos përshtatet me këdo. Nëse mendoni se jeni ndryshe dhe më të mirë se të tjerët, sugjerohet që ta kontrolloni këtë. Kjo është arsyeja që shumë njerëz nuk arrijnë t’ju kuptojnë. Disa madje mund të ndjehen të frikësuar nga ju. Është e rekomandueshmë që ta ndani unikalitetin tuaj vetëm me miqtë mendjehapur që keni.

Luani
Do të ndjeheni të nervozuar nga personat që ju rrethojnë për shkak të rrëmujës së tyre. Por duhet të mbani parasysh se ata nuk duan të thyejnë rregullat, por thjesht të argëtohen. Mësoni të jeni të duruar dhe përfshihuni dhe ju në aktivitetet e të tjerëve.

Virgjëresha
Një hije e zezë do t’ju mbulojë mendimet sot. Një frikë e panjohur do të jetë në sfond, bëhuni gati për një shëtitje të gjatë. Me shumë gjasa do të bëni dhe disa shpenzime sot, për të cilat duhet të keni kujdes.

Peshorja
Asgjë në jetë nuk vjen falas, duhet të mbani këtë parasysh kur kërkoni sukses, sidomos nëse është një projekt i ri me të cilin jeni marrë. Bëhuni gati që të shpenzoni kohë dhe përpjekje në kërkesat e reja. Kurseni disa para për të blerë disa asete që do t’ju duhen më vonë.

Akrepi
Me të gjitha gjasat, humori juaj do të jetë shumë kurajoz sot. Sugjerohet që të shmangni konfrontimet dhe telashet e çdo lloji. Megjithatë, mbrëmja pritet të jetë e qetë dhe relaksuese.

Shigjetari
Bëhuni gati që të goditeni nga një entuziazëm religjioz. Do ta gjeni veten sot në qendër të vëmendjes për një event ose inagurim. Sugjerohet të udhëtoni, ndaj ndërmerrni një udhëtim të gjatë për veten tuaj.

Bricjapi
Pas të gjithë punës së rëndë që keni bërë, do të merrni një ofertë të mbarë karriere. Është koha që të uleni dhe të shijoni shpërblimet tuaja. Sot pritet që të transferoheni në një vend më të mirë, të ngriheni në detyrë ose të merrni një çek. Por të gjitha këto do të vijnë me përgjegjësi të reja, të cilat do t’ju bëjnë ta mendoni dy herë ofertën.

Ujori
Ju jeni bekuar me një nivel të lartë të durimi dhe praktikisht ju lehtësisht mund të zgjidhni çdo problem. Kjo gjë i jep një justifikim njerëzve rreth jush që tu largohen përgjegjësive. Kjo gjë mund t’ju vejë në pozita të vështira dhe në një fustrim të përgjithshëm. Nuk është një ndjenjë e mirë për tu përjetuar, por mësohuni që ta ktheni në avantazhin tuaj.

Peshqit
Sot do të keni luahtje humori. Për fat të mirë kjo do të ketë të bëjë vetëm me përzierjen e të qenurit introvert dhe ekstrovert brenda jush. Për këtë arsye bëni cilëndo zgjedhje që të ndiheni më mirë, mbrëmje jashtë me miqtë duke kërcyer apo natë e qetë përpara ekranit të TV./abcnews.al

horoscope-1.jpg
G. P.09:35 | 26/09/2018

Dashi
Sot njerëzit do të përpiqen t’ju tërheqin nëpër grindje të ndryshme ndaj ju përpiquni të bëni paqe i pari. Do të ndesheni me probleme të ndryshme ligjore. Megjithatë, sugjerohet që të meditoni, të bëni një shëtitje ose të kërkoni shoqërinë e njerezve të dashur.

Demi
Duhet të jeni shumë praktik dhe realist në gjërat që do të bëni sot. Ju njiheni si natyrë emocionale që udhëhiqet nga ndjenjat. Mendja juaj dhe mendimet tuaja zakonisht nuk ndikojnë në marrjen e vendimeve. Edhe pakënaqësitë më të vogla iu shqetësojnë. Sot përpiquni të qëndroni të fokusuar dhe me këmbë në tokë.

Binjakët
Planet tuaja afatgjatë duket se po ecin mirë. Mund të merrni dhe disa lajme të mira të cilat mund t’ju ndryshojnë rrjedhën e jetës. Për disa gjera duhet të prisni dhe mos të nxitoni në realizimin e tyre. Duhet të mbani mend se parandalimi është më mirë se kurimi.

Gaforrja
Do e shpenzoni ditën e stome duke reflektuar për të shkuarën dhe duke vrarë mendjen se çfarë nuk shkon në jetën tuaj. Kini parasysh se gabimet që mund të bëni nuk janë fundi i botës. Prandaj mblidhni veten dhe mos qëndorni më prng i gabimeve që tashmë kanë ndodhur.

Luani
Sot nuk do të zgjoheni me humorin e duhur. Do e nisni ditën me një atmosferë të tensionuar nga bezdisja që do të keni nga një pjesëtar i familjes. Por dita nuk është aq e keqe sa duket. Humori juja do të evoluojë gjatë ditës.

Virgjëresha
Ditën e sotme do të nxirrni në pah karakterin argëtues brenda jush. Bëjini njerëzit përreth të ndihen mirë me shakatë tuaja. Gjithashtu ruani energji dhe kohë të çmuar për çështje dhe përgjegjësi të tjera me rëndësi.

Peshorja
Ditën e sotme do të merrni përgjigje ndaj pyetjeve tuaja. Keni tendencën të shqetësoheni për gjërat e vogla. Pritet të keni përfitime monetare nga burime të ndryshme. Nëse mbani një situatë mendore të balancuar do të keni shumë produktivitet në punë.

Akrepi
Do të keni një përfitim të madh nga shkëmbimë të ndryshme tregtare. Por mund të kaloni dhe kohë të gjata pritjeje derisa këto përfitimë të vijnë sërish. Sot mund të rikrijoni gjëra tek vetja për të cilat nuk jeni shumë të kënaqur në mënyrë që të arrini një tjetër stad lumturie.

Shigjetari
Erërat e fatit do të sjellin në pragun tuaj realizimin e ëndërrave që keni pasur deri më tani. Bëni kujdes mos të rrëmbeheni nga ky bekim pasi mund t’ju bëjë të kridheni në iluzione. Duhet të kupton se ndryshimet në jetë janë të përherëshme , ndaj duhet ti tejkaloni zhgënjimet me një vullnet dhe përkushtim të fortë.

Bricjapi
Sot do e shpenzoni ditën me një filxhan të ngrohtë kafeje në dorë dhe do të bëni një udhëtim nëpër momentet e tua të arta të lumturisë. Do të mendoni ti jepni një shans të dytë për marrëdhënie një dashurie së shkuar teksa filloni të zhvilloni pëlqime për ishin tuaj. Sot do të jeni të zënë në takimë me njerëz të ndryshëm.

Ujori
Ditën e sotme do e shpenzoni duke u përpjekur shume, por nuk do të arrini të përfundoni atë që keni nisur. Por mos humbisni shpresa pasi e ardhmja duket premtuese. Bëni një pushim, keni punuar mjaftueshëm. Rezultatet janë rrugës.

Peshqit
Në mëngjes mund të keni disa konflikte brenda shtëpisë. Megjithatë ato nuk do të jenë më bezzdisëse gjatë pjesës së dytë të ditës. Në mbrëmje do të jeni përsëri në humor të mirë, për të shpenzuar kohë me njërëzit e zemrës./abcnews.al

horoscope-1.jpg
G. P.09:18 | 24/09/2018

Dashi
Do të ndiheni të frymëzuar për të filluar një projekt të ri, por megjithatë nuk do të jetë një ditë e mbarë për ju. Përpiquni të bëni diçka të re që nuk e keni bërë më parë. Dilni jashtë nga zona juaj e rehatisë.

Demi
Sot do të duhet që të ecni me rrymën në vend që të dilni kundër saj. Kjo duhet vënë në zbatim sidomos në lidhjet materialiste. Do keni dyshimë në lidhje më marrëdhënien tuaj me personin e zemrës. Pranojini ato dhe përgjigjuni qetësisht, përndryshe do të shkatërroni gjithçka që keni ngritur dhe do ti shkaktoni vetës stres të panevojshëm.

Binjakët
Aspekti religjioz do të marrë një pjesë të mirë nga koha juaj sot. Do të keni përkushtim në aktet fetare dhe punët bamirëse. Do ta gjeni veten drejt kërkimit të një vendi të paqtë për qetësinë tuaj të brendshme.

Gaforrja
Pjesa e parë e ditës mund t’ju bëjë pak konfuzë. Mund të inkurajoheni kur gjërat nuk ecin ashtu siç ju do të donit. Mund të bëni një pushim nga e gjithë gjullurdia e jetës së përditshme.

Luani
Duhet përpiqeni të kontrolloni temperamentin tuaj sot. Luahtjet e humorit do t’ju irritojnë sidomos në mëngjes. Do të jeni të zënë duke u përballur me shumë çështje të ndryshme. Megjithatë është e mundur që të gjeni një zgjidhje brenda disa ditëve për të gjithë problemet tuaja.

Virgjëresha
Sot do të jeni më mendjehapur ndaj ideve të reja. Por do të mbeteni kokëfortë në marrjen e vendimeve. Në mbrëmje do të keni mundësi të shijoni një darkë të këndëshme më personin e zemrës. Mbase është momenti i duhur për ta bërë pyetjen e shumëpritur.

Peshorja
Sot do mbështëteni shumë në intuitën tuaj. Premtimet që do të bëni sot mund të konfuzojnë njerëzit në vendin tuaj të punës. Gjatë pasdites mund të ndihmoni të tjerët në zgjidhjen e problemeve të tyre.

Akrepi
Sot shihet një ditë shumë e mirë ndjesish me personin tuaj të zemrës. Në tërësi dita pritet të jetë e qetë dhe e paqtë. Përdorini mirë aftësitë tuaja negociuese për t’ju shpëtuar nga ndryshimet e papërshtatshme.

Shigjetari
Një eksperiencë emocionuese do t’ju bëjë të ndiheni mirë sot. Më vonë, suksesi do t’ju vijë nga media elektronike me anë të ideve brilante që do të keni. Jeta dashurore do të lulëzojë, pasi do të ftoeni në një takim nga personi që ju pëlqen.

Bricjapi
Pritet që ditën e sotme të zgjidhni çështje shumë të komplikuara në punë. Në lidhje me rrethanat e caktuara do të tregoheni spontanë në dhënien e ideve të reja. Një lajm prej jashtë kufijve mund t’ju prishë humorin.

Ujori
Pritet që këtë ditë të kërkoni komunikim të drejtpërdrejtë siç nuk e keni pasur kurrë më parë për zgjidhjen e problemeve tuaja. Do të jeni të paduruar dhe gjërat më të vogla do t’ju shqetësojnë. Në pjesën e dytë të ditës do të keni rezultatet e kërkuara.

Peshqit
Do e gjeni veten në një humor të mirë. Kolegët tuaj gjithashtu do e shijojnë qëndrimin me ju. Do të keni mundësi që të ndikoni njerëzit me ënergjinë tuaj pozitive dhe sensit tuaj të humorit. Kushtojini ca kohë edhe përkujdesjes ndaj vetes./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono