15 tetor

soreca-euronews-1280x704.jpg
nev ila13:21 | 13/08/2019

Shqipëria ka përmbushur kushtet për çeljen e negociatave por jo për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian. Ky është qëndrimi i ambasadorit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca në një intervistë për Euronews. Diplomati i ka kërkuar vendeve të Bashkimit Evropian të kenë kujdes me vendimin që do të marrin me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pasi në të kundërt do të dëmtonin besimin e 91% të shqiptarëve që kërkojnë integrimin në BE.

“Vendimi në tetor është i rëndësishëm për vendin, por edhe për BE-në, pasi edhe besueshmëria e procesit të zgjerimit është në pikëpyetje. Vendet e interesuara si Shqipëria apo Maqedonia e Veriut kanë përmbushur mjaftueshmërisht detyrimet kundrejt Komisionit Evropian. Por më duhet të them se kanë bërë progres të mjaftueshëm për hapjen e negociatave, jo për t’u bërë anëtare të BE-së. Siç mund ta dini, Winston Churchill kishte një shprehje, ‘ky është fundi i fillimit’, jo ‘fillimi i fundit’. Dhe pikërisht sepse kanë bërë punën e kërkuar, Bashkimi Evropian duhet të ketë kujdes me vendimin. Është e rëndësishme që populli shqiptar, 91 për qind e tyre që aspirojnë familjen evropiane, të vazhdojë të besojë në perspektivën e BE-së. Unë kam besim se ata do vazhdojnë të besojnë, por Bashkimi Evropian duhet të mos ua presë shpresat që kanë”, tha Soreca.

Ndryshe nga Presidenti Meta që e sheh 15 tetorin si rrugë që duhet të kalojë më parë nga zhvillimi i zgjedhjeve vendore, Soreca kërkon që vendi të mos humbë asnjë ditë kohë për tu angazhuar në rrugën e reformave.

“Shqipëria duhet të fokusohet në axhendën e reformave, të mos humbasë asnjë moment, të jetë gati për 15 tetorin, dhe të ketë gati dokumentacionin që ministrat e BE-së të marrin vendimin. Raporti i majit i Komisionit Europian tregoi se është bërë një progres kuptimplotë në fusha të caktuara, i mjaftueshëm për hapjen e negociatave. Por procesi i reformave nuk ndal asnjëherë. Dhe ka fusha ku institucionet shqiptare në tërësi duhet të vazhdojnë punën. Një shembull është lufta kundër korrupsionit që është një sfidë e përditshme, lufta kundër krimit të organizuar, trafikimi i drogave po ndërron lëkurën në Shqipëri dhe ka nevojë që të ushtrohet trysni te bandat kriminale, pa dalluar mes drogave të lehta dhe atyre të forta”, tha ai.

Kur vjen puna te reformat, diplomati i Bashkimit Europian fokusin e ka te reforma në drejtësi dhe domosdoshmëria për të pasur një reformë të thellë zgjedhore.

Është e qartë se votimi i fundit në qershor tregon se sa e rëndësishme është që elektoratit shqiptar t’i jepet një ligj më i përparuar për çështjet elektorale, që të mund ta shprehin plotësisht vullnetin e tyre. Në fund është reforma në drejtësi. Reforma në drejtësi është ndoshta ‘perla e Shqipërisë’, jashtë rajonit, apo në botë. Është një moment kritik, ndaj të gjitha institucionet shqiptare duhet të mos e humbasin fokusin”, deklaroi Soreca.

Kur kanë ngelur edhe 60 ditë nga data kur ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian do të marrin një vendim për çeljen e negociatave për Shqipërinë, vendi ndodhet në një krizë të thellë politike. Opozita është jashtë të gjitha institucioneve dhe bojkotoi zgjedhjet vendore, ndërkohë që mazhoranca ka marrë të gjitha pushtetet dhe shprehet e vendosur për të vijuar./ABC News Albania 24/7

horoscope-1.jpg
ad min09:26 | 15/10/2018

Dashi
Puna dhe familja do të konkurojnë njëra-tjetrën për të arritur vëmendjen tuaj. Dhënia e premtimeve do ju duket një ide e mirë gjatë mbrëmjes. Dëshira juaj për të damkosur emrin dhe për të bërë famë do arrijë shumë shpejt, mbase edhe gjatë ditës së sotme. Do të mbusheni me bekime.

Demi
Sot pritet ta shpenzoni shumicën e kohës duke u kujdesur për shëndetin dhe mirëqenien tuaj. Një drekë pune me disa negociata të lëna pezull mund të arrijë sukses. Punët kërkimore do të kenë progres më shpejt nga se e prisnit.

Binjakët
Një ditë me përzierje emocionesh ju pret sot. Jeta personale dhe profesionale do të kenë rëndësi të madhe njëtrajtshmërisht. Për këtë arsye, gjithashtu do të përjetoni momente ankthi teksa përpiqeni të vini një balancim mes tyre. Megjithatë, lajmi i mirë është se do ia dilni mbanë që të vendosni drejtësi në të gjitha detyrat tuaja.

Gaforrja
Aktivitetet tuaja sot do të karakterizohen nga doza optimizmi dhe idealizmi. Mund të përfitoni nga tranzicioni ndërmjet dy terreneve të ndryshme. Pritet që të mbusheni me ide që do të nxjerrin në pah bukurinë tuaj të brendshme.

Luani
Sot do të trajnoni vullnetin tuaj që të jeni në humor të mirë. Por nuk do të keni dëshirë që të dëgjoni ndokënd. Udhëtimet e lidhura me punën do të japin shumë përfitime. Në marrëdhëniet personale bëni kujdes që të mos lini egon t’ju prishë punë.

Virgjëresha
Reflektimi për sukseset e së shkuarës do të bëjë që të mblidhni resurset e nevojshme për suksese të tjera në të ardhmen. Natyra juaj shembullore do të bëjë që të keni marrëdhënie shumë të mira me njerëzit që ju rrethojnë.

Peshorja
Duhet të tregoheni të kujdesshëm në aspektin profesional, pasi kolegët sfidues do të përpiqen që të hedhin poshtë punën tuaj sot. Duhet të bëni kujdes gjithashtu dhe në marrëveshjet dhe negociatat e biznesit tuaj. Do të vini re që njerëzit e zemrës do të distancohen nga ju sot.

Akrepi
Punët e lëna pezull me riparimet brenda shtëpise mund të rifillojnë sot. Madje ju i keni përzgjedhur dhe pjesët dekoruese të cilat keni dëshirë ti shtoni ambjentit tuaj. Një ditë e frytshme pritet në vijim.

Shigjetari
Sot do të jeni në një humor narcizist. Do të bëni përpjekje të mëdha për të rënë në sy me anë të pamjes suaj. Për këtë do të merrni shumë komplimenta nga njerëzit përreth. Ditë më fat parashikohet për ju.

Bricjapi
Do të pendoheni për shpenzimet që keni bërë në disa objekte luksi. Por llogaria juaj bankare pritet të lulëzojë sot. Kjo do t’ju bëjë që të kuptoni dhe vlerësoni akoma më shumë paranë. Vendi i punës do të bëjë që të keni një ditë të rehatshme sot.

Ujori
Sot është dita juaj. Përformanca juaj do ti japë mbresa të mira eprorëve. Do ta filloni ta doni punën tuaj si kurrë më parë. Do t’ju vijë dëshira që të kontaktoni me miq të vjetër dhe ti takoni përsëri.

Peshqit
Një ditë e mirë për ata që presin përfitime romantike. Do të kërkoni shoqërinë e personit të zemrës për të luftuar ndjenjën e mërzitisë dhe vetmisë sot. Për ata që janë vetëm, fati do ju trokasë në derë sot./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono